VERA E SHPIRTIT

VERA E SHPIRTIT

Nga Vlora Obërtinca, Pashtriku 21. 09. 2022

„Autorja Vlora Obërtinca në librin e saj “Vera e shpirtit” e ka paraqitur jetën reale, pa lajle lule. Ajo e ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është. E ka marrë për dore dhe e ka ulur diku, duke ia prekur telat e zemrës, duke ia çelur dritën e fikur në shpirtin e tij, i ka kthyer vetëbesimin, se pavarësisht nga gjithçka, ti je i zoti, ti ke forcë, ke këmbë, jo vetëm për të ecur, por për të vrapuar. I jep çelësin në dorë, që do të hapë dyert e jetës, dyert e suksesit dhe dyert e lumturisë. Autorja jep rrugën që duhet të ndiqet, për të arritur ekuilibrin në mes të mendjes trupit dhe shpirtit, për të gëzuar më tutje jetën, sfidë me të cilën po përballet pothuajse secili nga ne. Ajo ia ndriçon rrugën jetësore njeriut duke i treguar konkretisht se si ti përballet me problemet e jetës, si ti tejkalojë ato, dhe si të ngritet fuqishëm në këmbë sërish, duke e ofruar sa më shumë njeriun me jetën dhe bukurinë e të jetuarit duke e përdorur dashurinë dhe mendimin pozitiv.“

Fragment nga Jerida Kulla – redaktore dhe lektore e librit “ Vera e shpirtit “

***

“ Duke qenë se në rrethin tim të shoqërisë njihem si një motivuese e lindur, për të ndihmuar njerëzit përreth meje, në mënyrë të natyrshme, që të dalin nga krizat dhe problemet e ndryshme të jetës, me kërkesën e shumë miqve, vendosa ta shkruaj këtë libër, edhe pse nuk jam poete, as shkrimtare me profesion, por kam një dhunti të lindur për të shkruar dhe për të interpretuar natyrshëm dhe rrjedhshëm atë që mendoj dhe ndiej. Kur isha në shkollën fillore dhe të mesme, hartimet e mia, për tema të ndryshme, lexoheshin me endje nëpër klasat e shkollës dhe vendoseshin në tabelat e nderit, si shkrime të përzgjedhura. Kur përfundova studimet e larta, deri në specializime profesionale, në mënyrë të natyrshme, në kohën e lirë, fillova të shkruaj tema ekonomike për gazetën e përditshme ditore, duke shpjeguar qëndrimet e mia si eksperte e kësaj fushe, se si t’i zgjidhim problemet ekonomike dhe financiare në nivel qeveritar në Kosovë. Unë e kam kuptuar herët, që misioni im në këtë jetë është t’i mësoj dhe t’i ndihmoj të tjerët, duke mos e menduar asnjëherë interesin personal apo përfitimin material, por gjithmonë duke menduar se çfarë mund të ofroj unë për popullin dhe vendim tim, si mund të shërbej dhe të kontribuoj në krijimin e vlerave intelektuale dhe profesionale, e së fundmi edhe vlerave motivuese për njerëzit në shoqëri, vlera që nuk i trashëguam gjeneratë pas gjenerate. Por, nuk është kurrë vonë, që ne, së paku, të bëjmë diçka të shenjtë për pasardhësit tanë, diçka për të cilën do të përmendemi për të mirë dhe do të na e dinë për nder gjeneratat që do të vijnë pas.

Dihet se çdo moment i jetës që kalon, nuk kthehet më, andaj duhet të mësojmë se si të jetojmë të tashmen, sepse siç thotë Dalai Lama, dy gjëra nuk ekzistojnë në jetë, e djeshmja që ka kaluar dhe e ardhmja të cilën ende s’e kemi përjetuar. Andaj, shijojeni ditën e sotme dhe momentin e tanishëm, sepse të jetuarit e momentit të tanishëm në lumturi, do të sjellë vazhdimisht momente të tjera të lumtura, gjegjësisht lumturi të pafundme. “ – citat nga libri im motivues “Vera e shpirtit “

***

“Në verë dehet mendja dhe lirohet shpirti që flet të vërtetën më të sinqertë, që nuk e ka thënë kurrë. Egoja është mendja jonë dhe, kur ajo mbizotëron një jetë të tërë, në qenien tonë mblidhet helmi dhe shpirti vuan nga fshehja e të vërtetës. Në një moment, shpirti nuk duron më, trazohet dhe e deh Egon, duke shpërthyer si vullkan për nxjerrjen e helmit dhe thënien e të vërtetës”. (Vlora Obërtinca)

“Gjatë kohës që po shkruaja kapitullin e parë, më pyeti djali im, Joni: “Mami, për çfarë flet libri?” I thashë: “Libri shpjegon se si ta jetojmë më mirë dhe më thjesht jetën. Ky libër do të të shërbejë jo vetëm ty, por të gjithë atyre që janë të interesuar të dinë se si ta jetojnë jetën më bukur dhe më lehtë, gjegjësisht të mësojmë se si të jetojnë të lumtur, duke notuar në harmoni me valët e jetës”. – citat nga libri im motivues “ Vera e shpirtit “ – Vlora Obertinca

“ Shprehia e të menduarit pozitiv i hap dyert e suksesit dhe të lumturisë në jetë dhe sa më shumë të zhytemi në mendime të bukura, aq më shumë qëllime pozitive realizojmë në jetën tonë, pa e ditur fare që në ndërdijen tonë kemi mbledhur informata apo mendime pozitive, që na e kanë lumturuar jetën aq sa s’bëhet më”. – Vlora Obertinca

***

Porositë online brenda Kosovës mund t’i bëni te Libraria Artini – Toena ndërsa, jashtë Kosovēs te Libraria Dukagjini

https://dukagjinibooks.com/en

***

ÇDO GJË NDODH NË KOHËN E TASHME

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura