PËR SHKENCË – SHKO, RRËMO BODRUMET!

PËR SHKENCË – SHKO, RRËMO BODRUMET!

Nga Sheradin Berisha

“Ai që do të bëjë shkencë, e kërkon dhe e gjen. Më pyesin mua: “Kur kini lindur ju zoti Lasgush?” Po unë mund ta them datën gabim! Mund të dua të dukem i vogël, a mund të më interesoj të bëhem i madh. Njerëz jemi! Mundet që vërtetë s’e di, ose e di gabim. Ti, që do të bësh shkencë, shko në Pogradec, merr regjistrin themeltar, kërko në Librat e Kishës dhe gjeje. Po do të humbasësh kohë! Pse, si dashke ti të bësh shkencë, me të pyetur lart e poshtë? Shko, rrëmo bodrumet” – kështu i ka këshilluar Lasgush Poradeci ata që duan të merren me shkencë ( * )

***

(*) Lasgush Poradeci, (emri i vërtetë Llazar Gusho), lindi në 27 dhjetor 1899 dhe u nda nga jeta në 12 nëntor 1987. Ishte një filolog, poet, përkthyes, shkrimtar dhe pionier i letërsisë moderne shqiptare. Ai vlerësohet si një nga shkrimtarët shqiptarë më me ndikim të shekullit të 20-të, veprat e të cilit janë të lidhura drejtpërdrejt me Romantizmin dhe Realizmin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura