Të vërtetat që s’mbulohen me intervista mafiozësh në mediat që paguhen me parat e popullit!
Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike Specialist dhe ish-shef i kabinetit të vendburimeve në ish-Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier
“Thesari” që zbuluan italianët në Shqipëri
Fal kushtetutës që miratoi Qeveria Nano, ku ҫdo dy vjetë kupola politike jetëgjatë në pushtet del para popullit për ta mashtruar dhe gënjyer atë që ti marri ca vota, sigurishtë, se shumicën e vjedhë dhe manipulon si do vetë. Ndërkohë këto i shoqëron propoganda e fuqishme mediatike pranë qeverive, majtas dhe djathtas, ku krahas shkrimeve bëjnë edhe video me pseudospecialistë, me gazetarë që i shërbejn me zell dhe i lëpihen politikës, por rrallë nxjerrin edhe ndonjë studiues apo specialist vetëm sa për figurë që flet me kohë të limituar. Në ҫdo ivent zgjedhjesh, kjo kuluni mediash me propogandën e saj helmuese i thurë lavde qeverisë ku të zezën e paraqet me ngjyra, pavarësisht se ajo ka dështuar tërsisht me politikën e saj dhe ku ҫdo ditë zbulohen afera të rënda korrupsioni. Ato manipulojn opinionin brënda dhe jashtë për ndonjë qasje të Shqipërisë me perëndimin apo me institucionet ndërkombëtare ose thjesht edhe kur k/ministri sillet si gangëster në tribunat e politikës botërore, etj. Të gjitha këto trajtohen si arritje të “mëdha” të qeverisë, bashkë me investimet problematike siҫ janë rrugët, ndërtimet e tërmetit, aeroportet apo Porti Durrësit ku do lulëzojn pallatet me para korrupsioni, droge, etj. Arritje paraqiten edhe dështimet në Industrinë e Naftës si në kërkimet e reja në tokë apo det, ku premtojn “fitime marramëndëse” por që deri tani s’ka rezultate të qarta, ashtu dhe shfrytëzimi barbar i vendburimeve që janë pasuria më e madhe e zbuluar deri në 90-tën, të cilët po i vjedhin dhe shkatërrojn konҫesionarët bashkë me politikanët dhe qeveritarët. Për të gjitha këto abuzime që kanë paralizuar ekonominë s’ka asnjë lloj transparence.
Le të fokusohemi vetëm tek propoganda në Industrinë e Naftës, kryesisht në sektorin e vendburimeve ekzistuese, që janë një nga problemet më shqetësuese dhe skandaloze të saj, të cilët janë bërë gangrenë për ekonominë dhe popullin shqiptarë. Jepen shpesh emisione në mediat vizive dhe shkrime, por ne do të trajtojm vetëm një video që u shfaqë kohët e fundit në euronëws Albania dhe u botua më 4 mars/2023 në Gazetën Tema, në artikullin me titull: “Thesari” që zbuluan italianët në shqipëri. Aty flitet për historikun e zbulimit naftës nga një studiues dhe një gazetar, por mashtrimet mbi Shpiragun, perspektivën dhe vendburimet i bëjnë të vetquajturit “ekspertë hidrokarburesh”, S. Dhima dhe L. Nikolla. Këta pelivan të qeverive, njëri ish “ekspert” në ministri dhe tjetri ish “ekspert” në Axhensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), kanë patur rolin kryesor në privatizimin e vendburimeve të naftës/gazit.
Shpërbërja dhe shkatërrimi Industrisë Naftës, nga qeveritë e kësaj periudhe të pafund trazicioni, është një temë shumë e gjërë, një histori më vehte, që kapi të gjithë sektorët e saj, e cila domosdoshmërisht duhet shkruar, pavarësisht se aspekte të veҫanta janë dhënë në disa shkrime nga specialistët e naftës. Këtu ne do të trajtojmë kryesisht vetëm disa probleme mbi sektorin e përpunimit të vendburimeve, që po shfrytëzohen barbarisht nga kompanitë konҫesionare konglomerate të krijuara midis të huajëve dhe militantëve oligarkë të qeverive. Jemi dëshmitar se rrënimi i parë në këtë industri, që filloi menjëher pas rrëmujave të 90-tës, la pasoja në vendburimet në shfrytëzim që u shoqëruan me shkatërrime dhe u vodhën ca paisje sipërfaqësore të puseve, etj., por nuk u shkatërrua pasuria nëntokësore e tyre, rezervat hidrokarbure që vlerësoheshin miliarda EURO. Këto shkatërrime me pak investime do ishin riparuar nga vetë kompanitë dhe puset do ishin në punë. Bile me pak puse të rinj dhe me përmirësimin e metodave të veprimit në shtresë (MVSH), niveli prodhimit, nga 250-300*103 ton/vit që ra në periudhën 1992-2004, do të rritej në shifrat e para vitit 1990, rreth 1.2 milion ton naftë/vit dhe disa milion metër kub gaz. Futja e vendburimeve në fazën e shkatërrimit dhe kalimi i tyre drejt shkatërrimit të plotë lidhet me disa momente kryesore mbi strategjinë dhe politikat e pa studiuara që u aplikuan qëllimisht në këtë industri, siҫ ishin:
Hartimi/miratimi i legjislacionit mbi privatizimin e Industrisë Naftës në tërësi dhe sidomos i sektorëve më të rëndësishëm të saj siҫ janë kërkim-prodhimi dhe përpunimi hidrokarbureve, sepse ato ishin me fitim dhe u bënë në kundërshtim të plotë me vullnetin e specialistëve dhe naftëtarëve.
Mënyra e privatizimit me terma të manipuluara në marëveshjet hidrokarbure në vendburimet ekzistuese të naftës/gazit që në fillim u vlerësua e gabuar, sepse shteti nuk po merrte asgjë dhe gjithë fitimi shkonte tek kompanitë konҫesionare. Megjithatë ri-dhënia e tyre prapë me konҫesion nuk u ndal asnjëher dhe qeveria me atë tip kontrate vazhdon akoma ti japi ato edhe sot.
Shkatërrimi i Institucioneve Shkencore të Naftës, krijimi i AKBN, mbushja e dikastereve me militantë partish, jo specialistë dhe mënjanimi totalisht me qëllim i rolit të Specialistëve të Industrisë Naftës.
Mungesa e dëshirës dhe keq-qeverisjet e njëpasnjëshme të pushtetit, që i kishin të gjitha mundësitë të ri-shtetëzonin pasuritë natyrore, kur disa kompani largoheshin vetë dhe të pezullonin kontratat në kompanitë e tjera që ishin me shkelje të rënda në termat e tyre. Mirëpo asnjëra nuk veproi që të shpëtonte këto pasuri nga shkatërrimi i mëtejshëm, sepse ato aty kishin ngritur dhe konsoliduar skemën korrupsionit me përbërje politikanë, qeveritarë dhe drejtuesë nga AKBN-ja deri tek Albpetroli.
Sugjerimet e vazhdueshme nga specialistët e naftës, për të ndalur këtë katastrofë me pasoja të rënda ekonomike–financiare, afatshkurtër dhe afatgjatë, politika dhe qeveritë asnjëherë nuk i kanë përfillur, sepse nuk duan të prishin skemën e korrupsionit që e kanë ndërtuar me shumë kujdes ndër vite. Prandaj gjithë institucionet shtetërore, si rrugë më të favorëshme për të mos ndryshuar situatën kanë zgjedhur heshtjen e plotë, mashtrimet, propogandën politike me zbulimet e reja dhe mungesën e transparencës.
Dhënia me konҫesion e pasurive natyrore, në kundërshtim me ligjet e privatizimit, duke i falur ato tek njerëzit e tyre, klanet mafioze të lidhur me politikën, hajdutë, oligarkë të qeverive, militantë partish, miqëve apo shokëve, etj., që në krye vendosin ndonjë të huaj si “investitor strategjik” pa para dhe pa eksperincë në përpunimin e tyre, por që dinë vetëm të vjedhin dhe ndajnë fitimet bashkë, megjithëse përbën shkelje të rëndë juridike, drejtësia nuk i ndëshkon, sepse me siguri është palë me ta!
Lidhur me perspektivën e kërkimit për naftë/gaz në tokë apo në shelfin detar, nga kompanitë e huaja dhe rezultatet e marra, privatizimin e pasurive natyrore, rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik, vjedhjen dhe shkatërrimin e tyre, interesin që ka përpunimi tyre në vend, shkatërrimin e njëpasnjëshëm të rafinerive nga klanet mafioze politike-qeveritare, etj., si dhe për kërkim-zbulimin në zonën e Shpiragut, rezultatet e deritanishme, rezervat dhe prodhimi i pritshëm i naftës/gazit, etj., janë trajtuar me detaje në disa shkrime dhe i qëndroj mendimit se ky vendburim n.q.se konkretizohet dhe Kompania Shell do të vazhdoj aktivitetin, fati i tij është i njëjtë me ato në vendburimet ekzistuese, për sa i përket fitimit që do të marrë shteti. Por në këtë shkrim do të shtoj vetëm një sugjerim të kolegut Hazbi M. Shehu, Inxh. Gjeolog Nafte, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike, autor i disa studimeve në këtë rajon, i cili deklaron se:
““I kamë ndjekur me vëmëndje shkrimet në media mbi Shpiragun dhe propogandën e herëpasherëshme të qeverisë bashkë me beniaminët e saj mbi rezultatet e kërkimit nga Kompania Shell, e cila punon mbi studimet dhe projektimet e specialistëve të Institutit Gjeologjik të Naftës, Fier. Më bëri përshtypje intervista e fizikantit dhe “ekspertit për menaxhimin e energjisë shqiptare”, Stavri Dhima, dhënë në Dritare TV me gazetaren Rudina Xhunga dhe në euronews, Albania, ku rezultatin në zonën e Shpiragut ai e paraqiti me superlativa si arritje të madhe profesionale të punës tij. Kjo më la një shije të hidhur sepse ky karierist dhe gënjeshtar ordiner nuk përmënd asnjë nga specialistët gjeolog apo gjeofizik me eksperiencë që kontribuan me interpretimet e tyre në studimet-shkencore-projektuese në këtë rajon dhe që u konkretizua me këtë zbulim. Më tej ai shtoi se: Në gjithë periudhën, që i vetëquajturi “ekspert i hidrokarbureve” ka marrë rrogën në Institutin Gjeologjik të Naftës nuk është marrë me shkencën e naftës, por ishte Kryetar i Bashkimeve Profesionale dhe më vonë merrej vetëm me punët e partisë, Sekretar i Byrosë Partisë. Në zonën e Shpiragut dhe rajonin rreth tij, për periudhën 21 Mars 1967–27 Korrik 1988, janë kryer disa studime dhe të gjitha grupet studimore-projektuese me specialistët përkatës që kanë marrë pjesë në to, sipas viteve, i kamë drejtuar unë dhe vetëm në një prej tyre ja kemi vënë atij emërin aty nga fundi listës si autor, sepse ja kërkonte partia, por kontributi i tij ka qënë ZERO. Studimet janë arshivuar në Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier””:
1 – Projektimi i punimeve të kërkimit në brezin flishor Bistrovicë-Qafa e Sqepurit-Gajdë, datë 21/3/1967 nr. iventari 526, autor Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Beg Canaj.
2 – Relacion mbi nevojën e shpimeve në sektorin Sqepur-Sheq–Gajdë, datë 5/2/1968, nr. iventari 539, autor Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Beg Canaj.
3 – Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik–Osmanzezë, datë 24/2/1982, nr. iventari 1233, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Hudhra, V. Guri, V. Veizi.
4 – Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik mbas rezultateve të pusit Plashnik–1, datë 7/12/1985, nr. iventari 1513, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Hudhra, V. Guri.
5 – Përgjithësimi gjeologo–gjeofizik i rajonit Plashnik–Osmanzezë, datë 27/7/1988, nr. iventari 1694, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Loni, V. Veizi, Ukë Valbona, S. Dhima.
““Aty flitet për shënjat e naftës që gjetën ushtarët italianë tek ne gjatë luftës parë botërore dhe gjeologët e tyre duke ndjekur ato arritën të zbulojn Drashovicën që u shfrytëzua nga inxh. italianë dhe flitet pak fjalë për punën e gjeologëve shqiptarë. Mu duk një përgjithësim me pikatore në kërkimet për naftën gjatë rreth 100 vitesh. Pastaj fokusohen vetëm tek kompanitë e huaja para dhe mbas vitit 1990, të cilat megjithëse paskan harxhuar “miliarda” për kërkimin e naftës nuk arritën të konkretizojn ndonjë gjë. Me “studimet e tyre shkencore”, kompanitë misterioze apo fantazmë, që i vijnë rrotull vendit tonë për të zbuluar naftën e dëshiruar, parashikojn “perspektivë” dhe të ardhme të “shkëlqyer” për vendin tonë, por faktikisht syt i kanë vetëm nga prodhimi i naftës dhe gazit që kemi zbuluar ne. Aty nuk flitet fare për punën e palodhur, bile heroike të gjeologëve tanë në studimet gjeologjike, rilevuese, stratigrafike dhe punimet laboratorike me karakter shkencor. Gjeologët e Institutit Naftës bazuar në studimet komplekse gjeologo-gjeofizike, petrografike, gjeokimike, kolektore, hidrogjeologjike, etj., arritën të paraqesinë në mënyrë të qartë ndërtimin gjeologjik të vendit tonë me hartat gjeologjike komplekse dhe në bazë të këtyre studimeve gjeologjike shkencore u zbuluan disa vendburime të reja në ranor dhe gëlqeror, që e rritën prodhimin rreth 2.5 milion ton në vitin 1974. Këta gjeolog dhe inxhinier jo vetëm që e zbuluan me djersë këtë naftë, por e lanë dhe me gjak si pasojë e diktaturës. Gjeologët e kompanive të huaja nuk e njohin fare gjeologjinë sipërfaqësore, por vjedhin analizat, përgjithësimet dhe studimet shkencore të gjeologëve shqiptarë. Në video nuk flitet fare as për shkrimet e specialistëve shqiptarë, që tregojn me fakte se si politikanët dhe qeveritarët që drejtojn vendin vjedhin dhe ndajnë fitimet bashkë me kompanitë që operojn në vendburimet tona, ku të gjitha këto vjedhje dhe mashtrime janë botuar dhe demaskuar në mediat shqiptare. Aty nuk flitet fare as për gjeologët tanë që si shpërblim u burgosën dhe u pushkatuan””.
Vendburimet e naftës ishin plotësisht të konturuar, me rezerva të llogaritura në kategori më të lartë, të kompletuar me puse, me paisje nëntokësore dhe sipërfaqësore, ishin në shfrytëzim me regjim optimal që kontrollohej me studime shkencore mbi përpunimin e tyre, që përgatiteshin nga spcialistë të Institutit Teknologjik bashkë me ata të nd/jeve. Kishin linjat e transportit, nga gryka e puseve në depozitat e grumbullimit apo qëndrat e dekantimit naftës dhe deri tek uzinat e përpunimit saj apo transportit të gazit tek kosumatorët, etj. Çdo nd/je kishte brigada me mini-sonda për shërbime në puse, teknikë të paisur me aparatura që kontrollonin punën e tyre dhe laborator ku analizonin vetitë fiziko-kimike të hidrokarbureve, krahas stafit inxhinjero-teknik në byrotë e projektimit, etj. Në pellgun naftëgazmbajtës Patos–Marinës–Kuҫovë, në disa objekte, aplikoheshin MVSH për të rritur prodhimin dhe naftënxjerrjen. Çdo gjë ishte e mirëorganizuar, e kontrolluar dhe punonte sipas një cikli plotësisht të mbyllur. Në vëndburime ishin shpuar disa mijra puse të kategorive të ndryshme, në rrjet shfrytëzimi dhe investuar miliarda Dollar. Pra, privatizimi i tyre, ishte gabimi/faji i parë më i rëndë që aplikuan politika dhe qeveritë e tranzicionit.
Me ardhjen e “demokracisë” në 90-tën, vendburimet e naftës/gazit ishin objektivi kryesor i politikës për ti vjedhur që të pasuroheshin sa më shpejt. Për këtë krijuan gjoja konҫesionet, por në fakt i falën në kundërshtim me ligjet e privatizimit, pa pyetur naftëtarët dhe as specialistët e naftës, që i kundërshtuan me forcë këto pazare të pista. Në vitin 1994 vendburimi parë që ra preh e skemës mafioze të privatizimit midis Qeverisë Meksi dhe Konҫesionarit “Premier Oil” ishte ai Patos–Marinës, ku vazhdoi vjedhja deri sa ai u largua vetë në vitin 1999. Sikur nuk mjaftoi ky dështim, në vitin 2004, këtë skemë privatizimi e rihapi përsëri hajduti socialist, Fatos Nano, duke ja falur po këtë vendburim Kompanisë Bankers Petroleum. Me ndërrimin e pushtetit në 2005-sën, këtë skemë e vazhdoi prapë hajduti dhe krimineli Sali Berisha, ku i fali gjithë të tjerët tek militantët dhe oligarkët e tij, që futën në lojë ndonjë “specialist” të huaj mafioz, gjoja si “investitor strategjik” dhe krijuan kompani. Ndërkohë, shumë nd/je në Industrinë e Naftës dhe institucionet shkencore, i vodhën, i shkatërruan, i mbyllën dhe i shitën për hesap të tyre në forma nga më të shëmtuarat. Në këto konҫesione sajuan skemën mafioze duke fshehur si “aksionerë” eksponentë hajdutë të politikës dhe qeverisë, për të vjedhur bashkë me konҫesionarët gjithë fitimin që del nga prodhimi. Pra, këtë pasuri natyrore e futën tërësisht në skemën e grabitjes dhe korrupsionit.
Në rotacionin politik të vitit 2013, pasi kishte kaluar “Ylberin” në skutat e errëta të Parisit për tu shëndrruar nga “Demokrat” në “Socialist” dhe ishte rrahur nga bandat e Berishës, kur thotë populli si gomari në arën me duhan, mafiozi Edi Rama mori pushtetin dhe premtoi se do ri-shtetëzonte pasuritë natyrore kurse hajdutët do ti ҫonte në burg, por ai kaloi prapë “Ylberin”, u bë “Rilindas” dhe socialistët i la në baltë. Gjatë qeverisjes tij në këto 10 vite, ai jo vetëm që i harroi premtimet, por në rrugë mafioze transferoi shumicën e konҫesioneve të vendburimeve kryesor, bashkë me hajdutët “aksionerë”, nga oligarkët e Saliut tek oligarkët e tij dhe disa ja fali oligarkut të Saliut që është edhe oligarku i tij, si dhe shtoi pas tyre hajdutë të rinj si “aksionerë” nga banda tij. Tani të dy janë administratorë dhe korrupsioni vazhdon normalisht njëlloj si më parë, kompanitë po i shkatërrojn vendburimet plotësisht nëpërmjet shfrytëzimit barbar dhe sigurojn fitime marramëndëse që i ndajnë me “aksionerët”. Qeveria, opozita, Institucionet Shtetërore, Drejtësia dhe Presidenti Republikës, jo vetëm që nuk po shikojn më por po luajnë edhe rolin e shurdh-memecit.
Në këtë intervistë u fol prapë për kontratat në konҫesionet e vendburimeve të naftës/gazit, prandaj po analizojmë disa terma të tyre, si më të rëndësishme, ku shteti jo vetëm nuk fiton por i ka humbur këto pasuri natyrore. Këta mashtruesa ordiner mafioz, gjatë intervistave të tyre, shpesh deklarojn se kontratat me ndarje prodhimi, 51/49 % për shtetin, në konҫesionet e vendburimeve ekzistuese, janë “shumë të mira”, të rangut Europian. Atëherë, si ato janë të tilla kur shteti jo vetëm që nuk merr asnjë litër naftë, por sipas deklarimit të Deputetit Erion Braҫe në parlament, shteti merr zero tatim mbi fitimin, sepse si thikë pas shpine i kanë ngulur koefiҫientin “R”, me të cilin kompanitë abuzojn me investimet. Këta tipa, herë pas here, propogandojnë dhe mashtrojn ashpër në shërbim të politikës, për ti tërhequr vëmëndjen popullit nga korrupsioni dhe shkatërrimi që po i bëjnë kompanitë bashkë me “aksionerët” fallco të qeverive vendburimeve. Të dy këta karieristë, që se kanë idenë mbi kërkimin dhe përpunimin e tyre, kanë influencuar në manipulimin e termave të kontratave në favor të konҫesionarëve, nuk kanë kërkuar llogari mbi zbatimin e tyre, kanë “falur” studimet shkencore, të dhënat faktike të rëndësishme dhe tepër sekrete nga fushatë e naftës/gazit apo zonat e reja perspektive, duke shkatërruar kështu arshivën e Institutit Gjeologjik, Teknologjik dhe Nd/jeve. Pra, këta janë pjesë e katrahurës që bëhet prej kaq vitesh.
Ç’farë po ndodh me ndarjen e prodhimit dhe sa fiton shteti?! Në gjëndjen që ishin vendburimet në vitin 1994, nuk kërkonin investime nga “investitorë strategjik”. Rënia e prodhimit ishte për mungesë të disiplinës në punë se ajo teknike nuk mungonte dhe me pak investime nga vetë të ardhurat e tyre, prodhimi do të rritej në nivelin e para vitit 1990. Ecuria e nxjerrjes naftës/gazit pas këtij viti, absolutisht, nuk duhej përdorur në ekstrapolim për të parashikuar ecurinë e tij në të ardhmen sepse nuk përfaqëson rënien natyrale pasi ka ndikim të faktorëve subjektiv të trajtuar më sipër. Por faktet flasin ndryshe, le ti analizojm me radhë. “Specialistët” e AKBN-së, Albpetrolit, Ministrisë, janë bazuar vetëm në ecurinë e tij pas 90–tës, duke përfshirë edhe periudhën 1992-2004 kur prodhimi total i naftës arriti nivelin më të ulët të tij prej 250-300*103 ton/vit ose e ndarë kjo për ҫdo vendburim dhe e kanë pranuar këtë si “rënie natyrale normale”. Me këtë koefiҫient rënie, jo real, ata kanë llogaritur prodhimin e ҫdo vendburimi, vit pas viti në gjithë periudhën e kontratës, duke manipuluar termat e saj. Ky është një gabim teknik me dashje apo fajë dhe autorët duhet të pëgjigjen sipas ligjit. Prodhimi naftës i llogaritur, me këtë koefiҫient rënie, nuk është real dhe shumë i ulët. Ky është prodhimi i naftës/gazit që merr faktikisht shteti nga kompanitë konҫesionare, ҫdo vit, pavarësisht investimeve që bëhen për të stimuluar rritjen e tij.
Le të analizojm skicat më poshtë mbi nxjerrjen e naftës/gazit dhe ekstrapolimet në disa vendburime, ku mbi këtë bazë është parashikuar ecuria e prodhimit, për gjithë periudhën që ato do të operohen nga konҫesionari dhe si është llogaritur ndarja midis tij dhe Albpetrolit në kontratë. Vërehet se ecuria e nxjerrjes naftës në ҫdo vendburim, është interpretuar me koefiҫient (trend) rënie natyrale më të madh se ai faktik, kur të dhënat janë të mjaftueshme. Aty mund të vizatohet edhe një trend tjetër, më sipër, me kënd rënie më të vogël, që ndërpriten midis tyre. Kjo diferencë midis tyre përkthehet në ton naftë më pak që privati i jep Albpetrolit dhe pjesën tjetër ai e merrë vetë padrejtësisht pa bërë asnjë investim. Edhe në rast se ekstrapolimi do të ishte teknikisht korrekt, i gjithë ky prodhim i përket vetëm Albpetrolit. Ai përfaqëson ecurinë e tij sipas rënies natyrale reale, nuk është rritje prodhimi në vendburim që varet nga investimi i konҫesionarit dhe ai nuk duhet të marrë pjesë prej tij. Ndërsa ai, pjesërisht, e ndanë këtë me Albpetrolin. Pra ai padrejtësisht, operon brenda fushës së grafikut mbi ecurinë e prodhimit që i përket rënies natyrale, ndërkohë ai duhej të operonte me rritjen e prodhimit në vendburim mbi ecurinë natyrale të tij, sipër fushës në grafik, që do të ishte rritja për efekt të investimit të tij, dhe vetëm këtë ai duhet ta ndante me Albpetrolin, sipas kontratës. Ky është manipulimi që është bërë, në të gjitha kontratat, në mënyrë që kompanitë konҫesionare të vjedhin naftën pa investuar dhe ta ndajnë atë me hajdutët e politikës dhe qeverive. Po ashtu, vërehet se me rritjen e ujit në puse është rritur prodhimi naftës, sepse vendburimet rigjenerohen gradualisht në ecuri.
Shëmbuj mbi nxjerrjen faktike të naftës në disa vendburime, ekstrapolimi i manipuluar dhe ndarja e prodhimit midis privatit dhe Shtetit
Kompanitë private, menjëher pasi siguruan vendburimet falas nga qeveria, forcuan disiplinën në punë, shkurtuan fuqinë punëtore dhe shpenzimet, rritën tempet e nxjerrjes naftës në puse mbi kapacitetin e mundëshëm të tyre, si rrjedhoj u rritë prodhimi dhe fitimi. Kështu u zgjerua dhe fuqizua Kompania Bankers Petroleum, krijoi kapitale dhe sherët e saj kërcyen menjëherë lart. Ajo ka 19 vite që shfrytëzon pa studime dhe shkatërron pellgun naftëgazmbajtës Patos–Marinës-Kuҫovë, që ka peshën kryesore në nxjerrjen e naftës në vend. Pasi hyri në biznes në 19.06.2004, pa bërë investime rriti nxjerrjen dhe në 2014-tën prodhimi total i naftës në vend arriti në 1,368,328.64 ton, më lartë sa ishte në periudhën 1980-1990. Gradualisht, ato u fuqizuan financiarisht, investuan pak në teknologji, riparuan ca paisje sipërfaqësore dhe vunë puset e ndalur në punë. Prodhimi naftës u rritë në nivelin e para viteve 90’, pa bërë investime. Kështu ato vjedhin naftën/gazin që zbuluan naftëtarët dhe specialistët tanë me parat e popullit. Nga hiҫi ato u bënë pronare me pasuritë tona, sepse termat e kontratës favorizojn vetëm ato dhe fitimin e ndajnë me kokat e politikës dhe të Qeverive Nano–Berisha–Rama. Kjo tregon se “suksesi” i tyre qëndron në organizimin e punës, shfrytëzimin e sforcuar të vendburimeve, abuzimet pa kufi, etj., prandaj rënia prodhimit në shifrat rreth 250-300*103 ton/vit, që është marrë në konsideratë, nuk ishte reale.
Le ta konkretizojm këtë më tej, në vendburimet Patos–Marinës dhe Kuҫovë, ku kompania përdor pompa të fuqishme në puse për të nxjerrë naftën, shpon ca puse horizontal dhe injekton fluide me presion të lart në rezervuar që të krijoj ҫarje hidraulike duke vënë kështu në komunikim vertikal gjithë shtresat naftëmbajtëse dhe ujëmbajtëse në prerje, sepse puset prodhojn rreth 35% naftë, ujë dhe rërë. Këto teknologji që ajo aplikon si “metoda të reja shfrytëzimi”, në këto vendburime, është ai pak investim i saj që ka rritur pak prodhimin, por për shkak të shfytëzimit të sforcuar ato po shkatërrohen, sepse në shtresë ngelen sasi të mëdha rezervash nafte. Koefiҫienti shfrytëzimit tyre është shumë i ulët. Ky është një dëm i madh që po i bëhet kësaj pasurie natyrore dhe ekonomisë kombëtare. Pikërisht këtë pak sasi nafte që është rritur nga ky investim, Kompania Bankers Petroleum, sipas kontratës, duhet ta ndajë në raport 51/49% në favor të Albpetrolit, por për ta vjedhur edhe këtë, qëllimisht në kontratë, kanë futur koefiҫientin “R” me të cilin kompanitë abuzojn. Ky koefiҫient ka nxjerr jasht loje këtë raport duke e bërë atë të pa aplikueshëm dhe Albpetroli nuk merr as ndarjen e prodhimit se konҫesionarët raportojnë se “punojnë me humbje” për të vjedhur gjithë naftën që nxirret. Pra ҫdo gjë ka dal jashtë kontrollit, jashtë marëveshjes, sepse i gjithë prodhimi vidhet dhe me sa informacion ka rrjedhur, që nga fillimi, kompanitë konҫesionare, i paguajnë shtetit vetëm rreth 2% të prodhimit, që është Royalty Tax dhe i takon atij që zotron të drejtën minerare, shtetit ose privatit. Këta spekullantë pse nuk e sqarojn se sa përqind taksohet ajo tek ne?
“Eksperti” L. Nikolla që punoi pak vite në Institutin Gjeologjik të Naftës, nën ombrellën e specialistëve në grupet e rilevimit, pas vitit 90’ kërceu në dikasterin e hajdutëve, AKBN dhe para ca kohësh kur aty kërcitën prangat, ai shpëtoi paq dhe kaloi pedagog në universitet kur s’kishte më student për gjeologji. Midis të tjerave, duke ju mbajtur goja, ai theksoi: “Fatmirësisht sot, në vendin tonë, kemi kompani që kryejnë këto punime, studime, kompani që janë me emër në botë, që kanë aftësi nga pikëpamja shkencore dhe ekonomike për të zhvilluar vendburime të tilla” . . . “Janë vlerësuar sasira rezervash të mëdha, të cilat gjënden në strukturat tashmë më të komplikuara dhe që janë më të thella, mbasi strukturat që kanë qënë më lehtësisht të zbulueshme dhe të shfrytëzueshme kanë qënë ato që kanë qënë në afërsi të sipërfaqes. Sot evidentohen dhe janë evidentuar struktura më të thella, më të komplikuara, që konsiderohen të kenë rezerva të konsiderueshme dhe mendohet që të jenë jo më pak sa dyfishi, që kemi patur zbuluar deri më sot”. . . Ky s’është fat i mirë, por një dështim i plotë i shtetit me aktivitetin privat në Industrinë e Naftës!
Po mirë more “ekspert” ku janë këto kompani me emër që po kryejn punime? apo mos e ke fjalën për ato që erdhën rreth vitit 90’, shpuan nga një pus negativ dhe u larguan nga syt këmbët! Apo e ke fjalën për Kompaninë SHELL dhe ato para saj që kanë mbi 20 vjet që vijnë rrotull Malit Shpiragut dhe kanë shpuar 4-5 puse rreth atyre që projektoi Instituti Gjeologjik dhe akoma nuk janë në gjëndje të deklarojn vendburimin, madhësinë, tipin, rezervat e tij, si dhe ҫfarë do bëjnë me të, do ta zhvillojn dhe kur do ta vënë në shkfrytëzim apo do ikin andej nga erdhën, kurse ju “ekspertët” dhe qeveria e propagandoni atë ҫdo 2-3 muaj sikur është Lindja e Mesme që do ti ndryshoj faqen Shqipërisë dhe jetën shqiptarëve. Atëherë ku qëndron aftësia tyre për të zbuluar dhe zhvilluar vendburime të tilla?, apo gënje të gënjejm se populli i ha! Apo mos e ke fjalën për ca kompani fantazma që kanë ozurpuar ca struktura të përgatitura nga Instituti Gjeologjik si Velҫa, Papëri, Godarti, etj., që firmosën kontratat për kërkim dhe u zhdukën ose i mbajnë ato për të pastruar paratë e pista? Apo do të thuash për “kompanitë konҫesionare” fasadë me oligarkë të qeverive që ju i falët vendburimet ekzistuese, me ato kontratat tuaja famëkeqe me terma të manipuluara?, të cilat kanë qysh nga viti 1994 që vetëm vjedhin naftën/gazin që zbuluan specialistët tanë dhe raportojn se “punojn me humbje” që të mos i paguajn detyrimet shtetit. Ato fitimet i ndajnë mirë me eprorët tuaj hajdutë të fshehur si “aksionerë” pas tyre dhe sa herë ndërrohen qeveritë, i freskojn këto kompani me oligarkë të rinj me po ato kontrata të dështuara dhe shtojn hajdutët e tyre si “aksionerë”, kurse ju tellallët e tyre shikoni për të zhvatur ndonjë gjë për vehte dhe bëni propogandë mashtruese.
Po ato studimet shkencore që paskan kryer këto kompani për strukturat e komplikuara dhe të thella perspektivë me rezerva të konsiderueshme, mbi dyfishin e atyre që kemi zbuluar dhe llogaritur ne, ku janë? Apo mos e ke fjalën për studimet shkencore të specialistëve të instituteve të naftës dhe nd/jeve që ju bashkë me shokët tuaj jua “falët” atyre për ndonjë shpërblim nën dorë apo për ndonjë vend pune me to? Këto janë fakte sepse keni shkatërruar gjithë arshivën e institutit ku ruheshin këto studime dhe gjithë të dhënat gjeologjike-kantierale, të siguruara nga mundi dhe djersa e shkencëtarëve tanë për 5 dekada me paratë e popullit. Atëherë me këtë perspektivë kaq të madhe pse nuk vazhduan kërkimet kompanitë me emër në botë, por u larguan dhe ca të tjera afrohen për të marrë ndonjë vendburim kur largohet ndonjë kompani mafioze? Në këtë intervistë ti, ish-specialisti i AKBN-së, deklarove se shteti përfiton në total 145,000 Euro/ditë (rreth 53 milion Euro/vit) nga konҫesionet në vendburimet e naftës, ku 130,000 Euro/ditë vetëm nga Kompania Bankers Petroleum! Fitim i “madh” ky, po sa naftë dhe gaz nxirret afërsisht ҫdo ditë prej tyre?, sepse sakët e dinë vetëm ata që e vjedhin dhe nga cilët terma të kontratës vjenë ky fitim? Asnjë shpjegim, ҫdo gjë mjergullë, të gjithë gënjejn, nga do që të vërtitesh, por shumë pak duket!
Le të bëjmë ca llogari të trasha: Mbas pandemisë, një specialist i Kompanisë Bankers Petroleum deklaroi se prodhojm 20,000 fuҫi naftë/ditë (pra 3,180 ton/ditë) ose 1,160,000 ton/vit), kaq sa prodhohej para vitit 1990 nga gjithë vendburimet. Po ashtu ai deklaroi se do ta rritin akoma prodhimin për ta ҫuar në nivelin para pandemisë! Le ta pranojm jo shumë por 25,000 fuҫi naftë/ditë (pra 4,000 ton/ditë) ose 1,460,000 ton/vit, vetëm nga vendburimi Patos-Marinës. Po të shtojm këtu edhe prodhimin e vendburimeve tjera, prodhimi total i naftës nga kompanitë konҫesionare shkon mbi 1,5 milion ton naftë/vit, që për mendimin tonë, me atë shfrytëzim barbar që aplikohet prej tyre, duhet të jetë më i lartë! Le të pranojm këtë shifër dhe të vazhdojm analizën, se e vërteta nuk gjindet dot as nga ju “ekspertët”, as nga kompanitë dhe as nga qeveria se ju të gjithë bashkë vidhni dhe nuk bëni transparencë. Nafta jonë është e tipit BRENT dhe aktualisht ҫmimi në treg është luhatur mbi $80/barrel, por le ta pranojm $75/barrel ose $472/ton, që është më i ulët se ajo West Texas Intermediate (WTI) dhe fitimi bruto rezulton $710 milion/vit kurse Albpetroli merr $53/$710 milion ose 7.4% të fitimit bruto ose 110,000 ton/vit ose 300 ton/ditë. Pra, shteti gjithësej merr vetëm këtë si fitim, që është realisht më i vogël se taksa minerare (Royalty Tax) e cila në SHBA është 12.5% dhe nuk merr as prodhimin që i takon sipas rënies natyrale, as ndarje prodhimi dhe as tatim mbi fitimin e kompanisë, por merrë vetëm këtë sasi të vogël nafte që është vlerësuar arbitrarisht. Kjo dallohet qartë edhe në skicat më sipër, ku sipas manipulimeve në ekstrapolim të prodhimit për vitet e ardhshme, në ҫdo vendburim, është parashikuar ndarja e tij midis konҫesionarit dhe Albpetrolit. Këtë e vërteton edhe shitja e sasisë naftës prej 105,000 ton, në ankandin e datës 22 Korrik/2023 nga Kompania Albpetrol, e cila i përket 6 mujorit të parë të vitit 2023. Mbi gjysma e kësaj sasie është nafta që prodhon vetë Albpetroli, nga puset që punojnë periodikisht në sipërfaqet e vdekura rreth disa vendburimeve dhe pjesa tjetër është sasia e naftës bruto që kompanitë konҫesionare i detyrohen, sipas kontratës, Albpetrolit, pra Shtetit shqiptar. Të nxjerrësh 1.5 milion ton naftë/vit dhe të kamuflosh gjithҫka brënda 7.4 përqindëshit dhe këtë ta quash fitim është një skandal i vërtet, që tregon vjedhjen që po i bëjnë pasurisë shtetërore konҫesionarët, politikanët dhe qeveritarët! Atëherë ku është fitimi i madh që merrë shteti nga nafta? Në pamje të parë, për një amator, ky duket si fitim i madh. Pra, nga konҫesionet në vendburimet ekzistuese, për shkak të korrupsionit, shteti nuk merrë asnjë lloj fitimi. Privatizimi i tyre me këtë tip kontrate, me ndarje prodhimi, duke e shoqëruar me kushtet e koefiҫientit “R”, ishte gabimi dhe faji i dytë akoma më i rëndë, por me qëllim për të vjedhur gjithë këtë pasuri natyrore, prandaj objetivi i marëveshjes mbahet tepër sekret dhe shteti me qëndrimin e tij në heshtje, po i shkatërron ato plotësisht.
Pra, n.q.se të dhënat faktike do të ishin interpretuar korekt, kompanitë konҫesionare nuk futeshin në vendburimet tona, sepse rritja e nxjerrjes naftës me investimet e tyre, që bazohen vetëm në shfrytëzimin e sforcuar, është shumë e vogël dhe ato nuk kanë interes të investojn parat e tyre me rrisk të lart. Fitimi i tyre qëndron pikërisht tek manipulimi i termave në kontrata që i lejon ato të vjedhin naftën pa investuar. Ato kanë në plan vetëm fitimin, prandaj vendburimet në tërësi, kategorikisht, nuk duheshin dhënë me konҫesion, por ato duhet të qëndronin pronë shtetërore, nën administrimin e Kompanisë Albpetrol ose tu jepeshin në përdorim me kontratë nd/jeve nën kontrollin e rrept të saj, e cila ligjërisht është e vetmja pronare e pasurive hidrokarbure. Gjithë fitimi do shkonte në buxhetin e shtetit dhe nuk do pasuronte konҫesionarët, hajdutët e politikës, të qeverive dhe Industria Naftës nuk do të shkatërrohej.
Teknologjitë që përdorennë Patos-Marinës (Suita Driza, Gorani, Kuҫova), ku shtresat ranore potente janë të shkrifta, me porozitet të lart, të ngopura me naftë viskoze dhe me energji gazi të konsumuar, shkatërrojn strukturën e tyre, sepse veprojn mekanikisht në rezervuar dhe nuk përmirësojn cilësinë e naftës që të rrjedh më lehtë në drejtim të pusit. Ato nuk pranojn injektim uji me kimikate me presion të lartë, brënda kontaktit naftë-ujë ose depresione të larta shfrytëzimi, sepse nuk përmirësojn gjë por nga injektimi, ranori ҫahet, gërryhet dhe bashkë me naftën shtyhet drejtë pusit të prodhimit, pra struktura e rezervuarit prishet. Krijohen ҫarje vertikale, kryesisht sipër objektit ku injektohet, që mund të dalin deri në sipërfaqe. Këto presin dhe vënë në komunikim midis tyre gjithë shtresat naftëgazmbajtëse me veti kolektore dhe nafta me cilësi të ndryshme që ndërthuren në prerje me ato ujëmbajtëse. Në rezervuar të tillë këto teknologji shfrytëzimi nuk rekomandohen. Në to duhen përdorur metoda termike, injektim holluesi ose gazesh për uljen e viskozitetit naftës që ajo të lëvizë lehtë në ambientin ekzistues natyral të rezervuarit që ka përshkueshmëri të lartë, por jo efektiv për atë naftë. Ky problem diskutohet sot në shkencën ambientale të gjeologjisë rezervuarit për të zgjedhur metodat më efektive stimuluese.
Flitet se në Patos-Marinës apo në Kuҫovë nuk aplikohet shpërthimi hidraulik, por në puset horizontal apo të devijuar injektohet ujë me presion që ka shkaktuar tërmete. Lidhur me shpimin e puseve të tillë, aplikimin e ҫarjeve hidraulike dhe efektivitetin e tyre në rezervuarët karbonatik ose terigjen (tight gas sand apo oil/gas shale, ku hidrokarburet janë të izoluara në hapsira poroze të vogëla me përshkueshmëri të dobët, që nuk nxirren dot me teknologjinë klasike) për të rritur rezervat e nxjerrëshme, sot ka mjaftë përvojë, por injektimi ujit me presion të lartë në shtresat ranore në këto vendburime nuk aplikohet se prishet struktura e tyre dhe miliona ton naftë me vlerë miliarda Euro mbeten në shtresë ose lëvizin nëpër ҫarje jasht tyre. Pra, përdorimi i tyre pa kriter nuk ka efektivitet, nuk sjell rritje rezervash por abandonim të tyre sepse ulet mjaftë naftënxjerrja, për shumë arsye gjeolgo-teknike.Çdo injektim fluidi me presion më të lartë se ai gjeostatik, në rezervuar, shkencërisht krijon ҫarje hidraulike, por kompania e reklamon si “injektim uji” ose “teknologji të avancuar”. Ky nuk përdorej dikur dhe ndryshon tërësisht nga injektimi ujit që bëhej nën kontaktin naftë-ujë, në shtresat e Suitës “Marinëza”, por qeverisë i ka zënë syt korrupsioni dhe kompania ka rritur oreksin për të grabitur këtë pasuri sa më shpejt, pavarësisht pasojave të pallogaritëshme ekonomike-financiare që shkakton. Përdorimi i kësaj teknologjie është një katastrofë për këto vendburime sepse janë futur tërsisht në fazën e shkatërrimit të plotë. Kjo përdoret sot në rezervuarët terigjen me nafta jo viskoze për të rritur naftënxjerrjen në një kohë sa më të shkurtër, për të ruajtur energjinë e shtresës dhe ulur koston e prodhimit, sidomos në vendburimet offshore.
Privatizimi vendburimeve në shfrytëzim dhe me fitim, me këtë tip marëveshje me ndarje prodhimi, ku s’ka hapsirë për investime dhe konҫesionari nuk investon, bile as në zhvillimin apo zgjerimin e metodave ekzistuese stimuluese-MVSH, por që i ka eleminuar ato dhe zëvëndësuar me teknologji të shfrytëzimit barbar që ulin drastikisht naftënxjerrjen, është më shumë se një marrëzi profesionale e “specialistëve” mediokër dhe servila të politikës që i hartuan ato bashkë me instancat shtetërore që i miratuan. A kishin njohuri këta “specialistë” mbi metodat stimuluese (MVSH) që do të aplikonin konҫesionarët, për të rritur prodhimin, në përshtatje me gjeologjinë e rezervuarit, vetitë e naftës dhe pasojat e tyre? A është parashikuar në kontratën e ҫdo vendburimi, se cila teknologji do përdoret dhe pse nuk flitet fare për to? Kontratat mbajnë vetëm era korrupsion dhe qëllimisht janë të tilla për të vjedhur dhe shkatërruar këto vendburime sa më shpejt, mundësisht brenda afatit të tyre, por do lënë pas një ambient të ndotur, familje me pasoja shëndetësore të rënda dhe probleme social-ekonomike. Investimet që gjoja bëjnë kompanitë në vendburime, pasi janë pasuruar, janë ca thërrime krahasuar me ato që janë bërë për disa dekada në kërkim-zbulimin dhe vënien e tyre në shrytëzim, prandaj ato nuk duheshin privatizuar. Me këto kontrata, ata marrin 49% të prodhimit padrejtësisht, por akoma më keq dhe të pa aplikueshme bëhen ato sepse shteti nuk merrë as 51% nga ndarja prodhimit dhe as tatimin mbi fitimin, për shkak të lojës që bëhet me koefiҫientin “R” dhe gjithë kjo pasuri vidhet. Vjedhja dhe abuzimi me termat në kontrata është e mirëorganizuar nga institucionet e shtetit me klanet e hajdutëve, prandaj këta kriminel duhet të përgjigjen ligjërisht dhe t’ju sekuestrohet pasuria. Kjo tip kontrate përdoret vetëm në kërkim-prodhimin në fushat e reja minerare, ku privati e merrë vetë rriskun e investimit, por edhe në këtë rast duhet patur kujdes me koefiҫientin “R” pas të cilit maskohen abuzimet, vjedhja dhe korrupsioni nga kompanitë.
Shkrimet tona mbi pasuritë minerare, po mbushin faqet e gazetave apo emisionet në TV dhe ata që po fitojn janë pronarët e tyre. Të gjithë i lexojn dhe dëgjojn por asnjeri nuk prononcohet. Sejcili që kishte lidhur jetën me to, kur shikon se puna e tij po vidhet dhe shkatërrohet, ai duhet të ndihet i poshtëruar nga ky shtet hajdutësh dhe të reagoj fort ndaj tij. Mendimet dhe diskutimet tona mbi problemet që ka hapur shteti me pasuritë minerare janë me vlerë, pasi sqarojmë njëri-tjetrin për një zgjidhje më të mirë. Shkëmbimi i mendimeve apo eksperiencave sjell gjithmonë zhvillim dhe zgjidhje të drejtë të problemit. Por pushtetarët heshtin, nuk duan që të ndalet kjo batërdi, sepse kanë interesa të përbashkëta midis tyre që të pasurohen duke i vjedhur deri në shkatërrim këto pasuri natyrore, shumë specialistë të larguar kanë kapur hallet e tyre dhe nuk reagojn, pensionistët nuk i dëgjon njeri, disa nga kolegët tanë janë punësuar në këto kompani konҫesionare si shpërblim për privilegjet që ju kanë krijuar atyre në kontrata dhe përfitojn, një pjesë janë shpërblyer nga pushteti me ndonjë pension special ose njerëzit e tyre janë të lidhur me pushtetarët dhe i lëpihen pushtetit, ndërsa ato që e pësojn janë ekonomia dhe populli.
Ata që ngrenë probleme janë pak dhe ҫdo ditë pakësohen. Këtë duanë pushtetarët tanë, heshtjen, sepse kështu ata vazhdojn të qetë të vjedhin punën, djersën dhe parat e popullit, të investuara në 50 vjet, që të pasurohen padrejtësisht. Heshtja tyre ndaj shkatërrimit të plot të pasurive natyrore është një krim shtetëror i papreҫedent. N.q.se të gjithë naftëtarët/minatorët me specialistët në krye, do ishin aktiv dhe në një mendje, qeveritë do ishin vënë në pozitë të vështirë dhe do bënin atë që kërkohet, por disa specialistë nuk duan tja dinë fare nëse ne kemi apo jo të drejtë. Mendojm se po të kërkohet, pavarësisht moshës dhe jo për karier, disa specialistë pensionist, mund të kontribojn me mendimet e tyre për të shpëtuar pasuritë kombëtare nga kthetrat e hajdutëve, sepse ato i shërbejn brezave të ardhshëm! Po ku kanë kohë pushtetarët të merren me ne pensionistët dhe të diskutojn mbi pasuritë natyrore që i kanë bërë pronë të tyre dhe vjelin fitimet. Ata s’duan t’ja përmëndësh ato prandaj i anashkalojn në heshtje. Zëri ynë sado i fort të jetë është i pafuqishëm, sepse ne jemi shumë pak!
Kamë bindje se ri-shtetëzimi vendburimeve, sjell mjaftë të ardhura për të ri-ngritur një industri modeste, me institucione shkencore dhe nd/je kryesore, me pak sonda, duke investuar kryesisht në MVSH, sipas tipit të rezervuarit dhe të eleminojm teknologjitë shkatërruese, që po përdoren në shfrytëzimin barbar të tyre për të prodhuar sa më shumë në një kohë sa më të shkurtër, pa bërë investime dhe pa llogaritur sa rezerva mbeten në shtresë, që nuk rikuperohen më. Këto kërkojn diskutim për ҫdo vendburim, sepse problemet nuk janë të njëjta por kanë zgjidhje teknike, jo politike. Ri-shtetëzimi i tyre ndryshon gjithҫka në 5 vjet dhe industria minerare do investoi tërsisht vetëvehten. Ne kemi kosto të ulët punimesh. Industria jonë u rrënua nga korrupsioni, vjedhjet dhe mungesa disiplinës në punë. Prodhimi vendburimeve, natyralisht, nuk ka rënë aq shumë siҫ jepet në kontratat e manipuluara dhe të ardhurat që do dilnin në kaq vite prej tyre do ishin kthyer në investime për naftën dhe ekonominë.
Organizimi industrive dhe kompanive të naftës, me zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës ka ndryshuar, nuk bëhet më fjalë të krijojm atë që u shkatërrua ashtu siҫ ishte ndërtuar, me 25,000 punonjës dhe me 80 sonda shpimi apo shumë nd/je në aktivitet me staf pa fund. Krijimi i nd/jeve private të shërbimit konkuron sot dhe mbulon një aktivitet më të gjerë se ai që ne kishim dikur. Ri-shtetëzimi vendburimeve, në kushtet që të gjitha kompanitë janë me shkelje në termat e kontratave, është i detyrueshëm dhe gjithë fitimi që del prej tyre do shkoj në shtet. Me këto para ato investojn dhe ngrenë vetëvehten, sepse janë tërësisht në shfrytëzim dhe nuk kërkojn investime kapitale. Atje janë investuar miliarda Euro dhe ato që gjoja bëjnë kompanitë janë thërrime sa për të abuzuar me detyrimet në shtet. Edhe sikur të ndajnë 51% të prodhimit, ato prapë nuk e justifikojn 49% që marrin, sepse e kanë falas dhe shteti humbet. Që të ringrihet industria minerare duhet që më parë të vendoset një qeveri që punon për popullin dhe jo ta vjedhi atë. Kjo sot është emergjencë kombëtare dhe zgjidhjen e ka në dorë populli, jo vetëm me votë por edhe me revolta si në 97-tën, sepse mafia politike-shtetërore ҫdo ditë që kalon bëhet më e fuqishme, më e rrezikshme, më resistente, më e pasur dhe i blenë votat në tregun e varfërisë.
Eksperienca e specialistëve shqiptarë në regjimin e kaluar u krijua me vështirësi, shteti investoi shumë, por arritjet ishin domethënëse dhe bashkëkohore. Për këtë flasin vetë rezultatet e arritura në Industrinë e Naftës/Minerare dhe këtë e njeh mirë populli. Janë botuar disa shkrime në media të ndryshme mbi riorganizimin e Albpetrolit, mbi kërkim-shfrytëzimin apo përpunimin e pasurive hidrokarbure/minerare, bazuar në përvojën tonë shqiptare dhe në atë me kompani me emër në botë, ku kamë kontribuar në një kohë të gjatë, si në vendet me pasuri natyrore me pakicë ashtu dhe në ato që i kanë me bollëk, në shtete me demokraci të brisht dhe të korruptuara të tipit shqiptarë, por dhe në ato ku ligjet kushtetuese janë bibël dhe qeveritë janë thjesht shërbëtore të bindura në zbatim të tyre.
Pasuritë natyrore për rëndësinë financiare që kanë në zhvillimin ekonomik, në ҫdo vend, gjithmonë mbrohen me ligj dhe i shërbejn atij që i ka pronë, popullit, prandaj ato janë monopol i shtetit dhe rrallë janë private. Privatizimi tyre sjell vetëm shkatërrim për shkak të shfrytëzimit barbar, jashtë ҫdo kriteri tekniko-shkencor edhe në rastin kur investimin e bënë vetë privati. Konҫesionarët zbatojn teknologji rrënuese për të nxjerr fitimin maksimal në kohën më të shkurtër, por kjo lë pasoja të pariparueshme dhe humbje kolosale që i kushtojn mjaftë ekonomisë dhe mirëqënies popullit, prandaj ato në asnjë mënyrë nuk privatizohen, aq më tepër kur janë në shfrytëzim dhe me fitim. Të ardhurat që do dilnin prej tyre do ti jepnin shtysë kërkimit në zonat e reja minerare dhe do të përmirësonin teknologjinë e shfrytëzimit. Shfrytëzimi barbar dhe abuzimet janë baza ku konҫesionarët, nxjerrin fitimin dhe mendohen mirë për ato investime që bëjnë me pikatore. Deri në vitin 1990, industria minerare prodhonte rreth 1.2 milion ton naftë/vit, disa milion metër kub gaz dhe mijra ton minerale të ҫmuara. Shteti siguronte fitime kolosale dhe investonte në to. Gabimi i parë ishte privatizimi dhe i dyti është se Qeveria Rama nuk vepron që të ndali vjedhjen marramëndëse por heshtë, sepse ka rënë vetë në skemën e korrupsionit që krijuan Qeveria Berisha dhe ajo Nano, prandaj ka përgjegjësi për shkatërrimin e pasurive natyrore.
