Politika, qeveritë dhe Bankers Petroleum vallëzojnë në pellgun naftë mbajtës Patos-Marinës-Kuҫovë
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike Specialist dhe ish-shef i kabinetit të vendburimeve në Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier
Tetor 27, 2021
Gjithmonë n.q.se ky lajm i zi është i vërtet. Është shumë i rënd për Shqipërinë, ajo që botoi dije Pamfleti, i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:
Pritej të ndodhte kështu, sepse situata në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të hidrokarbureve nga vendburimet ekzistuese agravohet ҫdo ditë dhe ka arritur në pikën më kritike të saj. Kjo ecën paralel me varfërinë e popullit dhe rritjen marramendëse të borxhit kombëtar. Besoj se mund të jetë i vërtet, kjo është një nga tentativat që bëjnë kompanitë konҫesionare jo serioze, grabitqare, për t’u pasuruar me resurset natyrore të popujve të varfër që drejtohen nga qeveri të korruptuara.
Na doli prapë në skenë, nuk paskan të mbaruar akoma hallet dhe vuajtjet tona me pasuritë natyrore.
Kompaninë mafioze konҫesionare Bankers Petroleum, e krijuan qëllimisht dhe na e bënë peshqesh mafjozët e politikës dhe qeverive Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, pa përmëndur këtu ministrat e tyre në krye të Ministrisë Energjitikës në këto vite tranzicioni, po aq mafioz. Ne specialistët e naftës j’ua kemi argumentuar qartë, disa herë me fakte, që në 1994, kur Sali Berisha filloj lojën e pistë, të ҫmëndur dhe mashtruese të konҫesioneve në naftë me kompaninë Premier Oil, që më vonë i pëlqeu më shumë Fatos Nanos dhe Ilir Metës, e rihapën prapë, me shumë zell, këtë lojë duke filluar me Bankers Petroleum në 2004 dhe akoma më tej prapë me ri-ardhjen në pushtet të anti-shqiptarit Sali Besisha në 2005, që i dha dorën e fundit, e fuqizoi më mirë këtë kompani hajdute dhe i degdisi të gjithë vendburimet tjera ekzistuese të naftës dhe shumë asete të kësaj industrie tek simotrat e saj, me konҫesion. Sot, kjo monstër qurravitet për gjoja “padrejtësitë” që i ka bërë Amerika dhe kërkon pafajësi nëpër tribuna militantësh, për ti hedhur kundër saj.
Me veprimet e tyre, Bankers Petroleum dhe gjithë të tjerat, treguan që në fillim se nuk e njihnin fare naftën, nuk kishin as eksperiencë dhe as kapital bankar për të investuar, por “fati” ju buzqeshi, ju ra në dorë, falas, një pasuri me vlera kolosale monetare dhe ju dha një mundësi e madhe për të vjedhur dhe për t’u pasuruar bashk me kupolën politike dhe qeveritarët. Këtu loja e konҫesioneve me vendburimet mbaroj, shpresat e specialistëve të naftës u venitën përfundimisht për të mos u kthyer më kurrë.
Që në fillim specialistët tanë, ju argumentuan këtyre pinjollëve se vendburimet ekzistuese të naftës, të zbuluara nga naftëtarët tanë me parat e popullit, që janë plotësisht në shrytëzim dhe me fitim, nuk duhet ti jepen kompanive të huaja me konҫesion. Por të themi realitetin, se pati dhe disa kokrra gjoja “specialist” të dështuar në karierën e tyre, që i kishte infektuar rënd politika dhe prisnin me padurim të realizonin endrrën e tyre për ndonjë rol drejtuesi apo për pasuri, që ju kundërvuan specialistëve të ndershëm për këtë problem. Ata ishin një mbështetje e fortë për korrupsionin e politikës.
Mirëpo, pas kësaj humbje shprese, thjeshtë për të marrë votat për të qeverisur, na dolën prapë në skenë mafjozët socialistë të politikës, me në krye pasardhësin e radhës të kupolës tyre, Edi Rama, i cili i premtoi popullit dhe naftëtarëve se do zhdukte konҫesionet e gabuara, duke përfshirë ato në naftë dhe miniera.
Jo vetëm që nuk i prishi kontratat e tyre, por futi në këtë skemë korrupsioni “partizanët” e Tij politik. Ka 8 vite që po e përkedhel shumë butë, Bankers Petroleum, këtë kompani hajdutësh dhe ligjëron, sigurisht në heshtje, konҫesionet dhe korrupsioninë, duke gjetur një mori marifetesh dhe mënyrash, që kjo kompani dhe të tjerat të mos preken ligjërisht dhe financiarisht, të amnistohen, sepse cënohet rënd xhepi i kupolës politike dhe qeveritarëve që vjedhin bashk me konҫesionarët. Edhe kur ishte rasti që Albpetroli ri[1]shtetëzoi ca vendburime, për thyerje kontratash, Ministri Damian Gjiknuri, menjëher i fali ato prapë tek oligarkët e Tij. Ky veprim korruptiv dhe i pa përgjegjëshëm duhet ndëshkuar rënd po qe se ka drejtësi.
Bankers Petroleum që shrytëzon barbarisht vendburimet Patos-Marinës-Kuҫovë, ka vjedhur, ka abuzuar rënd me këtë pasuri natyrore, ka shkatërruar ato për të vjedhur sa më shumë dhe në një kohë sa më të shkurtër, ka shkatërruar pasuritë private të familjeve që jetojnë në këto zona, ka ndotur ambientin shumë keq, ka reduktuar mjaft fuqinë punëtore në këtë sektor dhe ka bërë gjithë ato palaҫllëqe bashk me qeveritë dhe nuk i është cënuar një qime floku, kur ligjërisht në një qeverisje normale, të pa korruptuar, duhet të kishte ikur andej nga kishte ardhur. Ajo, shpresoj ti merrte ca miliona që kishte vjedhur punonjësi i saj Leonidha Çobo, e hodhi në qjyq për korrupsion, po kur e sheh se nuk po del dot atje ku duhet, se ajo ka vjedhur pasurinë e shqiptarëve bashk me atë, kërkon tani ti marri shtetit tonë mafioz, nëpërmjet arbitrazheve, një shumë të madhe marramendëse dhe të largohet ose e bënë këtë si presion ndaj popullit dhe naftëtarëve që të mbyllin gojën dhe të mos flasin më për korrupsionin e saj, ose është ndonjë skemë e pastër korrupsioni, midis kompanisë dhe qeverisë, sepse siҫ duket kohët e fundit farëfëria ka rritur zërat dhe akuzat ndaj saj. Për mos hyrë në qjynah ndaj qeveritarëve dhe kupolës politike “të nderuar dhe me duar të pastërta”, kjo manovër e kompanisë mund të jetë krijuar dhe stimuluar nga vetë qeveria në marrëveshje midis tyre për të ndarë gjobën bashk.
Nuk ka dyshim, po qe se është e vërtetë, që kompania e ka ndermarrë një veprim të tillë, jamë i sigurtë se ajo e fitonë gjyqin në arbitrazhet e korruptuara ndërkombëtare, kudo qofshin ato, sepse ajo paguan dhe prapë do teprojë dhe për atë. Këtë e favorizon dhe opinioni i keq që ka krijuar Shqipëria me arbitrazhet si humbëse, sepse mbrojtjen e ka shumë të dobët dhe ajo dërgon atje njerëzit e saj të korruptuar.
Thonë se ajo do largohet, nuk ka mundësi dhe arsye të bëjë këtë veprim, aty ka akoma pasuri natyrore për të vjedhur dhe shkatërruar, po këtë gjobë e ka falas nga “populli, qeveria”, shpërblim për “punë të mirë” dhe i merr si paradhënje, nuk janë pak por sa fitimi i dy vitëve që ajo do siguronte gjatë punës së saj, bile në mos më shumë sepse fitimin që do nxirrte në vendburim do e përgjysmonte me hajdutët që ka fshehur aty, dhe ana tjetër po u largua, ku do gjej ajo prapë vendburime qyl dhe të mos i paguaj asnjë detyrim shtetit. Me siguri ajo nuk largohet, aty do e kemi akoma. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Kjo është përgjegjësi direkte e qeverive, dhe sidomos kësaj aktuale që i ka patur dhe i ka të gjitha mundësitë që kompanive konҫesionare në vendburimet ekzistuese të naftës, ti pezullonte aktivitetin dhe të rikthente këto pasuri kompanisë shtetërore Albpetrol, pra popullit, sepse janë me shkelje kontratash.
Largimi i kësaj kompanie konҫesionare hajdute dhe të korruptuar, si dhe gjithë simotrat e saj, është një fat i madh se do shpëtojnë pasuritë natyrore nga korrupsioni dhe shkatërrimi i mëtejshëm, por nuk është kjo rruga, sepse ndëshkohet rëndë me gjobë populli, prandaj qeveritë duhet të kishin zbatuar ligjinë dhe nuk duhet të ishin në anën e kompanisë dhe familiarizuar me mashtrimet e saj, por duhet ta kishin ndëshkuar atë për gjithë allishverishet që ajo ka bërë me këtë pasuri natyrore dhe ta detyronin atë ligjërisht ti kthente parat e vjedhura.
Populli nuk mund të shpresojë më për më shumë nga kjo kupolë politike dhe qeverive që dalin prej saj, ajo është tërësisht e zhytur në korrupsion dhe korrupsioni sjell vetëm korrupsion. Rruga që populli ndoqi në zgjedhjet elektorale, duke votuar të keqen më të vogël, ishte një gabim i madh, e keqja mbetet prapë e keqe dhe duhet zhdukur me të gjitha mënyrat demokratike të mundëshme.