PELLAZGËT DHE ILIRËT

Sqarime historike

Pellazgët dhe Ilirët

Nga Mathieu AREF / Aref Mati, Paris – gusht 2023

Doktor në Histori dhe Qytetërim të Antikitetit

«Sa më shumë inteligjenca të depërtojë në historinë e Greqisë, aq më shumë vëmendja do t’i drejtohet elementit pellazg të sakrifikuar deri tani». K.O. Müller (1797-1840), arkeolog i shquar gjerman në veprën e tij «Prolegomena»

***

Video: Studiuesi Mathieu Aref – Pellazgët me Ilirët i lidh gjuha shqipe – Gjuha e Zeusit ishte pellazgjishtjaKlikoni poshtë

Studiuesi Mathieu Aref–Pellazgët me Ilirët I lidh gjuha shqipe – Gjuha e Zeusit ishte pellazgjishtja – YouTube

Këtu nuk keni përçartje personale, diletentizëm apo romantizëm, por një studim serioz të shkurtër për «Ilirët» i bërë në formë të përshtatshme dhe të duhur. Çfarë themë këtu janë përfundimet e të gjitha studimeve të mia të analizuara hollësisht nga të gjitha këndvështrimet, duke përfshirë të gjitha verifikimet, kontrollet, ballafaqimet dhe referencat e mundshme të afatit kohor dhe shkrimeve të autorëve të lashtë arkaikë, klasikë dhe helenistikë, shumica e të cilëve janë shumë më të besueshëm se shkrimet e autorëve modernë që përsërisin shpeshherë çfarë kanë shkruar historianët modern të tjerë që i kanë paraprirë e që janë me pak vlerë në krahasim me historianët e lashtë që ishin më afër historisë së lashtë se ata. Puna ime, pra, konsistonte në identifikimin e shkrimeve më të zbatueshme, sado të pakta, me qëllim që të mos të marrë rrugën e gabuar dhe mbi të gjitha të kryeja analiza, krahasime dhe ballafaqime të miratuara midis teksteve të studiuara si dhe kontrolle të ndryshme të kryqëzuara, lexime midis rreshtave dhe kuptimin çfarë është thënë me nënkuptime apo tinëzisht, etj.

E gjithë kjo për të sqaruar Historinë e paqartë të atyre që Helenët dhe Romakët i quanin «Ilirë», sepse kur Helenët (duke mos ditur të bëjnë dallimin midis gjuhëve apo grupeve etnike) i pyetën “kush jeni ju”, ata u përgjigjën: «një popull i lirë dhe i pavarur ». Kjo nuk është për t’u habitur, sepse në atë kohë nuk kishte shtet, as federatë, as bashkim kombëtar por një mori principatash dhe nganjëherë mbretëri fisesh pellazge (jo të bashkuar) të shpërndara në hapësirën e tyre të gjërë në juglindje të Evropës: ndjenja fisnore mbizotëronte mbi ndjenjën kombëtare apo atdhetare.

Këtu do të citoj të njëjtën ngjarje që ka ndodhur në vendet shqipfolëse jashtë Shqipërisë në fillim të shekullit të 20-të. Kur të mëdhenjtë të asaj bote po bënin shiun dhe motin e mirë në atë kohë, ata kishin vendosur në vitin 1913 të krijonin një”komision kontrolli” për të ditur origjinën e popujve të rajonit aktual të Kosovës dhe Maqedonisë: hetuesit e këtij komisioni u bënë pyetjen e mëposhtme «kush jeni ju»?

Shumica u përgjigjën «Turk elhamdullah»! «Myslimanët» e rajoneve të pushtuara nga Osmanët quheshin edhe “turq” por në kuptimin “mysliman”. Ja ku, shpesh, na ka çuar anafalbetizmi dhe ndonjëherë mungesa e patriotizmit: në humbjen e Kosovës dhe Maqedonisë. Këta Shqiptarë, në vend që të mendojnë për «atdheun dhe origjinën e tyre», më tepër kanë menduar për «fenë»! Veç kësaj, nana ime më tha një ditë se në kohën e saj ekzistonte kjo shprehje në shqip: «a je turk, a je kaurr» dmth «a je mysliman a krishter»! Është rezultat i pushtimit dhe shtypjes islamimo-osmane 500 vjeçare (Turqia kishte në dorë në ato kohë «kalifatin e gjithë botës myslimane»!). Këto janë pasojat e pushtimit dhe shtypjes 500 vjeçare!

Po ju informoj se nuk ka pasur kurrë një popull ILIR si i tillë dhe as një komb ilir. Ja pse Hegjemonia e Pellazgëve u shkatërrua pak nga pak pas pushtimit helen të Pellazgjisë e cila u pushtua përfundimisht nga strategu athinas Miltiades (-540-489 p.e.s.), gjatë pushtimit të bastionit të fundit të Pellazgëve: ishujt Lesbos dhe Imbros. Pas integrimit dhe asimilimit të Pellazgëve (që ishin bërë dygjuhësh) në Hellas dhe pas pushtimit të ishujve Lesbos dhe Imbros në -499 (bastioni i fundit) emri i Pellazgëve filloi të shuhej dalëngadalë. Që atëherë, një pjesë e Pellazgëve u integrua dhe u asimilua në kontekstin e ri politiko-shoqëror të pushtuesve të rinj helenë.

Por pjesa më e madhe e këtij populli pellazg u bashkua me të afërmit e tij të përbërë nga shumë fise: çdo shef ose kryetar «fisi» u bë «princ ose mbret» i këtij fisi, si për shembull, për Enkeletë, kreu i këtij fisi u bë «princi ose mbret i Enkelesë» dhe jo “Princ ose mbret i Ilirëve” ose Ilirisë! Ishin fillimisht Helenët dhe më pas Romakët që e quajtën këtë popull të veriut të Hellas-it «popull i lirë dhe i pavarur», i cili popull Pellazg u strehua me të afërmit e tij: «fiset pellazge në veri» të Hellasit (fjala “Greqi” e përdorur vetëm nga “të huajt” nuk ekzistonte në kohën e autorëve të parë klasikë… kjo u shfaq vetëm në kohën e Aristotelit, -384 – 322). Në të vërtetë, këta autorë antikë (të cilët nuk mund të dallonin as gjuhën e tyre, as grupin e tyre etnik) i konsideronin si barbarë « », një fjalë që do të thoshte, në atë kohë, « ata që nuk flisnin greqisht ». Por ky popull pellazg iku në veri të Hellasit për të shmangur «shtypjen dhe skllavërinë» e Heleneve duke thënë atyre që donin të dëgjojnë « ne jemi një popull i lirë dhe i pavarur». Pellazgët që ende mbetën «dygjuhësh » në Hellas konfirmuan Heleneve këtë shprehje e cila u adoptua unanimisht nga Helenët dhe nga Romakët dhe … e gjithë bota pastaj!

Kështu ndër autorët e lashtë Hekateu i Miletit (-550-476) dhe Herodoti -480-425() i quajtën «popull i lirë» dhe kështu u shfaq etnonimi «Ilir» që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë! Më në fund, emri « Ilirë » është bërë etnonim tek të huajt, ndërsa ky emër nuk ka ekzistuar kurrë si etnonim tek Pellazgët. Edhe sot në Greqi, për krahasim, banorët quhen «helenë» dhe jo grekë! Më në fund në Iliadë emri « Ilir » nuk përmendet kurrë në «katalogun e anijeve trojane» (Iliada II – 816-877) dhe ai u shfaq vetëm pas epokës VII / VI para para erës sonë dhe u shfaq vetëm me një farë frekuencë që nga koha e Pindarit (-518-438 para erës sonë) sipas disa autorëve antikë të periudhës helenistike. Kanë qenë kryesisht Romakët që e kanë përhapur këtë emër «Ilirë» pas pushtimit të asaj që ata e quajtën «provincë e Ilirisë» në -168 p.e.s.

Që atëherë ata hartuan një hartë që përcaktonte kufijtë e një «province romake» të quajtur «Illyria proprie dicti» (nga Istria deri në Epir dhe nga Adriatiku deri në Maqedoninë e some). Ndërsa në realitet fiset pellazge zinin një territor që shtrihej nga të dy brigjet e Danubit (Istros = i shtri » në shqip dmth i gjërë… kështu është Danubi) deri në Greqi dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Nëse dalim nga ky model apo kjo skemë, do largohemi krejtësisht nga realiteti dhe do ushqejmë të gjitha llojet e konfuzionit, paqartësive, gënjeshtrave, papërshtatshmërive, gabimeve apo manipulimeve.

Nga ky rast populli i kësaj province u quajt «Ilir»: Romakët janë fajtorë të kësaj ngatërrese si edhe ngatërresën kur e kanë quajtur Heladën «Greqi». Ndërsa fiset pellazge zinin një territor (shumë më të gjërë se ajo provincë e krijuar nga Romakët) që varionte nga të dy brigjet e Danubit deri në Greqi dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Ky ishte copëtimi më i madh i trojeve Pellazge i kryer nga Romakët pas pushtimit të Pelazgjisë nga Helenët. Mendoj se duke dalë nga ky model apo skemë largohemi plotësisht nga realiteti «historik» dhe ushqejmë çdo lloj konfuzioni, paqartësie, gënjeshtrash, papërshtatshmërish, gabimesh apo manipulimesh… Është bërë gjithçka për të zhdukur nga historia qytetërimin pellazg për ta përvetësuar, modifikuar dhe manipuluar më mirë.

Studimet e mia marrin parasysh edhe çështjet kronologjike: shumica e datave “para” Lojërave Olimpike janë praktikisht të gabuara për shkak të mungesës së arkivave në atë kohë. Kjo është arsyeja pse autorët modernë u mbështetën në të gjitha llojet e supozimeve dhe hipotezave tendencioze apo torolloze. Por që nga shekulli III para erës sonë (aq pas autorëve arkaikë dhe klasikë) matematikani Eratosthenes (278-197 p.e.s.) kishte dekretuar pa asnjë provë apo argument bindës se “Lufta e Trojës” kishte ndodhur midis -1194 dhe -1184 p.e.s.! Ndërsa të gjithë autorët antikë nuk dinin ndonjë datë të saktë për këtë luftë dhe aq më pak atë të Eratosthenes, një autor më i vonshëm. Kështu autorët modernë (gjithmonë ata) e kanë adoptuar menjëherë (pa reflektime paraprake, as studime dhe kërkime të sakta) verbërisht këtë datë (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë…).

Kjo është arsyeja pse të gjitha datat e Antikitetit të Lartë janë të dyshimtë apo edhe të rreme. Por kronologët modernë kanë vërejtur se datat pas Lojërave Olimpike janë të pasakta, por jo të gabuara, pasi shumica e datave pas krjimit të Olimpiadës kanë rënë për rreth 60 vjet. Për shembull, për Lojërat Olimpike, data e përshtatshme është -776 – 60 = -«716».

Le të kthehemi tek ata që janë quajtur ilirë që janë promotorët e vërtetë të epokës së Hekurit në Evropë (Hallstatt në Austri dhe La Tène në Zvicër). Ja një shembull i prekshëm i faktit të mosnjohjes së rolit të rëndësishëm që luajtën Pellazgët në shfaqjen e qytetërimit helen ose të faktit që askush nuk mendoi për të pas zhdukjes së “emrit” të tyre (jo të «popullit» dhe fiset e tij të shumtë). Gjithçka që i përketë pas fshirjes së emrit të Pellazgëve pak nga pak (i vetmi “qytetërim parahelen” i njohur nga autorët e lashtë) iu atribuua automatikisht Ilirëve “emri” që nuk është gjë tjetër  veçse një homonim i «Pellazgëve» siç shpjegova në një paragraf të mëparshëm. Ja se si Shqiptarët e papërgjegjshëm, injorant apo të nënshtruar ideologjikisht apo politikisht, si dhe disa keqdashës të huaj, kundërshtarë apo armiq të grupit etnik pellazgo-shqiptar kanë bërë gjithçka për të ndarë «Pellazgët nga Ilirët»!

Sot kemi një shembull të qartë: Akademia e Tiranës nuk i njeh Pellazgët si paraardhës të Shqiptarëve por njeh vetëm Ilirët! Kjo është arsyeja pse, në përgjithësi (sepse ka shumë ankesa të tjera për të shtuar), historia e lashtësisë së Evropës Juglindore është humbur për më shumë se 2000 vjet në shumë pista të rreme të cilat që na çojnë në një qorrsokak të pazgjidhshëm.

Ky tekst që keni në dorë nuk mjafton për të përmbledhur më tepër se 3000 faqe daktilografike të gjithçkaje që kam shkruar deri tani. Përveç këtij «problemi ilir» ja cilat janë ankesat kryesore që kam studiuar, analizuar tërësisht: Pellazgët, pasardhësit e tyre, aleatët, historia, legjendat dhe gjuha e tyre. Mikenasit dhe Lineari B nuk ishin me origjinë helene edhe pse Ventris dhe Chadwick kishin dekretuar se ishte një «greqishte e lashtë», por ata nuk realizuan se kjo greqishte e lashtë ishte veçse vetë pellazgjishtja e lashtë meqenëse ishte shkruar në “Jonishtën” që do të thotë “pellazge” meqenëse “Jonianët” ishin Pellazgë të mirëfilltë që u bënë helenë. Herodoti e vërteton këtë dhe pohon, për më tepër, se Pellazgët ishin “barbarë” dmth nuk flisnin greqisht (Herodoti, I, 56, 57, 58 – VII, 95) dhe se ata ua kishin transmetuar gjuhën e tyre pushtuesve të rinj helenë. Si pra Hellenët mund te rrjedhnin nga Pellazgët nga një popull barbar që nuk flet greqisht! Periudha e Errët (1200-800 pes) që mbeti e heshtur për katër shekuj. Në atë kohë nuk kemi asnjë të dhënë që vërteton ekzistencën e Helenëve, asnjë. I ashtuquajturi “qytetërim mikenas” nuk mund të jetë mikenas pasi asnjë autor antik, pa përjashtim, nuk e ka cituar atë. Autorët e lashtë njihnin vetëm banorët e “qytetit” të Mikenës. Për këta autorë të vetmit paraprirës të helenëve ishin “Pellazgët” (jo stërgjyshërit e tyre) dhe jo mikenasit. Ishte pseudoarkeologu (biznesmeni i pasur) Heinrich Schliemann (1822-1890) ai që në fund të shekullit të 19-të shpiku atë që quhet “qytetërimi mikenas”, sepse ai, gjatë gërmimeve të tij, zbuloi në «qytetin Miken » në Argolis një thesar të cilin ia atribuoi Agamemnonit!

Lufta e Trojës e përvetësuar, modifikuar dhe manipuluar nga pushtuesit Helen. E ashtuquajtura «Lufta e Trojës» së bashku me Iliadën dhe Odisenë ishin uzurpuar, përvetësuar, modifikuar dhe manipuluar nga pushtuesit Helen.

Helenët: pushtues të huaj (feniko-asiro-egjiptian). Një origjinë e vertetuar nga Herodoti, autorët tragjik (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) si dhe Ksenofoni dhe të tjerë. Kjo origjinë e huaj mbi të gjitha ishte fshehur nga Helenët e vonshëm dhe disa autorë modernë dhe sot Grekët. Rastësisht gjithë kjo është kaluar në heshtje dhe mbetet ende e tillë. Homeri (Iliada dhe Odisea) që janë poema epike të traditës gojore pellazge. ZEUSI ishte Pellag (Iliadë, XVI, 233/236)… pra nuk ishte helen! Pitagora i Samosit (Pellazg-Tirrhen-Etrusk sipas biografit të tij Porfiri) pohonte se emri i Zeus-it në gjuhën e tij amtare ishte «Zan, Zani» (në ionishtën e kohës së tij si edhe sot në gegënishtën dhe në toskërishtën «Zëri»)! Kronologjia parahelene që përmbysi gabimisht të gjitha datat historike dhe Arkeologjike të studimeve moderne. Alfabeti “quhej fenikas”, por në fakt, sipas Diodorit të Siçilisë (Biblioteka historike – III, 67; V, 74 et suite § V. 3. c. Cf.), ishin «Shkronja Pellazgjike» të uzurpuar nga fenikasit në Kretë dhe të kthyer në Feniki (pasi i kishin atribuar fjalë fenikase) dhe të rikthyer në Beotie në kohën e pushtuesit fenikas Kadmi në Beoti, etj. Helenët nuk përmenden në Iliadë në «Katalogun e anijeve» të akejve dhe Danaenit… Prandaj nuk kemi as të dhëna apo dëshmi më të vogla që vërtetojnë ekzistencën e Helenëve para shekullit të 8-të para erës sonë, veçanërisht para dhe gjatë «katër shekujve të errët» (1200-800) ku nuk dimë absolutisht «hiçgjë» apo më të voglin shënjë nga Helenët si dhe të ndonjë “qytetërim mikenas” përveç atij të Pellazgëve, i cili, sipas të gjithë autorëve të lashtë, është i vetmi qytetërim i njohur që i ka paraprirë atij të pushtuesve helenë. Kështu është bërë Historia e Greqisë ku çdo gjë ngatërrohet, bëhet e paqartë, mashtruese (ndonjëherë nga padituria dhe shpesh me vetëdije) dhe manipulohet. Morali i tekstit tim: ILIR = PELAZG, pa asnjë dyshim. Këtë tekst ia drejtoj edhe Akademisë në Tiranë dhe Prishtinë: këta anëtarë të «Akademisë» nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë studime dhe kërkime personale të sakta dhe të gjërë, por rreshtohen në mënyrë servile me ata (autorë modernë që kanë marrë një rrugë të gabuar në këtë temë) dhe kur nuk jeni dakord me ta, ju taksojnë me «diletantizëm, fantazi, shovinizëm apo ekstravagancë»! Një fjalë e urtë franceze thotë: «Kush dëshiron të mbysi qenin e tij, e akuzon për tërbim»!

Të gjitha studimet dhe kërkimet e mia nuk i kam bërë për të kënaqur veten, apo egon time, apo për lavdinë time, por për një arsye të vetme: “për të rivendosur një të vërtetë” të përbuzur dhe abuzuar për më shumë se 2300 vjet. Të gjitha këto i bëra për të nxjerrë të dhënat më të vogla dhe dëshmitë më të vogla që sillnin ujë në mullirin tim pellazg, por edhe për të hedhur një dritë të re mbi Pellazgët fillimisht mbi ata që quheshin “Ilirë”, të cilët, në të vërtetë, nuk ishin gjë tjetër veçse PELASG, një popull i flijuar në altarin e së Vërtetës që nga fundi i periudhës klasike deri më sot.

Më në fund ja një reflektim i mitilogut dhe arkeologut të shquar gjerman K.O. Müller (1797-1840) në veprën e tij «Prolegomena»: «Sa më shumë inteligjenca të depërtojë në historinë e Greqisë, aq më shumë vëmendja do t’i drejtohet elementit pellazg të sakrifikuar deri tani».

Së fundi, nuk mund ta mbyll këtë studim të shkurtër pa i dhënë një shenjë Akademisë së Tiranës. Thashethemet apo gjuhët e nepërkës do të këndojnë në zemër: Mathieu Aref hakmerret ndaj Akademisë së Tiranës që nuk i njeh «Pellazgët» si paraardhës të Shqiptarëve por preferon padrejtësisht dhe pa prova e dëshmi të lashta: «Ilirët»! Por për fat të keq Akademia jeton në një planet tjetër: nuk e kuptoi se Ilirët ishin thjesht pellazgë (të pa nënshtruar, as të asimiluar nga pushtuesit e rinj Helenë nga gjetkë) të cilët pas pushtimit të Pellazgjisë iu bashkuan fiseve, të afërmve të tyre në veri të Hellasit.

Akademia e Tiranës nuk e kuptoi ose nuk donte të kuptoje se Pellazgët, Trojanët, Dardanët, Frigët, Thrakët, Peonët… midis 14 kontingjenteve të katalogut të Trojanëve të Iliadës (Iliada II, 816-877) rrjedhnin nga e njejta familje etnolinguistike. Në këtë katalog anijesh Ilirët nuk ishin cituar (sepse ky emër ishte shumë i vonshëm) por ishin cituar Trojanët në vijën e parë me Pellazgët (Iliada II, 816/877) pastaj fiset e tjera të të njëjtit grup etnik kundër Akeasve dhe aleatëve të tyre!

Akademia nuk e kuptoi se të gjitha këto fise pellazge, secili me emrin e vet, ishin pjesë e të njëjtit grup etnolinguistik në gjithë hapësirën pellazge në juglindje të Evropës, Egjeut dhe në perendimin e Azisë Minore (e njëjta etni, e njëjta gjuhë, i njëjti kult, të njëjtat legjenda, të njëjtat tradita)…!

Ajo ende nuk e ka kuptuar se «Jonët»…« të jonët» (shqip) ishin Pellazgë të vërtetë (Hérodote, I, 56, 57, 58 – VII, 95) që u bënë dygjuhësh pas integrimit dhe asimilimit të tyre në grupin e pushtuesve helenë!

Ajo ende nuk e ka kuptuar se «gjuha e Pellazgëve»… »gjuha e perëndive», meqë ishte «gjuha e Zeusit» (Iliada XVI, 233/236 ; I, 401, 406; II, 59 – 811 deri 815) është ende gjallë në «gegënishtën» e veriut dhe lindjen e Shqipërisë (ajo mbijeton ende sot pavarësisht se është lënë mënjanë në vitin 1972 nga diktatori Enver Hoxha) !

Ajo nuk e kuptoi se gjuha e sotme shqipe është një lloj fosili i gjallë që i ka mbijetuar mijëvjeçarëve dhe që “gegërishtja” është gjuha e Zeusit dhe e Pellazgëve (Iliada XVI, 233/236 ; I, 401. , 406; II, 59 – 811 deri 815). Një gjuhë që gjuhëtarët modernë nga fundi i shekullit të 19-të e deri më sot, të cilët, duke mos gjetur ende gjuhën amtare të Evropës, shpikën një gjuhë virtuale e quajtur “indo-evropiane” kur kishin edhe kanë në dorë gjuhën shqipe e cila, që nga fillimet e gjuhësisë moderne, u shpall një “gjuhë e ndarë” midis gjuhëve evropiane!

Kështu përfundoi ajo në dollapin e harresës së historisë. Ta zëmë se këta gjuhëtarë zgjohen për të studiuar më mirë shqipen, si mund të kryejnë punë të sakta, serioze dhe të besueshme pa iu referuar «gegënishtës» që, fatkeqësisht, është përjashtuar dhe ky përjashtim ka amputuar gjuhën zyrtare e krijuar në 1972, elementin e saj më të lashtë dhe më të rëndësishëm për çdo studim gjuhësor?

Së fundi ajo nuk e kuptoi se Iliada dhe Odisea ishin poema epike nga “tradita gojore parahelene e Pellazgëve”, pra jo Helene, dhe se shumica e antroponimeve, etnonimeve, oronimeve, eponimeve, teonimeve e të tjerë dhe shumë fjalë të Iliadës shpjegohen në gjuhën “gege” (dhe jo dialekt) që ishte gjuha e «Zeusit pellazgjik» dhe «gjuhë e perëndive» (Iliada XVI, 233/236 ; I, 401, 406 ; II, 59 – 811 deri në 815). ), etj, etj…, sepse unë do të plotësoja shumë e shumë faqe për këtë temë të kësaj historie të anashkaluar.

Së fundi, mund të citoj edhe disa devijime të tjera. Një nga anëtarët e kësaj Akademie të Tiranës kishte marrë pjesë, «pa lexuar librin tim», në programin e Top Channel në vitin 2007 ku isha i ftuari kryesor (gjatë promovimit të librit tim të parë «Shqipëria – Historia dhe gjuha – apo Odisea e pabesueshme e një populli parahelen». Ky «personazh i paqartë» mori guximin të kundërshtonte tezën time (pa prova apo argumente përfundimtare, apo referenca të verifikueshme) dhe mbi të gjitha u shpreh kundër faktit që unë i konsideroj Pellazgët si paraardhësit e vetëm të Shqiptarëve. Jo vetëm ai erdhi të kundërshtojë tezën time për Pellazgët (ky ishte arkeolog dhe jo historian e aq më pak specialist i Antikitetit) por mbi të gjitha më quajti si një diletant dhe një romantik !!… Ky është lloji i pseudo-akademikëve që gjej sot në vendin e të parëve të mi. Mjerisht!

Është vërtet e trishtueshme që debati për paraardhësit tanë merr një kthesë të tillë kur ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona, vullnetet tona, aftësitë tona, luftarinë tonë për t’i zbuluar të gjithë botës të Vërtetën historike (të injoruar dhe të mohuar) mbi Historinë e paraardhësve tanë promovues të të vetmit qytetërim parahelen i njohur nga autorë të Lashtësisë. Më duket se këta njerëz nuk e dinë këtë shprehje : « Bashkimi bën Forcën »…sidomos ndaj fqinjit të egër dhe anti[1]shqiptarë! Mathieu Aref Canameti/Aref Mati.

NB: Jam gati të diskutoj dhe të jap prova dhe dëshmi të tjera të lashtësisë dhe analiza të tjera që rezultojnë nga më shumë se pesëdhjetë vjet punë të palodhur si edhe të jap të gjitha referencat e nevojshme (për informacion: teza ime ka më shumë se 900 referenca). Unë nuk bëj politikë (as nga e majta, as nga e djathta) por jam një vezhgues i rreptë i politikës (që 60 vjet) dhe nuk hyj në asnjë kompromis.

Së fundi, po jap alarmin: nëse Shqipëria vazhdon «zyrtarisht» (nëpërmjet Akademisë së Tiranës) të mbështesë drejtimin e rremë që konsiston në bërjen e Ilirëve si paraardhës të vetëm të Shqiptarëve, atëherë po ia lini derën hapur Greqisë për të përvetësuar Pellazgët për t’i bërë paraardhës të tyre… ndërsa me tezën time, disa libra dhe këtë artikull pohoj të kundërtën pikërisht me prova, argumente, analiza, dëshmi dhe referenca mbështetëse. Ju rrezikoni Historinë shumë mijëvjeçare dhe e futni popullin Shqiptar në gojën e ujkut. Historia do t’i gjykojë…

– Autori është Doktor në Histori dhe Qytetërim të Antikitetit

© Pashtriku.org

__________

PASHTRIKU: ARIF MATI – DOKTOROJ NË UNIVERSITETIN E SORBONËS

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura