ÇMENDURIA E FJALËVE!
Nga Sheradin Berisha, 27. 12. 2021
Fjala fjalën nuk e ndalon, dhe vjen një moment kur dhe vetë fjala eskalon! Në të vërtetë eskalon ai që nuk e mat fjalën!
Në këtë kohë të konfliktit verbal politik, duket që çdo njeri ka çmendurinë e vet, por çmenduria më e madhe është të mos jesh i çmendur!
Piktori dhe kineasti i shquar japonez, Akira Kurosawa (1910 – 1998) për botën e të çmendurve thotë: “Në një botë të çmendurish, vetëm të çmendurit janë shëndosh mendërisht.”
Oo njerëz ndaluni, mendoni e gjykoni përpara se të shkretoni, sepse çmenduria e fjalëve e shkatërron arsyen!
***