(O Shqipetarë të krishterë apo muhamedanë! hapni sytë: Jini vëllezër, o të mjerë! (…) Feja është ndërruar, po kurdoherë kemi qënë Shqipetarë, dhe ashtu duhet të jemi.
***
Që në kohët e vjetra kur Shqipetarët besonin e u faleshin yjeve, djellit, hënës, druve, shkëmbinjëve. Që atëhere Shqipetarët quheshin: Shqipetarë.
Pastaj zun e besonin që ç’do gjë në jetë ka një perëndi, përmbi të cilat Hyiji (Jupiteri) mbretëronte. Këta njerëz përsëri quheshin: Shqipetarë.
Pas ca kohëra u bënë të krishterë dhe besuan Ungjillin; po përsëri qenë Shqipetarë. Shqipetarët ishin të tërë të krishterë deri sa erdhi Turku; pas kësaj, disa prej atyre u bënë muhamedanë, dhe ca mbetën si ishin.
O Shqipetarë të krishterë a muhamedanë! hapni sytë: Jini vëllezër, o të mjerë! Kini qënë gjithnjë Shqipetarë, e vetëm feja u është ndërruar, po jeni një gjak, një fëmijë. Pse rrini si të ndarë! sa turp i madh! Me ngjyrosur një mollë gjysmën me një ngjyrë e gjysmën me tjetër, a mund të themi që janë dy copa?
Feja është ndërruar, po kurdoherë kemi qënë Shqipetarë, dhe ashtu duhet të jemi.
Sheradin Berisha © Pashtriku.org