ROLI I KISHËS SERBE NË LUFTËRAT KUNDËR SHQIPTARËVE – SIPAS GJENERALIT KROAT, ANTE PRKAĆIN

ROLI I KISHËS SERBE NË LUFTËRAT KUNDËR SHQIPTARËVE – SIPAS GJENERALIT KROAT, ANTE PRKAĆIN

Nga Sheradin Berisha, facebook 23 shtator 2023

Ante Prkačin, ka lindur më 14 nëntor 1953 në Slavonski Brod të Kroacisë. Ishte gjeneral i Ushtrisë Kroate dhe anëtar i Këshillit Kroat të Mbrojtjes gjatë luftës në Kroaci. Është një politikan dhe deputet në Saborin (kuvendin) e Kroacisë.

Ante Prkačin në një fjalim të mbajtur në Saborin e Kroacisë thotë: “Kisha pravosllave Serbe është Institucion paraushtarak dhe institucion parapolitik, e cila pak apo aspak nuk është marr me besimin në Zot, por është themeluese dhe inauguruese e ideve Imperialiste, shoviniste. Idetë e tilla që kanë çuar vetëm në luftë, luftë që ka shkaktuar gjenocid, spastrimit etnik dhe tokë të djegur.”

Zoti Prkačin tregon se, këto veprime kriminale e gjenocidale Ushtria Serbe i ka zbatuar, gjatë vitit 1913, dhe kanë shokuar krejt Evropën, e veçanërisht gazetaren angleze Edith Durham, e cila si simpatizuese e ushtrisë serbomalaze kishte përcjell në teren këtë ushtri dhe ishte shokuar, kur ka parë masakrimin e grave, fëmijëve, civileve, pa dallim.

Edhe Dimitrije Tucoviq një oficer serb është tmerruar kur me urdhërin e Komandës së lartë (qëndrore) ushtarake, në një fshat shqiptar të Lumës janë vrarë e masakruar (edhe me thika) përnjëherë 500 Shqiptar. Dhe në momentin kur shumica e vendbanimeve kanë mbet vetëm në gra e fëmijë, përsëri komanda qëndrore ka dhënë urdhër: Shkatrro, djeg dhe mbyt të gjithë dhe gjithçka që  shihni… Skenari ma i tmerrshëm sipas përshkrimit të Dimitrije Tucoviqit ishte kur kolegët e tij po i vrisnin gratë e reja shqiptare me fëmjë n’gryk dhe se si fëmijët qanin e klithnin…

Zoti Prkačin me këtë rast kujton veprimet e ngjashme që i ka kryer ushtria serbo – malazeze edhe gjatë vitit 1924 në Sanxhak në vendin e quajtur Shahoviq. Ai thotë se u masakruan mizorisht mbi 800 civilë myslimanë, sërish me lejen dhe urdhrin e udhëheqjes më të lartë. Në fund deputeti Prkačin për gjenocidin e Srebrenicës e bënë përgjegjës edhe ushtrinë serbe. Thotë se, kjo është ushtria të cilën e ka motivuar Kisha pravosllave serbe.

Burimi;

https://www.facebook.com/sheradin.berisha/videos/640989977852694

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura