SHERADIN BERISHA: MEMORIALI I “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI, NË GOROZHUP!

Pashtriku, 13 gusht 2020: Në Gorozhup të Hasit, tashmë është ndërtuar Kompleksi Memorial për Dëshmorët e Kombit! Çdo vit – më 31 maj, organizohen tubime përkujtimore. Organizatori i këtij manifestimi, Ruzhdi Saramati, i cili veten e prezenton si “gjeneral brigade”, gjatë përkujtimit të dëshmorëve, Operacionin luftarak të UÒªK-së “Shigjeta” në Pashtrik, e redukton në histori të “brigadës 128”, me moton “Epopeja e Gorozhupit, Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak – sulmues “Shigjeta” në Pashtrik”!
Në këtë kuadër ky “gjeneral”, përveç falsifikimit të ngjarjeve të shkruar në pllakën përkujtimore (prapa ballores) dhe manipulimit me “vijat frontale për 4 batalionet e brigadës 128”, të cila gjatë Operacionit “Shigjeta” nuk kanë ekzistuar (kanë ekzistuar TF’a), ai manipulon edhe me historinë e 15 dëshmorëve që ranë në fushëbetejat e pashtrikut, gjatë këtij operacioni, në maj – qershor 1999. Dhe këtë manipulim e ka përjetësuar me portretet e dëshmorëve në pllakën ballore të Memorialit!
Gjithashtu “gjenerali” ka manipuluar edhe me organogramin e strukturës komanduese të “4 batalioneve dhe të njësive të tjera (të shpikura pas luftës) të kësaj brigade”!
Në gusht 2016, e kam vizituar vendndërtimin e Kompleksit Memorial në Gorozhup, dhe me këtë rast kam bërë disa fotografi dhe një shënim të shkurtë!
Në vijim lexoni nga arkivi i FB, 6 gusht 2016:
NË GOROZHUP
Më 5 gusht 2016, isha në Gorozhup (rrëzë Pashtrikut) ku po ndërtohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të UÇK’së, të cilët ranë në fushëbeteja, gjatë Operacionit “SHIGJETA’ në Pashtrik (26 maj – 10 qershor 1999).
***
Meqë bëhet fjalë për një projekt të shumë kushtueshëm (150 mijë Euro), me këtë rast i bëj thirrje ideatorit, projektuesit dhe investitorit të këtij kompleksi madhorë (komunës së Prizrenit), që, gjatë procesit të finalizimit të konsultohen me të gjitha strukturat komanduese të luftës:
– SHP të UÇK-së;
– Shtabin e Operacionit “Shigjeta”,
– komandantët e 3 Drejtimeve Taktike (DT); dhe – komandantët e Forcave për Veprime të Veçanta – Task Force (TF’ve); në mënyrë që në këtë Memorial të përfshihen të gjithë luftëtarët e UÇK-së që ranë dëshmorë, gjatë këtij operacioni mësymës në PASHTRIK.
Gurëthemeli për ngritjen e këtij Kompleksi Memorial u vu më 31 maj 2015!
Shëndet e gëzime! /sh.b/

***
Përkundër kësaj thirrjeje, ideatori i këtij Kompleksi, Ruzhdi Saramati nuk konsultohet me asnjë instancë të strukturave të lartëpërmendura komanduese të UÇK-së, dhe në këtë “kompleks memorial” skalitë emra të dëshmorëve që s’kanë rënë në luftën e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik! Për çudi në kompleks mungojnë emrat e 4 dëshmorëve që ranë në maje të Pashtrikut, në Drejtimin Taktik nr.2 (DT2) të Operacionit “Shigjeta”!
Në DT2, kanë rënë dëshmorë:
1. Florim Rrahman Rushiti, 02.04.1979 – 26.05.1999 nga Kapiti i Medvegjës;
2. Avdi Ibrahim Xhaqku, 10.01.1971- 01.06.1999 nga Hogoshti i Dardanës (ish-Kamenicës);
3. Bedri Habib Gashi, 28.08.1967 – 04.06.1999 nga Orllati i Drenasit;
4. Lulzim Hashim Llugiqi, 05.01.1973 – 05.06.1999 nga Dobraja e Lipjanit.
________________
“BRIGADA 128 E 4 BATALIONEVE” TË “GJENERAL BRIGADE” RUZHDI SARAMATI DHE MANIPULIMI ME NUMRIN E USHTARËVE TË KËSAJ “BRIGADE”!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10213902322168602&id=1125324528
***
MANIPULIMI I “GJENERAL” RUZHDI SARAMATIT ME LUFTËN E UÒªK-së NË OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999)
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10213874829761309&id=1125324528
***
Në 20 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”
FALSIFIKIMI I FAKTEVE NGA “GJENERAL BRIGADE” RUZHDI SARAMATI ME “KATËR BATALIONET E BRIGADËS 128” PËR LUFTËN E UÒªK-së, GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’ NË PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999)
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10214026088702688&id=1125324528

============================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura