SHQIPËRIA E RREZIKUAR NGA POLITIKANËT E KORRUPTUAR!

Shkurt e shqip!

SHQIPËRIA E RREZIKUAR NGA POLITIKANËT E KORRUPTUAR!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 11. 11. 2022

„Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“. Faik Konica (1875 -1942)

Një politikan që flet çdo ditë me gjuhën e rrugaqëve si Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk i duhen shqiptarëve. Sa më parë që lirohen shqiptarët nga ky llumë i shtresuar (mbi 30 vjet), aq më mirë do të jetë. Por, shtrohet pyetja kush do vjen pas tyre (?), kur kjo kastë ka pushtuar çdo gjë publike, dhe shtetin e kanë shëndrruar në një eldorado të klaneve të pista, duke u ricikluar bashkarisht në pushtet, herë si kryeministra, herë si presidentë!

SHQIPËRIA E PASUR NË ANKAND PUBLIK!

Shqipëria është vendi më i pasur në botë me burime të naftës, gazit dhe minierale: ar, krom, bakër, alumin, hekur, nikel etj. Përveç pasurive nëntokësore Shqipëria është e pasur edhe me burime ujore, vargmale dhe detin…

Burimet e pashtershme nëntokësore në vend se të nacionalizohen (shtetëzohen) siç kanë bërë Norvegjia dhe shumë shtete tjera botës,

në vitet 2009 – 2013 Qeveria Berisha – Meta, e futi pasurinë e Shqipërisë Lindore në Listën C të privatizimit, bashkë me Albpetrol-in!

Në vitet në vijim, Qeveria “Rama – Meta” (2013 – 2017), qeveria “Rama1″ (2017 – 2021) dhe aktualisht qeveria “Rama 2” (2021 – 2025) e kanë nxjerr Shqipërinë në ankand publik te kompanitë e huaja private, për kërkime dhe shfrytëzim të burimeve të naftës, gazit dhe mineraleve!

Rrjedhimisht naftën, gazin dhe jo vetëm po e shfrytëzojnë dhe grabisin pamëshirshëm korporatat e huaja, në bashkëpunim me qeveritarët e korruptuara shqiptarë. Këto veprime skandaloze të politikanëve: Rama-Berisha-Meta …, kanë ndikuar që shqiptarët të varfërohen, dhe për më keq çdo ditë nga ky vend i bekuar të largohen!

Tmerr e trishtim për vendin tim!

FAIK KONICA PËR POLITIKANËT …

Faik Konica (*) ynë i madh lidhur me politikanët e këtij tarafi ka një thënie epokale. Ai thotë: „Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: „Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“.

__________

(*) Faik Konica (i lindur në Konicë, më 15 mars 1875 – vdes në Uashington, më 15 dhjetor 1942). Ka qenë njëri nga figurat qëndrore të Lëvizjes Kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, drejtues i Shoqërisë „Vatra“ dhe diplomat i njohur shqiptar. Ishte Ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e përkohshmja e tij „Albania“ ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për trembëdhjetë vjet. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare. Ai është po ashtu autor i dy romaneve të shkruar në gjuhën frënge me nofkën Jean de Croia (sq. Gjoni i Krujës), Le mariage de Leila suivi de Sotiri et Mitka (Martesa e Lejlës pasuar nga Sotiri dhe Mitka) botuar më 1911 në Paris.

Total
0
Shares
4 comments
  1. HEU, SHQIPËRIA RREZIKUAR NGA POLITIKANET E KORRUPTUAR!” EU, SHQIPTARIA NË RREZIK TË
    SHTRUAR NGA RROLI FIKANET E HORRUK-SHTUAR!. ATHUA TERË KËTA POLITIKAN; GJERË HATA
    RROLI-FIKAN, KËTA SHPIRT-SHITUR, SHQIRT RRËSHQITUR; A KANË NDONJË PIKË GJAK O, GJENE
    ORIGJINALE ËH, MË IDEALE: PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE-VËLLAËRO RIHIRO FARË SHN-
    DRITKA VËRRIE; APO JANË GJAK I PRISHUR MORE PRAG TRISHUR KE DJALL PBIR DJALLIT, Q’ NA
    KALL NXIR STRALLIT ËH, MALLI NA KALLI; TIM E FLAKË, NGA KËSO SI SHTRIGA M’E LIGA PLAKË;
    QË SHQIPTARIA PO PËSO, DUKE U SHITUR, SHKITUR; NË SHITJE-FERR RRËSHQITJE NËN TRADHTI
    TRAGJEDI, MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!!. OUUUH, TROJET MBARË SHQIPTARIE NUK
    KANË VARRE PORSE KANË VETËM DHE VETËM ZJARRE-PËR TRADHTAR, BARËBAR, MERCENAR O
    TREGTAR, QË SI KANIBAL, KATASTROFAL; PIN GJAKUN DHE HAN MISHIN OR, ASHTA ME RASHTA
    TË POPULL KOMBIT TË VETË; TEK RROKULL KOBIT, KORBIT TË SHKRETË; THIRRJA OH, SHQIRRJA
    BREZE QIELLI DHE GJENË TOKE, RREZE DIELLI DHE NENË LOKË: AS NË TOKË AS NË QIELL; AS ME
    LOKE AS ME DIELL; TRADHTARI, BARËBARI, MERCENARI, DO TË MBETEJ, TRETËJ, VARUR-ZVARUR
    MES TOKE E QIELLI; STRES KOKE O DIELLI; NEPËR GERMADHE, STERR-GARDHE, USHQIM KORBAT
    PËR BISHA TË TËRBUARA, MË TË VËRBUARA; SI KËRRMA TË PRISHURA, TRISHURA, MALLKAUR O,
    SHKALLMUAR NGA GJAKU, PRAGU I TRADHTISË, TRAGJEDISË, MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!.
    MANI USA

  2. Shqiperia eshte e rrezikuar nga elita globale qe e shte qeveria globale (komiteti i 300) i cili komandon boten dhe po ben vrasjet me vaksinat!

  3. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 10 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 5.9 milionë
    kroatët: 5 milionë
    sllovenët: 1.8 milionë
    boshnjakët: 2 milionë
    bullgarët: 7 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
    malazezët: 0.25 milionë

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:

    hungarezët: 11 milionë
    suedezët: 8.5 milionë
    norvegjezët: 4.5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4.5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1.4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3.5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3.4 milionë
    belgët: 3.5 milionë
    luksemburgasit: 0.25 milionë
    irlandezët: 5 milionë
    skocezët në Britani: 7 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë
    katalanët në Spanjë: 10 milionë
    galicët në Spanjë: 2.8 milionë
    baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
    portugezët: 10 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.

  4. OU, ME FAT DHE URIME RIBASHKIMI
    MBARË KOMBËTARË O, SHQIPTARË!
    HEEEJ, NA ARRINI DHE NA MBËRRINI DITA EDHE NA SHKELQEJ DRITA E QIELLIT DHE E DIELLIT O,
    PËR RIBASHKIMN DHE RITRASHËSIMIN, DUKE PRITUR DHE NGRITUR PËR 110 VITE O, PAVARËSIE
    TË SHQIPËRISË LONDINEZE ËËËH, SHTIPE GRIS HORDHI BREZE; PO EDHE KISHE ISHE SI BISHE 14
    VITE PAVARËSIE KOSOVE SI TRAVARËZIE HORRËPROVE; ËH, A PO DËGJONI AH, NA PËRGJONI, QË NA ARRITËN DHE NA MBËRRITËN MOMENTËT, QË TË GJITHË SI EUROPA TË TERA KONITNENTËT,
    O I MBARË POPULL KOMBI SHQIPTARË O, TA PLOTËSOJË, ZOTËSOJË AMANETIN, TESTAMENTIN,
    AH, DUKE NA I PËRMIRËSUAR GABIMET MË TRASHANIKET, QË NA FIKEN DHE NA PIKEN OH, TERË
    COPTIMIN, RROPTIMIN ËËËH, NË TË NËNTA, MË E RËNDA; TË GJITHA TROJE TONA, NËN PLOJE O
    MË ZEZONA; MU NGA ARMIKU QË NA FIKU, TERË COPA, COPA, NGA VETË EUROPA; NË KRAH TEK
    RUSO SERBO JUGOSLLAVE-PUSO VERBO TUGOSHKAVE; PRANDAJ AH, URIME RIBASHKIMI O DHE
    RITRASHËGIMI OREEE, MBARË KOMBËTARË, MBARË SHQIPTARË; NË NJË SHTET FEDERATES ORE
    MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE; TË NJË KOMBI, NJË GJUHË, NJË KULTURË, NJË STRUK-
    TURË, NJË GJAKU DHE NJË PRAGU; SA LARG PO DËGJOHEJ EDHE JEHOHEJ JEHONA E BUÇITJA
    VRULL SHQIPPJA, BROHORITJA GJERË MBI VARGMALET, PRIRË NGA IDEALET MË TË LARTA O MË
    TË ZJARRTA; AH ORE, ME FAT EDHE URIME, ME PLOT GEZIME EDHE KREMTIME O, PËR RILINDJEN
    DHE RINGRITJEN TË MBARË SHQIPTARISË!.. ME TË FALA NGA ATDHETARË, MËRGIMTARË O PLOT
    MALLË DHE LOTË VALLË TERË VRULLES ME GJAK DHE PRAG NË MAJE KULLËS KALA O,THEMELE
    TË FORTA SHEKULLORE, TEMPULLORE; TË RREZATUARA DHE BREZATUARA DHE BESATUARA OH,
    NËN JEHIME, KËNDIME, BETIME TERË N’KUPËN QIELLORE OUH, GJERË NË TUFËN DIELLORE TERË
    RREZE ME BREZE QIELLORE EDHE DIELLORE; MU NGA KRYELEGJENDA MBARË SHQIPTARE O TEK
    PËRGJEGJJA NGA GRANDEMA, NDËRGJEFJJA NGA ZOT I ATDHEUT, PLOTË OU, PLOTË: GJERGJA O MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA; HEJ, GJERGJA MË ADEMA!!.T’FALA TË PËRZEMRTA MU NGA
    REFUGJATË T’LUFTËS NGA TROJE MBARË SHQIPTARIE ËH, MERGIM PAKTHIM GJERË N’AMSHIM!
    MANI USA 26 NENTOR 2022 4:48PM NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura