MOSBINDJA, THEMELI I LIRISË!

MOSBINDJA, THEMELI I LIRISË!

Nga Sheradin Berisha, Facebook më 8 dhjetor 2021

Henry David Thoreau (i lindur më 12 korrik 1817 vdes më 6 maj 1862) ishte eseist amerikan, poet, filozof dhe njihet për kryeveprat e tij “Walden” dhe “Civil Disobedience” (Mosbindja Civile).

Libri i parë është reflektim i një jete të thjeshtë rrethuar nga gjërat natyrale të inspiruar nga filozofia transcendentaliste, ndërkaq libri i dytë është ese që e zbulon mbrojtjen private të Thoreaus, vetëdijen individuale të tij.

Në vitin 1837, Thoreau diplomoi në Universitetin e Harvardit dhe gjatë aktiviteteve të tij ishte inspirues i Lëvizjes Amerikane për të Drejtat Civile dhe i shumë liderëve në botë.

Ka shkruar shumë thënie frymëzuese dhe njëra prej tyre është: “Mosbindja është themeli i vërtetë i lirisë. Të bindurit duhet të jenë skllevër” (Disobedience is the true foundation of liberty. The obedient must be slaves.)

Ndërkaq psikologu, sociologu dhe filozofi i shquar hebre gjerman, Erich Seligmann Fromm (23 mars 1900 – 18 mars 1980) në një nga veprat e tij ka shkruar: “Akti i mosbindjes, duke qenë akt lirie, është fillimi i arsyes.”.

___________

Nga arkivi më 8 dhjetor 2021

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10219929577846227&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura