Nga arkivi i LRSHJ-së (1982)
LIDHJA KOMUNISTE E RSSHJ-së ËSHTË PARTI KOMUNISTE MARKSISTE LENINISTE DHE PRIJËSE IDEORE E KLASËS PUNËTORE DHE POPULLIT SHQIPTAR NË RSFJ, SI PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së …
Shkruan: Abdullah Prapashtica, Ankara 14 qershor 1982
„Sa i përket organizimit të organizatave të brendshme të LRSHJ ajo qështje duhet realizuar, sapo të ndërtohet tërësisht LRSHJ dhe këtë nuk mundet ta pengoi askush sepse ai është vendim i pa tjetërsushëm i dokumentit të bashkimit të 17 shkurtit 1982. Kështu që edhe organizata komuniste (Partia Komuniste – shënim i redaksisë) edhe tjerat përcjellse (Organizata Sindikale e Punëtorëve, Organizata e Grave, Organizata e Rinisë, Organizata e Pionierëve… – shënim i redaksisë) do të organizohen. Sa i përket emnit të organizatës komunist, ma merr menja se nuk ka dilemë, sepse plotsisht është i përshtatshëm emni LK (Lidhja Komuniste – shënim i redaksisë) e Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ nga çdo aspekt e posaqërisht është në vi të LRSHJ. Këtu vetëm në definicionin e LK të RSSHJ mund të thuhet ”LK e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe roli i sajë është pris ideor i klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, është pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – shënim i redasksisë) dhe pjesë integrale e lëvizjes komuniste marksiste leniniste botrore”. Ky definicion vazhdon për dokumentet e LK të RSSHJ e jo të LRSHJ.“ – kështu i shkruan udhëheqësi i Partisë Komuniste të Kosovës (PKK-së), Abdullah Prapashtica në letër dërguar Sekretarit të „Komitetit – Vëllezërit Gërvalla“ për Europën Perëndimore, Osman Osmanit (Halimit).
Në vijim lexoni të plotë letrën e Abdullah Prapashticës:
***
Të analizohet Ankara, 14 qershor 1982
Të nderuar shokë dhe vëlla i dashtur Halim (Osman Osmani – shënim i redaksisë)
Nga letrat dhe materialet që kishin arrit këto ditët e fundit nga ju si dhe nga informatat e materialet që arritën nga Kosova dhe kahjet tjera të botës si dhe nga ”Venediku” pjesërisht u informuam për situatën dhe më gëzoi fakti se në çdo pikë të botës ku gjenden shqiptarët mbretëron atmosferë e denjë revolucionare dhe gadishmëri e plotë për tu vazhduar lufta. Po shifet qartë se gjaku, vuajtjet dhe i tërë mundi ynë që po derdhet, në vend se të na dobsojnë, po na forcojnë, e kur kjo e ka epiqendrën në zemrën e Kosovës – në bazën e luftës, është madhështi e cila neve luftarve të mërgimit na përtrin e na forcon që ti përballojmi kushteve të pamundura në mërgim, pa kulëm mbi kokë. Pa tokë të sigurtë nën këmbë, pa kushte elementare për jetë, larg vatrave të dashtunve tonë që i lamë pas dhe shumë nga nesh i mbyllëm. Në rrezik të përditshëm nga plumbat e armikut e pa pamundsi qfardo mbrojtje, larg atdheut, e po qëndrojm dhe do ti qëndrojm duke ju than të gjitha këtyre vujtjeve, smundjeve, skamjes e rrezikut gjithmonë JO. Luftë është kjo, e lufta është e tillë, e kërkon çmimin e vetë, kurse lumturija vjen pas ngadhnjimit të fitores – në liri. E liria ka kushtu dhe do të na kushton shtrenjët, në çka duhet të jemi të gatshëm gjithnjë.
Këto kushte janë të ngjashme kudo. Edhe te ju ishte ashtu. Pra ju informojm se edhe ne këtu nuk gjendemi mirë. Pos të gjitha tjerave që i përmenda më lart, po na ndjek edhe policija vendase e edhe policija e jugut (Jugosllavisë – shënim i redaksisë). Pas kërrcnimeve direkte që po na i dërgojn qe disa her, policija e jugut, si u informuam nga burimet e besueshme, për kokën time e kishin nda një fond të madh të hollash, kurse policija vendase (turke – shënim i redaksisë) na burgosi në prag të festës të majit, pas përcjelljes njëmuajshe. Në burg na mbajtën dy javë dhe të gjitha hetimet ishin me akuz për spiunazh ndaj vendit të tret – jugut (Jugosllavisë – shënim i redaksisë). Në mungesë të fakteve dhe në bazë të qëndrimit ton të paluhatshëm se në Turqi jemi përkohsisht na liruan, por me akuzë të hapur si terrorista potencial ndaj jugut dhe me hetime të hapura, duke na dhan një javë afat që ta lëshojmë këtë vend. Hetimet nuk ishin të lehta! Pasi dolëm nga burgu, shkuam për në Siri.
Në Siri kaluam një javë dhe pasi nuk kishim kah tja mbajmë u detyruam që prap të kthehemi këtu dhe të vazhdojmi të qëndrojmi nën kërrcnim që të burgosemi prap në çdo lëvizje të dyshmt. Pasi që nuk pranuam se kemi këtu shokë – që të mos krijojmë vështirësi tjera – edhe takimet tona janë vështirsu edhe ma shum. Në anën tjetër, gjendja ime shëndetsore po shkon kah keqsimi e në këtë më ”ndihmoi” edhe ”pushimi i shkurt dy javsh” (në burg – shënim i redaksisë).
Megjithatë, shpirtnisht jemi njësoj të freskët, moralin e kemi në nivel dhe po ju përballojmi këtyre vështirsive, me fuqi dhe po i kryejm punt që po mundemi.
Plakun (diplomatin shqiptar Bujar Hoxha – shënim i redaksisë) e informuam për të gjitha rregullisht si edhe për informatat që erdhën nga ju.
Deri më tash kam pregaditë një përmbledhje të tër të pikpamjeve teorike ku ka dokumente projektore organizative, ligjërata, artikuj etj. Mirpo ato u gjetën të bllokuara pas burgosjes ton përkohsisht.
Deri më tani i patëm katër vizita – për dy nga to ti Halim (Osman – shënim i redaksisë) je i informuar, kurse dy tjera të ma vonshme qenë informative nga ”N. G.” dhe u informuam për arrestimet dhe bllokimin e materialeve që i kërkuam nga arshivi. Prandaj, Halim, angazhou edhe ti që ato materiale të sillen te ju sepse janë të nevojshme!
Udhtimi ynë në Siri nuk kaloi pa rezultate, sepse atje i dërguam dhe i shpërndam ”Zërat”, bam disa vizita të shqiptarëve të rëndësishëm në Damask dhe i krijuam tri lidhje të cilat ma von do të na shërbejn për krijimin e punkteve ku shkojn materialet dhe ma tutje edhe të Degës të LRSSHJ për Lindje – shtete arabe.
Ky është një roport i shkurt i gjendjes dhe aktivitetit këtu, por jan kryer edhe punë të tjera për të cilat nuk po zgjati këtu si edhe kan ndodhë edhe gjana tjera për të cilat ma von do të informohemi gojarisht nga cilido nga ne këtu!
***
Tani deshiroj që ti shtroj pikpamjet e mija për disa qështje dhe ti ndriqoj disa kande të luftës politike – bile shkurtimisht.
Që në fillim ju lusë që kësaj teme ti hyni në mënyrë analitike sepse për shkak të mundsive të vogla që ka letra kjo temë do të përmban esencën që do të thot se mund të ketë cungime.
Sa e kuptova nga të gjitha informatat aktiviteti që po zhvillohet atje (në Gjerrmani – shënim i redaksisë) është mjaftë intenziv kurse organizimi akoma po çalon dhe pikrisht kjo ndikon që spontaniteti të jetë edhe më tutje dominant!
Pjesa organizative me aktivitetin duhet të ballansohet sa më parë në të gjitha degët sepse pikrisht entuziazmi dhe vrulli i paorganizuar na i ka sjell, po na sjell dhe do ti sjell dam qështjes!
Koncepcione e organizimit të udhëheqsis ua dërgova më parë dhe shpresoj se do të ndihmojn në ndarjen e detyrave që na e lehtson punën, dhe jam i mendimit se që nga organi ”Zëri”, ku duhet në ato principe të ndahen rubrikat të fillon kushtimi i kuadrove në detyrat e veta të cila ma von shëndrrohen në bërthama e grupe punuse të cilat specjalizohen për ato degë – organizata të LRSHJ, duke përcjell aktivitetin e partnerve opozitar në Jug. (Jugosllavi – shënim i redaksisë). Për këtë duhet të thuhet ma shum por nuk kam mundisi që këtu të zgjerohem. Shumë është me randsi që LRSHJ të ndërtohet mirë e pastaj të veprohet në organizimin e organizatave të brendshme. Prandaj të kryhet e para, kjo është me randsi. Në të gjitha dokumentet e LRSHJ, për arsye të njohura, duhet të mungoi terminologjia që na sjell kundërshtar dhe rrezik dhe mjafton që LRSHJ do të organizohet në organizata që i kan RS (Republikat Socialiste – shënim i redaksisë) në RSFJ (Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë – shënim i redaksisë). Kjo flet mjaft për këtë qështje në LRSHJ.
Sa i përket organizimit të organizatave të brendshme të LRSHJ ajo qështje duhet realizuar, sapo të ndërtohet tërësisht LRSHJ dhe këtë nuk mundet ta pengoi askush sepse ai është vendim i pa tjetërsushëm i dokumentit të bashkimit të 17 shkurtit 1982. Kështu që edhe organizata komuniste (Partia Komuniste – shënim i redaksisë) edhe tjerat përcjellse (Organizata Sindikale e Punëtorëve, Organizata e Grave, Organizata e Rinisë, Organizata e Pionierëve… – shënim i redaksisë) do të organizohen. Sa i përket emnit të organizatës komunist, ma merr menja se nuk ka dilemë, sepse plotsisht është i përshtatshëm emni LK (Lidhja Komuniste – shënim i redaksisë) e Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ nga çdo aspekt e posaqërisht është në vi të LRSHJ. Këtu vetëm në definicionin e LK të RSSHJ mund të thuhet ”LK e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe roli i sajë është pris ideor i klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, është pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – shënim i redasksisë) dhe pjesë integrale e lëvizjes komuniste marksiste leniniste botrore”. Ky definicion vazhdon për dokumentet e LK të RSSHJ e jo të LRSHJ. Megjithate në ballë të çdo dokumenti të çdo organizate duhet të qëndron titulli i LRSHJ e pastaj emri i organizatës përkatëse. Sa i përket vetë organizimit të këtyre organizatave ato organizohen nga përbërjet e ma parshme me tituj të njejt në tri drejtimet veç e veç (për shkaqe objektive), kurse kordinimin dhe udhëheqjen e tyre e bën Komiteti i Përgjithshëm (KP) i LRSHJ që do të thotë se Komiteti i Përgjithshëm i LRSHJ qëndron mbi Komitetet Qendrore (apo si emnohen) të këtyre organizatave. Konkretishtë, p.sh. nga Kryesia në tri drejtime shtrohet realizimi i këtij vendimi!
Pra tendencat që të mos respektohet ky vendim dhe LRSHJ të shëndrrohet në Lëvizje klasike të tipit të Lidhjes së Prizrenit, duhet hudhur, sepse LRSHJ nuk është lëvizje klasike patriotike por është lëvizje e cila përkrah pavarsis dhe barazis kombtare, për të cilat lufton, njëkohësisht zhvillon edhe luft klasore. Andaj kjo duhet të kutpohet nga të gjith, dhe nuk ka lëkundje nga ky vendim. Thjesht militantët e tri drejtimeve duhet në kohën që kërkon kjo punë ta realizojnë këtë detyr, e kjo vazhdon edhe për Komitetin Drejtues të KP (Komitetit të Përgjithshëm – shënim i redaksisë) të LRSHJ për Botën e Jashtme (KD i LRSHJ) edhe për brenda njësoj në kuadër të mundësive dhe kushteve tjera. Pra nuk ka ndamje në ”brenda e jashtë” në këtë drejtim, në drejtim të realizimit të vendimeve të marruna e që kanë randsi të madhe!
Edhe rregullimi i mardhanjeve në KP – KD të LRSHJ në baza të mira ka randsi të madhe. Për këtë ne ua dërguam propozimin e 14 qershorit 1982 (*) i cili zgjedh një varg qështjesh sepse nuk duhet të ndodh që dikush të mund ti ndryshon dhe të mos i realizon vendimet pa qenë ai vendim i shumicës, sikurse që nuk mundet dikush të flas në emën të tjerve apo tjua vesh tjerve gabimet eventuale. Njëkohsisht e eviton tentativën eventuale të dikujt që me arroganc arbitrare dhe dogmatizëm burokratik të imponon qëndrimin e vetë si akt të kryer apo që të fyen dhe të sjell konflikte të panevojshme. Kjo eliminon edhe imponimin e formacioneve të mëparshme mbi LRSHJ. Mirpo ky rregullim i mardhanjeve na venë përgjegjësi të madhe që me kujdes të veçant të analizojm çdo mendim sepse çdo analiz jo ndërgjegjse mundet që ta eliminoi mendimin ma të mir të një shoku dhe ma vonë të dali si ka than ai, prandaj analizë e thellë dhe pa keçkuptime, sepse ka persona që shiqojn gjithnjë nga kandi i zi. Pra çdo gjë duhet analizuar nga kandi i mirkuptimit dhe kështu ma leht dalin në shesh të mirat dhe negativet.
Sa i përket rregullimit funkcional – emrimi në poste të ndryshme është qështje që kërkon zgjedhje të shpejtë sepse ndahen detyrat dhe kemi mundsi që të ju kushtohemi. Kurse sa i përket ksaj qështje nuk ka brengosje pse ai u emnua këtu e tjetri atje sepse ato do të zhvillohen në mënyr rotacioni, kështu që çdo kujt do t’i ipet mundsia që të tregoi aftsit e veta. Pra duhet kuptuar edhe këtë se ska në LRSHJ detyr ma me pak e ma me shum rëndsi.
Në fund të kësaj nënteme dua që të them se çdo lloj polemike demokratike duhet mundësuar dhe potencuar sepse polemika është progresive, mirpo duhet ndaluar dhe hudhur çdo polemik e cila i ngjan grindjes apo akuzave e që zhvillohet me etiketime e fymje. Këto të fundit duhet ndaluar edhe kur dikush me të vërtet ka të drejtë e tjetri ka gabuar sepse ajo lloj sjellje shkon në dam të qështjes sepse then zemrat e shokve të cilët kan vu jetën në disponim të qështjes dhe të cilët jan njerzë të cilët edhe mund të gabojn pa qëllim të keq. Ndryshe është puna me provokatorë e tradhtar e ndryshe me ata që akuzohen pa baza vetëm e vetëm se dikush i lejon vehtes afekte të pa kontrolluara!
Qështje e emnimit të kryetarit, sekretarit, përgjegjësit politik dhe kryesuesit të organizatës komuniste, kryesuesit të org. (organizatës) sindikale, kryesuesit të org. Frontit demokratik, kryesuesit të org. rinisë, kryesuesit të org. të grave dhe kryesuesit për punë me org. e pionerve, nga përbërja e KD të LRSHJ edhe pse kjo duket qështje formale ka randsi për ndarjen e detyrave dhe kushtimit të çdo antari në njohjen e lamis së vetë që do të thot temel i mirë për LRSHJ, për fillim do të ju ishin kushtuar rubrikave shoqrore politike në këto drejtime në org. (organin – shënim i redaksisë) e LRSHJ ”Zërin” e ma vonë edhe do të thellojn punën në këto drejtime. Kjo është e realizueshme.
***
Tani dëshiroj të flasë diçka elementare rreth visë politike dhe visë strategjike të LRSHJ. Vija politike e LRSHJ edhe ma tutje mbetet LUFTA POLITIKE, në fuqi! Kjo do me than se strategjia politike mbetet lufta politike paqsore! Pra duhet kuptuar se qështja e revolucionit të armatosur edhe ma tutje është larg (relativisht). Por duhet ditur se kjo qështje nuk mvaret vetëm nga ne! Mirpo te ne mbetet që kushtet për këtë fazë të realizohen në tërsi, e ato akoma janë larg kërkesave e që duhet realizuar gjatë kësaj faze – luftës politike paqsore. Në këto kushte edhe anmikut po i përgjigjet që ne (LRSHJ) ta braktisim luftën politike dhe të kalojmë në aksione të armatosura. Por, këtyre provokimeve nuk duhet të ju përgjigjemi kur armikut i konvenon, e ati po i konvenon ky potez se tani akoma ka fuqi që të na luftoi. Andaj ne duhet akoma ta godasim me luft politike sepse këtu kemi kriju epërsi dhe në këtë mënyrë do ta dobsojmi për vdekje, e atëherë…! Në anën tjetër miqët gjithashtu nuk jan të gatshëm për këtë hap, sigurisht për këto arsye!
***
Tani për vinë politike nga aspekti i brendshëm! Edhe qështje e moskuptimit të visë politike se kërkesa për Republik duhet të jetë larg kërkesave tjera është për diskutim. Duhet kuptuar se LRSHJ nuk duhet përmend ”Venedikun” PPSH, shokun në ball të saj (shokun Enver – shënim I redaksisë) dhe përgjithësisht duhet patur kujdes që të mos përdoret terminologji për LKJ dhe RSFJ që i përgjithson dhe që për ta është ”armiqsore” sepse në këtë mënyrë i armatosim jugosllavt që të na akuzojn për nacionalizëm dhe irridentizëm. Me këso sjelljesh po i sjellim dam politik LRSHJ dhe PPSH! Këto gjëra duhet shpjeguar shokve, se nuk është në interes tonin që ta forcojmë armikun e të komprimitohemi! Patriotizmi dhe drejtësia parimore mbetet të përdoret atëher kur ti rrokim armët dhe kur ta braktisim luftën politike. Në luftë të armatosur do të hyjmi vetëm atëherë kur e dimi se do ta fitojmi luftën. Deri atëherë duhet diciplin! Ata të cilët nuk e respektojnë këtë vi ose jan të papjekur ose provokator!
__________________
SHTOJCË E PASHTRIKUT
Letra me dy propozime të Kamberit (Sabri Novosellës), Kushtrimit (Abdullah Prapashticës) dhe Qemajlit (Faton Topallit), dërguar nga Turqia (më 14 qershor 1982, atë ditë kur e ka shkruar Kushtrimi edhe letrën në adresë të Halimit) për “Kryesinë e KD të LRSHJ-së për Botën e Jashtme”!!!
(*) KRYESISË SË KD TË LRSHJ PËR BOTËN E JASHTME
PROPOZIM
Ky propozim i bërë nga Kamberi (Sabri Novosella), i përkrahur nga Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Qemajli (Faton Topalli) i dërgohet Kryesisë gjegjësisht KD për shqyrtim.
1. Propozohet që të gjitha propozimet dhe mendimet mbi propozimet e të nëntë anëtarëve të KD të LRSHJ (për Botën e Jashtme) të ipen me shkrim dhe kryesia në bazë të shumicës përkrahëse të mendimeve bien mendimin përfundimtar.
Duke pasë parasysh se vetëm Kryesia njifet mes veti (kjo duhet te vlejë edhe për ata që njifen në mes veti) Kryesia të merr përgjegjësi gjegjësisht ndërmjet të çdo anëtari të kryesisë të zhvillohet komunikimi me anëtarët tjerë të KD të LRSHJ, kur është fjala për propozimet dhe mendimet mbi to, respektivisht çdo propozim të dërgohet në kryesi si edhe propozime nga anëtarët e kryesisë të shumëzohet në 8 kopje dhe t’u dërgohet anëtarëve të KD të cilët japin përgjigjen – mendimin e tyre personal mbi propozimin, me shkrim dhe e dërgojnë në kryesi.
Pas arritjes të të gjitha (8) përgjegjeve-mendimeve me shkrim në lidhje me propozimin, propozimi aprovohet; nuk aprovohet ose aprovohet me ndryshime të caktuara në bazë të shumicës.
Të ndalohet shqyrtimi gjegjësisht prurja e vendimeve të ndonjë grupi jo formal nga ana e anëtarëve të KD.
2. Kryesia të marrë obligim mbi vete informimin e shpejt dhe racional të të gjithë anëtarëve të KD për informatat që vinë nga të gjitha drejtimet, dhe t’u bëhet me dije të gjithë anëtarëve të KD që çdo informatë te e cila vinë të njëjtat t’i përcjellin në kryesi dhe nga aty të njëjtat të dërgohen tek anëtarët tjerë të KD.
Të deleguarit në kryesi mbajnë komunikimin me bazën e cila i ka deleguar.
14 qershor 1982,
Kryetarët e KD të LRSHJ (PBJ=për Botën e Jashtme)
Kamberi (Sabri Novosella)
Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)
Qemajli (Faton Topalli)
P.S. Propozimi nën pikën dy është bërë nga ana e Kushtrimit dhe është aprovuar nga Kamberi dhe Qemajli.
________________
Shënim:
Këto propozime nuk janë realizuar asnjëherë, dhe si të tilla kanë mbetur vetëm në letër. Pse? Sepse në qershor 1982 në Botën e Jashtme nuk ka ekzituar Komiteti Drejtues i LRSHJ-së. Në fakt pas marrëveshjes së bashkimit në Turqi (më 17 shkurt 1982) të dy organizatave (LNÇKVSHJ – PKMLSHJ) në LRSHJ, më 22 shkurt nga Turqia për në Gjermani udhëtojnë dy përfaqësuesit e LRSHJ-së (Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani) dhe më 26 shkurt 1982 në Gjermani themelohet “Komiteti – Vëllezërit Gërvalla” (KVG) për Europën Perëndimore (Botën e Jashtme). KVG në muajt shkurt – qershor 1982 zhvillojnë një varg atkivitetesh: nxjerrin dy numra të organit “Zëri i Kosovës” (mars e qershor 1982), organizojnë tri demonstrata: më 3 prill në Bonn të Gjermanisë, më 24 prill në Vjenë të Austrisë dhe më 26 qershor në Bern të Zvicrës, etj. Më 15 maj 1982 në Biel – Bienne të Zvicrës u bë marrëveshja për bashkimin e OMLK-së në LRSHJ. Më 11 korrik 1982 u mbajt mbledja e fundit e KVG-së, ku anëtari i KVG-së Nuhi Sylejmani (Luani), nën ndikimin e anëtarit tjetër të KVG-së, Osman Osmani (Halimi), u larguan përfundimisht nga organizimi i përbashkët në LRSHJ! Zhvillimet e mëvonshme kanë bërë që krahu i LNÇKVSHJ-së bashkë me krahun e OMLK-së, më 15 janar 1983 të formojnë Qendrën Ekzekutive – QE, (nga masi 1984 Komitetin Qendror – KQ) të LR(S)SHJ-së, ndërsa krahu i PKMLSHJ (në krye me Abdullah Prapashticën), më 14 mars 1983 formojnë KD të LRSSHJ-së i kryesuar nga Luani (Nuhi Sylejmani), OS të BPK-së me organin “Punëtorët”, Partinë Komuniste të Kosovës (PKK) si prijëse ideore të Klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, dhe si pjesë përbërëse e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – LKJ-së) (siç shkruan në letrën e 14 qershorit 1982, udhëheqësi i PKK-së, Abdullah Prapashtica), etj…
Dëshmi arkivore nga arkivi i LRSHJ-së © Pashtriku.org
Përgatiti për botim editori: Sheradin Berisha, më 23 prill 2023