SPIRO BUTKA DHE RUZHDI SARAMATI, FALSIFIKATORËT E HISTORISË SË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999

SPIRO BUTKA DHE RUZHDI SARAMATI, FALSIFIKATORËT E HISTORISË SË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999

Nga Sheradin Berisha, Facebook 18. 06. 2023

“Ruaju nga dija e rreme, është shumë më e rrezikshme se injoranca” George Bernard Shaw (1856 – 1950)

E habitshme, tmerrësisht e çuditshme!

Në 24 vjetorin e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik, (maj – qershor 1999), Bislim Zyrapi, kryetari i Bordit të Shoqatës Operacioni “Shigjeta”, bashkë me falsifikatorët ekstrem të historisë së këtij operacioni: Spiro Butka, Ruzhdi Saramati dhe Shaban Musliu, duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe në Kompleksin Memorial të “Gjeneralit të Brigadës 128 me 4 batalionet imagjinare” në Gorozhup, Ruzhdi Saramati!

Më 26 maj 2023 Kryetari Bislim Zyrapi duke i pas në krahë këta manipulatorë, i ka lënduar për të mos thënë i ka fyer të gjithë eprorët dhe ushtarët e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta”!

Ai rrjedhimisht me Spiro Butkën në krah i ka nënçmuar: simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçin (për së vdekuri), dhe eprorët e operacionit “Shigjeta”: Dilaver Goxhajn, Musa Jasharin, Maliq Doçin, Nexhip Hajdarin, Rifat Sylejmanin, Bilall Sylën  Agim Sylejmanin, për të cilët në librin “Operacioni” Shigjeta” midis realitetit historik” ka thurur shpifje monstruoze!

Për më tepër Bislim Zyrapi me këtë rast e ka poshtëruar edhe vetveten, sepse Spiro Butka në librin e tij përmes falsifikimit të kreut dhe fundit të Planit të Operacionit Shigjeta (të përpiluar në gjysmën e dytë të prillit 1999 në malet e Jezercit), manipulimit dhe falsifikimit të disa urdhërave, analizave etj., me nënshkrim të Ministrit të Mbrojtjes Azem Syla dhe nënshkrim të falsifikuar të Bislim Zyrapit, ndërton një narracion të rrejshëm për historinë e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik (prill – qershor 1999)

Më 6 korrik 2022 Bislim Zyrapi në cilësinë e Kryetarit të Bordit “Operacioni Shigjeta” ka bërë një reagim, ndaj intervistës së Spiro Butkës dhënë në T7 si dhe ndaj librit të tij “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”.

Spiro Butka ne T7:

https://www.facebook.com/watch/?v=601094398092187

Në vijim ju ftojë të lexoni reagimin e plotë:

BORDI I OPERACIONIT “SHIGJETA”

Kryetari: gjeneral Bislim Zyrapi

REAGIM NDAJ INTERVISTËS SË DHËNË NË TV T7 NË EMISIONIN “FRONTAL” ME DATË 1 07 2022 ME TEMËN “ E VËRTETA E OPERACIONIT SHIGJETA” SIPAS KOLONELIT SPIRO BUTKA ZV.KOMANDANT I OPERACIONIT “SHIGJETA”

Të nderuar bashkëluftëtar dhe epror të Operacionit “Shigjeta” !

Bordi i Operacionit “Shigjeta”i formuar me date 19 Mars 2022 me kryetar gjeneralin: Bislim Zyrapi reagon ashpër kundër librit “E VËRTETA E OPERACIONIT SHIGJETA”  të kolonelit: Spiro Butka dhe intervistës së dhënë në TV T7, pasi dihet se çdo veprim i eprorëve apo i bashkëluftëtarëve kryhet në koordinim me Bordin dhe kryetarin e Bordit gjeneralin Bislim Zyrapin komandant i operacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri i kolonelit Butka dhe intervista e dhënë në televizionin T7 është kryer kokë në vehte pa e respektuar hierarkinë, komandën e operacionit “Shigjeta” dhe protogonistët tjerë kompetent. Në çdo ushtri të Botës respektohet hierarkia dhe vendimet merren nga lartë.

Për këtë ka një thënie nga Emerson ku thotë “ Disa njerëz nuk e kuptojnë se duke komentuar dhe gjykuar të tjerët, trathëtojnë karakterin e tyre”.

Po kthehemi tek libri ku vetë titulli i librit “E VËRTETA E OPERACIONIT SHIGJETA” tregon qartë se ky është vetëm mendimi personal i kolonelit Butka dhe jo i komandantit të operacioneve të UÇK-së gjeneralit Bislim Zyrapi.

Gjatë intervistës së dhënë televizionit T7 koloneli nga egoja e tij, për ta ngritur vehten e tij në piadestalin më të lartë anashkalon dhe nuk përmend fare gjeneralin :Kudusi Lame, kolonelin: Maliq Doqi, zëv.ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe z.Fatmir Limaj – Komandant Çelikun, kështu ai fletë vetëm në veten e pare. Çuditërisht ai nuk përmend idenë e operacionit, përgaditjet, organizimin, detyrat konkrete të njësive por edhe më pak për suksesin dhe dëshmorët e rënë gjatë operacionit.

Për habinë e të gjithëve ai atakon dy gjeneralët Musa Jasharin dhe Rifat Sylejmani sikurse edhe Sheradin Berishën.

Gjithashtu reagojmë ashpër ndaj etiketimeve, atakimeve dhe ofendimeve të bëra ndaj eprorëve të këtij operacioni në librin e tij të parë.

Në fund respekt kontributit tuaj të dhënë në luftën çlirimtare i nderuar kolonel Spiro Butka por apelojmë qe të ndërpritni veprimet e këtilla të cilat krijojnë përqarje dhe konfuzion në radhët e eprorëve dhe komandantëve të njësive të operacionit “Shigjeta”.

Me shumë respekt:

Gjeneral: Bislim Zyrapi

Ish shefi Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

(Burimi Facebook: Operacioni Shigjeta Krenaria e UÇK-së, më 6 korrik 2022)

***

Për më tepër Kryetari Bislim Zyrapi shumë herë në takime të ndryshme me eprorët e Operacionit “Shigjeta” dhe jo vetëm, ka deklaruar se do të bëjë padi penale kundër Spiro Butkës për falsifikimin e nënshkrimit të tij në disa dokumente të përpiluara pas luftës, të cilat i ka botuar në libër. Por, deri më sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur! Përkundrazi në 24 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në homazhe, ka qenë tërë kohën i shoqëruar me Spiro Butkën, Shaban Musliun dhe Ruzhdi Saramatin.

***

PROMOVIMI I LIBRIT TË SPIRO BUTKËS: “OPERACIONI ‘SHIGJETA’ MIDIS REALITETIT HISTORIK”, KU FALSIFIKOHET SKAJSHMËRISHT HISTORIA E KËTIJ OPERACIONI TË UÇK-së

https://fb.watch/lf1-oBMgzR/

***

MEMORIALI I “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI, NË GOROZHUP!

***

MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT PËR LUFTËN E UÇK-së NË GOROZHUP, MAJ – QERSHOR 1999

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222633706687758&id=1125324528

***

MË 31 MAJ 1999 NË FSHATIN POGAJ NGA GRANATIMET SERBE U VRANË – PA E KRISUR ASNJË PLUMB: SALI E GANI SARAMATI, SELVER MAÇKAJ, SHPEND BERISHA, BERAN GASHI … (FOTO + VIDEO DËSHMI)

***

FALSIFIKIMET E THËNIEVE TË GJENERALIT AMERIKAN, WESLEY CLARK NGA RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ NË PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999)

DISKUTIMI I TEMËS:

Bilall Syla

Të nderuar eprorë të Operacionit Shigjeta

Është ky një shkrim mjaft i guximshëm i z. Sheradin Berisha

Të gjithë ne eprorët e Operacionit Shigjeta jemi të vetëdijshëm për të etiketimet e ofendimet e kolonel Spiro Butkes si në librin e tij poashtu edhe në shkrimet të ndryshme të tij dhe në intervistën e fundit në TV T7, ku pa fije turpi merr nëpër gojë eprorët më të shquar të Operacionit Shigjeta duke filluar prej gjeneral Musa Jashari, gjeneral Rifat Sylejmani, Nexhip Hajdari , Agim Sylejmani, po në kohën e fundit edhe mua dhe Nexhmedin Kastrati n

Kjo është ajo metoda komuniste ” të gjithë ata që nuk janë të njëjtë me mendimin tim, jan tradhëtar, UDB-ash dhe Xhandar të Serbisë. Ky në librin e tij shkon edhe aq larg sa merr guximin ta quaj simbolin e rezistencës të kombit Adem Demaqin si tradhtar! I vetmi që reagoi për ketë është komandant Agim Mehani , askush tjetër.

Me 23 maj 2023 ishte në RTK Prime emisioni mbi Operacionin Shigjeta me komandant Nexhmedin Kastrati, shefi i shtabit Nexhip Hajdari, Bexhet B. Kuçi dhe unë. Aty në fund të emisionit e ceka të nevojshme që historia e Operacionit Shigjeta të shkruhet nga historianët e vërtetë e jo nga persona jokompetent të cilët merren ma shume me etiketime e ofendime sesa me realitetin e zhvillimit të Operacionit si Spiro Butka!

Ja tani një pjesë e reagimit të tij ndaj meje ku edhe njëherë e deshmon karakterin e tij intelektual dhe ushtarak:

“Shokët e luftës e paqes në Kosovë më kanë njoftuar për çka keni bërë ti e rreshterët e tjerë të FARK-ut. A nuk je ti Bilall Syla ai që ke shtyp ppopujt gjatë demostratave në luftë për liri e pavarsi? A nuk je ti kunati i UDB-ashit të afirmuar në gjithë Kosovën? Këto janë pak para disa problemeve të tjera që do dalin kur të gjëndet momenti i duhur, për ty e kpxodhët e tjerë farkistë të Tahir Zemës. Unë ndjek porosinë e popullit tim ” i duruar i fituari”. Sa për rreshterët Nexhmedin Kastrati e Nexhip Hajdari shumë shpejt do e marrin përgjigjen. Me injorantë si ata unë nuk nuk fshij menderjrn, për më tepër duke ditur se r çojnë ujin në mullirin e qoftë largut.

Të lashë vetë në gjumë, që të shihje realitetin në sy, por intriganti, mashtruesi e karrjeristi i sëmurë nga deliri i madhështisë, duke patur arsim të cunguar, nuk sheh më tej se hunda e vetë. Të qoftë rruga e mbarë për atje ku je nisur “

Edhepse e informova Bislim Zyrapi n, dhe eprorët tjerë për ketë ofendim, prap ky person u nderua dhe ju dha mundësia e nderi të vë kurora para lapidarit në Landovic dhe Gorozhup

Është koha për tu sqaruar këto gjëra se po na percjellin qe sa vite. Është koha ti themi të batdhës bardh e të zezës- zi. Ti mbrojmë shokët tanë nga etiketimet dhe ofendimet që bëhen nga manipulues dhe mashtrues.

***

Sheradin Berisha

SHPIFJET DHE AKUZAT MONSTRUOZE të Spiro Butkës ndaj eprorëve të Komandës së Operacionit “Shigjeta” të dislokuar në Cahan (maj – qershor 1999): Maliq Doci Musa Jasharit dhe Nexhip Hajdari – në faqet 149 – 150 të Librit të tij: “OPERACIONI ‘SHIGJETA’ MIDIS REALITETIT HISTORIK”!

***
Bilall Syla

Këtu është Ofendimi ndaj simbolit të rezistencës së kombit z. Adem Demaçi…

***

Sheradin Berisha

SHPIFJET DHE AKUZAT MONSTRUOZE të Spiro Butkës ndaj eprorëve të Komandës së Operacionit “Shigjeta” të dislokuar në Cahan (maj – qershor 1999): Musa Jasharit, Rifat Sylejmani dhe Maliq Doci, në faqet 222 – 223 të Librit të tij: “OPERACIONI ‘SHIGJETA’ MIDIS REALITETIT HISTORIK”!

Lexoni fillimisht faqen 222:

***

Sheradin Berisha

Në vazhdim lexoni faqen 223:

***

Bilall Syla

Me çfarë të drejtë e guxim e merrë nëpër gojë këtu kolonel Spiro Butka, gjeneralin Musa Jashari një ndër themeluesit e UÇKS-së dhe pjesmarrës i aksioneve të para guerile ndaj armikut serbosllavë!

Këtu shihet qartë edhe tendenca e tij për përçarjen e eprorëve të Operacionit „Shigjeta“…

***

Sheradin Berisha

Eprorë të Operacioni Shigjeta Bislim Zyrapi Maliq Doci Nexhmedin Kastrati Nexhip Hajdari Rifat Sylejmani Shaban Musliu Bexhet B. Kuçi Bilall Syla Selajdin Gashi Binak Gashi Gani Shehu akuzat dhe shpifjet monstruoze të Spiro Butkës ndaj gjeneralit Musa Jashari dhe jo vetëm, janë skajshmërisht të rënda dhe si të tilla janë të denueshme edhe me ligj!

***

NË PREKAZ, NË FORTESËN E PARË TË UÇK’së – TE KULLA E HAMIT JASHARIT!

Nga Sheradin Berisha

Prekazi i Poshtëm shtrihet rreth 2 km në lindje të Skënderajt. Është vendbanim i ndarë në lagje, i shtrirë në kodrina dhe lugina.

Para luftës kishte 220 shtëpi, me 1630 banorë shqiptarë. Gjatë luftës janë djegur e shkatërruar 178 shtëpi dhe objekte të shumta ekonomike, ndihmëse dhe të tjera.

Si shkohet deri në Prekaz?

Në kthesën e parë sapo e kalon Skënderajin, në krah të djathtë të rrrugës së asfaltuar, është i vendosur mbishkrimi “BAC U KRY”.

Ndërkaq në hyrje të fshatit Prekaz, përpara Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ndodhet Kulla Memoriale e familjes së madhe të Hamit Jasharit (e familjes së Gjeneral Musa Jasharit), e cila në Betejën e Lavdishme të 5 – 7 marsit 1998, ishte fortesa e parë e UÇK-së që u përballë me forcat pushtuese ushtarake – policore serbe!

Gjatë kësaj rezistence të fuqishme ranë dëshmorë 12 anëtarë të familjes së Hamit e Sala Jasharit, dhe 3 anëtarë të familjes Halili & Bazaj.

Në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë:

1. Hamit Jashari 1934 – 1998

2. Sala Sheremet Jashari 1943 – 1998

3. Sadik Hysen Jashari 1932 – 1998

4. Afije Hysen Jashari 1938 – 1998

5. Hamdi Sadik Jashari 1960 – 1998

6. Elfije Sadik Jashari 1963 – 1998

7. Fatime Sadik Jashari 1970 – 1998

8. Ramiz Sadik Jashari 1974 – 1998

9. Qerim Hus Jashari 1944 – 1998

10. Hajrije Zymer Jashari 1957 – 1998

11. Shahin Qerim Jashari 1973 – 1998

12. Ukshin Qerim Jashari 1976 – 1998

13. Isak Halili 1934 – 1998

14. Fatime Bazaj 1978 – 1998

15. Smail Bazaj 1980 – 1998

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!

***

Bilall Syla

Sheradin Berisha

Lavdi të përjetshme Dëshmorve të Kombit

Lavdi të rënëve për liri, të familjes së Gjeneral Musa Jasharit.

Kontributi i kësaj familje është një gurë i çmuar në altarin e lirisë

***

Dilaver Goxhaj

Bilall Syla, lutem, pyete këtë akuzuesin e Demaçit për tradhëti: “Kur u kanë liruar e përjashtuar nga ushtria dhe me çfarë motivacioni?”

***

Sheradin Berisha

Më 26 maj 2023 Kryetari Bislim Zyrapi duke i pas në krahë këta manipulatorë, i ka lënduar për të mos thënë i ka fyer të gjithë eprorët dhe ushtarët e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta”!

Ai rrjedhimisht duke pas në krah Spiro Butkën i ka nënçmuar: simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçin (për së vdekuri), dhe eprorët e operacionit “Shigjeta”: Dilaver Goxhajn, Musa Jasharin, Maliq Docin, Nexhip Hajdarin, Rifat Sylejmanin, Bilall Syla Agim Sylejmanin, për të cilët në librin “Operacioni” Shigjeta” midis realitetit historik” ka thurur shpifje monstruoze!

Për më tepër Bislim Zyrapi me këtë rast e ka poshtëruar edhe vetveten, sepse Spiro Butka në librin e tij përmes falsifikimit të kreut dhe fundit të Planit të Operacionit Shigjeta (të përpiluar në gjysmën e dytë të prillit 1999 në malet e Jezercit), manipulimit dhe falsifikimit të disa urdhërave, analizave etj., me nënshkrim të Ministrit të Mbrojtjes Azem Syla dhe nënshkrim të falsifikuar të Bislim Zyrapit, ndërton një narracion të rrejshëm për historinë e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik (prill – qershor 1999)

Më 6 korrik 2022 Bislim Zyrapi në cilësinë e Kryetarit të Bordit “Operacioni Shigjeta” ka bërë një reagim, ndaj intervistës së Spiro Butkës dhënë në T7 si dhe ndaj librit të tij “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”.

(…)

Për më tepër Kryetari Bislim Zyrapi shumë herë në takime të ndryshme me eprorët e Operacionit “Shigjeta” dhe jo vetëm, ka deklaruar se do të bëjë padi penale kundër Spiro Butkës për falsifikimin e nënshkrimit të tij në disa dokumente të përpiluara pas luftës, të cilat i ka botuar në libër. Por, deri më sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur! Përkundrazi më 26 maj, në 24 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në homazhe, ka qenë tërë kohën i shoqëruar me Spiro Butkën, Shaban Musliun dhe Ruzhdi Saramatin…

***

Agim Sylejmani

I nderuar Sheradin

Jemi duke jetuar në kohën e absurdeve, kur bashibozukë e falsifikatorë të historisë dhe ngjarjeve nga me të lavdishmet e para 24 viteve, siç ishte edhe “Operacioni Shigjeta” e famëmadhes UÇK, përpiqen edhe sot e kësaj dite të “ndryshojne” rrjedhat historike. E për ta realizuar këtë, ata fillimisht përpiqen të njollosin dhe etiketojnë bartësit e këtyre ngjarjeve, për t’i dhënë pastaj edhe grushtin e fundit gjithë rrjedhës së historisë.

E keqja në këtë mes është se kjo po bëhet para syve tanë, pikërisht nga “pjesëtarë” të këtyre ngjarjeve.

Kjo i ngjet të njejtit skenar sikur ai i themelimit të Gjykatës Speciale të Kosovës e me seli shumë larg nga Kosova, e cila u inicua dhe realizua nga pjësetarë dhe drejtues të luftës, gjykatë e cila nuk po mirret me individët që i mban padrejtësisht në burg, por për gjithë historinë lavdimadhe të UÇK-së, për ta paraqitur jo vetëm para opinionit ndërkombetar si “veprimtari e përbashkët kriminale”, por sidomos për opinionin e brendshëm.

Për shpifjet dhe denigrimet që bënë ky farë koloneli Butko, për të cilin kam dëgjuar se ka përvetësuar edhe nga fondet e AKSH-së, dokumente të cilat do t’i bëj publike sapo të m’i sjellin, (siç më kanë premtuar dy “bashkëpunëtorë” të tij të pasluftës, vitet 2004-2008), do ishte e udhës që bashkë me padinë nga komandant Bislim Zyrapi të bashkohemi të gjithë bartësit e këtij operacioni, i cili në fakt edhe e përfundoi luftën në qershor 1999.

Ty, Sheradin të përgëzoj për angazhimin tënd të çmueshëm për ndriçimin e kësaj pjese të lavdishme të historisë së UÇK-së famëmadhe. Këto që po bën ti do te bëhen pikë referuese për studiuesit e ardhshëm të historisë se luftës së lavdishme liriprurëse të UÇK-së!

***

Fazli Berisha

Të lumtë Sheradin

Turp për këta manipulues që mundohen të shtrembërojnë historinë.

***

Agim Mehani

Tentativat për ta ndryshuar historikun e luftës së lavdishmë të UÇK-së dhe njollosjes së Eprorëve të sajë janë bërë si kafja e mëngjesit,

Egoisti/lakmiqari nuk shef asgjë para veti përveç vetveten si i tërbuar dhe fare pa menduar shkruan atë që ka në kokën e vetë sipas dëshire. Po aqë manipulusë janë edhe individët që e ndihmuan promovimin e librit.

Më vie turp nga vetja se si arrita me parë që t‘i kam në shoqërim në fb.

Kaluan 24 vite nga përfundimi i luftës dhe 24 vite në liri duke tentuar ta ndryshojnë historikun e lavdishëm.

Opiononistë të ndryshëm, gazetarë, intelektualë të vet thirrur dhe këtë e bëjnë vetëm për lekë.

Gjak shqipëtari që flet shqip që mendon shqip nuk e bënë një gjë të tillë.

Hirarkinë komanduese të UÇK-së askush nuk mund ta ndryshojë po edhe ti shkruaj 100 libra.

Nder dhe respekt për gjithë ata që shkruajnë vetëm të vërtetën.

Nderë, respekt dhe përulje para çdo Eprori dhe Çlirimtari/e që dhanë maksimumin nga vetja për liri dhe e mbrojnë të drejtën pavarësisht që hasim në këlbësira

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura