HAJDUTËT E RESPEKTUAR!

Politikanët na vjedhin çdo ditë, dhe ne u themi shumë faleminderit! Pse? Lexoni që ta kuptoni:

HAJDUTËT E RESPEKTUAR!

Një punëtor shqiptar e mori rrogën dhe hipi në autobusin e mbushur me njerëz për të shkuar në shtëpinë e tij. Ishte një hajdut në autobus që i vodhi punëtorit paratë e tij nga rroga që kishte marrë.

Kur faturino (kondukteri) i kërkoi biletën, punëtori i vjedhur nuk kishte asgjë në xhep për të paguar biletën. Fytyra ju kishte skuqur, gjuha i ishte lidhur, dhe s’mund të fliste.

Faturino e talli: “Turp për ty, e konsideron veten puntor të respektueshëm dhe nuk ke para në xhep për biletë.”

Hajdutit pranë tyre i erdhë “keq” dhe i tha faturinos që tallej me punëtorin e vjedhur: “Vëlla çmimi i biletës së punëtorit është në llogarinë time.”

Punëtori i nderuar buzëqeshi dhe i tha hajdutit: “Zoti ju bekoftë dhe dhashtë zoti të ketë më shumë si ju, zotëri.”

Disa nga udhëtarët filluan të lavdëronin hajdutin dhe moralin e tij të lartë. U lutën për të me fjalët: “Zoti të bekojë dhe shumëzojë të ngjashmit si ti…?!”

Që nga ajo kohë, numri i hajdutëve u shtua në Shqipëri. Ata madje arritën gradat më të larta deri në qeveri. Dhe këta hajdutë akoma marrin falënderime dhe vlerësime. Mund t’i shohësh kudo. Të gjorët ende vuajnë nga ata (nga populli i varfër) që i vjedhin.

Ne jemi akoma në autobus. Hajdutët na plaçkisin dhe ne i falënderojmë !!??

Kështu jemi në të dy shtetet, në Shqipëri e në Kosovë.

Politikanët hajdutë kudo të shpërblyer, të falënderuar e të respektuar, ndërsa populli mbetet i harruar e i varfëruar!

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
1 comments
  1. NË NJË KULLË TË MALËSISË NJË DITË VIJNË CA POLITIKAJ TË LARTË PËR TË DREKUAR EDHE,
    AI I ZOTI I KULLËS URDHËROJË QË KUALTË TË I LIDHIN NË GRAZHDË, KATI PËRDHESËS ORE, TË
    KULLËS A, MUSAFIRËT TË NGJITEN NË ODEN E KULLËS PËR MUSAFIRË. A, KUR ATA KUALË O TË
    MËDHENJ, KUALË TË BANATES U THONIN; NON STOP DUKE HINGËLLUAR ATI KONAKUT SA UA
    MBUSHNIN STRAJCAT ME TAXHI, MBRENDA PESË MINUTAVE E ÇFERRNIN TAGJINË DHE PRAPË
    HINGËLLONIN! A, TË ZOTIT TË KULLËS PO I VIE KEQ DHE, I PYET MASHKUJT E SHTËPISË; ÇKA U
    BË QË ATA KUALË TË BANATES NON STOP DUKE HINGËLLUAR!!” A, PËRGJIGJJA QË DISA HERË O
    TEK UA MBUSHIM STRAJCAT PLOT TAXHI, POR KËTA KUALË T’BANATËS KAQ TË MËDHEJ OH, SA
    EDHE KREJTË HAMBARIN ME UA OFRUAR PËRPARA, KËTA NUK PO U NGISHIN TAXHI EDHE O DO TË NA LENË EDHE PA KAFSHORE T’BUKËS PËR TERË FAMILJE EDHE ME FËMIJË TË VEGJEL EDHE
    NËNAT PËR GJIRI TË POSA LINDURVË!! ATËHERË, I ZOTI I KULLËS MALËSORE PO U THOTË OH MU
    MUSAFIRËVE: TË DASHUR MIQ MUSAFIR TË MI; PO NE, JEMI POPULL MALËSORË SHQIPTARË, MË TË VARËFAR; EDHE, I KEMI KUAJT E VEGJËL, QË ME NJË PALË GRUSHTA TAXHI I NGIMË ËH, JANË
    TË SHPEJTË SI VETIMA ORE JU LUTEMI, MOS TË I MBANI KËTA LLOJË KUALË TË BANTES, SE PSE
    TEK JANË FURRANA EDHE, DO TË NA LENË O, PA KAFSHORE T’BUKËS PËR FAMILJE E MUSAFIRË!”
    T’FALA REFUGJATË LUFTË TERORIZUAR DERI TËRBIM, MERGIM, PA KTHIM, MASHTRIN, AMSHIM!!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura