QENDRA JUSUF GËRVALLA ( 1 )
Pashtriku, 22.01.2023
Në vigjilje të 41 vjetorit të themelimit të Lëvizjes, bashkëveprimtari i Jusuf Gërvallës, Xhafer Durmishi në sistemin elektronik PDF, ka përgatitur librin e ri “Qendra Jusuf Gërvalla”. Libri botohet për herë të parë në portalin pashtriku.org, ku mund të shkarkohet e lexohet falas.
QENDRA JUSUF GËRVALLA
Autori: Xhafer Durmishi
***
Ndërkaq me këtë rast librin e botojmë edhe pjesë – pjesë në mënyrë që lexuesit të kenë mundësi të lexojnë më lehtë.
***
Përmbajtja:
– AMANETI I JUSUF GËRVALLËS
– PROGRAMI I FRONTIT TË KUQ I IBRAHIM KELMENDIT
– Programi i Frontit të Kuq nga libri LËVIZJA, i Bedri Islamit
– Uniteti i Organizatës Marksist-Leniniste me Partinë komuniste marksist-leniniste
***
AMANETI I JUSUF GËRVALLËS
“Suzana: A pe ndonjë njeri?
Jusufi: Po e pash një njeri me trup të gjatë po nuk munda ta njoh. Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. AMANET po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)
Suzana Gërvalla: “Tash unë më nuk e shof as ORGANIN TONË, GAZETËN (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse s’ka kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)
Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)
Vetëm nëse një tekst historik e përshkruan të vërtetën, ajo e vërtetë mund të bëhet rivale e kohës, dëshmitare e së kaluarës, këshilltare e së tashmes dhe paralajmëruese e së ardhshmes.
Dallimi në mes të Pavërtetës dhe Gënjeshtrës
Kur dikush flet për gjëra e ngjarje për të cilat nuk ka njohuri, pa qëllim mund të thotë gjëra të pavërteta. Kur dikush e njeh një ngjarje, dhe me qëllim e ndryshon, shtrembëron ate me qëllim të përfitimit, ai thotë GËNJESHTRA.
Gënjeshtra e vogël, gënjeshtra e pafajshme dhe gënjeshtra komplete
Victor Hugo: “Petit mensonge, mensonge innocent, est-ce que cela existe? Mentir, c’est l’absolu du mal. Peu mentir n’est pas possible; celui qui ment, ment tout le mensonge; mentir, c’est la face même du démon; Satan a deux noms, il s’appelle Satan et il s’appelle Mensonge.”
1. UNITETI I BRENDSHËM I FRONTIT TË KUQ
1-1. PROGRAMI I FRONTIT TË KUQ I IBRAHIM KELMENDIT
Ibrahim Kelmendi: “Këto organizime i udhëhiqnin kryesisht njerëz që dikur i kishin shërbyer UDB-së, pasi ishin arratisur nga Republika e Shqipërisë në RSFJ-në, gjithashtu komuniste. Ata nuk i kishte penguar terrori komunist i serbomadhit Aleksandër Rankoviç mbi shqiptarët e pushtuar, meqë e kishin pasur atë si një lloj punëdhënësi.” (Epoka e Re, 7 janar 2007)
Adem Gashi: “Nuk thashë kot në fillim ekskursion paranoid, sepse pranë mendimeve-perla të një filozofi të lashtësisë shfaqeshin broçkullat e ndonjë mistreci komunist…” (Dyndalla e mendimeve, Hotel Viktoria, 5 shkurt 2007)
Prend Buzhala: “…parakalojnë revolucionarë, politikanë kafenesh,.. mashtrues e qelepirxhinj të ndryshëm, …ambasadorë, diplomatë, komunistë e pseudo-ideologji të të gjitha tarafeve…” (Hotel Viktoria, 5 shkurt 2007)
Salih Kabashi: “…Miku im, më një nuhatje fantastike, më pat thënë e më vonë edhe e pat shkruar në shtypin slloven, se lider i ardhshëm i Kosovës së re paskomuniste do të ishte Ibrahim Kelmendi.” (Revista Republika nr.3, 2007)
Mustafë Xhemaili: “Romani “SY” është një tronditje. Apo më mirë të thuhet një ritronditje. Sepse autori do të sjellë Shqipërinë nën diktaturën komuniste nga një këndvështrim i veçantë.
…Ai aq larg shkon në ëndërrimin e lirisë nën regjimin e diktaturës komuniste sa këmbëngulë vazhdimisht se duhej të gjendje një rrugëdalje, një shteg e të dilet në dritën e lirisë.” (Vlerësime për romanin “SY” të Ardian Kyçykut, 2004)
Mehmet Hajrizi: “Berat Luzha ka vendosur lidhjet e Organizatës me Partinë Komuniste të Kosovës, që udhëhiqej nga Mustafë Xhemaili e Rrahim Sadiku, të dytë nga Komogllava, komuna e Ferizajt. Një tentim për kontakt kishte edhe me PKMLSHJ, por takimi ka dështuar ngase ata nuk kanë dal në takim.” (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 363)
Daut Demaku: “Dimensioni politik i romanit “Atentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike…”
1-2. Programi i Frontit të Kuq nga libri Atentatet i Ibrahim Kelmendit
Të gjitha citatet nga libri Atentatet janë të Ibrahim Kelmendit.
”– Tani po e kuptoj egon tënde. Jusufi është detyruar të arratiset. Tani ai do të angazhohet, mendon ti, bashkë me ju, kundër pushtetit komunist jugosllav?
– Dhe kundër pushtimit të Kosovës! – plotësoi Mirani.
– Po, vetëkuptohet! – u përgjigj Renata, duke u ndjerë paksa e bezdisur, përse po i rrinte kaq gati Mirani, kur ajo harronte të saktësonte, se atij i interesonte po aq çlirimi i Kosovës sa edhe luftimi i diktaturës komuniste jugosllave.” (Atentatet, f.11)
“Shumicën e nëpunësve shqiptarë në Kosovë e gjetiu në Jugosllavi i njoh si atdhetarë, sado që janë të indoktrinuar nga ideologjia komuniste jugosllave, e njohur si “titizëm”. (Atentatet, f.28)
“Kështu na është sajuar një shtresë e privilegjuar, një Lidhje Komuniste e organizuar mirë, që ka bërë monopol vetëqeverisjen, ose vetadministrimin, siç i thonë në fjalorin ideologjik ala titist, por, në fakt, Lidhja e Komunistëve ushtron pushtet monist.” (Atentatet, f.28)
“Mirani kishte marrë fjalën në debatin me Ministrin. Ndër të tjera ai kishte thënë: “Më mirë e kishim ne studentët nën diktaturën komuniste në Jugosllavi… Ky, Zotëri Ministër, ndoshta duhet të jetë njëri nga dallimet midis të demokracisë tuaj këtu dhe diktaturës komuniste atje!” (Atentatet, f.72)
“– Të atyre dy komunistëve sllavë nuk i dua, të Shokut Enver po.” (Atentatet, f. 149)
“– Atëherë po të sqaroj, unë nuk i dua komunistët, për të mos thënë jam kundërkomunist,” (Atentatet, f. 150)
“– I thua vetes komunist dhe betohesh në zot!? – e ndërpreu Mirani.” (Atentatet, f.165)
“Para sa kohe ishte për një blic-vizitë tek unë në Bochum një ilegal, siç po u thuhet, një thatim që me tangarllëk më kritikoi se nuk qenkam komunist, se Fronti nuk ka organizim të rrebtë revolucionar, nuk është konspirativ e të tjera.” (Atentatet, f.201)
“Nuk më tregoi se cili ishte, sado thoshte se më njihte, m’i njihte vëllezërit e shokët në Kosovë. Në fund më tha: “Po të vrojtojmë për të ndikuar që të bëhesh komunist i disiplinuar. Pastaj do të të pranojmë në radhët e organizimit tonë”.
Pandeha se mos ishte i OMLK–së.” (Atentatet, f.201)
” – Kështu flasin komunistët, – ndërhyri Renata, e pakënaqur me shpjegimet e tij. (Atentatet, f. 221)
“– Luftë klasash do të bëjmë ne tani? – pyeti Renata me të qeshur. – Ta thashë, kështu flasin komunistët.” (Atentatet, f. 222)
“Sa për gjuhën e komunistëve, sikur kemi biseduar dhe jemi dakorduar se nuk jam i tillë.” (Atentatet, f.222)
“Varfëria dhe papunësia në këto shtete janë të mëdha, sepse borgjezia e kuqe e drejtuesve komunistë dhe e pushtetarëve, po ashtu komunistë, nuk di të menaxhojë prodhimin.” (Atentatet, f. 222)
“Shefat e kuq të firmave janë komunistë të dëgjueshëm, ndaj janë kaq të prapambetur.” (Atentatet, f.223)
“– Qenkan të vërteta ato që kam dëgjuar për ty, se nuk je komunist i disiplinuar,– tha Kadriu, i pakënaqur me këtë shaka të Miranit.” (Atentatet, f.239)
“– Më fal! Vërtet nuk jam komunist dhe aq më pak komunist i disiplinuar, siç kërkoni ju komunistët, sepse atë lloj disipline nuk e pëlqej dhe nuk mund t’i përmbahem.
Këtë përcaktim, siç e kam, e kam me qejf dhe prandaj me qejfi shoqëroj bisedat ndonjëherë me shaka. Them se edhe në front përballë armikut luftëtarët bëjnë ndonjë shaka, prandaj jeta nuk duhet të jetë kaq serioze sa e merrni ju marksistë-leninistët…” (Atentatet, f. 239)
“– Sa shumë ndryshoni! Ai kishte natyrë fodulle dhe gati sa nuk e pata përzënë nga banesa. Nga ai qenke informuar se unë nuk jam komunist dhe i disiplinuar.
Mirani kishte merakun të dinte se cili ishte ai njeri që i kishte folur me kompetenca të mëdha, por me fodullëk edhe më të madh duke pozuar klasikun e marksizëm-leninizmit.” (Atentatet, f.241)
“– Po, kemi biseduar. Lëvizja dhe Fronti kishin përcaktime ideore e politike pluraliste, duke inkuadruar në radhë të tyre çdo emigrant shqiptar, pavarësisht bindjeve ideore, politike e fetare. Pas demonstratave të marsit e prillit të vitit të kaluar, ne pranuam tkurrjen e përcaktimit tonë politik në kërkesë për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë. OMLK-ja kishte përcaktim komunist. Jashtë Kosovës nuk besoj të ketë pasur anëtarë, pos Kadri Zekës, ndërsa sa u përket simpatizantëve, ai ka afruar edhe bashkatdhetarë që nuk kanë qenë komunistë.” (Atentatet, f. 330)
“Sigurisht as ai. Keqkuptimet e rastit dhe ndërprerjet e bashkëpunimit kanë qenë në natyrë të punës, pasi ne nuk kemi pasur mendësi moniste, që njëri-tjetrit vetëm t’ia miratonim mendimet, propozimet e veprimet, siç ndodh në organizimet homogjene, njëmendësore, që është karakteristikë e sekteve dhe e partive komuniste, të cilat ndrydhin pluralizmin e mendimit.” (Atentatet, f.365-366)
“– I tillë është. Na arratisi nga Malësia e Tropojës në Kosovë sepse nuk i pëlqente regjimi komunist shqiptar. I manipuluar, mendonte se regjimi komunist serb ishte më i mirë.” (Atentatet, f.406)
“Ai më arsyetohet se ka dalë për të luftuar komunistët e Enver Hoxhës.” (Atentatet, f.406)
“Por, kur i kundërvihem se a nuk ishte komunist edhe krimineli Rankoviç, atëherë ministër i brendshëm i Jugosllavisë, ai hesht i zënë në faj, duke u arsyetuar se nuk dinte shumëçka në atë kohë.” (Atentatet, f. 406)
“Malësorja e Gostivarit, Hana, me shami të havalesë në kokë, gjatë vitit 1981, mblodhi ndihma simbolike në tubimet e gjermanëve, pasi u kishte folur atyre për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe për domosdoshmërinë e çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb dhe nga diktatura komuniste.” (Atentatet, f. 410)
“– Komunistë janë edhe …, Xhafari…”. f.449
“– Por, Jusufi nuk ka qenë komunist.” (Atentatet, f.449)
1-3. Programi i Frontit të Kuq nga libri LËVIZJA, i Bedri Islamit
Përplasja me Strukturat komuniste
Ibrahim Kelmendi: “Gjatë përplasjeve me strukturat komuniste dhe me pushtetin, unë dhe Abaz Mustafa, nga Sukobina e Ulqinit, u fajësuam si organizatorë të protestës. Asaj proteste njëanshmërisht iu dha karakter politik, nacionalist e armiqësor, siç ishte gjuha e atëhershme zyrtare komuniste. Gjatë hetimeve u fajësova unë si organizatori kryesor.
