AKTORJA ANGELINA JOLIE: “GAZA PO SHNDËRROHET NË NJË VARR MASIV”!

Reagim i aktores së Holliwudit

AKTORJA ANGELINA JOLIE: “GAZA PO SHNDËRROHET NË NJË VARR MASIV”!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 13 Tetor 2023

Aktorja amerikane dhe fituesja e çmimit Oskarit, Angelina Jolie, më 1 nëntor 2023 përmes një reagimi në Instagram ka akuzuar Izraelin se e ka kthyer zonën e mbyllur bregdetare në një “varr masiv” në dritën e sulmeve ajrore në Rripin e Gazës. “Ky është bombardimi i qëllimshëm i një popullate të robëruar që nuk ka ku të shpëtojë”, ka shkruar ajo.

“Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe shpejt po shndërrohet në një varr masiv. 40% e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Vriten familje të tëra”, shkroi ajo, e cila edhe vetë është nënë e gjashtë fëmijëve.

Duke iu referuar mbylljes së Gazës nga Izraeli (nga toka dhe deti) Znj. Jolie shkruan: “Ndërsa bota shikon, dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive – miliona civilë palestinezë – fëmijë, gra, familje – po ndëshkohen dhe çnjerëzohen (dehumanizohen) kolektivisht, ndërsa privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Dhe krejt në fund ajo shkruan: “Duke refuzuar të kërkojnë një armëpushim humanitar dhe duke bllokuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të detyrojë një të tillë për të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime.”

Aktorja Jolie si fituese e çmimit Oscar ka qenë e angazhuar në Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për shumë vite.

________

Ilustrim:

Aktorja Angelina Jolie reagimin e saj në Instagram e shoqëron me një foto, një krater që shihet në mes të një zone të madhe rrënojash, rrënojash dhe mbetjesh në sfondin e shtëpive – me sa duket nga distrikti i refugjatëve në kampin Jabalia në Gaza.

____________

SHKRIME PËR HISTORINË DHE LUFTËN AKTUALE IZRAEL – PALESTINË

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura