Të lexojmë e mësojmë kah po shkojmë!
DENONCUESJA E OBSH-së, DR.ARSTRID STUCKELBERGER EKSPOZON AKTIVITETE TË DYSHIMTA TË BILL GATES DHE GAVI-t
Më 9 mars 2021
Një denoncuese nga OBSH, Dr. Astrid Stuckelberger në një rrëfim mahnitës ekspozoi aktivitetet e dyshimta të Bill Gates dhe GAVI-t.
(GAVI, “Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin” është një partneritet shëndetësor global publik-privat me synimin për të rritur aksesin në imunizimin e njerëzve)
Në seancën e 41-të të Komitetit Hetimor të Coronë-s, ajo ( A.Stuckelberger) tha se rregullat sipas të cilave vendet punojnë me OBSH-në praktikisht e vendosin OBSH-në në krye të të gjitha rregullave, dekreteve dhe njoftimeve formale – me Gates që ishte pikërisht aty si pjesë e bordit ekzekutiv si një shtet anëtar jozyrtar, duke marrë vendime që prekin të gjithë botën.
Më keq, kur filloi pandemia, ajo zbuloi se po ndodhnin shumë shkelje të rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit, dhe më shumë.
Denoncuesja e OBSH-së Dr. Astrid Stuckelberger është një shkencëtare shëndetësore që bën kërkime, trajnime dhe mësimdhënie në shëndetin publik. Që në fillim të karrierës së saj, ajo filloi të punojë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke bërë kërkime për të cilat ajo thotë se ishin “shkencë për politikën”.
Ajo botoi 10 libra dhe më shumë se 170 artikuj shkencorë, dokumente politikash, raporte qeveritare, të Komisionit Evropian ose të OKB-së.
Ndërsa karriera e saj përparoi, ajo filloi të kërkohej nga politikanët për të organizuar ngjarje në shëndetin publik. Dhe më pas, në cilësinë e saj duke punuar me etikën e kërkimit për OBSH-në, asaj iu kërkua nga Universiteti i Gjenevës që të punonte mbi rregulloret ndërkombëtare të shëndetit në 1999.
Ajo gjithashtu punoi me Universitetin Georgetown dhe të tjerë për të qenë gati për një pandemi dhe për të vepruar shpejt në rast se do të ndodhte një pandemi e tillë.
Gjatë sesionit të 41-të të komitetit, Dr. Astrid Stückelberger, një shkencëtare dhe studiuese zvicerane e shëndetësisë, i dha fund punës së brendshme të OBSH-së, ku ajo punoi për 20 vjet.
Në një rrëfim mahnitës, ajo thotë se Zvicra është qendra e korrupsionit dhe se GAVI dhe Bill Gates kanë imunitet të plotë nga çdo gjë që bëjnë.
Ajo flet për aktivitetet “të dyshimta” të Bill Gates dhe rezervat që ka për veprimet e OBSH-së, GAVI-t dhe Gates.
***
DENONCUESJA E OBSH-së, DR. ASTRID STUCKELBERGER FLET PËR AGJENDËN
Shpopullimin, kontrollin përmes teknologjisë, asgjësimin e njohjes, asgjësimin e spiritualitetit, pandeminë e përhershme, frikën e përhershme, vaksinimin e përhershëm…
më 08/06/2021
Shikoni Videon këtu 👇👇👇
———–
Burimet:
WHO Whistleblower Dr Astrid Stuckelberger Expose Suspicious Activities Of Bill Gates And GAVI / Published March 9, 2021 (GreatGameIndia)
***
WHO Whistleblower Dr Astrid Stuckelberger Expose Suspicious Activities Of Bill Gates And GAVI / March 9, 2021
++++++++++
Denoncuesja nga OBSH:
18,000 VDEKJET E RAPORTUARA NGA VAKSINIMI NË EUROPË JANË VETËM NJË PJESË E VOGËL E NUMRIT AKTUAL!
uncut-news.ch – më 19 korrik 2021
Më shumë se 18,000 vdekje të lidhura drejtpërdrejt me vaksinën e Coronës janë raportuar tani në “EudraVigilance”, bazën e të dhënave evropiane për raportet e efekteve anësore të dyshuara të drogës (medikamenteve). Kështu tha ekspertja OBSH-së Astrid Stuckelberger të enjten në programin “The Highwire”.
“Përveç kësaj, u raportuan 1.8 milionë raste të efekteve të rënda negative. Normalisht që programi i vaksinimit do të ndërpritet menjëherë”, theksoi ajo.
Vetëm 1 deri në 10 përqind e të gjitha rasteve janë raportuar.
Stuckelberger vuri në dukje se avokati Reiner Fuellmich dhe disa shkencëtarë theksojnë se vetëm një deri në dhjetë përqind e të gjitha rasteve raportohen. Për të raportuar një reaksion negativ të drogës, mjekët duhet të plotësojnë një formular, i cili është një proces që kërkon shumë kohë.
Ju gjithashtu duhet të jeni të sigurt se ekziston një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe vdekjes, tha Stuckelberger, e cila punoi si eksperte e OBSH-së për pandemitë midis viteve 2009 – 2012.
Insajderja e OBSH-së, Stuckelberger, e cila jep mësim në Universitetin e Gjenevës, shtoi se ekziston një censurë e përhapur. Me fjalë të tjera, nuk është e lehtë për punonjësit e kujdesit shëndetësor të raportojnë një reaksion negativ të drogës.
Siç u përmend, 1 deri në 10 për qind e rasteve raportohen. Kjo do të thotë se në realitet, 180,000 evropianë do të kishin vdekur nga “vaksina e koronës” në rastin më të mirë, dhe 1.8 milionë në rastin më të keq.
(Përshtati në shqip: Sheradin Berisha, Facebook 30 mars 2022)
…………
Burimet:
Whistleblower von der WHO: die 18’000 gemeldete Impftodesfälle in Europa sind nur ein Bruchteil der tatsächlichen Zahl
uncut-news.ch – Juli 19, 2021
***
Shocking if true… (Tronditëse nëse është e vërtetë…)
Astrid Stuckelberger – Karteli Covid nëpërmjet The Highwire [15 korrik 2021]
https://mobile.twitter.com/backtolife_2022/status/1416747444252065797