Nga arkivi i facebookut
KUR HAJNAT E PDK’së VODHËN PDK’në NË BASTIONIN E TYRE NË DRENICË! (Dëshmi)
Nga Sheradin Berisha, Facebook 3 shkurt 2021
Profesori i filozofisë Blerim Latifi, i cili në këto zgjedhje (të 14 shkurtit) po e luan rolin e zhurmuesit pro PDK-së në T7-shin e Berat Buzhalës, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishte kandidat i PDK-së për deputet nga dega e kësaj partie në Skënderaj! Blerim Latifi nuk arriti të bëhet deputet, sepse ia kishin vjedhur votat njerëzit e shpisë së tij, ata të PDK-së. “PDK-në nuk e ka mundur VETËVENDOSJA, e as LDK-ja! PDK-në e ka mundur PDK-ja: lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t’ia grabitur votat njëri tjetrit!” – ka shkruar prof.Latifi në rrjetin e tij në FB më 10.10.2019!
***
Një fjalë popullore thotë: “Kush e vjedhë shpinë e vet, aty s’ka bereqet”!
Ne te gjitha zgjedhjet e pasluftes (komunale dhe parlamentare) ne Kosove ka pas blerje e vjedhje te votave nga partite politike per kendidatet e tyre ! Por rralle here, shume rralle ka ndodhur qe blerja dhe vjedhja e votave te behet brenda partise (shtepise se vete) per favorizim te njerit e diskriminim te tjetrit kandidate te partise!
Kjo ka ndodhur ne shpine e PDK-se!
Hajnat e PDK-se e vodhen PDK-ne, aty ku i fitojne gjithmone zgjedhjet, ne Bastionin e tyre ne Drenice!
Per te deshmuar kete hajni tipike klasike, po i marre dy shembuj:
– e para zgjedhjet e 6 tetorit 2019, dhe
– e dyta zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010!
***
“PDK-në nuk e ka mundur VETËVENDOSJA, e as LDK-ja! PDK-në e ka mundur PDK-ja: lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t’ia grabitur votat njëri tjetrit!” – keshtu ka shkruar me 10 tetor 2018 ne Fb, Blerim Latifi, kandidati per deputet i PDK-se (nga Drenica), dhe njekohesisht keshilltar i Kadri Veselit!
Z.Latifi thote se ne keto zgjedhje “I vetmi njeri aty që ka menduar për fatin e partisë ka qenë kryetari i saj. Ai ka qenë i vetmuar në luftën e tij për ta shpëtuar PDK-në. Përpjekjen e tij, Kadare do ta quante “Fushata e vetmisë së madhe”.”
Ai i akuzon bashkpartiaket e terrenit ne Drenice se kane bere fushate kunder tij! “Gjatë kohës kur unë e mbroja PDK-në në studiot televizive, njerëz të saj, në terren, bënin fushatë kundër meje.” – shkruan Blerimi. Dhe vijon: “Ky është një shëmbull tipik që tregon se në PDK interesat klanore janë mbi ato të partisë.”
Ne kete drejtim z.Latifi ka mësuar praktikisht se kundështarët më primitivë nuk i ka në partitë tjera, por brenda PDK-së!
Nderkaq me trishtuese per z.Latifi ka qene edhe blerja e votes nga kandidatet per deputete (te PDK-se), nga bastioni i kisaj partise – sic eshte Drenica!
Ai me zemer te plaste shkruan: “Dhe, më e dhimbshmja ka qenë kur kam parë mjerimin politik në të cilin e kanë zhytur Drenicën, ku votat janë blerë me nga 5 deri në 10 euro, ose me metra drush për dimër, ose me lëmosha të tjera.”
Tmerr e trishtim per vendin tim!
E njejta vjedhje dhe nga te njejtit hajna ne Drenice (brenda shpise se PDK-se) ka ndodhur edhe ne zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010!
Per kete hajni makabre kane deshmuar dy kandidatet per deputete nga Drenica: Murat Musliu dhe Gani Koci!
Ne vijim lexoni shkrimin per kete hajni te botuar ne portalin pashtriku, me 15 dhjetor 2010:
Në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 edhe …:
HAJNAT E PDK’së IA VJEDHIN VOTAT PDK’së!
Hajnat nuk kanë tjetër zanat përveç vjedhjes, dhe ata vjedhin në çdo kohë kur t’ju jepet rasti, por nuk ka ndodhur asnjëherë dhe askund në botë që ta vjedhin veteveten! E, për çudi më 12 dhjetor në Kosovë hajnat e Partisë Demokratike të Kosovës ia kanë vjedhur votat Partisë Demokratike të Kosovës!!!
Këtë hajni (të pashembullt në historinë e zgjedhjeve në botë), e kanë denoncuar publikisht dy kandidatët e PDK’së për deputetë:
– Murat Musliu dhe
– Gani Koci.
Të hënën e kaluar Murat Musliu, ka bërë një ankesë në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me anë të së cilës ka sipërfaqësuar shumë parregullsi, votim të imponuar dhe të dirigjuar. Ai është shprehur i gatshëm, të argumentojë edhe përmes xhirimeve filmike të gjitha parregullsitë që kanë ndodhur dhe emrat e atyre që janë përfshirë në manipulim – keqpërdorim të votës. “Jam i gatshëm të argumentojë përmes xhirimeve filmike, se komisionerët në vendvotimet
në Prekaz të Epërm,
Klinë të Epërme,
Makërmal,
Tushilë (me numër të vendvotimit: 2128b/2),
Rezallë (vendvotimi 2116b, 00-R, 2116/0,0,1-R),
Runik dhe Qubrel dhe
në qytetin e Skenderajt, votat e kandidatëve të PDK’së, nuk i kanë numëruar fare, por i kanë vënë në formularë, sipas një liste të imponuar nga persona të fuqishëm dhe zyrtarë të lartë të pushtetit lokal në Skenderaj dhe të PDK’së”, ka deklaruar Murat Musliu.
“Qëllimi i këtij organizimi, të udhëhequr nga nënkryetari, ka qenë në radhë të parë grumbullimi i votave për kandidatë të caktuar brenda listës së PDK’së, ku komisionarëve të secilit regjion iu është dhënë lista me emrat, të cilët duhet të votohen, si psh:
në Prekaz Xhevahire Izmaku,
në Polac Valbona Dibra,
në Runik një kandidat jashtë Skenderajt”, ka thënë Musliu.
Ai ka shprehur bindjen e tij se në Prekaz, atij i janë vjedhur votat, pasi që, siç deklaron, vetëm nga familjarët e tij ka mundur të marrë shumë më shumë vota, sesa ato që i kanë deklaruar publikisht zyrtarët e partisë së tij. “Në Prekaz unë kam vetëm 12 vota, kurse unë e di që atje vetëm nga familjarët e mi kam pasur më shumë, e lere më prej elektoratit që më kanë votuar”, ka theksuar Murat Musliu, dhe ka shtuar se „qëllimi tjetër i këtij organizimi ka qenë realizimi i marrëveshjes paraprake, e cila është bërë në mes të PDK’së dhe LDD, që kjo e fundit të merr 10 për qind të votave.“
Për të arritur kjo, organizatorët ua kanë hequr votat kandidatëve të caktuar të PDK’së, Murat Musliut, Gani Kocit, etj, për t’ia dhuruar ato vota LDD’së, për çka ka pasur probleme edhe me komisionerët dhe me vet LDD’në”, thuhet në ankesën e Murat Musliu, dorëzuar në KQZ. Ai ka shtuar, se nëse KQZ’ja shpreh interesim për emrat e personave të involvuar në këto parregullësi (lexo – hajni), nga të cilat, siç thotë ai, është dëmtuar rëndë, atëherë është i gatshëm që t’i përmend edhe ata.
Edhe Kandidati i dytë i PDK’së Gani Koci, i pakënaqur me procesin e votimit në zonën e tij të kandidimit për deputet, saktësisht duke pretenduar se i janë vjedhur votat nga vetë kandidatët e partisë së tij, ka bërë një ankesë në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që vepron në kuadër të KQZ’së. “Kam bërë ankesë kundër parregullsive që kanë ndodhur në Skenderaj në të gjitha vendvotimet për të mbrojtur votën time. Absolutisht”, ka thënë Gani Koci pa dhënë më shumë detaje, por ka paralajmëruar për ditën e sotme një konferencë për media.
Përveç Kocit dhe Musliut, ankesa për parregullsi të shumta për zgjedhjet në Skenderaj por edhe në Drenas, Malishevë, Zhur, Prizren, Deçan etj., kanë bërë edhe disa subjekte të tjera politike të cilat po shkojnë drejt mosnjohjes së rezultateve.
(Moderatori i www.pashtriku.org, 15. 12. 2010)
——————–
Shkrimin origjinal mund ta lexoni këtu:
Në zgjedhjet e 12 dhjetorit edhe …:
HAJNAT E PDK’së IA VJEDHIN VOTAT PDK’së!!!
https://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2010/dhjetor_10/pashtriku_pdk_vodhi_pdk_15.12.htm
***
GRABITJA E VOTAVE NË PDK, MË 6 TETOR 2019!
Ne vazhdim lexoni reagimin e plote te Blerim Latifit, te publikuar me 10 tetor 2019 ne rrjetin e tij social facebook:
“PDK- në nuk e ka mundur VETËVENDOSJA, e as LDK-ja! PDK-në e ka mundur PDK-ja: lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t’ia grabitur votat njëri tjetrit! Natyrisht, këtë luftë e kanë fituar ata që kanë pasur pare dhe kanë kontrolluar infrastrukturën dhe logjistikën e partisë, për qëllime të veta. I vetmi njeri aty që ka menduar për fatin e partisë ka qenë kryetari i saj. Ai ka qenë i vetmuar në luftën e tij për ta shpëtuar PDK-në. Përpjekjen e tij, Kadare do ta quante “Fushata e vetmisë së madhe”.
Kam hyrë në garë, sepse i kam besuar platformës së tij për vendin dhe partinë, platformë në të cilën kam punuar edhe vetë dhe e kam mbrojtur publikisht në debatet e fundit; dhe gjatë kohës kur unë e mbroja PDK-në në studiot televizive, njerëz të saj, në terren, bënin fushatë kundër meje.
Ky është një shëmbull tipik që tregon se në PDK interesat klanore janë mbi ato të partisë. Kështu unë e mësova praktikisht se kundështarët më primitivë nuk i kam në partitë tjera, por brenda PDK-së. Dhe, më e dhimbshmja ka qenë kur kam parë mjerimin politik në të cilin e kanë zhytur Drenicën, ku votat janë blerë me nga 5 deri në 10 euro, ose me metra drush për dimër, ose me lëmosha të tjera. Aty ku njerëzit shesin të drejtat e tyre politike, aty është i pakuptimtë çdo debat dhe çdo ide politike.
Aty është qesharake të mendosh dhe të sillesh sipas termave të politikës normale demokratike Në ambiente të tilla politike, idetë e mira janë të destinuara ta humbin betejën me paratë e pista, të marra nga korrupsioni e zhvatja e shtetit dhe me premtimet e rreme për t’i punësuar njerëzit në institucionet publike, në mënyrë të paligjshme. Kjo është një betejë e humbur, por Kosova ka me fitu luftën kundër bijve të saj të ligj, të cilët për pushtet janë në gjëndje të shkelin mbi çdo normë, mbi çdo vlerë, e madje edhe të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi.
Në fund dua t’i falenderoj nga zemra votuesit e mi në Skënderaj, të cilët e mposhtën frikën, thirrjet kërcënuese, propagandën e ndyrë kundër meje, presionin e pareve të ndyta, dhe më mbështetën. Ata janë njerëz të shpresës dhe unë kurrë nuk do t’i harroj. Ndërkaq, njerëzve të mirë të PDK-së ua uroj gjithë të mirat në jetën dhe familjet e tyre. Ata janë shumica dhe meritojnë të respektohen e të mbështeten.”
***
MASHTRIMI POLITIK TË ÇON TE RREBELIMI DHE RICIKLIMI NË PUSHTET! (VIDEO)
____________
PSE PUSHTETI ËSHTË NË SHËRBIM TË BANKËS?!
https://pashtriku.org/pse-pushteti-eshte-ne-sherbim-te-bankes/
HEU, KUR HAJNAT E PDK-SË VJEDHËN PDK-N N’BASTIONIN E TYRE NË DRENICË!
EU, HAJNI QË VJEDHË SHTËPINË E VETË, AI KURRË NUK MUNDET QË T’BEHËJ O
SHTËPI ME NDERË DHE VLERË TË LARTË SI MORALE O IDELALE AS NJERËZORE!
ËSHTË VËRTETUAR SE NGA XHUDA NE LINDKA DHE NA DILKA SOKOLI DHE NGA
SOKOLI NA LINDKA DHE NA DILKA XHUDA!! Q’KA TRADHTUAR JEZU KRISHTIN A,
JEZU KRISHTI A, NATËN E FUNDIT VETË JEZU KRISHTI PËR BASHKËPUNËTORË
QË UA KISHTE SHTRUAR DARKËN E FUNDIT O, DUKE U THËNË: SE UNË NUK JAM
UNTË; POR JU HANI KËTA MISH, SIKUR TA HANI MISHIM TIM TË TRUPIT-TURPIT!
GËRRYENI KËTA ASHTA, SIKUR T’I GËRRYENI ASHTAT E MIJ AH RRASHTA GERDI!
DHE, PINE KËTA VENË TË KUQE, SIKUR TA PINI GJAKUN TIM HË, SE DIKUSH NGA
JU, PO MË TRADHTON DHE, NESËR DO T’MË ARRESTOJNË DHE DO TË VARIN NË
LITAR! A, UNË E DIJ, CILI PREJ JUSH PO M’TRADHTON, DHE NESËR ASNJERI OH,
PREJ JUSH NUK GUXONI TË TREGONI SE, KENI QENË BASHKËPUNËTORË TË MI!”
KUR E VARËN JEZU KRISHTIN, AI FJALËT E FUNDIT DUKE I THENË: FALI TI O ZOT,
SE NUK PO DINË, AS NUK PO NDINË SE ÇKA JANË DUKE BERË A, DUKE NGRERË!”
PO EDHE KËTA HAJNA, QË LAVDËROHËN DUKE RRAHUR GJAKS O DUKE RREJTË
SE JANË VETË ADEM JASHARA; AH, ASNJERI NË MOMEMNTIN E KRYNGRITJES
TË HYERINGRITJES ORE, KRYERILINDJES, TË KRYELEGJENDËS OUUU TEK ADEM
KRYELEGJENDARIT; Q’RIGUFOI DHE TRIUMFOI ME FAMILJE, SI KNADILJE DRITË,
NË FUND TUNELIT, QË TUND BURGELIT OH, KUKULELËT ËH, STRUKU NGELËT AH
DUKE I RIZGJAUR DHE RITRIUMFUAR MBARË TROJET PELLAZGO ILIRO OH, TERË
SHQIPTARIE HEJ, VËLLAZRO RIHIRO FARE SHKRIPKA VËRRIE; N’TOKË QIELLI OJ
NËNË LOKË QE DIELLI; TË NA RREZOJË DHE PREZANTOJE, ANËMBANË, SHTATË
KONTINENTE, QË TRONDITË RENDE OR VENDE: PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI
TERË KOMBËTARE SHQIPTARE OR, NDËRKOMBËTARE, NJERËZORE BOTËRORE!!.
MANI USA