Ky ishte ballafaqimi i parë serioz me pushtetin komunist dhe e pashë se mund të ishte një rrugëtim i vështirë.
Praktikë e atëhershme ishte që strukturat komuniste, lidhja e rinisë socialiste dhe lidhja komuniste në fakultet merrnin qëndrim politik, pastaj i kalohej rasti policisë hetimore. Paralelisht angazhohej UDB-ja si hetuese dhe si koordinatore e vendimeve politike të strukturave komuniste.” (Bedri Islami, Lëvizja, Tetovë 2012, f. 18)
Ibrahim Kelmendi: “Ndonjëherë disa pseudoanalistë fajësonin përcaktimin tonë majtist, si shkak të mospërkrahjes nga Perëndimi. Kjo nuk qëndronte. Së pari, sepse në thelbin dhe në programin e saj Lëvizja nuk kishte asgjë të përbashkët me konceptet marksiste, aq më pak komuniste. … Këtë politikë të Perëndimit, pra, nuk e pengonte fare sistemi socialist-komunist dhe monist i Jugosllavisë, sepse përparësi kishin interesat e tyre shtetërore.” (Bedri Islami, Lëvizja, Tetovë 2012, f. 172-173)
Një njeri që gënjen për veten e vetë dhe të kaluarën e vetë, vetëm sa mund të merret me mend se çfarë gënjeshtrash mund të thotë për të tjerët.
2. UNITETI I BRENDSHËM I KOMUNISTËVE
Ekzistojnë dy sharte themelore në të cilat bazohet uniteti i organizatave komuniste.
I
Sharti i parë i turqnisë
Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!
II
Sharti i parë i shkinisë
Proletarë të të gjitha vendeve, maskohuni me etiketa komuniste për me i luftua idetë socialiste e komuniste!
2-1. Uniteti i Organizatës Marksist-Leniniste me Partinë komuniste marksist-leniniste
Nuk u për-puthet ideologjia – E kujtoj atë takim
Mehmet Hajrizi: “Berat Luzha ka vendosur lidhjet e Organizatës me Partinë Komuniste të Kosovës, që udhëhiqej nga Mustafë Xhemaili e Rrahim Sadiku, të dytë nga Komogllava, komuna e Ferizajt. Një tentim për kontakt kishte edhe me (Partinë Komuniste – shën im) PKMLSHJ, por takimi ka dështuar ngase ata nuk kanë dal në takim.” (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 363)
Pse nuk i ka dal në takim Abdullah Prapashtica, Berat Luzhës?
Sepse “Martin Quni (…) Prej Hamzë Morinës e ka marrë ‘Liria nr.1’ të cilën ia ka dhënë Abdullahut, e ky e ka qortuar se lexon materiale të tilla, ngase siç deklaron ky i akuzuar, nuk u për-puthet ideologjia.” (Aktgjykimi i PKMLSHJ, P-K nr. 167/72; Ethem Çeku, SHEKULLI I ILEGALES, Prishtinë 2004, faqe 678)
2-2. Një fantazmë sillet nëpër Evropë
Xhafer Shatri: “Kemi insistuar për një takim, sepse e pamë se veç ia kanë nisur t’i përçajnë radhët tona, të organizojnë edhe njerëzit e organizuar, duke u shërbyer me shpifje dhe dinakëri krijuan konfuzion të madh sidomos në rrethin e Shtutgardit. Kjo reflektohej keq te punëtorët. U përpoqëm të bisedojmë bashkarisht për këto probleme, por u iknin takimeve. Njëherë udhëtuam me mija kilometra për t’u takuar, por ai burri i botës i iku takimit, vetë shoku i tij më i ngushtë ikjen e tij e çmoj si tradhti… Ky rast pati pasoja të mëdha. Herën e dytë i shkruam letër urgjente që të propozojnë se ku po shihemi dhe kur, bile morëm përsipër që të udhëtojmë 5000 kilometra, me rreziqe të shumta, por përgjegje morëm vetëm pas dy muajsh, kuptohet përgjegje negative.” (Qarkore, qershor 1983)
Vlen të theksohet se distanca Gjenevë-Moskë është 2843 km. Xhafer Shatri tregohet i gatshëm ti bëjë edhe 2157 km përtej Moskës vetëm për ta arritur një për-puthje.
Nga fryma e fjalëve të Mehmet Hajrizit dhe mënyra se si ai e kujton atë takim, duket se është hidhëruar për shkakun se Abdullah Prapashtica nuk i ka dalë në takim Berat Luzhës, ku qëllimi ka qenë krijimi i një takami komunist. Mendimi im prej një vrojtuesi të jashtëm është se komunisti Mehmet edhe përkundër hidhërimit, megjithatë duhet ta ndiej veten të ngushëlluar. Dihet se klouni komunist, Abdullah Prapashtica e ka thirrur në takim për bisedime nga pozita të barabarta edhe Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë dhe as atyre nuk u ka dalë në takim. Përderisa Lidhja Komuniste e Jugosllavisë nuk është ankuar deri më sot për atë se pse klouni komunist i ka ikur takimit të propozuar nga ai vetë, shtrohet pyetja se prej nga i vjen e drejta Mehmet Hajrizit të ndihet keq, t’i fajësoj të tjerët në mënyrë kaq të pamëshirshme e ta kujtoj atë takim në mënyrën si e ka shtruar më lartë. Çështje tjetër që flet kundër Mehmet Hajrizit është fakti se komunisti i zyrave të UDB-së megjithatë i ka dalë në takim, në minutën e caktuar, nën dritën e hanës apo për të qenë më ekzakt nën dritën e gjysmëhanës, Sabri Novosellës, armikut më të madh të sllavo-komunistëve dhe bizantinëve.
Mustafë Xhemaili: “Romani “SY” është një tronditje. Apo më mirë të thuhet një ritronditje. Sepse autori do të sjellë Shqipërinë nën diktaturën komuniste nga një këndvështrim i veçantë.
…Ai aq larg shkon në ëndërrimin e lirisë nën regjimin e diktaturës komuniste sa këmbëngulë vazhdimisht se duhej të gjendje një rrugëdalje, një shteg e të dilet në dritën e lirisë.” (Sytë e jetës, vlerësime për romanin “SY” të Ardian Kyçykut, 2004, www.mustafe-xhemaili.com)
Jusuf Gërvalla: “Edhe publiku ynë, kemi përshtypjen, ka zënë të lidhet me ndonjë këngëtar a kompozitor të caktuar, prej të cilit nuk po do të ndahet dot, pa marrë parasysh kualitetin që i ofron këngëtari a kompozitori që e ka zgjedhur për vete. Kështu, simpatitë e veta edhe sivjet (në mbrëmjen popullore), publiku ia fali kompozitores Pranvera Badivuku (për melodinë e saj “E kujtoj atë takim”)” (Rreth Akordeve të Kosovës ’74, Vepra, vëllimi 3, Prishtinë 2010, f. 255)
(VIJON …)
© Pashtriku.org