Në këtë periudhë tranzicioni, bazuar në shifrat e prodhimit që raportojnë kompanitë, që për mendimin tim abuzojn, nxjerrja e naftës ka arritur mbi 1.5 milion ton/vit, është shitur si lëndë e parë me ҫmim tregu disa herë më i lartë se ai para vitit 90’, ҫ’ka tregon se të ardhurat prej saj në këto vite kanë qënë shumë më të larta. Prandaj, ne specialistët kërkojmë që vendburimet të ri-shtetëzohen, i gjithë fitimi shkon në shtet, planifikohen investime dhe ajo që është po aq e rëndësishme ato do të futen në regjim optimal të kontrolluar shfrytëzimi dhe do shpëtojn nga shkatërrimi si pasoj e shfrytëzimit barbar. Disa mendojn se nafta kërkon investime të mëdha dhe shteti ynë s’ka mundësi ti mbuloj ato, që indirekt apo direkt lexohet se vetëm dhënia me konҫesion krijon investime për zhvillimin e saj, kur në fakt të gjithë e dimë se shteti ka 33 vjet që nuk merr fitim nga nafta, sepse ai i gjithë vidhet. Edhe në rast se kontratat do ishin në rregull, prapë shteti do e ndante fitimin me konҫesionarët dhe ai nuk mjafton për të investuar për kërkime në fushat e reja, prandaj vetëm vendburimet me pronësi shtetërore sigurojn investime. Në këto kushte, nafta apo gjithë pasuritë tona natyrore nuk kanë nevojë për investime nga shteti, ato investojn vetëvehten, bile edhe në degët e tjera të ekonomisë si dikur dhe për këtë është shkruar në disa media. Ky konkluzion nuk është vetëm i imi por edhe i specialistëve të tjerë në këtë industri, prandaj seicili duhet të reagoj drejt dhe kjo ka shumë rëndësi, sepse institucionet shtetërore të korruptuara këtë kërkojnë që të justifikojn dhënien e tyre me konҫesion, gjoja për mungesë investimesh, në mënyrë që ti vjedhin dhe shkatërrojn ato.
Shqipëria futet në grupin e shteteve të mbipasuruara në rezervat fosile për frymë të popullsisë, pa përmëndur ato minerale. Ne rënditemi me Malajzinë nga rezervat për frymë të popullsisë dhe se dimë akoma sa rezerva nafte/gazi ka në formacionin oil/gas shale, sepse nga ky formacion gjeologjik në disa vende të botës po rigjenerohet prodhimi ose sa kemi të pazbuluara në fushat perspektive apo në shelfin detar. Ata që propogandojnë se nafta dhe qymyret tona nuk janë rentabël, janë pikërisht ata që po mbushin llogaritë bankare me fitimet e tyre dhe ata që se kanë idenë mbi këto pasuri natyrore. Si ka mundësi që nga nafta jonë sigurohen dhe vidhen miliona Euro/vit nga të huajët bashkë me politikanët tanë, bile duke e shitur atë si lëndë të parë, por për ekonominë ajo nuk qënka me fitim dhe për ata ajo qënka rentabël. Kudo ka kompani që shfrytëzojn puse me litra, fitojn dhe e kanë atë rentabël. Atëherë këto kompani hajdutësh që shfrytëzojn naftën tonë pse nuk largohen meqënse ajo nuk është rentabël? Sa të jetë në pushtet kjo kupolë politike me Sali Berishën dhe Edi Ramën me klanet e hajdutëve nga pas, pasuritë tona natyrore asnjëher nuk do jenë rentabël. Ne diskutojm për zhvillimin e tyre, ndërsa qeveritë nuk e përmëndin fare naftën/mineralet, sepse duanë të vazhdojn vjedhjen bashkë me konҫesionarët deri sa të shkatërrohet gjithҫka, atëherë vërtet ajo do bëhet jo rentabël, megjithëse rezerva të mëdha do mbeten në shtresë nga shfrytëzimi barbar që po aplikohet, por vështirë se rikuperohen. Atëherë këto fusha do kthehen në tokë e djegur, pa vlerë, njëlloj si zona të ndotura nga shpërthimet bërthamore.
Qeveria ka plotë fakte të dokumentuara, për të gjitha kompanitë konҫesionare që operojn në vendburimet ekzistuese. Ato mashtrojnë me shpenzime/investime të pakryera, zyrtarisht raportojnë se “punojnë me humbje” për t’ju shmangur detyrimeve ndaj shtetit, po i shkatërrojn ato dhe ndotin ambientin. Ato vjedhin pasuritë tona, ligjërisht kanë falimentuar dhe ka vetëm një zgjidhje. Qeveria urgjentisht duhet ti pezulloj atyre aktivitetin, sepse gjithë kohën kanë abuzuar rëndë duke shkelur termat e kontratës dhe sipas ligjit duhet të deklarojn falimentimin. Këto shkelje janë mjaftë për ti pezulluar atyre aktivitetin pa u penalizuar.
Qeveria ka përgjegjësi direkte për këtë situatë, ajo e di mirë se këto pasuri natyrore janë pronë shteti dhe i përkasin popullit, nuk ka pse t’jua fali konҫesionarëve dhe hajdutëve të saj. Ato duhet të ri–shtetëzohen dhe administrohen nga Kompanitë Shtetërore, Albpetrol, etj., si dhe të ngrihen institucionet përkatëse që të drejtojn gjithë aktivitetin tekniko-shkencor në to. N.q.se nxjerrja e tyre s’ka “interes ekonomik”, atëherë ato s’kanë pse të shfrytëzohen me humbje, por ato janë me humbje vetëm për “konҫesionarët dhe shtetin tonë hajdut”. Monopolizimi vëndburimeve nga shteti krijon bazën financiare për të investuar në kërkim-zbulimin e fushave të reja perspektive. Këtë kërkon ekonomia, naftëtarët, minatorët dhe populli i ndershëm, sepse këta po humbasin se pushtetarët bashkë me konҫesionarët po vjedhin.
Për një kohë të gjatë flitet se drejtësia, SPAK-u, heton politikanë dhe qeveritarë të rëndësishëm në kupolën e lartë, për afera korruptive që kapin miliarda Euro, por nuk i arreston dhe pasi qeveria i lë të arratisen andej nga kanë depozituar parat e vjedhura, atëherë ai i shpallë në kërkim ndërkombëtar dhe për opinion se gjoja po lufton korrupsionin merret me ndonjë cironkë të vogël që noton në pellgjet e korrupsionit shtetëror. Disa prej tyre dhe shumë Ish-a të tjerë që nuk hetohen akoma, prej disa vitesh janë fshehur si “aksionerë apo bashkëpronarë”, pas konҫesioneve në naftë apo miniera, por vërehet se asnjëri nga këta nuk përmëndet as nga opozita, as nga qeveria dhe nuk hetohet nga SPAK-u për përfshirjen në këto afera korruptive. SPAKU është në dijeni sepse disa janë denoncuar në media por nuk vepron. Kjo tregon se të gjithë janë të përfshirë në vjedhjen e pasurive natyrore dhe SPAKU heshtë sepse është kapur nga politika!
Heshtja e qeverisë dhe gjithë instancave shtetërore deri tek Presidenti i Pepublikës, mbi këtë katastrofë që po bëhet me pasuritë natyrore, ku për vite të tëra shqetësohen specialistët e naftës/minerave, tregon qartë se ata nuk duan që këto të jenë monopol shteti, sepse i pritet burimi financiar klanit të hajdutëve që fshihen si “aksionerë” pas konҫesionarëve dhe ndajnë gjithë fitimin bashkë me ta. Propoganda që bëjnë tellallët e qeverisë nëpër TV kanë qëllim që populli të ambientohet me situatën, me vjedhjen e pasurive natyrore, të bindet plotësisht se këto nuk i përkasin më atij por atyre që janë “bashkëpronarë” me konҫesionarët, të cilët nuk janë gjë tjetër por figurina fasadë që komandohen prej tyre. Ky është një ligj i pa shkruar që po zbatohet prej kaq vitesh dhe do të vazhdoj derisa ata të shpallen pronarë të tyre! Situata është tepër e rëndë, gjithë kompanitë konҫesionare në vendburimet ekzistuese, raportojn se “punojnë me humbje”, nuk i paguajnë detyrimet shtetit sepse mashtrojnë me shpenzime apo investime të pakryera, kontrolli shtetëror është i dobët, ndërsa qeveria me opozitën, Parlamenti dhe Presidenti Republikës, qëndrojn në heshtje, kurse drejtësia nuk vepron. Ky ishte fati i asaj industrie, naftëtarëve, minatorëve dhe popullit shqiptarë!
——————————————-
SHPIRAGUN E TËKURRË KOMPANIA, POR E ZMADHON POLITIKA DHE QEVERIA, KUSH DUHET BESUAR?