EDHE NË LINDAU TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT!

EDHE NË LINDAU TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT!

Shkruan: Nusret PLLANA

Më, 16 tetor 2022

Në Lindau të Gjermanisë, u promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët!

Në lokalet e Hotelit Gasthof zum Zecher Lindau, të pronarit Osman Krasniqi, u promovua libri i xhepit “Mos harro kurrë – Vergiss Niemals”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përkthyer në gjermanisht nga Arlinda F.Çitaku.

Përveç bashkëatdhetarëve tanë, të qytetit të bukur Lindau me rrethinë, në këtë manifestim kulturor, edukativ e shkencor, morën pjesë edhe anëtarët e kryesisë së Ligës shqiptaro – zvicerane: z. Milihat Halimi, Samet Rexhepi e Faton Kurtishi, të cilët po ndihmojnë moralisht e materialisht për botimin dhe promovimin e këtyre veprave me vlerë shkencore, kombëtare e historike, që kanë për qëllim informimin dhe sensibilizimin e opinionit përparimtar, evropian e botëror, për gjenocidin  serb mbi shqiptarët për rreth dy shekuj me radhë.

Në këtë promovim veprash publicistike e dokumentare, mori pjesë edhe i burgosuri politik dhe  luftëtari i lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vëllai i dëshmorit të kombit Beqë Gashi, z.Zhujë Gashi – Kryetar i Këshillit të prindërve në Bylah, afaristi i mirënjohur Ilir Kelmendi dhe shumë veprimtarë e luftëtarë të lirisë, të cilët morën pjesë aktive në promovim, me ç’rast e  ndoqën me interesim të veçantë  edhe filmin dokumentar Kush i vret fëmijët, të producentëve: Nusret Pllana e Esat Shala. Autorët e librit Mos harro kurrë, Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përzemërsisht e falënderojnë bashkëveprimtarin e tyre dhe organizatorin e këtij manifestimi, z.Ahmet Hetemi dhe z.Osman Krasniqi, për suksesin e këtij promovimi, dhe kontributin e tyre të çmuar në funksion të mos – harresës së kujtesës historike.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura