DISLOKIMI I ARMATIMIT DHE FORCËS TF-2 NË LAGJEN BINAJ, TEJECI … TË GOROZHUPIT DHE MARSHIMI I TYRE PËR GJONAJ (QERSHOR 1999) /DËSHMI ARKIVORE/

Në 24 vjetorin e Operacionit „Shigjeta“

Nga Sheradin Berisha, Facebook, 19 qershor 2023

DISLOKIMI I ARMATIMIT TË FORCËS TF-2 NË LAGJEN BINAJ … NGA LOGJISTIKA (TE ANTENA) DHE VIJAT E FRONTIT NË GOROZHUP (QERSHOR 1999)

Më 17 gusht 2021 me iniciativën e veteranëve të UÇK-së: Ramiz Ajeti, Ekrem Guda dhe Bajram Veseli, të cilët gjatë luftës ishin bashkluftëtarë të K-dantit të Njësisë Speciale Diverzanto – Vëzhguese, Safet Peci – Boletini (që ra dëshmor më 31 maj 1999), vizituam vijat e frontit të luftës në DT-3 Gorozhup, për të evokuar kujtime për ngjarjet e zhvilluara në këtë zonë lufte nga Forca për Veprime të Veçanta TF-2 në krye me K-ndant Fazli Berisha gjatë Operacionit „Shigjeta“ në Pashtrik (26 maj – 9 qershor 1999).

***

Kujtime nga veteranët e UÇK-së në Gorozhup, lagjja Binaj, logjistika e TF2…, qershor 1999 (2)

Klikoni këtu 👇👇👇

___________

Ilustrimet: vend dislokimi i logjistikës së Forcës TF-2 pas hyrjes në lagjet Binaj – Tejec të Gorozhupit (14 … qershor 1999)

…………………….

DISLOKIMI I NJËSIVE TË UÇK-së NË LAGJET BINAJ, TEJEC … TË GOROZHUPIT MË 13 – 16 QERSHOR 1999 (VIDEO – FOTODËSHMI)

Historia përbëhet nga ngjarjet dhe datat. Ajo nuk është një pikturë e vjetër a një ikonë që mund t’i shtosh disa penelata zbukurimi apo ta restaurosh. Jo! Historia ka lidhje me kohën dhe me veprat. Koha nuk mund të kthehet pas dhe veprat nuk mund të ribëhen me zbukurime”. (Burimi “Lufta shqiptaro – turke (1370 – 1530), ‘Helga’s Secrets’ Tiranë 2016.)

Në këtë kuptim ngjarjet e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë piktura të cilat mund të zbukurohen, të restaurohen apo të ribëhen! Ato faktohen nga burime të ndryshme shterruese dhe shkruhen ashtu si kanë ndodhur, jo ashtu si dëshirojmë ne të ndodhnin!

Operacioni “Shigjeta” në Pashtrik (26 maj – 9 qershor 1999), ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në luftën e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës!

Për të mësuar mirëfilli zhvillimet e luftës në Gorozhup, më 17 gusht 2021 me iniciativën e veteranëve të UÇK-së: Ramiz Ajeti, Ekrem Guda  dhe Bajram Veseli, të cilët gjatë luftës ishin bashkluftëtarë të K-dantit të Njësisë Speciale Diverzanto – Vëzhguese, Safet Peci – Boletini (që ra dëshmor më 31 maj 1999), vizituam këtë zonë lufte, e cila gjatë Opereacionit „Shigjeta“ (nga Komanda e Operacionit në Cahan) ishte definuar si DT-3 – Gorozhup… Me këtë rast veteranët e UÇK-së kujtuan ngjarjet e zhvilluara nga Forca për Veprime të Veçanta TF-2,në krye me K-dantin Fazli Berisha.

Më 13 qershor 1999 pas largimit të forcave ushtarake serbe nga Gorozhupi, Togu i deminimit bëri spastrimin e zonës nga minat për t‘u futur Njësitë e TF-2 shit në lagjet e kësaj zone. Komanda e TF-2 u vendos në Lagjen Binaj në shtëpinë e Avni Binajt, në murin e së ciliës ishte vendosur Flamuri Kombëtar i K-dant Safet Pecit Boletini.

PLLAKA ME HISTORI TE FALSIFIKUAR! MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT PËR LUFTËN E UÇK-së NË GOROZHUP, MAJ – QERSHOR 1999

Nga Sheradin Berisha, Facebook 16 qershor 2023

***

Armatimi, municioni dhe gjithë logjistika e kësaj njësie që u bartë nga vijat e luftës dhe nga objekti ushtarak i logjistikës (te antena, afër fshatit Kishaj) u grumbullua në një shtëpi tjetër të kësaj lagjeje…

***

Ndërsa ushtarët e TF-2 u vendosën nëpër shtëpitë e lagjes Binaj, Jelliçi dheTejec.

(Në orët e pasdites të datës 13 qershor 1999, (pas deminimit të terenit) nga fshati Pogaj, ku ishte i dislokuar dhe ka qëndruar gjatë tërë kohës së luftës Forca TF-3 me K-dant Ruzhdi Saramati, kjo njësi hynë në lagjen më të afërt të Gorozhupit, në lagjen Martinaj (afër karaullës serbe). Gjatë bisedës me veteranin e UÇK-së, Ramiz Ajeti (17.08.2021) – ai thotë se – Ruzhdi Saramatin për herë të parë e kam takuar në Qendrën Stërvitore të Burrelit (prill 1999), ndërsa për herë të dytë pas përfundimit të luftimeve në Gorozhup (qershor 1999…), gjatë kalimit të tij me „20 ushtarë“ nëpër lagjen ku ishin vendosur ushtarët e Njësisë TF-2. Ruzhdi Saramati – thotë ai – në luftime, në Betejën e Gorozhupit nuk ka marrë pjesë …). Duke u bazuar në këto dëshmi dhe në shumë dëshmi të tjera arkivore rezulton se në fjalimet e përmotshme përkujtimore që i ka mbajtur Ruzhdi Saramati, për dëshmorët (në çdo 31 maj) në Gorozhup, konstatimi i tij se gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, “në Gorozhup dhe në gjithë vijën e frontit nga Drini i Bardhë e deri në Qafë Prushë ka luftuar Brigada 128 me katër batalione…” është i pa vërtetë!!!

Në vijim shikoni youtuben:

Kujtime nga veteranët e UÇK-së Gorozhup, lagjia Binaj ku u vendosën ushtarët e TF2, qershor 1999 (3)

***

Në Gorozhup TF-2 qëndroj 3 – 4 ditë dhe më 17 qershor grupe – grupe të organizuar, njësitë e TF-2 marshuan dhe u vendosën në fshatin Gjonaj. Aty qëndruan deri me datën 19 qershor 1999. Komanda e TF-2 në konsultim me K-dën e DT-3, me rastin e transferimit të ushtarëve nga fshati Gjonaj dhe prezentimit të tyre në Zonat Operative të UÇK-së, i ka pajisur me një urdhër – dokument:

Në vijim sjellë një urdhër të tillë të lëshuar nga K-danti i TF2, eprori Fazli Berisha:

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

SHTABI I PËRGJITHSHËM

K-DA E OPERACIONIT

K-DA E DT3 – TF2

Pashtrik, 19.06.1999

Në bazë të konsultimeve me K-dën e DT, Shtabi i TF2, lëshon:

URDHËR

Të transferohen dhe të paraqiten pranë Zonave Operative në vendbanimet e tyre në afatin e caktuar kohor, ushtarët të cilët kryen me sukses detyrat ushtarake dhe luftarake në Operacionin „Shigjeta“ në Pashtrik.

Për ushtarin – eprorin:

Emri, atësia, mbiemri: Bajram Hamdi Veseli

Datëlindja, vendbanimi: 02.04.’76 SHTIME

Data e paraqitjes në UÇK: 23.04.1999

Data e përfundimit në TF2: 19.06.1999

Ushtroi detyrën: Ushtar (Togu Special)

K-danti i TF2

Eprori Fazli Berisha (*)

Nënshkrimi

_________ 

(*) Më 12 gusht 2018 së bashku me eprorin e TF-2 Fazli Berisha e vizitova zonën e luftës në Gorozhup, dhe me këtë rast rrëzë Pashtrikut (përballë zonës së Gorozhupit) e kam zhvilluar një bisedë, i cili ndër të tjera thotë se pas përfundimit të luftimeve ka qëndruar në lagjet e Gorozhpit dhe pastaj ka marshuar për në  fshatin Gjonaj. Në Gjonaj ka qëndruar deri me 19 qershor 1999 dhe pastaj të gjithë ushtarëve u ka lëshuar nga një urdhër (vërtetim) për t’u lajmruar nëpër Zonat Operative të UÇK’se në vendbanimet e tyre. Në fund e kujton edhe një takim që ka pasur në Gjonaj me Zv. K-dantin e Operacionit “Shigjeta” me seli në Cahan, Musa Jasharin…

Flet Fazli Berisha, K-dant i TF2 në DT’3 Gorozhup, Op. “Shigjeta” Pashtrik, maj – qershor ’99 (3)

****

______________

– Në ilustrime fotodëshmi të luftës (14 – 19 qershor 1999) gjatë qëndrimit të ushtarëve të Njësisë TF-2 në Lagjen Binaj, Jelliçi, Tejec, marshimit dhe dislokimit të tyre në fshatin Gjonaj…

__________________________________

SHTOJCË

SPIRO BUTKA DHE RUZHDI SARAMATI, FALSIFIKATORËT E HISTORISË SË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999

Nga Sheradin Berisha, Facebook 18. 06. 2023 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura