QENDRA JUSUF GËRVALLA – MIRANI DHE NURI QEROSI (18) 

Në 41 vjetorin e vrasjes

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 24 shkurt 2023

19. Portreti i Gruas së Jusuf Gërvallës në romanin Atentatet të Ibrahim Kelmendit

19-1. Jataku ekskluziv i spiunit shumë të rrezikshëm

Jusuf Gërvalla: “Me përfaqësuesin e Frontit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendin, jam njohur në janar të vitit 1980. Më ka sjellë për t’ia korrigjuar disa artikuj të përgatitur për gazetën “Bashkimi” dhe më ka propozuar që të shkruaj edhe unë për këtë fletushkë. Pasi e kisha lexuar numrin e saj të parë qysh në vendlindje dhe e dija se gazeta bie në duar të popullit, bile në një gjendje jo të lakmueshme e pashë të arsyeshme t’i përgjigjem pozitivisht për propozimin dhe konkretisht fillova me bashkëpunimin. … Është nip i një agjenti me zile të UDB-së, i quajtur Ramë Nikçi ose Ibërdemaj, punon në postën e Pejës. …

Në foto: Ibrahim Kelmendi (Mirani) dhe Huhi Sylejmani (Nuri Qerosi)

Shokët e Vjenës (të Ambasadës Shqiptare -shën i Xh. D.) e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thash se është një njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpie ime, ky m’u përgjegj fjalë për fjalë kështu: “Ia paske frikën, prandaj s’e përzen si qenin!”

Ka disa muaj që i kam ndërprerë marrëdhëniet me të. Kur takohemi rastësisht flasim, por punë të përbashkëta nuk kemi. Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të “Lirisë” (Kadri Zeka – shënimi im).

Kështu e kam parë unë të arsyeshme të veproj, duke marrë për bazë vrojtimet e parashtruara më sipër si dhe disa anë negative në sjelljen elementare të I. K., që herë duken agjamillëk, herë djallëzi të thella.” (Raport Komitetit të Degës së LNÇKVSH “Hasan Prishtina” në Turqi, 31 korrik 1981)

Ibrahim Kelmendi: ”Në katin e dytë, të cilit gjermanët i thonë kat i parë, përballë përfundimit të shkallëve, ishte një dhomë e vogël rreth dhjetë metra katrore. Këtë dhomë Jusufi e kishte caktuar vetëm për Miranin. Fëmijët kishin filluar të parët t’i thoshin dhoma e Axhit Miran. Pastaj kështu kishin filluar t’i thoshin të gjithë anëtarët e Familjes Gërvalla. Kur Mirani nuk ishte aty nuk hynte njeri, meqë kështu kishte urdhëruar Jusufi.” (Atentatet, f.184)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-2. Miran, vëllai ynë i dashur

Ibrahim Kelmendi: “Drita e thirri me zë të ulët Miranin që të shkonte në kuzhinë.

– Miran, vëllai ynë i dashur, edhe një herë ngushëllimet e mia më të thella për shokët që na lanë!” (Atentatet, f. 336)

 Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-3. Shokëve lavdi të përjetshme

Ibrahim Kelmendi: ”– Edhe juve ngushëllime dhe shokëve lavdi të përjetshme!” (Atentatet, f. 336)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-4. Je në shtëpinë tënde

 Ibrahim Kelmendi: “- Vëlla Miran, më fal që heshta kur Shoku Nuri i bërtiti ashtu Dardanës, por nga ai Udhëheqësi në Turqi kam urdhër që Nuriut t’ia besoj drejtimin e ceremonisë mortore në shtëpinë tonë, – sqaroi Drita me zërin që mezi i dëgjohej.

– Domethënë kështu qenka puna! – foli Mirani pa ditur se çfarë duhej t’i thoshte. – Më gjasë mua nuk më paska mbetur vend këtu… – shtoi Mirani duke u përmbajtur që të mos ia rëndonte gjendjen Dritës.

– Mos e thuaj këtë fjalë, të lutem, nga se je në shtëpinë tënde, – sqaroi ajo me keqardhje.” (Atentatet, f. 336)

 Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-5. Kurse ty po të lutem si vëllait

 Ibrahim Kelmendi:  “- Ç’t’i bëj urdhërit të Shokut Sabit, përndryshe do ta kisha nxjerrë jashtë. Më erdhi rënd kur i bërtiti gocës sime të vetme, që e kam yll. Kurse ty po të lutem si vëllait që të durosh edhe ato që nuk durohen për hirë të shokëve.” (Atentatet, f. 337)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-6. Po i jepte forcë morale

Ibrahim Kelmendi: “– Uroj të të rritën fëmijët dhe të bëhen siç i dëshironte Jusufi! – foli Mirani me bindjen se po i jepte forcë morale. Drita u përgjegj me një zë që mezi dëgjohej: – Faleminderit!” (Atentatet, f. 339)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-7. Çka të them unë e shkreta?

Ibrahim Kelmendi: ”– Çka të them unë e shkreta? Jusufi atë kishte udhëheqës, prandaj tani më duhet ta dëgjoj…” (Atentatet, f. 340)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-8. Për Nuriun kam shfaqur dyshim në polici

Ibrahim Kelmendi: “– Po nëse del se vërtet Sabiti e ka urdhëruar Qerosin Nuri kaq shpejt pa e njohur ai këtë maskara, atëherë mundet që kemi të bëjmë me diçka krejt tjetër, do të thosha tepër të dyshimtë, sepse për Nuriun kam shfaqur dyshim në polici se ka qenë informator i dorasëve për ardhjen tonë këtu… Mirani u ndal për të hetuar reagimin e Dritës nëse po e kuptonte.” (Atentatet, f. 340)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-9. Të paça vëlla

Ibrahim Kelmendi: “– Të paça vëlla, mos u nxito me të tilla dyshime, pasi unë nuk jam në dijeni të formave tuaja të organizimit dhe nuk jua njoh mirë as bashkëveprimtarët! Ti e di më së miri se sa është rezervuar shoku Jusuf ndaj meje. Më ka angazhuar kryesisht në punë praktike për ta ndihmuar atë, por nuk më ka informuar për çështje të tjera.” (Atentatet, f. 340)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-10. Ne duhet të gjejmë forcë

Ibrahim Kelmendi: “– Më fal, më vjen keq, por ne duhet të gjejmë forcë për të përballuar pasojat dhe ndërhyrjet pas këtyre atentateve kaq goditëse për luftën tonë çlirimtare! – tha tjetri.” (Atentatet, f. 340)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-11. Është angazhuar kundër të gjithë neve

Ibrahim Kelmendi: “– Kjo nuk do të thotë që në emër të organizatës të keqpërdoret ajo për të shkatërruar atë që e kemi formuar dje. Nuriu është shembulli më skandaloz që është angazhuar kundër të gjithë neve dhe nuk janë të pakët ata që kanë dyshuar se ai është një informator i armikut, i infiltruar në radhët tona.” (Atentatet, f. 341)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-12. Kurse midis jush nuk kam si hyj

Ibrahim Kelmendi: “– Të falenderoj që po ma jep, pasi kjo është vërtet pasuri jotja. Njëherit të falenderoj për besimin që po tregon, sado që nuk pate nevojë të më këshillosh që të mos ia jap askujt. Kurse midis jush nuk kam si hyj, sepse gjatë këtyre më shumë se dy viteve keni qenë shokë aq të ngushtë, sa nuk mund të hynte askush midis jush. Jusufi i madh nuk ka pasur gjatë kësaj kohe shok e bashkëveprimtar më të afërt se ty.” (Atentatet, f. 347)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

19-13. Miranin e kam në vend të vëllait

Ibrahim Kelmendi: “– Të lutëm, shoku Skënder, mos na turpëroni. Miranin e kam në vend të vëllait. Këtu ku jeni, i kemi thënë dhe do t’i themi dhoma e Miranit. Ka qenë shoku e bashkëpunëtori më i ngushtë i Jusufit, prandaj mos bëni gabime që do të na turpërojnë.” (Atentatet, f. 362)

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

(VIJON …)

_________________

Në 41 vjetorin e vrasjes

QENDRA JUSUF GËRVALLA – UNITETI I SHPËTIMTARËVE – HYRJA IME NË ORBITËN – LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS (17) 

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 23 shkurt 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura