Skënder Sadri Kapiti: Ish-Kryeministri S.Berisha dhe Kryeministri E. Rama për Turqinë dhe Erdoganin

Durrës, 13 janar 2021: Ky shkrim vjen si kundërshti ndaj disa mediave, ndaj disa islamofobëve e turkofobëve si dhe kundër opozitës të cilët më urrejtje, egoizëm dhe me inat fanatik paragjykojnë dhe kritikojnë vizitën e sukseshme të Edi Ramës në Turqi dhe pritjen madhështore që iu bë atij atje. Këtu do të paraqes dyfytyrësinë e opozotes politike ,duke i kujtuar asaj se kur ishte në pushtet vetë, shiko se si e ka vlerësuar Ishkryeministri Berisha Turqinë dhe Erdoganin.
Për marrëdhëniet dhe për aleancën strategjike Shqipëri-Turqi , për Turqinë dhe presidentin Erdogan dhe për atë se cfarë ka bërë dhe bën Turqia për Shqipërinë dhe Kosovën duhet të dëgjojmë atë se cfarë deklarojnë shtetet shqiptare, shtetarët, kryeministrat, ministrat, ambasadorët e cdo kohe; duhet të degjojmë diplomacinë, akademinë dhe institucionet e shtetërore shqiptare dhe jo shpifarakët, ngatërrestarët, halabakët dhe as lehallapazanët turkofobë e islamofobë, as mercenarët e zgjatimet mediatike të Athinës e Beogradit si dhe as disa media te tilla të sponsorizuara nga paraja e Athinës dhe e Beogradit për të promovuar agjendat tinëzare e djallëzore antishqiptare të tyre dhe as të disa qarqeve e politikanëve po të tilla edhe nga disa vënde europiane.
Disa farë islamofobësh e turkofobësh gazetarë e analistë në Kosovë që botojnë e shkruajnë dhe ua boton shkrimet e tyre mediokre gazeta “BOTA SOT” “shqetësohen”pse në Kosovë janë 95% të besimit musliman, shqetësohen pse ndertohet nga fondet dhe paratë e popullit turk xhamia në Prishtinë e jo vetëm për atë po pse po ndërtohet xhamia edhe në Tiranë; shqetësohen se pse pranohen ndihmat turke kundër koronavirusit; disave bëjnë sikur u vjen keq për dorezimin e gylenistëve si dhe për të drejtat dhe liritë demokratike në Turqi; shqetësohen madje disa farë shkruesish islamofobë e turkofobë të Kosovës se përse Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat me Turqinë si dhe pse dështoi Grushti i Shtetit në Turqi; shqetësohen dhe u vjen keq edhe për Greqinë pse Turqia mbron hapësirën e vet detare etj. etj. Por kurrë nga goja, apo nga shkrimet e këtyre sharlatanëve, mercenarëve, islamofobeve, ketyre pseudopatriotëve djallëzorë e serbo-grekofilë të fshehtë nuk dëgjon dhe as nuk shkruajnë qoftë edhe një rrjesht për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që Turqia ka dhënë vazhdimisht për Shqipërinë e Kosovën në të gjitha fushat. Prandaj nuk ia vlen që të zgjatesh më me këta tipa por le të shohim se cfarë thonë për Turqinë dhe Erdoganin dy personazhet kryesore të politikës dhe të pushtetit në Shqipëri, ish Kryeministrin Berisha dhe atë të sotmin, Kryeministrin Rama.
Gjate vizitës së ishkryeministrit Sali Berisha në Turqi ai thoshte: “Të nderuar përfaqësues të mediave,I dashur zoti Kryeministër, Të nderuar zonja dhe zotërinj të pranishëm në këtë konference shtypi,
Kam ardhur këtu me ftese te kryeministrit Erdogan, në një vizitë që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ky është një rast i shkëlqyer për mua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kombit turk dhe Republikës së Turqisë për mbështetjen 100 vjeçare që i ka dhëne Shqipërisë dhe shqiptarëve në përpjekjet e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.
Unë shfrytëzova rastin të ftoj mikun tim kryeministrin Erdogan në një vizitë në Shqipëri në kuadrin e këtij 100 vjetori. Dua të shpreh shumë mirënjohje ndaj kryeministrit Erdogan, qeverisë së tij, popullit mik turk për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve, pas daljes së saj nga një diktaturë infernale, përpjekje e kurorëzuar me sukses.

Sot, ne takohemi si dy miq në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Turqia dha një ndihmë shumë të çmuar, Forcat e saj të Armatosura dhanë një ndihmë të veçantë në përpjekjet tona për anëtarësimin e plotë në NATO. Kryeministri përmendi vizitat, por takimet kanë qenë shumë më të shpeshta, nuk ka patur Samit ndërkombëtar apo konference ndërkombëtare që nuk jemi takuar, që nuk kemi shqyrtuar marrëdhëniet tona, që nuk kemi diskutuar se si ti nxisim ato më tej dhe dua të theksoj se nga 2005 deri më sot investimet turke në Shqipëri janë rritur 9 here. Ato mund të rriteshin edhe 19 herë, por këto janë objektiva për ti realizuar në të ardhmen.
Sot u firmosën dy marrëveshje të rëndësishme, por janë me dhjetëra e dhjetëra marrëveshje të tjera, të cilat përbëjnë kuadrin e shkëlqyer ligjor të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.
Në këto marrëveshje bilaterale ka një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë, në fushën e sigurisë dhe të rendit publik, të investimeve, të drejtësisë, në çdo fushë.
Kryeministri Erdogan, personalisht, qeveria e tij, Presidenti Gyl, Parlamenti kanë qenë mbështetës kryesor të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe të rolit të saj, duke kontribuar kështu në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Kosova, çdo ditë e më shumë behet një faktor i rëndësishëm paqeje në rajonin tonë.
Ne kemi patur mbështetjen e fuqishme të qeverisë suaj në pjesëmarrjen tonë në Afganistan. Jemi dhe do të qëndrojmë atje për sa kohë NATO do të qëndrojë, në interesin më të mirë të këtij kombi që përjetoi tronditje të thella.
Edhe njëherë, zoti kryeministër dua tu falënderoj shumë përzemërsisht për pritjen vëllazërore. E them vëllazërore sepse e theksuat ju që kemi lidhje gjaku. Çfarë më ndodh mua, të dashur miq? Çdo delegacioni turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, ju shtroj një pyetje. Cili nga ju ka gjak shqiptar në deje? Ju zoti kryeministër nuk ja u kam shtruar ndonjëherë këtë pyetje se jam i sigurtë që nuk bëni përjashtim”. (https:ëëë.google.com/search?q=sali+berisha+per+erdoganin+mik&rlz=1C1GCEA +mik+&aqs=chrome..69i57.11299j0j7)
E theksoj se jam politikisht jo në një linjë me Kryeministrin Rama, por ai është Kryeministër që e ka zgjedhur shumica e shqiptarëve dha jo, as unë dhe as Erdogan, dhe ndjehem mirë kur një shtet si Turqia pret në mënyrë madhështore kryeministrin e shtetit tim kushdoqoftë ai, por nuk mund të thuhet se nuk janë të vërteta ato se cfarë Edi Rama deklaroi gjatë vizitës së tij në Turqi
Edi RAMA edhe kohë më parë për Erdoganin ka deklaruar :
” Marrëdhënia ime me presidentin (ErdoÄŸan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën” ka thënë Rama.
“Pastaj kam pasur fatin të njihem me të, ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’” ka shtuar ai.
Rama ka përdorur edhe terma “islamofobi” dhe “turkofobi” duke thënë se ato rrjedhin nga injoranca.
“Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit. Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija. Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, shprehet Rama. http://ëëë.gazetaneëborn.co/edi-rama-fjale-te-medha-per-erdoganin/
Duke e falënderuar për mikpritjen vellazerore gjatë vizitës më të fundit të tij në ,Janar 2021 në Turqi, Rama tha:
“Në këtë mikpritje në të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy shteteve, mes dy qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshëm çështjesh”, tha Rama.
Për ndihmën e shtetit turk pas tërmetit Rama deklaroi: “Presidenti ErdoÄŸan ishte i pari i cili u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe faktikisht i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirjeje të shumë të tjerëve që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për familjet e prekura nga tërmeti”.
Kryeministri i Shqipërisë tha se Presidenti ErdoÄŸan dhe Republika e Turqisë i qëndruan pranë Shqipërisë.
Duke iu referuar bashkëpunimin mbi pandeminë COVID-19, Rama tha se “Një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunim i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e presidentit të Turqisë për Shqipërinë”.
“Sjellja e Republikës së Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit ErdoÄŸan në situatat kur vendi si i yni gjenden në vështirësi janë mishërimi i asaj fjalës së paharrueshme të Kemal Ataturkut i cili thoshte se ‘njerëzimi është një trup i vetëm’ dhe çdo komb është një pjesë e këtij organizimi”, tha Rama.

Turqia, populli mik turk, të gjithë shtetarët e pushtetarët turq që nga Ataturku e deri te Presidenti aktual Erdogan gjithmonë kanë mbajtur një qëndrim dashamirë, miqësor e vëllazëror ndaj shqiptarëve. Gjithmonë shteti e populli turk i janë gjëndur Shqipërisë pranë në ditët më të vështira. Turqia si mik dhe aleat i madh i Shqiptarëve është treguar e tillë pa marrë parasysh se cila politikë dhe cili politikan ka qeverisur Shqipërinë.
Pra, po t’i krahasosh të dy kryeministrat shqiptarë thonë të njëjta gjëra për Turqinë dhe Erdoganin si miq, aleatë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe Erdoganin të dy e konsiderojnë mik. Dhe këtë aleancë miqësore e vllazërore ata e argumentojnë dhe e justifikojnë me të drejtë dhe me fakte. Unë mora vetëm këta dy shëmbuj, por po këtë opinion dhe mirënjohje për Turqinë e kanë të gjithë , me ministra e ishministra, me kryeministra e ishkryeministra, me presidentë e ishpresidentë; e kanë edhe ata të cilët më parë nuk e kishin por që ndryshojnë mendimin kur vizitojnë Turqinë, pasi atje atyre u ofrohet një ngrohtësi dhe një respekt që as nuk mund të mendohet që e kanë gjetur në ndonjë shtet tjetër. Respektin dhe mirënjohjen për Turqinë e ka gjithë populli shqiptar me përjashtim të një pakice fare të papërfillshme, ashtu sikurse që për Shqipërinë dhe shqiptarët kanë një respekt të jashtëzakonshëm si për asnjë komb tjetër populli dhe shteti trurk.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura