UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (5)
Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 24 Prill 2022
ATENTATI NDAJ KALOSH HAMDI REÇANIT
(Si e organizoi atentatin UDB-a jugosllave?)
(Veprimtari i madh kombëtar Kalosh Hamdi Reçani, emigroi nga Greqia për në Stamboll dhe prej andej kaloi në SHBA )
…Disa qindra fletë të shkruara me makinë shtypi kam lexuar referate operative mbi veprimtarinë e Kalosh Hamdi Reçanit të cilin UDBJA jugosllave e kanë përndjekur dhe me një pedantëri kanë rradhitë dosjen voluminoze për çka mund të shkruhet një histori rrënqethëse.
Kishte vite që kaloshi kishte vajtur në Amerrikë, edhe malli e nostalgjia për vendlindjen e kishin kapluar thellë. I kujtohet Reçani, ato brinja e pllaja, përmes të cilave kalo një prrua dhe ujë I kulluar nga rrënzat kodrinore. Më tej gjenden edhe vendi i quajtur ,,Gështenjat e Reçanit,, Përsëri dëgjohej cicërimë zogjesh dhe një shushurimë e lehtë gjetheshtë lisave të gjatë bri lumit të vogël, një zhurmë e lehtë nga ahishtet e gjelbëruara nën puhizën e asaj pranverepërtej kufijve të asaj lugine mes malesh, ku zgjëroheshin disa ledina mollakegjer në horizont ku duket se majat e Sharrit puthen me qiellin …
Bile, i kishte shkruar Kaloshi edhe një letër Titos ku i bënte lutje që ta lejonin ta vizitonte vendlindjen e tij, pasi nuk kishte bërë ndonjë krim apo gjë të pa ligjëshme as gjatë luftës as pas saj kur ishte edhe arratis në Perëndim. Por, për ta paraqitur fatin dramatik të shqiptarit që kaloi nëpër dekadat e fundit të shekullit që e lamë pas, emrin e Kaloshit UDBJA e kishin evidentuar në arkivat e saja. Kishin bërë edhe gjurmime operative. Nuk kishin gjet gjë të keqe, poa asaj se qenka veprimtar në rradhët e emigracionit shqiptar në Amerrikë dhe si i zgjedhuar si zv kryetari i Organizatës ,,Lidhja e Prizrenit,, në Çikago, qenka i angazhuar rreth çështjes shqiptare për një Shqipëri etnike, dhe si i tillë ka vepruar kundër regjimit komunist jugosllav. Për këtë UDB-a edhe e evidentuan në listat e zeza që ajo mbante…
Në zyrat e UDB-së federative në Beograd, 4 zyrtarë të lartë të saj ishin ulur në kolltuqet e gjëra prej lëkure dhe bisedonin shtruar për një çështje mjaft delicate: PËR LIKUIDIMIN E KALOSH HAMDI REÇANIT ! Materiali dhe informacione operative kishin arritur edhe nga UDBJA e Maqedonisë, por edhe nga ajo e Kosovës, sepse rreth kësaj çështjeje ishin vë në lëvizje edhe persona të tjerë të cilët jepnin informacione delicate nga dy burime paralele.
Edhe Prishtina kishin ,,objektiv,, të tyre në Çikago, port ë cilin e kishin fut në ,,lojërat,, e agjenturës si person lojal, dhe kishin informacion se në mes tij dhe kalosh Hamdi Reçanit ka ndodhur një zënkë dhe konflikt, ( e që UDBA duheshka ta shfrytëzon me kujdes këtë rast për intereset e saja operative).
,,Është rast i volitshëm, dhe ne duhet shfrytëzuar konfliktin, duke ua hudhur ,,ashtin,,!-kishte thënë shefi, i cili ishte njeri me fytyrë të zbehtë si kufomë, me sy të enjur e të zgurdulluar nga pija. Gotën e weskit e mbante në dorë…
…Gjersa UDBJA e Shkupit prisnin lajm përmes depeshës zyrtare dhe të merrrnin qëndrimet e tyre sipas planit dhe directives nga lartë. Edhe UDBA e Gostivarit, njashtu. Të gjithë ishin në këmbë dhe të mobilizuar mirë. Shefi Stojçe Gjorgjievski i Vërtokut, i cili e njihte mirë Kaloshin, sepse Reçani si fshat nuk ishte larg Vërtokut. I fërkonte duarët… I kujtoheshin vitet kur Kaloshi ishte arratis përmes Greqisë dhe mandej ishte vendos në Stamboll te Milaim Pelivani i Çegranit. Më pastaj vajti në Amerrikë. Në Kenosha kishte hotelin dhe jetonte mirë.
Dhe, sipas planit të fshehtë operativ për vrasjen e Kaloshit, tanimë ishte definuar hollësisht dhe ishte caktuar që atentatori të shkonte i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë të Shërbimit të cilët do të qëndronin pa u dukur në distance të caktuar. Pasi kishin edhe më herët konfliktin rreth një prone, dorasi pa hizetim do të shtinte me revole, duke e lë në vend edhe truprojen që e kishin të evidentuar me pseodonimin ,,Karpa,, (,,Shkëmbi,,). Dhe ashtu kishte ndodhur. Kaloshi duke ndejur në tavolinën e tij në mejtime, edhe Samiu kishte qënë në detyrën e tij…Ishin dëgjuar dy krisma, madje Brenda ca sekondave edhe dy krisma të tjera të cilat oshëtinë. Dy vetë mbetën të vrarë. Dorasi u largua me të shpejtë…(Por, më vonë edhe ai u likuidia në mënyrë enigmatike…!)
***
Lajmi për atentatin arriti edhe në Beograd. UDBA e Beogradit me një depeshë të shifruar njohton Shkupin dhe Gostivarin, se aksioni i tyre u kry me sukses. U bë bujë e madhe në gjithë mërgatën shqiptare në Perëndim dhe në ,,Botën e Lirë,,. Mjaft dyshime u sullen vërdallë edhe në qarrqet e organizatave emigrante në Amerrikë, sidomos në rradhët e ,,Lidhjes së Prizrenit,, sepse Kaloshi ishte zv. Kryetari i saj. Por, nuk ishin të qetë as ata nga ,,Lidhja Kosovare,, !
Familjarët e Kalosh Hamdi Rexhanit, vllau Xhaviti dhe djali Qefaliu, vendosën që kufomon ta nisin me ajroplan e që varrimi të bëhej në Reçan. Ajroplani qëndroi afro dy orë qiell mbi ajroportin e Shkupit, por UDB-a nu dha leje që të zbriste kufoma e Kalosh Hamdi Reçanit. Pastaj, familjarët ishin të detyruar ta nisnin ajroplanin për në Stamboll, ku edhe sot ky veprimtar dhe Atdhetar me nam, e ka varrin.
(Këtu duhet të përmend se shumë shqiptarë, miq e dashamirësa, familjar të Kaloshit u nisën nga Gostivari e Tetova për në Stambol që t’ia jepnin lamtumirën e fundit. Megjithatë, nga kufiri me urdhër të UDB-së të gjithë ishin kthyer mbrapsht nga kufiri!).
Kjo është historia e atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit, e cila mbetet ende në kujtimet e shqiptarëve që nga viti 1973. Isha i nxitur që të shkruaja mbi këtë ngjarje tragjike, sepse këtu më thoshte edhe ndërgjegja ime, si njeri që kam edukatën e popullit që i takoj.
QEFALI KALOSH REÇANI NË KAJRO !
(Në foto, në mes Qefali Kalosh Reçani në Çikago, Qani Baftjari, si medresant në Kajro të Egjyptit).
Kur Qefaliu bashkë me imamin Vehbi Ismailin nga Amerrika vajtën në Kajro që t’i vizitonin medresantët shqiptarë nga ana e Gostivarit dhe Tetovës.I thirrën që të bisedonin në hotelin ,,Sharaton,, ku kishin shtruar edhe një drekë, por mjerisht, medresantët kishin marrë instruksione nga atasheu i ambasadës jugosllave, që të mos kontaktonin me personat e ardhur nga SHBA me pretekstin se qenkan ,,emigrantë,, të rrezikshëm ndaj Jugosllavisë socialiste.
Në atë takim shkoi vetëm djaloshi flokë zi, i veshur bukur , siç i kishte hije një medresanti me vullnet.
-Po ti, djalosh, nga je?-e pyeti Qefaliu.
-Jam nga Çegrani i Gostivarit,-ishte prezantuar i ria Qani Baftijari.
-I kujt je, nga Çegrani, se unë i njoh gjithë çegranasit, nga cila muhallë je?
-Jam i Baki Lokut !
-Atij me mustaqe ,,kaçorr,, !-kishte thënë me një buzëqeshje fisnike Qefaliu.
-Po, i atij jam!
,,Ooo Çegran,-kishte thirrë Qefaliu, medresantin e ri, Qani Batjarin, duke i thënë se ndjehej krenar! Unë jetoj në Amerrikë, por për çegranasit kam konsiderata, sidomos për z. Nafi Çegranin. Edhe ju duhet të jeni krenar me atë trim, sepse Nafiu ka treguar burrërinë e tij edhe ndaj familjes sime dhe shumë shqiptarëve të cilët gjendemi dhe veprojmë në Amerrikë!,,- ka thënë Qefaliu dhe ka vazhduar më tej:
,,E di, ti skuqesh pse je vendas i Nafi Çegranit, por duhet të jesh krenar që e ke vendas, sepse ai është trim dhe besnik i vërtetë. Ja po të rrëfej tani një gjë: ai na sinjalizoi se UDB-a do ta vrisnin babain tim Kaloshin në Çikago, dhe ashtu ndodhi.Ne duke u lëvduar se e dinim një gjë të tillë, se na ka treguar Nafi Çegrani, ne i bëmë keq njeriut , spiunët duke i marrë fjaët nga ne, ia përcollën UDB-së në Jugosllavi, dhe udba e burgosi 1981, e dënuan në proces të inskenuar, me akuza fallco të kurdisura dhe me plan të tyre konspirativ.Por, deshi Zoti, Nafiu, mbeti gjallë. Andaj të jesh krenar, siç duhet të jemi ne të gjithë si shqiptarë!-ka thënë Qefaliu.
Imami Vehbi Ismaili, si një hoxhë dhe imam me dinjitet që e njihnin gjithë diaspora shqiptaro-amerrikane në SHBA dhe më gjërë në shtetet Perëndimore ku gjendeshin shqiptarët, ishte brengos mjaft për mosardhjen e medresantëve shqiptarë në këtë takim në Kajro, dhe kishte ndjerë keqardhje pse ata kishin qënë të manipuluar nga atasheu i Shërbimit diplomatik pranë ambasadës jugosllave në Egjypt.
Megjithatë, hoxha i madh kishte thënë:,, Falnderimet e plota i takojnë vetëm Allahut, Krijuesit dhe Sunduesit apsolut…Dashtë Allahu i mbarëson mëkatarët!,,
Këtë edhe sot e mban mend hoxha Qani Baftijari, i cili edhe rrëfen me mburrje mbi këtë takim të tyre , gjersa ishte mdresant në Kajro të Egjyptit…Aferrim !
Dromca nga analet e një ndodhie !
,,Sadiku survejohej gjatë gjithë kohës që ishte në Paris që kur përfundoi aty nga Italia në vitin 1946 e deri sa mbylli sytë. Ai më tregoi me hollësi për këto tre atentate. Atentati i parë ka ndodhur në vitin 1951.
Në atë kohë Sadiku jetonte në një hotel Pensioni në Paris. Unë kam fotografuar të gjitha vendet dhe vendin ku ndodhi ngjarja në hotel. Sigurimi i Shtetit caktoi Xhemal Çamin për të vrarë Sadikun.
Ai ishte një shqiptar i larguar nga Shqipëria që në kohën e Zogut. Ai kishte luftuar edhe në Spanjë bashkë me Mehmet Shehun e Petro Markon. Xhemali nuk ishte kthyer në Shqipëri por kishte qendruar në Francë.
Njerëzit e ambasadës shqiptare në Paris e instruktuan dhe e paguan për të vrarë Sadikun dhe ai nsi zbatimine planit në fillim duke e ndjekur Sadikun ku shkonte. Sadiku më ka thënë se një herë në metro e kishte kuptuar që po e ndiqte dhe iu kthey dhe e rrahu Xhemalin.
Një mbrëemje Xhemali i kishte zënë pritë Sadikut në hotel teksa Sadiku kthehej në dhomën e tij. Sadiku më tregoi se kur u fut në hotel dyshoi se diçka nuk shkonte sepse nuk kishte drita. Xhemali kishte hequr siguresat e hotelit duke menduar se në errësirë do ta kryente më mirë vrasjen. Ishte fshehur pas një kthine dhe kur Sadiku ngjiti shkallët ai nxori nga xhaketa një sopatë të vogël dhe e goditi në kokë.
Fati i Sadikut ishte që kur ngriti sopatën ajo preku në tavan dhe nuk mori fuqi të madhe. Megjithatë tehu i sopatës e goditi Sadikun prapa kokës duke i shkaktuar plagë. Megjithatë edhe pse i larë në gjak Sadiku arriti ta kapë Xhemalin dhe të përleshej me të nëpër shkallë deri te dera e jashtme e hotelit.
Por pas pak minuta i ra të fikët. Xhemali mendoi se Sadiku vdiq. Jashtë e priste makina e ambasadës shqiptare dhe hipi në shpejtësi në të. Sadiku më tha se nëse ai do ishte kthyer do ta qëllonte dhe një herë ai do ishte i vdekur. Por persosna të rastësishëm aty e dërguan Sadikun në spital.
Sadiku qendroi në spital dy muaj dhje sipas mjekëve sopata i kishte çarë lëkurën por jo kafkën. Atë e kishte ndihmuar edhe kapelja që mbante në kokë e cila ishte prerë më dysh.
Është fakt që Xhemal Çamin nga Parisi e dërguan në Pragë dhe më pas në Tiranë. Në Shqipëri e caktuar pak kohë si nënkryetar i degës së Brendshme në Durrës dhe më pas po Sigurimi e zhduku. E vrau.
Atentati i dytë u bë nga Llambi Peçini, aiq ë do bëhej kryetar I Sigurimit të Shtetit. Atë e dërguan enkas nga Tirana për të vrërë Sadikun në Paris. Peçini zbuloi se Sadik Premte shkonte shpesh në lokain e një shqiptari nga Nepravishta e Gjirokastrës.
Llambi shkoi te ai dhe bëri një bisedë të gjatë duk u bërë ofertë . Mes tyre duke duke evlerësuar si patriot I tha që të thërriste një ditë Sadikun në lokal dhe Llambi do ta vriste. Do ta bënte copa-copa, ta hidhte në Senë dhe asnjë njeri nuk do ta merrrte vesh.
Pronari i lokalit i tha vetëm një përgjigje. Do mendohem. Në fakt ai ishte tmerrrur nga ato që dëgjoi. Por pasi u danë për tërë natën udhëtoi deri te shtëpia e Sadikut. Sadiku ms tha se në orën 01. pas mesnate i kishte rënë dera dhe nga syri magjik kishte parë mikun e tij të verdhë në fytyrë. Më tha; Sadik vëlla, mos hajde në lokal dhe një farë Llambi Peçini nga Shqipëria do të vrasë.
Punët operative nuk presin. Mehmet Shehun e vumë në dijeni pasi dështimit të atentatit.
Në ballë të aktiviteteve kombëtare
Ashtu të stërvuajtur, të djegur e të përvëluar, të krisur, por kurrë të nënshtruar, mund ta takojshe në të gjitha metropolet e Amerrikës dhe të Evropës duke brohoritë e trokit në çdo institucion politik e diplomatik për të drejtat dhe çlirimin e gjithë popullit shqiptar. Ai ishte i pamposhtur dhe kudo vepronte për çështjen shqiptare, duke alarmuar nëpunës të administratës amerrikane nga zyrat vendore të Nju Jorkut e deri tek instancat më të larta të administratës amerrikane në Uashington e në Nju Jork. Ashtu marshonte sa herë që e lypte nevoja rrugëve të botës, posaçërisht në rrugën 47 -të Nju Jorkut, para OKB-së, të cilin nga gjithë ajo masë e madhe demonstruesish mund ta dalloje lehtë, sepse, si zakonisht në çdo demonstratë i shoqëruar nga njerëzit tij, ai mbante plisin e bardhë…
,, Predikimi i Dajës Din ishte shumë i bindshëm e modest: vetëm ta shoh Kosovën të lirë, të pavarur e të bashkuar me të gjitha trojet shqiptare! Shtëpia e Dajës Din ishte konak dhe odë pritjeje për të gjithë shqiptarët….!,, -shton rrëfyesi.
VIJON …
———————————
UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (4)
Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 24 Prill 2022