ABAS FEJZULLAHI: BISHZ, NGUSHËLLON FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI

Pashtriku.org, 08. 02. 2014 – (PËR FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI – SHPREH NGUSHËLLIME) – E nderuara familje Zela, I nderuari z.Rodiqi – Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Zonjës së madhe, Vaçe Zela, artisten brilante të artit muzikor, e cila me zërin e saj të art, ka shënuar vlerat më kulmore të këndimit të këngës shqiptare. Largimi në amshim i Vaçe Zelës krijon zbrazëti të jashtëzakonshme në muzikën shqipe, por edhe në zemrat e të gjithë shqiptarëve, që do ta ruajnë me nderime më të larta kujtimin për jetën dhe veprimtarinë e saj të pasur e të lavdishme artistike.
Shoqata e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës (BISHZ), me nderim e përkulje, s`bashku me dhembjen e thellē ua drejton ngushëllimet më të sinqerta pēr të madhen, Vaçe Zela, duke ju thënë jemi në pikēllimin tuaj, sepse Vaçe Zela, është e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, dhe në veçanti tek anëtarët e Shoqatës së Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës, që do ta kujtojnë me pietet figurën e saj madhështore, artisten e përmasës kombētare, Ikonën e shenjtë të këngës shqiptare.

VAҪE ZELA (1939 – 2014)

Lotët për Vaçe Zelën janë të natyrshëm dhe të arsyeshëm, mirëpo, e nderuara Familja Zela, Ju dhe të gjitha ata që e kanë njohur, dhembjen dhe pikëllimin duhet ta shndërroni në krenari, për faktin se, do ta keni kujtimin e një krijese hyjnore që prapa saj ka lënë artin e saj që do të vazhdojë udhëtimin gjithë shkëlqim nëpër brezat e ardhshëm, duke përfaqësuar me dinjitet të plotë artin muzikor shqiptar.
LAVDI E PËRJETËSHME, JETËS DHE VEPRËS SATE VAçE ZELA!
ZOTI TË BEKOFTË!

Në emër të Shoqatës, Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicrës.
Abas Fejzullahi, Solothurn – CH , 2014 -02 -07

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura