Secili nga ne duhet të ndjek pasionin e jetës
Nga Vlora Obertinca, Pashtriku 23. 09. 2022
“ Thuhet se kjo jetë u takon njerëzve të guximshëm dhe jo qyqarëve, ose thënë ndryshe, kjo jetë u takon njerëzve të guximshëm, që e kuptojnë se kanë vetëm një jetë për të jetuar në formë fizike, sepse ne jemi qenie shpirtërore që jetojmë në trupin e njeriut dhe në këtë trup, në këtë kohë, në këtë moment, nuk kthehemi më dhe, kur ikim nga kjo jetë, marrim me vete vetëm ato kujtime që janë më të bukura, që realisht janë kujtime që i kemi përjetuar, kur e kemi dëgjuar thirrjen e shpirtit, që të jetojmë në hap me pasionet e shpirtit tonë, momente që mund t’i numërojmë me gishta, sa të pakta janë ato.
Në këtë jetë nuk duhet imponuar asgjë askujt, bie fjala zgjedhja e profesionit apo madje edhe partnerit të jetës, që në mentalitetin tonë është shumë e theksuar. Secili nga ne duhet të ndjek pasionin e jetës – që do të thotë të bëjmë çdo gjë që na bënë të lumtur. Kjo sepse, çdo punë që bëhet me dëshirë dhe vullnet përcillet në ndërdije me dritën e dashurisë e cila e përjeton frekuencën më të lartë të saj me pasion, që në fakt është njëkohësisht edhe lumturimi i shpirtit tonë. Bëjeni gjithmonë atë që e do shpirti sepse, kur e do shpirti, e do edhe zemra, e kur e don zemra e don edhe trupi dhe mendja jonë, e me këtë realizohet jeta e jonë e lumtur në baza ditore. “
Fragment nga libri im motivues “ Vera e shpirtit“
***
Porosinë e librit online brenda Kosovës mund t’i bëni te Libraria Artini – Toena, ndërsa jashtë Kosovēs te Libraria Dukagjini:
__________________
VERA E SHPIRTIT
Nga Vlora Obërtinca, Pashtriku 21. 09. 2022