Shpresa është buka e të varfërve!
POLITIKANI NJË TREGTAR I SHPRESËS!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 28.12.2022
Diku e kam lexuar se politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë!
– Realisht populli kërkon t’i dëgjojë ato premtime që politikanët i servojnë!
– Pse?
– Sepse në premtimet e tyre të rrejshme gjejnë shpresën për një jetë më të mirë! Në këtë mënyrë politikani, bëhet një tregtar (shitës) i shpresës!
Pas zgjedhjeve vazhdimisht nis zhgënjimi nga fillimi dhe zgjatë deri në zgjedhjet e radhës…
Në këtë kuadër, rrjedhimisht bashkë me riciklimin e politikanit në pushtet riciklohet edhe shpresa, me shpresë se do të bëhet mirë! Dhe në pafundësi shpresa mbetet buka e të varfërve!
Populli për politikanin është masë, turmë pa tru! Turma ka shumë koka, por ka pak mend! Aty ku ka pak mend gëlon injoranca dhe fiton “shpresa” që shpërfaq politikani!
Prandaj pa ndryshuar kjo mendësi e shpresës së kotë e iluzore, nuk mund të ketë ndryshime në politikbërjen e politikanit, që do të sillte zhvillim në fushat jetësore!
_____________
Nga arkivi, më 28 dhjetor 2021
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220015040502740&id=1125324528
__________
VERIU BOMBË E KURDISUR NGA REGJISORËT E POLITIKËS…