DROMCA FILOZOFIKE PËR NJERIUN, REALITETIN, RELIGJIONIN, SHPIRTIN, INJORANCËN …
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 17 Mars 2023
NJERIU I DIOGJENIT!
Një ditë Diogjenin (filozof i antikitetit) e panë me fener të ndezur në pikë të ditës dhe kalimtarët e pyetën se ç’kërkonte me fenerë kur duket çdo gjë (!), ai u përgjigjet:
– “Kërkoj të gjej një njeri”.
Duke u përgjigjur në këtë mënyrë, ai mendonte se pak njerëz e meritonin të quhen njeri!
Në këtë kontekst Diogjeni ka një mendim të vecantë për njerëzit!
Ai thotë: “Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s’më vështirohet më keq se njeriu”.
FILOZOFIA E DEMOKRITIT MBI REALITETIN …
Demokriti (460-370 p. e. s.), filozofi më i madh materialist i kohës së antikitetit dhe autor i shumë veprave filozofike, mendonte se çdo gjë që ekziston përbëhet prej thërmiave të imta (atomeve). Në këtë kontekst Demokriti ka nënvizuar: “Nxehtë dhe ftohtë janë opinione, atome dhe hapësirë është realiteti. Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe i domosdoshmërisë”.
Teoria atomike nga Demokriti 👇👇👇
RELIGJIONI I ARTUR SHOPENAUER’it!
Filozofi i shquar gjerman Artur Shopenauer (Arthur Schopenhauer, / 22 Shkurt 1788 – 21 Shtator 1860), lidhur me religjionin (fenë) ka thënë:
“Frytet e kristianizmit ishin luftërat fetare, masakrat, kryqëzatat, inkuizicioni, asgjësimi i vendasve të Amerikës dhe futja e skllevërve afrikanë në vend të tyre. S’ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t’i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t’ia imponosh atë para moshës 5 vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht me ton tejet solemn. Religjioni (Feja) është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë”!
PROVA E DIJETARIT HOXHË HASAN TAHSINI!
Plakja është proces i pandalshëm në trupin e njeriut, ndërsa shpirti është i paplakshëm, por ‘vdes’ me vdekjen /shuarjen/ e trupit të njeriut!
Këtë fakt e argumenton rilindasi ynë i shquar, Hoxhë Hasan Tahsini (1811 – 1881).
Ai kur ishte rektor i Universitetit të Stambollit, gjatë një leksioni, kur po zhvillonte temën mbi «ndarjen e shpirtit nga trupi pas vdekjes», u tha studentëve se këtë duhet ta pranojnë si dogmë, të detyruar nga feja, dhe jo në bazë të fakteve. Ky mendim i tij ngjalli reagim dhe disa studentë të nesërmen kërkuan që t’i argumentojë mendimet e veta.
Rektori pa u turbulluar mori një zog dhe një enë prej xhami, e futi zogun në enë dhe e mbylli atë me kapak. Pasi kaloi pak kohë zogu, për mungesë të ajrit, ngordhi.
– A jeni të bindur se zogu ngordhi, për mungesë të ajrit? – iu drejtua studentëve Hasan Tahsini.
– Po – iu përgjigjën studentët.
– Atëherë më thoni, a pa ndonjë prej jush të fluturojë gjësendi (shpirti) nga ena?
Studentët thanë – Jo – dhe shpërthyen në duartrokitje të fuqishme, por kjo për autoritetet dhe shehulislamin ishte një fyerje e madhe, prandaj menjëherë u vendos që të përjashtohej nga universiteti dhe të mbyllej në qelinë e shtatë të burgut të Stambollit.
BESIMI, ZOTI DHE INJORANCA!
Në debate të shumta ka mendime të ndryshme lidhur me besimin, zotin dhe injorancën e njeriut!
Ҫka mendojnë dijetarët?!
Teologu, eseisti dhe filozofi danez, Sören Kierkengaard (1813-1855) lidhur me besimin thotë: “besimi është një paradoks i madh, paradoks i cili vrasjen mund ta transformojë në akt të shenjtë të këndshëm për Zotin, paradoks që me kurrfarë mendimi s’mund të tejkalohet, sepse besimi fillon aty ku mendimi ndalet”!
Ndërsa teologu i njohur zviceran, Karl Barth (1886-1968) thotë: “çkado që të them për Zotin, ato janë vetëm fjalë të njeriut…”.
Ndërkaq filozofi i shquar holandez, Baruch Spinoza (1632-1677) thotë: “Sa më e madhe është padija jonë, aq më shumë ia mveshim Zotit ato që s’i dimë. Forca e besimit nuk ka lidhje me vërtetësinë. Derisa të ekzistojë injoranca, do të ekzistojë edhe devocioni ndaj bestytnisë”.
Spinoza 👇👇👇
SPINOZA DHE JAKOBI PËR ZOTIN!
Spinoza e pyeti Jakobin:
– Më thuaj Jakob, a beson se Zoti është i plotfuqishëm?
Jakobi pohoi me kokë.
– Se është i përsosur?
I plotësuar në vetvete?
– Sërish Jakobi tundi kokën në shenjë pohimi.
– Pra, e pranon se një qenie e përsosur dhe e plotësuar nuk ka nevoja, mangësi, dëshira, kërkesa. Nuk është kështu?
Jakobi u mendua, ngurroi, pastaj tundi kokën si me pahir.
– Pra, – vazhdoi Spinoza, – unë pohoj, që Zoti nuk ka dëshira lidhur me si, apo edhe me nëse, ne i thurim lavde. Pra, më lejo, Jakob, ta dua Zotin sipas mënyrës sime.
***
Fjalë të urta filozofike
________
INTELIGJENCA, BESIMI DHE SHKENCA MBI DYSHIMIN!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 1 dhjetor 2022
____________________
KRYEMINISTRI I DIALOGUT!
Nga Sheradin Berisha