UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (7)
Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 4 Maj 2022
NË AMERRIKË VEPRONTE UDBA !
( Emigracioni shqiptarë në Amerrikë survejohej nga Udba dhe KOS-i )
(Patriotët shqiptarë në demonstrata në Amerrikë )
… Dosjet e fshehta të UDB-së dhe KOS-it për emigracionin shqiptar përtej Oqeanit, në SHBA, janë një kontingjent i tërë dhe arkiv me vlerë të veçantë që ruhet në kasaforta çeliku të blinduara dhe me siglën “strogo pov” (tepër rezervat), ka një rëndësi të madhe për historiografinë shqiptare, aty, nga ai arkiv mund të shkruhen libra të tërë dhe studime mahnitëse nga sfera e historisë, psikologjisë , culturës dhe sociologjisë…
Dosje të tilla individuale UDB-a i zotëron me shumicë, por në kasafortat e çelikta dhe të blinduara të saj gjenden edhe me qindra dosje voluminoze për krerët dhe organizatat e ndryshme emigrante shqiptare nga të gjitha vendet e Botës, e në veçanti të atyre nga Amerrika, Franca, Belgjika, Gjermania, Australia, Kanadaja, Turqia etj.. Ekzistojnë dosje të çuditshme edhe për hoxhallarë e priftërinj, për profesorë e mjekë, për mësues dhe inxhinierë, për emigrantë e bujq, për pleq dhe të rinj, për nxënës e studentë etj., etj.. Dhe të gjitha këto, sipas strategjisë së këtyre shërbimeve komuniste, kanë rëndësi të madhe për sistemin e spiunazhit të UDB-së. Por në ç’mënyrë dhe si bëhet rekrutimi dhe marrja në lidhje i personave të “zgjedhur” për bashkëpunëtorë, e që si proces zhvillohet sipas metodave identike dhe specifike që i ka në praktikë dhe i zbaton shërbimi për zbulim dhe kundërzbulim. Si bashkëpunëtorë të UDB-së dhe spiunazhit në mes shqiptarëve në Jugosllavi, të kategorisë “armiq të brendshëm” dhe “armiq të jashtëm”, në veçanti flasim për aktivitetet e pjesëtarëve të këtij shërbimi ndër shqiptarët e Amerrikës, si dhe lidhjet e disa të shiturve në shërbimet sekrete diplomatike e konsullore jugosllave si në Çikago dhe Nju Jork .
Si agjent apo bashkëpunëtorë janë zgjedhur persona të cilët kanë gëzuar autoritet në popull dhe kanë qenë komunikativë, duke i rekrutuar në fusha të ndryshme të zbulimit dhe kundërzbulimit.
Kështu UDB-a dhe KOS-i kanë vepruar edhe me priftërinjtë, sidomos në Kroaci dhe në Bosnje, ashtu siç kanë vepruar edhe shërbimet e tjera sekrete të shteteve të bllokut komunist në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Juglindore, duke përfshirë këtu sidomos Jugosllavinë dhe Shqipërinë.
Këtu duhet të përmend edhe faktin se një pjesë e madhe janë bërë “spiunë” nga presioni që është ushtruar mbi ta, pra nga frika.
Ata që nuk kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtorë UDB-ja i ka futur në burgje dhe tërë jetën kanë qenë të përndjekur, nën vëzhgim dhe të evidentuar si elementë “armiq” kundër popullit dhe shtetit. Shqiptarët e kësaj kategorie shërbimi sekret jugosllav i ka quajtur edhe irredentistë e separatistë, apo edhe “enveristë” ose ballistë dhe me shumë epitete të tjera, për të cilët ekzistojnë edhe dosje personale,të quajtura ,,DL,, (Dosie za lice) dhe dosie grupesh,organizatash ilegale dhe të ashtuquajtura ,,PPR,, (Predmet vo predhodna rabota), Lëndë e Punës Paraprake !
Pra populli shqiptar, duke qenë gjithmonë i zhgenjyer dhe i shfrytëzuar nga të tjerët, i diskriminuar dhe i shtypur, i terrorizuar nga të huajt e sidomos nga regjimi sllavo-komunist, ka qenë i detyruar të emigrojë në vendet perëndimore të Botës së Lirë për të mbijetuar dhe për të siguruar ekzistencën familjare. Ndaj, kur është fjala për shqiptarët në Amerrikë, si dhe në disa vende të tjera të Europës Perëndimore, ky fenomen duhet shtjelluar që nga koha e Fan Nolit, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë sundimit të regjimit komunist, si në Shqipërinë e Enverit, ashtu edhe në Jugosllavi, shqiptarët kanë emigruar përtej oqeanit në disa faza gjatë kohës së Rankoviçit, por edhe pas tij.
Në emigracion sidomos në SHBA, hasim dy kategori shqiptarësh të emigruar; atë politik dhe atë ekonomik. Megjithatë, kur ka qenë fjala për interesin e saj, UDB-ja ka përdorur të njëjtat mënyra dhe metoda operative për të zbuluar, përgjuar dhe evidentuar të gjitha lëvizjet, aktivitetet dhe zhvillimet e veprimtarive të tyre si në aspektin individual njashtu edhe në atë kolektiv, të organizatave emigrante shqiptare, të cilat kanë ekzistuar.
Duke i përgjuar shërbimet e fshehta jugosllave të UDB-së si dhe ai informativ diplomatik, kanë zhvilluar operacione dhe veprimtari sekrete përmes operativëve të atashuar në qendrat e emigrantëve siç ishin ( edhe informator të infiltruar) në ato grpe e organizata më të mëdha në Nju Jork, Paterson dhe Çikago. Në mënyrë analitike janë sajuar dhe përgatitur dosje të veçanta, me analiza dhe raporte të ndryshme operative, duke shfrytëzuar bashkëpunëtorët-informatorë dhe spiunë nga vetë radhët e shqiptarëve, të cilët janë kategorizuar në persona të “zgjedhur” konspirativë, në lidhje operative, ose “burime” të veçanta. Por të gjithë kanë qenë të angazhuar duke i përdorur si masha të ndryshkura, si vegla të zeza shqiptarin kundër shqiptarit. Këtu, madje, nuk kanë munguar as intrigat, përçarjet dhe shpifjet nga më të ndyrat, duke i futur edhe në hakmarrje të rënda dhe larje hesapesh me zënka, kacafytje dhe fizikisht të rënda. Politikat e fshehta dhe shërbimet informative sekrete diplomatike dhe të spiunazhit në Nju Jork, të cilin si degë të veçantë e ka udhëhequr Beogradi, pas rënies se Rankoviçit dhe pas viteve 1968 dhe demonstratave në Kosovë e Tetovë, si specialist i këtij shërbimi ka qenë Mito Llambevski dhe Dimçe Bellovski, kurse Osman Gashi ishte futur në analet diplomatike jugosllave si shqiptar i shitur dhe intrigant, i cili bënte kërdi përçarjesh mes shqiptarëve të Patersonit, duke shpifur dhe bërë kombinacione sipas instruksioneve të UDB-së, duke shfrytëzuar shqiptarin kundër shqiptarit si “informator” apo spiunë-fakir edhe në Wareberi, Bruklin, Nju Jork e Çikago etj., duke zhvilluar veprimtari specifike e me interes të veçantë të veprimit për përhapjen e luftës antishqiptare në radhët e emigracionit dhe emigrantëve shqiptarë në Amerrikë. Në këto anale na vjen edhe Olloman Sela me ”dopio rol”.
Për mendim tim kjo politikë e fshehtë antishqiptare, njëkohësisht ka qenë edhe shumë e rrezikshme për gjithë emigracionin përtej oqeanit. Në SHBA vepronin disa organizata emigrante shqiptare si “Vatra” në Boston, Komiteti “Shqipëria e lirë” ne Nju Jork, dhe organizata të tjera “Legaliteti”, “Balli Kombëtar”, Partia Agrare, “Lidhja e Prizrenit”, Partia e Katundarëve, “Lidhja Kosovare”, Partia amerrikano-shqiptare e rinisë etj…. Antagonizmat në radhët e emigracionit shqiptar gjithmonë dhe gjithnjë kanë qenë të mëdha, sidomos te krerët e organizatave të ndryshme jo vetëm në Amerrikë, por edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore. Madje, edhe në Turqi, Zelandën e Re, Australi, këto antagonizma e grindje individësh dhe grupesh, UDB-ja i ka përcjellë me vëmendje të veçantë dhe ka ditur në mënyrë perfekte si të fuste sherrin mes tyre….
…Operacioni i tyre i koduar ato vite dhe i quajtur “Stuhia” nuk pati sukses. Adem Selim Gllavica u orvat me instruksione të UDB-së të përfitonte nga konfliktet e rrymave kosovare në Australi bashkë me dy kosovare të tjerë, por nuk ia arritën qëllimit, sepse Komiteti atje u bëri rezistencë të fortë. Ndërsa, Halit Bajrami ish-shef i Shërbimit të Kundërzbulimit në divizionin e Korçës, cili që në vitin 1951, si i arratisur në Greqi me instruksion të UDB-së u transferua në Zelandën e Re, dhe pas shumë vitesh ka shfaqur dëshirën të vijë në Jugosllavi. Tajar Zavalani, i cili përktheu romanin “Ana Karenina” për një farë kohe ka qenë i angazhuar nga KGB-ja, madje në Londër punoi si agjent i shërbimit të inteligjent servisit anglez M6, kurse Hasan Dosti, në të kundërt, si agjent i M6 punoi edhe për KGB-në ruse dhe CIA-n.
Nga operacionet e ndryshme të viteve 1968-77 është zbuluar veprimtaria si informator e Nuhi Vincës nga Veleshta e Strugës të cilin në ,,lidhje operative,, e mbante udbashi Jordan Spasovski i Manastirit, ( e që Nuhiu edhe më herët gjatë viteve 60’-ta letrat që ia shkruante Mentor Çokut në Romë, paraprakisht i dorëzoheshin UDB-së),
madje në arkivat secrete shpesh lakohej edhe emir i vllaut të tij Agim Vinca etj. bile me direktivë kanë qënë të angazhuaredhe në Kosovë me qëndrrimin e tyre atje dhe rreth ngjarrjeve në Institutin Albanologjik, rreth Prof Ali Hadrit etj. në shërbim të UDB-së, gjë që vërtetohet nga dosja prej 1200 faqesh e atdhetarit Sali Bajrës nga Kaçaniku dhe prej 800 faqesh e Sali Ramadanit nga Kërçova, ose edhe dosja prej 1600 faqesh e Prof Hasan Kaleshit, dosje këto që edhe sot ndodhen në arkivit e UDB-së. Në Prishtinë, Shkup dhe Beograd.Kurse në Paterson të Njuxhersit, një grup strugarësh me në krye Olloman Selën ishin të angazhuar nga UDBJA dhe objektiv kishin disa persona të caktuar atje, të cilët i survejonin dhe bënin punën e djallit me mission duke u endur edhe rreth Fondit shqiptar, apo edhe me kurthet e tyre rreth Klubit që mbante emrin ,,Jusuf Gervalla,,, për çka do të shkruaj më gjërësisht një rradhë tjetër !
(Faksimil dokumentesh të marra nga arkivat e UDB-së)
( Një numër i madh atdhetarësh dhe veprimtarësh në rrugën e kauzës kombëtare ka edhe mjaft kërçovarë, që i ka njohur Amerrika dhe ende njihen, të cilët me vite veprojnë sidomos në Çikago. Krahas krerëve në dekada, kemi edhe Ajet Rushitin, Tefik Ashikun, Ilaz Kadriun, Musa Adili, Qenan Sadiku, Fatmir Mehmedi, Osman Shabanin, Shaziman Alimin, Azem Begzatin, Xhelal Rushitin, Billi Ismailin, Luan Elezi, Fanoll Cami, Rrahim Bekteshi, vëllezërit Bqeiri, Arlind Çeliku, Tefik Abdullai, Nuri Ibrahimi, Qamil Hasani, Bekim Ballazhi, Sedat Sadiku, Gëzim Imerri, Dashmir Shabani, Ibish Imerri, Isen Imerri, Bujar Limani, Xhavit e Qefali Hamdi Reçani ose edhe vëllezërit Jonuzi nga Gostivari dhe shumëe shumë të tjerë, të cilët merrritojnë lëvdata të veçanta për kontributet e tyre në të mirë të njerëzve, kultures dhe çështjes sonë kombëtare andej Oqeanit Atllantik, në Çikago).
( Ilaz Kadriu me bashkëmendimtarë)
Dokumente nga CIA rreth Organizatave të mërgatës shqiptare:
(The National Committee for a Free Albania (NFCA) was created in 1949 by British and Amerrican Services as an effort to join together all the exiles and refugees from Albania and thereby providing a united front against the communist regime. It opened its international headquarters in New York City on July 15, 1950.
The BKI as a whole was not invited to join the committee, however several individual members were approached individually and offered membership. The principal member who was invited to join was Ndue Gjon Marku (Gjomarkaj). He was approached in 1949 by two British personalities. BKI’s realization to join forces with NFCA was not realized until 1953.
Following are numerrous documents from the archives of the CIA detailing the mission and activities of the NFCA from it’s beginning.
OBOPUS BG FIEND VOL. 3 (OBLIVIOUS NATIONAL COMMITTEE FOR FREE ALBANIA)_0001-NFCA 1951 –“The major activity of the NFCA is to attempt to coordinate the resistance efforts of Albanians in exile who are fighting against Communism.”
OBOPUS BG FIEND VOL. 3 (OBLIVIOUS NATIONAL COMMITTEE FOR FREE ALBANIA)_0016-NCFA Formation-BKI Mention 1951 – “It was decided that a broader base was desirable and efforts were made to include an uncompromised number of the BKI on a personal, not party, basis and a representative of the BKI in the NFCA.”
OBOPUS BGFIEND VOL. 17 (BGFIEND OPERATIONS)_0068-Zog and NCFA-1951 – “(Nationalist) Ago Agaj maintains Zog insisted on the representatives of all four political parties, the BK, the BKI, the Legalitet and the Kossovars…..Zog’s reply was Frasheri, Marka Gjoni, Verlaci, Koliqi, Xhafer Dava, Koko Muka and Abaz Kupi.”
CIA-RDP82-00457R013600120003-9-NCFA 1952 – “The National Committee for a Free Albania (NFCA) is highly regarded by the entire population. The people have enthusiastically received leaflets signed by the NFCA which they have picked up and passed on whenever possible….”
OBOPUS BG FIEND VOL. 3 (OBLIVIOUS NATIONAL COMMITTEE FOR FREE ALBANIA)_0003-NFCA Report 1952-53 – “Apparently, the ZRCROWNS feel that Abaz Kupi and the BKI will play important roles in any invasion of Albania staged from Jugoslav soil. For this reason, the ZRCROWNS (again RWLUMPIT) are now demanding the entry of the BKI into NFCA and are attempting to establish a more friendly relationship with Abaz Kupi.”
Gjokë Martini në Detroit e survejonte UDB-a !
Për hirë se duhet konstatuar fakti, aktualisht në zonat me popullsi më të madhe e amerrikanëve me prejardhje shqiptare janë New York City, Detroit, Boston, Chicago, Connecticut, dhe New Jersey.
Ndër vite, popullsia shqiptare në SHBA është përqëndruar kryesisht në disa vende. 62,000 shqiptaro-amerrikanë janë të vendosur në New York – dhe përbëjnë komunitetin më të madh të shqiptarëve në Amerrikë. Rreth 43,700 jetojnë në Michigan – 22,200 në Masachusetts – 16,800 në Illinois dhe rreth 16,000 jetojnë në Connecticut, sipas një studimi të Universitetit të Oxford mbi diasporën shqiptare në Amerrikë.
Mes organizatash të ndryshme të formuara nga shqiptarët në Amerrikë, e para ishte ajo e “Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerrikan” që edhe sot drejtohet nga anëtarë historik të diasporës shqiptare dhe ka si mision kryesor lobimin për shqiptarët dhe promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.Këto aktivitete ishin preokupim edhe të patriotit dhe veprimtarit atdhedashës Gjokë Martinit. Malësia në Mal të Zi, prej nga i ka rrënjët edhe Gjokë Martini, është ndër rajonet me shumicë shqiptare që ka njohur ritme të larta emigrimi. Kjo prirje, sipas demografëve pasqyrohet në faktin se dy herë më shumë se popullata aktuale e zonës, jetojnë në mërgim, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas analistëve ka një numër faktorësh për këtë emigrim, por dominojnë shkaqet ekonomike, papunësia dhe ato politike.
***
Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi kanë hyrë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë ka fituar një pjesë të Malësisë, gjëgjësisht Hotin dhe Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit, Plavën, Gucinë, Krajën, ,Rugovën , Pozita e shqiptarëve do të përmirësohet disi në Jugosllavinë e Titos . Në mesin e shekullit XX, në Mal të Zi kanë banaur rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre do të rritet deri në fund të atij shekulli. Nga fundi i shekullit XX numri i shqiptarëve ka filluar të bie si pasojë e migrimeve …
Shqiptarët në Mal të Zi janë të përhapur në pjesët juglindore dhe lindore të vendit.Komuna e Ulqinit , e përbërë nga Ulqini me rrethinë dhe Ana Malit . Por, shqiptarët janë shumicë sidomos në Malësi (ku bën pjesë Hoti , Gruda dhe Koja ), që i takojnë territorit të Komunës së Tuzit. Gjithashtu një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në trevat e Plavës, Gucisë , Krajës dhe Rozhajës .
***
Gjokë Martini lindi në Velipojë, por rrënjën e ka nga Malsia !
Ai qysh herët kishte menduar se duhej të bënte diçka për vendin nga i kishte rrënjët Trungu i tij familjar, pra ishte i lidhur ngushtë me fatin e Malësisë.Sidomos me emigrimin e tij në Amerrikë, e vetmja brengë malli dhe fati ishte ajo e trevave shqiptare në Mal të Zi, e popullit shqiptarë gjetiu, e sidomos për fatin e Kosovës… Andaj gjitha demonstratat që organizoheshin në SHBA, si në Njujork, Uashington, Dretoit, Boston etj. përbënin si ngjarje për thirrjen e ndërgjegjjes së çdo shqiptari të ndershëm, të çohej në këmbë , që shqiptarët ta merrrnin fatin në duart e veta dhe të bëheshin të paktën të barabartë me kombet tjera që jetonin në Federatën Jugosllave.
( Gjok Martini me vite veprimtarë në Detroit të SHBA-së )
Ngjarjet të cilat pasuan demostratat ku merrrte shpesh pjesë edhe vetë Gjoka në ballë, pasi, siç ceka edhe më herët, çështja shqiptare në Mal të Zi në Jugosllavi, u bënë brengë e madhe, duke i vë vetes detyrë të gjente forma dhe mënyra për të treguar se edhe shqiptarët në Mal të Zi trajtoheshin njëlloj si ata në Kosovë, pavarësisht se regjimi përmes disa “shpirtshiturve” nga këto treva tentonte t’i paraqiste shqiptarët në Mal të Zi të ndryshëm nga ata të Kosovës. Gjoja shqiptarët e këtyre trevave ishin besnik ndaj regjimit dhe përkrahës të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav apo siç i quanin ata “shqiptarë të ndershëm”, të cilët në atë kohë bashkëpunonin me Shërbimet e sigurimit jugosllav sië ishin SJM, UDB-a dhe KOS-i. E tërë kjo kishte sjell edhe zhgënjimin te një numër i madh të shqiptarëve në Mal të Zi.
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerrikës, Gjok Martini, mbetet legjendë , histori dhe rrëfim më vete për gjeneratat që vijnë ! Ai që i ri në Amerrikë ndiqej nga UDB-a dhe KOS-i jugosllav, si veprimtar i kauzës kombëtare dhe hero lufte për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe gjetiu, sidomos rreth pavarsisë së Kosovës. UDB-a e Beogradit atë kohë në marrëveshje me SDB n Titograd ( tash Podgoricë) kishin hap një dosie personale për përpunim operativ me shifrën: „Montenegro“. Tanimë ishin angazhuar gjitha Shërbimet informative jugosllave, në veçanti ai i SIV-it diplomatik në SHBA, duke instaluar njëkohësishtë , edhe një rrjet të veçantë informatorësh të cilët edhe përmes rezidencave diplomatike jugosllave jepnin të dhëna relevante rreth deklaratave dhe qëndrimeve politike të malësorit Gjokë Martinit i cili kishte dinjitetin e tij dhe u bënte ballë stuhive të intrigave UDB-ashiane edhe në Michigen.
Nga informatorët kryesor ishin me emra të koduar si „Tara“ , „Mataguzi“ ( të vendosur në Detroit) , kurse „Bujela“ , „Karabusan“ ,“Banovac“ dhe „Çakor“ ishin nga Tuzi dhe Malësia.
…Bashkë me disa veprimtarë shqiptarë nga Malësia dhe troje të tjera të rrethinës së Tuzit, Plavës e Gucisë, survejohej nga UDB-a edhe patrioti trim Rok Nikqi, i cili morri pjesë në ballë të demonstratave shqiptare në Njujork, Boston, Çikago e Detroit, me motive politike kundër regjimit komunist antishqiptarë të Baogradit dhe për të drejtat e Kosovës nën regjimin e Jugosllavisë komuniste të viteve të rrrënuara, e që për disa shqiptarë ai sistem mbetet ende një adhurim i frikshëm.
VIJON …
______________
UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (6)
Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 24 Prill 2022