KUNGJI I BE-së!
Nga Sheradin Berisha, 27.06.2022
Edhe pas më shumë se 4 vitesh nga ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës për kufirin me Malin e Zi (më 21 Mars 2018) Brukseli akoma nuk vendosi për liberalizimin e vizave! Madje partitë politike (nga viti 2010) i fitonin zgjedhjet dhe vinin në pushtet duke premtuar në këtë drejtim! Çka fituam deri më sot? Kungjin e BE-së!
***
Lexoni nga arkivi i FB., 27.06.2018
E fituam kungjin e BE’s!
DIKTATI DHE KUNGJI I BRUKSELIT!
Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës (më 21 mars 2018) u tha: ‘fitoi demokracia’! Nëse presioni dhe shantazhi janë demokraci, atëherë çfarë kuptimi ka diktatura në politik?!
***
Më 21 mars 2018 në Kuvendin e Kosovës politika e mundi historinë! Fitoi interesi politik, humbi argumenti historik!
***
Ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, më 21 mars, e cila në fakt e ndryshoi kufirin me Malin e Zi, ishte kushti i BRUKSELIT për liberalizimin e vizave! Kushtëzimi duket qartazi se, ishte një DIKTAT i pashembullt në historinë e BASHKIMIT EUROPIAN!
Ky diktat përveç se e kushtëzon LIRINË E LËVIZJES SË LIRË – ME CUNGIM TË INTEGRITETIT TERRITORIAL TË REPUBLIKËS, e denigron edhe integritetin tonë njerëzor, intelektual e kombëtar!
Në asnjë ligj, kod apo konvent ndërkombëtare nuk ekziston një akt i tillë diskriminues! Nëse dikush prej ekspertëve të kësaj fushe ka njohuri për akte të tilla normative le t’i bëj publike!
***
Jemi në fund të qershorit dhe s’ka liberalizim të vizave!
– Deri më tani çka fituam?
– e fituam kungjin e BE’s!
_____________
Nga arkivi i FB., 27.06.2018
E fituam kungjin e BE’s!
DIKTATI DHE KUNGJI I BRUKSELIT!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10212102511454459&id=1125324528