KUSH ËSHTË MIROSLAV LAJÇAK,
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi?
Nga Sheradin Berisha
Mirosllav Lajçak lindi më 20 mars 1963 në Poprad, Sllovaki. Është një ish anëtar i Partisë Komuniste politikan, diplomat sllovak, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë.[1] Lajçak me propozimin e presidentit rus Putin shërbeu si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për sesionin e 72-të nga vitin 2017 deri më 2018.[2]
Lajçak studio në Moskë ….
Edukimi dhe jeta private e zotit Lajçak
Lajçak ndoqi shkollën fillore në Stará Ľubovňa. Në vitin 1977 familja e tij u transferua në Bratisllavë, ku ai u regjistrua në shkollën e ciklit të lartë në rrugën Bilíková. Ai përfundoi vitin e fundit të arsimit të mesëm në shkollën e ciklit të lartë në Banská Štiavnica. Më vonë ai studioi drejtësi në Universitetin Comenius në Bratislavë për një vit para se të merrte një master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Instituti Shtetëror i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO). Si student, atij iu kërkua të bashkohet me Partinë Komuniste të Çekosllovakisë. Ai gjithashtu studioi në Qendrën Evropiane të Studimeve të Sigurisë George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani. Në tetor 2018, ai u dha titullin Doktor Nderi i Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.[3]
Përveç sllovakishtes, Lajçak flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht, rusisht, bullgarisht dhe serbo-kroatisht. [3] Ai është i martuar me Jarmila Lajçakova -Hargashova, një prezantuese e lajmeve. Ata kanë dy vajza.[4]
Karriera diplomatike (1998-2005)
Një anëtar i partisë komuniste, Lajçak u bashkua me ministrinë e jashtme të Çekosllovakisë në vitin 1988. Midis viteve 1991 dhe 1993 Lajçak u postua në ambasadën çekosllovake dhe më pas sllovake në Moskë. Ai ishte ambasador i Sllovakisë në Japoni midis viteve 1994 dhe 1998. Midis viteve 1993 dhe 1994, ai shërbeu si shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm të atëhershëm të Sllovakisë dhe më vonë Kryeministrit, Jozef Moravčík. Midis 2001 dhe 2005, Lajčák ishte me qendër në Beograd si Ambasadori i Sllovakisë në Republikën Federale të Jugosllavisë (më vonë Serbia dhe Mali i Zi), me kompetencë edhe për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë.
——–
Referime:
1. (www.aglo.sk), AGLO solutions. “Members of the Government – Úrad vlády SR”. www.vlada.gov.sk (në anglisht).
2. “President of the 72nd Session – General Assembly of the United Nations”. www.un.org (në anglisht).
3. http://www.setimes.com/…/bio-archive/lajcak_miroslav
4. CV, MSV.sk
_______
Video: Lajçak në gjuhën serbe thotë – nëse nuk ka Zajednicë nuk ka marrëveshje – Zajednica është çelësi i zgjidhjes së problemit…
https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10223179242365809/353156537066181