“KONTABILISTI“ I ALBIN KURTIT DHE NENAD RASHIQIT!
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Albik Kurti po e përkrahë Grupin e Zjarrit
Izet Mexhiti , me një llom – takom të BDI- së e ka formuar të ashtuquajturin “ Grupi i Zjarrit “ për t’i vënë flakë BDI –së dhe për ta djegur politikisht Ali Ahmetin. Po të njëjtin qëllim e kishte para tij Zijadin Sela , një pion i instrumentalizuar i Albin Kurtit që , në përpjekje të shkatërroi BDI –në dhe Aliun , u dogj vet pa pasur mundësi të ringritet si Feniksi nga hiri i mbetjeve politike të Selës. Më heret përkrahje të parezervë kishte Blerim Reka që tani është konsull i Kosovës në SHBA , ishte ministër i Maqedonisë së Veriut në Bruksel ( NATO ) sikur që ishte edhe ministër jetëshkurtër në qeverinë Kurti 1. Albin Kurti e përkrahë Blerim Rekën , jo si politikan apo se ky është kombëtar i madh , por përkrahja është kryesisht e natyrës private , romantike dhe … Zijadin Selën e ka përdorur si pykë për ta çarë BDI –në sikur që tani po i përdorë dyshen , Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin. Këta të fundit , kohë më parë e cilësuan KM si shqiptar i madh , i mençur dhe dhuratë historike. Përralla , thjesht përralla. Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse i tëri ky mosdurim i Albinit ndaj Ali Ahmetit dhe përkrahje e parezervë ndaj të gjithë atyre që janë kundër Aliut . Ali Ahmeti ka merita të jashtëzakonshme për afirmimin dhe emancipimin politik të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe , që për mua paraqet vlerë të pamohueshme që duhet respektuar , gjithmonë dhe gjithkund ka deklaruar se BDI –ë është parti e luftës dhe se asnjëherë nuk ka hequr dorë nga lufta e UÇK-së në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut sikur që ka përkrahur pa rezervë krahun e luftës në Kosovë. Albin Kurti e ka të qartë se nuk ka asnjë mundësi të rrëzojë Aliun nga pushteti apo ta zhveshë nga autoriteti që e ka ndërtuar me aktivitet ilegal në Kosovë , Maqedoni , me burgosje , me pjesëmarrje në luftën e Kosovës si dhe në Maqedoni të Veriut prandaj kjo përpjekje është donkishotiane dhe , në vend se ta djeg Aliun , do t’i djeg Bilallin , bashkë me Izetin . Këta do të përdoren nga Albini për një përdorim , pa mundësi riciklimi , ashtu sikur edhe Sela më parë. Në aspektin emocional dhe shpirtëror , reagimi i Albinit për djegien e tyre është i barasvlefshëm me reagimin tim për shkrirjen e akullnajave në Kilimanxharo apo në Himalaje . Këtë veprim të mbrapshtë e bëri duke e sfiduar Edi Ramën në zgjedhjet në Shqipëri pas së cilës u nda si u nda , kandidatët për deputetë pësuan cunami elektoral mirëpo mbetën në listën e pagave të Albinit dhe LVV –së. Edhe këta e formuan Katërshen e Anarkistëve të Tiranës në me krye trashëgimtaren e andartëve grekë , Babushka ideologjike e LVV –sëqë dikur ishte luftëtare e Megali Albania e tash po e copëton Kosovën e Vogël në favor të Megali Serbia. E njëjta lojë po luhet edhe në Luginën e Preshevës . Deri më tani i ka emëruar dy këshilltarë , njërën për vete dhe tjetrin për Faustin e bisedimeve me Serbinë , dështakun B.B. Këta “ këshilltarë “ kryesisht janë për të menaxhuar fondet që qeveria e Kosovës i ndanë për përkrahësit e LVV –së në Luginë sikur që e bëri edhe Hajrullah Çeku në Prishtinë duke ndarë fonde në baza nepotiste dhe partiake . Së paku kështu dyshohet. A është qëllimi i Albinit të zgjidhet Kryegjyshi i të gjithë shqiptarëve apo Baba i Kombit ! Po cilit Komb , atij shqiptar që dikur donte ta bashkonte apo këtij kosovar që është ngjizur nga projekte ndërkombëtare dhe serbe duke bërë përpjekje ta sajojnë një komb që kurrë nuk ka ekzistuar , nuk ekziston as tani sikur që as në të ardhmën nuk do të ekzistojë . Krijimi i kombit kosovar është i barasvlefshëm me përpjekjet për krijim të kombit jugosllav. Ideja është nga i njëjti burim sikur që edhe projektuesit dhe përkrahësit kanë pirë ujë po në atë burim , qoftë këta personalisht apo paraardhësit e tyre biologjikë , politikë dhe kombëtar . E pabesueshme sa çfarë transormimi ta bënë pushteti , sikur që ia bëri Albinit ! Po më duket sikur jam duke ëndërruar kur e kujtoj Albinin që e kam përkrahur me të gjitha mjetet e mundshme dhe Albinin e sotit që është shpërfytyruar aq shumë saqë nuk e njeh as veten e tij !
Radoica Radomiroviq , kontabilist i luftës , z.ministër i Kurtit
Albin Kurtit po i duhen serbët , me çdo kusht dhe me çdo çmim. Nuk i intereson e kaluara e tyre , mjafton të jetë serb dhe të pranojë të hyjë në kopenë e tij. E nisi me Nenad Rashiqin dhe Radmilla Trajkoviqin , serbë që kanë lodruar në të gjitha sistemet dhe që nuk përkrahen nga askush . Prandaj nuk fituan vota as për ta kaluar pragun e shtëpisë e lëre më ate elektoral. Tash , Nenadi po përpiqet të rekrutojë serbë të tjerë , para se të mbahen zgjedhjet lokale në komunat e veriut e që do të mbahen shpejt , jo se e pëlqen Albini por se e urdhërojnë Borrelli , Lajçaku dhe Eskobari . E paskan emëruar Radoica Radomiroviqin si z.ministër të Rashiqit para thuaja tre muajve ndërsa pikërisht tani e bënë publik . Ky farë Radomiroviqi thuhet se paska qenë pjesë aktive e ushtrisë jugosllave dhe serbe mirëpo nuk paska qenë pjesë e ushtrisë që ka bërë krime kundër shqiptarëve . Paska qenë kontabilist në kohë lufte dhe secili që merr vesh nga çështjet ushtarake e ka të qartë se kontabilistët rreth kokës e kanë kurorën e Shën Pjetrit , nuk i bëjnë askujt asgjë , lëre më të marrin pjesë në krime kundër shqiptarëve . I biri i milicit në LVV –ë tha se Radoica ka qenë kontabilist i uniformuar por se paska bërë vetëm punë të mira kurse Nenad Rashiqi deklaroi se po ky farë Radoica nuk paska lënë gurë pa lëvizur në veri të Kosovës për ta integruar veriun në Kosovë dhe për ta mundësuar shtrirjen e sovranitetit të Serbisë në këtë pjesë të okupuar të Kosovës. Ore i poshtër që ende hunda të qetë qumësht apo qyrra , kujt po i tregon ti se çfarë roli kanë kontabilistët gjatë luftës kur ata janë nën komandë dhe duhet ta zbatojnë çdo urdhër , të vrajë , të djegë , të shpërngulë apo të dhunojë shqiptarë, Po kush je ti more qyrravec që një ushtar të uniformuar të një ushtrie kriminale që ka bërë krime makabre në Kosovë po përpiqesh ta rehabilitosh duke e portretizuar sikur shpëtimtarin e çifutëve , Oskar Shindler . Oskar Shindler ka bërë lista për të shpëtuar çifutë e ky farë Radomiroviqi ka bërë kontabilitet se sa shqiptarë janë vrarë , se sa të tjerë duhet të vriten , sa duhet të shpërngulen dhunshëm , sa shtëpi dhe prona duhet të plaçkiten dhe digjen dhe sa femra shqiptare duhet të dhunohen . Ky ishte kontabiliteti i ushtrisë jugosllave dhe serbe në Kosovë gjatë luftës dhe ky ishte kontabilisti që tani u emërua z.ministër në qeverinë Kurti 2. Në ndërkohë që i biri , gjithashtu ushtar i ushtrisë serbe u emërua drejtor në qeverinë e Oso Kukës në Leposaviq i cili ka filluar t’i paketojë plaçkat për ta lëshur Kullën e Barotit , gjithashtu në Leposaviq , pa e shpërthyer dhe pa pasur nevojë për sakrifica personale sikur dikur Oso Kuka i vërtetë. Se qeveria Kurti 2 është e mbjellur me ish – udbashë dhe antikombëtarë sikur edhe me pjellën e tyre , nuk kam asnjë mëdyshje por është e pështirë dhe e neveritshme përpjekja për të sajuar arsyetime për këto emërtime . Ata që dikur kanë kontribuar shumë për çështje kombëtare e që tani në LVV –janë krejtësisht të hijezuar dhe larg çdo margjine të vendimmarrjes , nuk po bëjnë as gëk e as mëk për këto emërtime. Nëpër oda e dëgjojnë këngën për Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin , në zyre pinë kafe me Radoica Radomiroviqin. Erdhi edhe kjo kohë , për mua e pabesueshme .
Koka në Norvegji e trupi në Prishtinë , të përzënë dhe të vranë o Armend e pastaj edhe të grinë
Armend Mehaj , ti e dinë por edhe ne e dimë pse je larguar nga Forca e Sigurisë , jo siç e thotë qeveria e Kosovës në një komunikatë por shkaku i një rrugaçi. Nuk ke merituar fund tjetër , tash fol , mos hesht ! Rrugë e mbarë për Norvegji , të uroj gjitha të mirat . Dhe do t’i kesh të mirat , së paku nuk do të keqtrajtohesh nga huliganët dhe injorantët , antikombëtarët dhe zuzarët.
11 gusht 2023 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA