MIRËNJOHJET E GJENERAL BUNKERIT! DËSHMI ARKIVORE PËR KOMANDANTIN E FORCËS TF-3, RUZHDI SARAMATI!

„Brigada 128 me 4 batalione imagjinare“ në krye me „gjeneralin“ Ruzhdi Saramati, nën llupën e dëshmive arkivore!

MIRËNJOHJET E GJENERAL BUNKERIT! DËSHMI ARKIVORE PËR KOMANDANTIN E FORCËS TF-3, RUZHDI SARAMATI!

Nga Sheradin Berisha, facebook 12 qershor 2023

1. Gorozhup, më 31 maj 2023 – Ramize Sinanaj Shala: “në shenjë falenderimi Komandanti i Brigadës 128, Gjenerali Ruzhdi Saramati do të nderojë me nga një mirënjohje post mortum familjet e veteranëve për kontributin e dhënë.”

2. Pogaj, më 21 dhjetor 2017 – Bedri Hoxhaj:

Në ngjarjen e 31 majit 1999 në fshatin Pogaj “nga komanda përveç Elmisë edhe dy komandantëve të Kompanive (Shpend Berisha dhe Agron Llausha) që kanë qenë aty, tjerë në atë vend në pozicionin ku ne jemi vendos nuk ka pas. Unë kam pyt ku ndodhet komandanti, e di dikush më ka thanë a këtu parti, gjindet në një bunker aty afër. Ruzhdiu vetë ka qenë diku me sa kam dëgju, por nuk e kam pa aty, fizikisht aty afër nuk ka qenë.”

(Shikoni videoinçizimin)

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10222607823680699/1252488135456781

***

Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetesh në fakte dhe në dokumente të shkruara arkivore, e jo në fantazinë dhe në dëshirën e njerëzve.

Prandaj me të drejtë historiani dhe filozofi i periudhës antike, Ciceroni (106 – 43 p.e.s) thotë: “Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”. Ciceroni (106 – 43 p.e.s)

DY MANIFESTIME PËR OPERACIONIN “SHIGJETA”

Sivjet me rastin e 24 vjetorit të Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999), u mbajtën dy manifestime përkujtimore. Manifestimi i parë u mbajt më 26 maj në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren, nën organizimin e Bordit të Shoqatës së Operacioni Shigjeta me kryetar Bislim Zyrapin. Ndërsa manifestimi i dytë u mbajt më 31 maj në hapësirën e Kompleksit Memorial në Gorozhup, të organizuar nga “koloneli i brigadës 128”, Ruzhdi Saramati, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Derisa në manifestimin e parë, Kryetari i Bordit të Shoqatës – Operacioni “Shigjeta”, z. Bislim Zyrapi iu dha mirënjohje eprorëve të ushtrisë shqiptare, “për kontributin e dhënë në përgatitjen e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” në qendrat stërvitore: në Kalimash, Helshan, Burrel, Feken etj., dhe jo vetëm, në manifestimin e dytë, “komandanti i brigadës 128 me 4 batalione imagjinare”, koloneli Ruzhdi Saramati, për “luftëtaret femra” shpërndau mirënjohje (në sfondin e saj me fotografinë e Shote Galicës), “për kontributin e dhënë në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut dhe bashkimin kombëtar”.

Në këtë tubim Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në drejtoritë komunale të Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala, (e cila gjatë Operacionit “Shigjeta”, më 31 maj 1999 hyri në fshatin Pogaj si pjesëtare e grupit të vajzave për “ndihmë të shpejtë” në kuadër të Forcës së Destinuar për Veprime të Veçanta (FDVV) TF-3, saktësisht të Kompanisë së dytë të këmbësorisë me K-dant Agron Llausha), me rastin e ndarjes së mirënjohjeve, pasi foli për rolin e rëndësishëm të nënave dhe vajzave pjesëmarrëse në radhët e UÇK-së, në fund tha:

“Sot në 24 vjetorin e këtij manifestimi kam nderin dhe kënaqësinë që t’i faleminderoj dhe t’i ndajë mirënjohje për kontributin e dhënë  veteraneve të UÇK-së. Po ashtu në shenjë falenderimi Komandanti i Brigadës 128, Gjenerali Ruzhdi Saramati do të nderojë me nga një mirënjohje post mortum familjet e veteranëve për kontributin e dhënë.”

***

Sa luftëtare u nderuan me mirënjohje më 31 maj 2023?

LISTA E LUFTËTAREVE TË BRIGADËS 128-S QË U NDERUAN ME “MIRËNJOHJE TRIMËRIE” NGA “GJENERALI I BRIGADËS” RUZHDI SARAMATI!

Më 28 prill 2023, “Gjenerali i brigadës 128”, Ruzhdi Saramati përmes një njoftimi në rrjetin e tij facebook ka listuar 36 luftëtare, të cilat në manifestimin e 31 majit, i nderoj me mirënjohje:

Ai në njoftim shkruan:

“Ruzhdi Saramati

Te nderuara Luftetare te brigades 128-S të UÇK-së. Kete radhë ish shtabi i brigades ka marrë vendim, që t’i nderoj me mirënjohje trimerie te gjitha luftetaret femra, qe kane qene te rreshtuara ne rreshtat e brigades tonë.

Do te nderohen te gjitha, si me poshte:

1.Emina H.kolukaj.

2.Emine R.Krasniqi.

3.Fatmire S. Dedari.

4.Fazile H. Hyseni.

5.Flurie S.Vitija

6.Flurie Xh.Sallahu.

7.Flurie S.Vitia

8.Hikmete A. Shala

9.Jasmina B.Krasniqi.

10.Jetmire N.Sinanaj

11.Kimete B.drenagllava.

12.Linda  muriqi

13.Luljeta R.dernjani

14.Mevlyde F.mehmeti

15.Makfire H.Gerdellaj.

16.Minire F.Berisha

17.Naime R. Grainca

18.Nexhmie J.hajdari.

19.Ramize Xh. Sinanaj.

20.Rrushe N.Gashi.

21.Rukie R. Kurti

22.shahindere A.Selmani.

23.Shkurte Sh.miftari.

24.baftie sh. Gutaj

25.Axhere A.Bashota

26.Ajshe S. Hoxha.

27.Syhana A.Jashari

28.Valbona I.Deliaj.

29.Xhyle kastrati

30.Fatime Badallaj.

31.Antigona S.Gashi

32.Bafte M.Rashkaj

33.Tefide badallaj.

34.Hana I. Rashkaj

35.Hysnie Z.Dina.

36.Nerxhivane A.Ibrahimi.

Ju njoftojm të gjithave qe keni marr pjesë në kuader te brigades 128 S., te vini me daten 31 maj ne perkujtimin e 24 vjetorit te renjes dëshmorë te bashkëluftetareve tanë, qe t’i pranoni mirënjohjet tuaja. Ato i keni merituar me kontributin tuaj duke mos e kursyer as jeten tuaj te re per t’i sjellë Atdheut Lirinë e shumpritur!

Me nderime,

Komanda e Brigades 128/S.

KOM, kol. Ruzhdi Saramati.

Lavdi te gjithë Deshmorëve te të gjitha luftrave të kombit tonë”.

(Lexoni në foto faksimilin e këtij njoftimi)

***

SA LUFTËTARE KISHTE – FDVV TF-3 NË FSHATIN POGAJ, PËR TË CILËN “GJENERALI” RUZHDI SARAMATI THOTË SE ISHTE “BRIGADË 128-S ME 4 BATALIONE”?!

Sipas dëshmive arkivore – listave të shkruara, (pak ditë para fillimit të Operacionit “Shigjeta”, në Qendrën Stërvitore të Kalimashit nga ushtarja Jasmina Krasniqi) nën kujdesin e eprorëve Agron Axhami dhe Elmi Bytyçi, Forca e Destinuar për Veprime të Veçanta (FDVV) TF-3, me K-dant Ruzhdi Saramati, kishte tri Njësi të Infermiereve apo të ndihmës së shpejtë:

1. KOMPANIA E PARË E KËMBËSORISË

Me K-dant, Shpend Berisha

INFERMIERE:

1. SHAINDERE SELMANI

2. FATMIRE DEDARI

3. EMINE KOLUKAJ

4. LULJETA DERNJANI

5. FAZILE HYSENI

6. VALBONA DELIA

***

KOMPANIA E DYTË E KËMBËSORISË

Me K-dant Agron Llausha

Ndihma e shpejtë:

1. BAFTIJE GUTAJ

2. RRUSHADIE GASHI

3. RAMIZE SINANAJ

4. MAKFIRE GËRDELLAJ

5. ANTIGONA GASHI

***

BATERIA E ARTILERISË

Me K-ndant: Sali Saramati

NDIHMA E SHPEJTË:

1. JETMIRE SINANAJ

2. NEXHMIJE HAJDARI

3. MERRUSHE KRASNIQI

4. MEVLYDE BAJRAMI

5. FLURIJE SALLAHU

(Lexoni në foto këto tri listat të shkëputur nga dëshmitë arkivore në dosjen e Operacionit “Shigjeta”)

***

FATMIRE DEDARI: RUZHDI THUAJE TË VËRTETËN, SE NË FRONTIN E LUFTËS I KISHE VETËM 46 USHTARË!

Veteranja e UÇK-së Fatmira Dedari, (e cila më 31 maj 1999 ka hyrë në fshatin Pogaj si Teknike medicinale – infermiere në kuadër të Kompanisë së parë të Këmbësorisë – FDVV TF-3 me K-dant, Shpend Berisha), gjatë një diskutimi në facebook ajo i drejtohet “gjeneralit” Ruzhdi Saramati me këto fjalë:

“Fatmira Dedari

Ruzhdi deli thuaj të vërtetën se në frontin e luftës i kishe vetëm 46 ushtarë të vërtetë e ata janë të izoluar, pa shenja jete, ju cenohet e drejta, se ti skujdesesh për këta ushtar të frontit të luftës.”

***

FATMIRA DEDARI: SHOQE, SHUMË BURRA (BURRECA) E LËSHUAN FRONTIN E NE MBETËM NË FRONT 46 USHTARË…

Ndërkaq në një reagim tjetër Fatmira Dedari ndaj bashkëluftëtares Ramize Sinanaj Shala (lidhur me numrin e ushtarëve dhe ngjarjen e zhvilluar më 31 maj 1999 në fshatin Pogaj ku nga granatimet e artilerisë serbe u vranë pesë ushtarë e shumë të tjerë u plagosën) shkruan:

“Fatmira Dedari

Na vjen keq shoqe për këtë gjest të shëmtuar, po ne duhet të dëshmojmë se në frontin e luftës (në fshatin Pogaj) përveç që shkuam për qëllim çlirimin e Kosovës, po ne nuk u dorzuam as në front, ku shumë burra (burreca) e lëshuan frontin e ne mbetëm në front 46 ushtarë. Nuk u dorzuam, i ndihmuam të plagosurit atëherë kur duhej të kishte profesionalistë të fushës së mjekësisë, ku në front u plagos i vetmi mjek që kishim dr. Ilir Rakaj ku tash është invalid veteran. Ku ishim pak Teknik medicinal 3 dhe më vjen shumë turp për ata burra që në vijën e frontit ikshin e nuk i ndihmoshin shokut që plagoseshin a ranë dëshmorë. Më vjen shumë keq për familjarët e invalidëve të luftës, dëshmorëve të luftës, që sot ti dëgjojnë këto fjalë nga ne, pas 20 vitesh që fëmitë e tyre kanë vdekur prej një gjakderdhje dhe për transportin e tyre dhe mungesën e mjekëve. Por ne jemi krenar që su dorzuam …

(Lexoni në foto dy reagimet (faksimile) të veteranes së UÇK-së, Fatmira Dedari)

***

MANIPULIMET E “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI ME LISTA TË “BRIGADËS 128 ME 4 BATALIONE IMAGJINARE”

Sipas dëshmive arkivore të operacionit “Shigjeta”, më 25 maj 1999 – Ruzhdi Saramati në Selinë e Komandës së këtij Operacioni në Cahan ka deklaruar se ka 330 ushtarë, dhe se njësia e tij ishte caktuar si, Forcë e Destinuar për Veprime të Veçanta, TF-3.

Ndërkaq pas luftës, Komanda e TF’3-shit, gjegjësisht komandanti Ruzhdi Saramati për ta arritur numrin e ushtarëve të një Brigade që emërtohet si “Brigada128” sipas numrit rendor të brigadave në Zonën e dytë Operative të Pashtrikut (ZOP) formulon disa lista të fryra të kësaj brigade, duke i cilësuar si dëshmi të shkruara gjatë luftës!

– Në një listë të përpiluar pas luftës figurojnë 1134 ushtarë dhe eprorë të “Brigadës 128 me katër batalione imagjinare”.

– Në një listë të dytë me siglën e “Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” i miratuar, vulosur e nënshkruar nga Komandanti i Brigadës 28/128, Kolonel Ruzhdi Saramati, ka 1495 ushtarë.

– Në një raport të “Brigadës 128 – Sulmuese” prej 6 faqesh të nënshkruar nga “gjeneral brigade” Ruzhdi Saramati (ku evidentohen llojet dhe numri i armatimit dhe kalibrat e tyre), thuhet se “Brigada 128 – S” ka 1717 veteranë, invalid, pejëtarë e dëshmorë – me armë të kalibrave të ndryshëm, dhe është e organizuar në, 4 batalione, 12 kompani, 36 togje, 108 skuadra etj.

Për më tepër në një shkrim autorial të “gjeneralit” Ruzhdi Saramati me titull: “Si e njoha Selverin”, i botuar në librin: “Monografi – Selver Bajram Maçkaj – Dëshmor i Kombit” me autore Xhyhere Vezaj Maçkaj, në faqen 105 shkruan: “Më 25 maj të vitit 1999, tani më ishim të pëgatitur për tu nisur me 4 batalione (të brigadës 128) e dy njësi (Njësia diverzanto – vëzhguese dhe Bateria e Artilerisë) që numronin rreth 2000 luftëtarë…”

….

(Shikoni e lexoni në foto pjesët kryesore të këtyre listave të manipuluara nga Ruzhdi Saramati)

***

DËSHMI ARKIVORE QË FAKTOJNË SE “GJENERALI” RUZHDI SARAMATI GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” MAJ- QERSHOR 1999, NË DT-3 GOROZHUP, ME VENDQËNDRIM NË FSHATIN POGAJ, ISHTE K-DANT I FORCËS TF-3, E JO K-DANT I “BRIGADËS 128 ME 4 BATALIONE IMAGJINARE”!

….

(Shikoni e lexoni në foto disa dëshmi arkivore (ka edhe të tjera), që faktojnë se Ruzhdi Saramati ishte K-dant i Forcës TF-3, gjatë Operacionit “Shigjeta”)

DEMASKIMI I “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI NGA DËSHMIA E K-DANTIT TË TOGUT, BEDRI HOXHAJ

Më 21 dhjetor 2017, me interesimin e familjes së dëshmorit Selver Maçkaj, bashkë me ish eprorin e TF’3, Bedri Hoxhaj (bashkëluftëtar i dëshmorit Selver Maçkaj) dhe Florentin, djalin e dëshmorit Selver Maçkaj, vizituam vendin (në një lagje të fshatit POGAJ) ku kishte rënë Selveri bashkë me katër bashkluftëtarët e tij: Sali e Gani Saramatin, Shpend Berishën dhe  Beran Gashin.

Bedri Hoxhaj, ishte komandant i Togut të III, të kompanisë së II, me K-dant, Agron Llausha, në Forcën e Destinuar për Veprime të Veçanta TF-3, me K-dant Ruzhdi Saramatin (për të cilën “gjeneral” Ruzhdiu parreshtur ka shkruar e folur se ishte “Brigadë 128 me katër batalione”, që “luftuan” në vijën e frontit nga Drini i Bardhë deri në Qafë Prush…)

Gjatë kësaj vizite në fshatin Pogaj kam zhvilluar një intervistë me veteranin e UÇK-së, Bedri Hoxhaj, i cili me këtë rast ka rrëfyer gjerësisht në vendin ku u zhvillua ngjarja e 31 majit 1999, pa e krisur asnjë plumb, për shkak të granatimeve të parreshtura nga artileria serbe.

Ai i kujtoi me saktësi vendet ku ranë dëshmorë, Selveri, Shpendi, Saliu, Ganiu dhe Berani si dhe ku u plagos Elmi Bytyçi dhe Dr.Ilir Rakaj. Kjo ngjarje e përgjakshme u zhvillua në mesin e shtëpive të fshatit Pogaj, në pjesën fundore të bregut ku ishte antena.

Me këtë intervistë Bedri Hoxhaj ka demaskuar plotësisht manipulimet e përvitshme (pas luftës) të “gjeneralt” Ruzhdi Saramati, për “betejën” e përgjakshme të 31 majit 1999!

Me dijen e Bedri Hoxhaj, kjo intervistë u inçizua nga Florent Maçkaj.

Personalisht deri më 21 dhjetor 2017, kur e vizitova për herë të parë fshatin Pogaj, aty ku ranë pesë (5) dëshmorët, nuk e kam ditur se kanë dhënë jetën në një lagje të këtij fshati! Këtë fakt nuk e dinin as familjet e dëshmorëve dhe jo vetëm…

Ashtu sikurse familjet e dëshmorëve…, duke u bazuar në shkrimet dhe fjalimet e rrejshme e manipuluese të “gjeneralt” Ruzhdi Saramati kam besuar se pesë dëshmorët kanë rënë në vijën e parë të luftës në Gorozhup (përballë karaullës serbe…) ku luftonin njësitë e TF-2 me K-dant Fazli Berisha, e jo në fshatin Pogaj, i cili shtrihet rreth 1.5  – 2 km larg vijës së luftimeve!

(Shikoni e lexoni vendrënjen e pesë dëshmorëve më 31 maj 1999, në fshatin Pogaj)

______

Dëshmi: Në vijim shikoni intervistën e zhvilluar më 21 dhjetor 2017, në fshatin Pogaj, saktësisht në vendin ku u zhvillua ngjarja e 31 majit 1999.

Bedri Hoxhaj: Kujtime historike për dëshmorin, Selver Maçkaj, Pogaj – Gorozhup:

***

BEDRI HOXHAJ: “KAM PYT KU NDODHET KOMANDANTI? DIKUSH MË KA THËNË SE RUZHDIU GJINDET NË NJË BUNKER! NUK E KAM PA ATY, FIZIKISHT ATY AFËR NUK KA QENË”!

Më 21 dhjetor 2017 pas kryerjes së bisedës në vendrënien e pesë dëshmorëve në fshatin Pogaj, në dalje të fshatit me Bedri Hoxhajn, zhvillova bisedën e fundit. Me këtë rast Bedriu mbi të gjitha tregon se ku ishte strehuar K-danti Ruzhdi Saramati, më 31 maj 1999.

Ai kujton se, gjatë kohës kur në fshatin POGAJ mbi 200 ushtarë në krye me eprorët: Elmi Bytyçi, Shpend Berisha, Agron Llausha etj., po përballeshin me breshëritë e granatimeve të artilerisë serbe, K-dant Ruzhdi Saramati ishte strehuar në një bunker …

Në pyetjen time: “Bedri edhe një herë, më 31 maj (1999) ndodhi ajo çfarë ndodhi, ne e përshkruam gjerësisht. Elmiu (Bytyçi) ka qenë aty i plagosur, ka qenë pjesë e shtabit, a ka pas edhe anëtarë tjerë të shtabit në atë moment aty ku keni qenë ju?

Bedri Hoxhaj përgjigjet si vijon: “Nga komanda përveç Elmisë edhe dy komandantëve të Kompanive (Shpend Berisha dhe Agron Llausha) që kanë qenë aty, tjerë në atë vend në pozicionin ku ne jemi vendos nuk ka pas. Unë kam pyt ku ndodhet komandanti, e di dikush më ka thanë a këtu parti, gjindet në një bunker aty afër. Ruzhdiu vetë ka qenë diku me sa kam dëgju, por nuk e kam pa aty, fizikisht aty afër nuk ka qenë.”

Ky është gjeneral Bunkeri!

Dëshmi: Bedri Hoxhaj – Kujtime për dëshmorin, Selver Maçkaj, Pogaj 31 maj 1999 (pjesa 7)

***

ELMI BYTYÇI: NË VIJËN E PARË TË FRONTIT KAM QENË ME FORCËN TF-3, KAM QENË ZËVENDËS KOMANDANT I KËSAJ FORCE …

Në ngjarjen e përgjakshme të 31 majit 1999 në fshatin Pogaj, ku ranë pesë dëshmorë (Selver Maçkaj, Sali e Gani Saramati, Shpend Berisha dhe Beran Gashi) nga granatimet e parreshtura të artilerisë serbe, u plagos rëndë edhe Shefi – Zëvendës Komandanti i Forcës TF-3, Elmi Bytyçi

Ai bashkë me të rënët dhe të plagosurit tjerë është dërguar nga bashkëluftëtarët e tij në Spitalin e Kukësit. Në Spitalin e Kukësit, të plagosurit i vizitojnë disa anëtarë të Qendrës Mobilizuese në Kukës (te Uzina). Me këtë rast e vizitojnë edhe Elmi Bytyçin.

***

Më këtë rast Elmi Bytyqi flet për ngjarjen e 31 majit, para kamerës:

Ai thotë: “Unë quhem Elmi Bytyqi. Vijë nga Prizreni, nga qyteti i Prizrenit. Në vijën e parë të frontit kam qenë me Forcën TF-3, kam qenë zëvendëskomandant i kësaj force. Ndërsa pas fillimit të luftës më datën 31 maj (1999) kanë filluar granatimet nga tri pika, nga Zhuri, Vërmica dhe pjesa e epërme (Gorozhupi…).

Tërheqja e të plagosurve është bë me ndihmën e shokëve tanë të kësaj force, me anë të pizgauverit (shofer ishte Selim Rashkaj – sh.b). Mua dhe shokët e mi që kemi ardhur deri këtu na kanë transportuar me pizgauver, shokët tanë të cilët kanë qenë të destinuar për bartjen e të plagosurve. Trajtimi në Spitalin e Kukësit është i mirë me ato mjete që kanë. Mirë na kanë pritur, nuk kemi ndonjë vërejtje. Kushtet janë ato që janë. Nuk janë të nivelit që duhet, por përkujdesja është e mirë” – deklaron Elmi Bytyqi.

Në vijim shikoni intervistën e Elmi Bytyqit:

Elmi Bytyqi, zëvendës komandant i TF3, Kukës – qershor 1999

Videoinçizimin e ka bërë ushatri i UҪK-së, Zijadin Hoxha, Kukës, qershor 1999.

________

(Ilustrim: Në foto: Bedri Hoxhaj duke treguar për vendin ku u plagos rëndë Elmi Bytyçi (në fshatin Pogaj) dhe gjendja e tij pas plagëve të marra nga granatimet. Në foto shihet duke u ndihmuar edhe Shpend Berisha, tashmë dëshmor.)

***

URDHËRAT K-DANTIT TË TF-3, RUZHDI SARAMATI DHE K-DANTIT TË OPERACIONIT “SHIGJETA NË CAHAN, PËR USHTARIN JETULLAH KABASHI!

Faktin se Ruzhdi Saramati gjatë Operacionit „Shigjeta” në Pashtrik ishte K-dan i Forcës TF-3 (e jo K-dant i Brigadës 128 me 4 batalione imagjinare”, e argumentojnë edhe dy dëshmi tjera arkivore.

Pas ngjarjes së 31 majit 1999 në fshatin Pogaj, ku u vranë pesë (5) eprorë e ushtarë të Focës TF-3 dhe disa të tjerë morën plagë, Jetullah Kabashi (ushtari i kësaj force) ka arritur të shpëtojë dhe ka shkuar në Komandën e Operacionit “Shigjeta” me seli në Cahan. Me këtë rast ka rrëfyer gjithë ngjarjen e zhvilluar gjatë orëve të paradites së 31 majit në fshatin Pogaj.

Më datë 4 qershor 1999, K-danti i TF-3, Ruzhdi Saramati i dërgon një urdhër, Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, ku kërkon kthimin e ushtarit Jetullah Kabashi (në Pogaj), sepse siç shkruan në urdhër “do të merret me dhunë”.

Ruzhdi Saramati në këtë urdhër shkruan:

“URDHËR

JETULLA KABASHI TË VJENË SONTE NË KOMANDËN E TF-it 3. PËRNDRYSHE DO TË MERRET ME DHUNË…

Komandanti

Ruzhdi Saramati

(Nënshkrimi)

04.06.1999

FRONT

Lexoni faksimilin e këtij urdhëri:

***

Komandanti i Operacionit “Shigjeta” në Cahan, Nexhmedin Kastrati, duke e njohur situatën e krijuar në fshatin Pogaj (pas ngjarjes së rëndë të datës 31 maj 1999) lëshon urdhërin për vënjen e Jetullah Kabashit “në dispozicion të K-dës së Operacionit dhe të shërbejë për nevojat e kësaj komande…”.

Në urdhër K-danti, N. Kastarti shkruan:

“URDHËR

Urdhërohet transferi i ushtarit Jetullah Kabashit që të vijë në dispozicion të K-dës së Operacionit dhe të shërbejë për nevojat e kësaj komande. I lartëpërmenduri, këtë urdhër të zbatojë menjëherë dhe të njoftoj K-dën e TF-3.

NK/ E shumëzuar X 3

1 – a/a

2. K-dantit të TF-3 (Ruzhdi Saramati) – të përmendurit (Jetullah Kabashi)

Komandant:

NEXHMEDIN KASTRATI

(Nënshkrimi)

———–

Lexoni faksimilin e këtij urdhëri:

***

REAGIMI I BASHKËSHORTES SË DËSHMORIT SELVER MAÇKAJ, NDAJ KOMANDANTIT RUZHDI SARAMATI

Më 2 qershor 2023, Xhyhere Vezaj Maçkaj, bashkëshortja e dëshmorit Selver Maçkaj, në rrjetin e saj Facebook, ka bërë një reagim në adresë të Komandantit Ruzhdi Saramati, lidhur me mospërfshirjen e saj në listën për dhënien e mirënjohjeve për Veteranet e UÇK-së, të shpërndarë në manifestimin e 31 maj 2023 që u organizua në ambientet e Memorialit në Gorozhup.

Lexoni reagimin e saj:

“Xhyhere Vezaj Maqkaj

Përshendetje miqësi e nderuar! Kam një pyetje për komandantin Ryzhdi Saramati kisha dasht vetem tê më përgjigjet! A eshte ky shkrimi i tij kur në vitin 1999 isha ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të kosovës?

Të nderuar miq dhe mikesha vetëm e padrejta po me detyron të shkruaj se ne fundë te fundit une kam qen vetëm 5 javë ushtare dhe jam krenare, i lash tre femijë dhe nuk e ktheva koken ka femijet por nga kosova deri sa Bedri Hoxha qe per fat eshte gjallë, dhe para se te nisemi na ndau dhe fjala e tijë ende me tingellon ne mesazhet e jetes “dy prindë ti marrim ne luftë e ti lem tre femijë jetim jo, jo kjo eshte krim per neve” kur jan nis per frontë une jam nda nga Selveri ku kam edhe dëshmitar dhe sot ne kete ditë te dhembjes dhe të lavdisë degjova shum emra që u nderuan me mirnjohje..!

A nuk e kisha meritu nje mirnjohje qe nje nene ti len tre femije dhe te merr armen ne dore për çlirimin e Atdheut, por nje fjal tjeter me sheroi plagen kur tha: Sadik Halit Jaha dhe Fatmir Limaj se lum ju qe keni pas fatin të rreshtoheni në uniformen dhe rreshtat e ushtris çlirimtare!Jam krenare që isha për 5 javë ne rreshtat e çliruesve tê atdheut! Por nga komandanti kisha dasht nje sqarin, emri im ishte injorim, harrese, mosguxim apo une spo mundem me kuptu ku faktet flasin! Kerkoj falje nga te gjithe juve miqesi e nderuar qe po shkruaj por nje padrejtesi me shtyri te shkruaj…! Nuk eshte lehtë te shkruash per vetvetën por padrejtesia te shtyn te shkruash.. Nese eshte bere ne harresë hallall jo qofte po nese ne injorim ket nuk e fali kurrë! kam vuajtur, kam pas sfida gjat jetes por kurr nuk jam dorzuar sepse dëshmorët na e kan len amanet dhe do ta mbajmë amanetin e tyre..Komamdant me kthe nje pergjigje qe sa vjet ky injorim per familjen time!

Arsyeja “PSE”

Ky eshte shkrimi juaj Komandant!”

***

Xhyhere Vezaj Maçkaj me këtë rast në shenjë respekti është përgëzuar nga lexuesit e saj për guximin e treguar në këtë drejtim.

Znj.Xhyhere në një përgjigje ndaj postimit të Salihe Saramatit:

“Salihe Saramati, dretsin nuk duet me umb se e dreta shifet lavdi deshmorve”, shkruan:

“Xhyhere Vezaj Maqkaj

Salije Saramati Po moter bagjakeshat e Ruzhdis per qudi krejt ne luft ishin kane…. Po edhe une do ti hapi syt pas 24 vjete sepse kam fakte dhe deshmitare!”

(Lexoni faksimilin e reagimit të Xhyhere Vezaj Maçkaj dhe dëshmitë e saj)

—————-

___________________________________________

KOMENTET E EPRORËVE DHE JO VETËM

Bilall Syla

Respekt për ju i nderuari Sheradin Berisha, për punën tuaj të palodhshme në zbardhjen e plotë të zhvillimit të Operacionit Shigjeta

***

Sheradin Berisha

Bilall Syla lexo si madhërohet “gjenerali i katër batalioneve imagjinare të brigadës 128”:

„Behar Begaj Lavdi dëshmoreve! Respekt per ju i nderuar Gjeneral Ruzhdi Saramati!

***

Ymret Reshiti

Respekt për angazhimet tuaja mik. Fatkeqësisht si ju kemi pak.

***

Izet Duraku

E vërteta zhytet po nuk mbytet!

Sheradin Berisha

Izet Duraku piktori i shquar francez, Georges Braque (1882 -1963) për të vërtetën thotë: “E vërteta ekziston, ndërsa gënjeshtra duhet shpikur”. Shëndet.

***

Nexhip Hajdari

Respekt për angazhimin e juaj për zbardhjen e të vëretës të operacionit “Shigjeta”.

***

Sheradin Berisha

Nexhip Hajdari më duket që një pjesë e eprorëve të Operacionit Shigjeta ende s’e kanë kuptuar se, në çfarë përmasash Ruzhdi Saramati dhe Spiro Butka e kanë falsifikuar e manipuluar historinë e këtij operacioni të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shëndet e gëzime familjarisht 🤝

…………………………..

Shtojca

FALSIFIKIMET E THËNIEVE TË GJENERALIT AMERIKAN, WESLEY CLARK NGA RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ NË PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999)

***

MË 31 MAJ 1999 NË FSHATIN POGAJ NGA GRANATIMET SERBE U VRANË – PA E KRISUR ASNJË PLUMB: SALI E GANI SARAMATI, SELVER MAÇKAJ, SHPEND BERISHA, BERAN GASHI SI DHE U PLAGOSËN RËNDË E LEHTË DISA USHTARË! (FOTO + VIDEO DËSHMI)

***

LUFTA E UÇK-së NË DT-3 GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT „SHIGJETA“ NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO + FOTO DËSHMI)

***

DISLOKIMI I ARMATIMIT DHE FORCËS TF-2 NË LAGJEN BINAJ, TEJECI … TË GOROZHUPIT DHE MARSHIMI I TYRE PËR GJONAJ (QERSHOR 1999) /DËSHMI ARKIVORE/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura