KUSH ËSHTË KUNDËR ALBIN KURTIT …?

Kundër Albin Kurtit janë Serbia dhe opozita politike, mediatike dhe korrupsioni

Nga Skënder Sadri KAPITI

Si fillim dua t’i sqaroj mirë opinionin në Kosovë dhe Kurtin e Osmanin se: Politika e Tiranës gjithmonë ka afruar nga Kosova vetëm ata individë të cilët kanë mbështetur dhe që kanë qenë servil e shërbëtor të politikës ideologjike e partiake dhe të kryetarëve të partive politike dhe të regjimeve politike në Shqipëri. Kështu ka vepruar Ahmet Zogu; kështu ka vepruar Enver Hoxha duke i afruar ata kosovarë që ishin konform dhe që pranonin patriotizmin sipas standardeve të  ideologjisë marksist-leniniste dhe të fitores së revolucionit proletar botëror dhe pas këtij triumfi imagjinar mund të clirohej edhe Kosova.Kështu ka vepruar edhe Berisha në kohën e pushtetit të tij, i cili ka mbështetur dhe afruar pranë vetes së tij dhe të pushtetit të tij  individë servile, interesaxhinj dhe që i shkonin ne fije egos së politikës dhe  pushtetit të tij . Po kështu edhe Edi Rama afron dhe mbështet atë politikë , ata politikanë dhe mediatikë të Kosovës të cilët i  shërbejnë interesave politike e të pushtetit personal të tij.

Ndërsa unë po i them Kurtit por edhe Osmanit nëse duan që t’a pranojnë këtë këshillë timen   se: Ju duhet të afroni e të respektoni nga Shqipëria ata individë, politikanë, intelektualë e mediatikë,gazetarë e opininistë  patriotë të vërtetë që mbështesin Kosovën dhe politikën kosovare por që  mbështesin atë politikë të Prishtinës e cila  punon  për interesat kombëtare e shtetërore dhe jo politikën që punon për interesat e ngushta politike, korruptive e personale në Kosovë.

Duke e studiuar dhe njohur mirë politikën dhe politikanët shqiptar në përgjithsi gjatë historisë sidomos të shtetit shqiptar ku filozofia politike e politikanit shqiptar është egoizmi, smira, interesi personal dhe urrejtja e talentit dhe e meritës së tjetrit i pata thënë një miku tim se SHBA do ia japin  Kosovës pavarësinë për “inat” të disa politikanëve të saj.Kjo vërehet dhe vertetohet sot , kur shikojmë se cfarë vepron kundër Qeverisë aktuale opozita politike në Kosovë dhe një shtresë intelektualësh e mediatikësht të cilët është vështirë për nga antishqiptarizmi i tyre për t’i dalluar nga politika, shteti dhe intelektualët e gazetarët serbë. Opozita ka mbi supe tradhti dhe kusure të rënda për atë se cfarë dëmesh i ka bërë ajo Kosovës kur ka qenë në pushtet. 

Qeveria Kurti po vuan shumë prej pasojave të rënda që ka trashëguar nga ishpushteti i djeshëm.Opozia e sotme ka pësuar disfatë dhe është e diskredituar dhe e dështuar politikish, por ajo po përdor politikën e sherrbudallait, duke mos u angazhuar dhe duke mos e mbështetur qeverinë dhe vendimmarrjet e saj e cila po zbaton me devotshmëri e korrektësi Kushtetututën  për zbatimin e plotë të ligjshmërisë, ushtrimin e sovranitetit dhe integritetit të plotë kushtetues në të gjithë territorin e shtetit.

Opozitarët dhe dështakët  janë urrejtës të suksesit të të tjerëve dhe nuk pajtohen me sukseset politike, intelektuale, demokratike, diplomatike, strategjike të qeverisë Kurti.

Sidomos ata nuk pajtohen me politikën patriotike të politikës së reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë, kundër politikës së inferioritetit dhe të papërgjegjshmërisë kombëtare të politikës së opozitës kur ajo kishte pushtetin.

Merre me mend sa deri aty arrin verbëria dhe urrejtja e disa politikanëve të Kosovës kur njëri prej tyre deklaroi në një TV kombëtar në Tiranë se Kurti dështoi në operacionin kundër bandave terroriste serbe në Veri, kur në fakt Qeveria Kurti triumfoi , madje përherë të parë Kosova si shtet mposhti shtetin e Serbisë.

Në një televizion tjetër dëgjova një farë Milaim Zeka të thoshte se ShBA duhet ta shpallin Kurtin non grata për ta larguar nga pushteti se në Kosovë ai fiton. Shikoni se cfarë llogjike analitike e verbërie  ka ky injorant sa që ia ka kaluar edhe Baton Haxhi Stanishiqit. Pra sipas këtij soji politiko-analistike Kurti nuk është i suksesshm dhe duhet të shpallet non grata pse Kurti është i pakorruptuar, pse kërkon politikën e reciprocitetit, pse sfidon shtetin serb ,pse kërkon sundimin e shtetit e të ligjit në gjithë territorin e Kosovës , pse nuk lejon krijimin e një minishteti serb brënda Kosovës. Ky është qëndrimi dhe kjo është prapavija politike antiqeveritare e opozitës, djallëzi e cila maskohet se me demek Kurti është kundër aleatëve dhe NATO-s.Pra opozita politike kosovare e dëshpëruar  se ka humbur privilegjet dhe të drejtën për korrupsion e hajni pret dhe

shpreson që ta ndihmojnë ndërkombëtarët për të marrë pushtetin e për ta rrëzuar Kurtin, sepse opozita e Kosovës ka si filozofi dhe ka punuar sipas devizës” bëjmë cfarë thonë e duan ndërkombëtarët, mjafton që ata të na mbështesin e të na pëkrahin për të marrë pushtetin”.

Albin Kurti nuk u pëlqen dështakëve sepse Kurti po lartëson imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe po e faktorizon Kosovën si faktor  të rëndësishëm në rajon.

Injorantët që nuk e kuptojnë Kurtin por edhe djallëzorët dhe hipokritët që e kritikojnë Kurtin, janë në humbje. Kjo sepse pavarësisht se politika Europiane kritikon dhe madje ka vendosur sanksione ndaj qeverisë Kurti, por Kurti nuk lëkundet, por ai e sfidon këtë qasje perendimore, dhe kjo vetëm sa po e forcon autoritetin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Thjesht kjo spjegohet sipas kesaj logjike:Kur duket sikur perendimi është kundër Kosovës dhe sikur ai po përkedhel Serbinë që ajo të mos rreshqase teresisht kah Rusia, Kosova me qeverinë e saj vepron në ofensivë vendmmarrjesh për vendosjen e sundimit të ligjit e të shtetit në tëre territorin e Kosovës kundër Serbisë dhe aleatëve që e mbështesin atë, dhe për më tepër akoma  qeveria Kurti nuk lëshon asnjë fije  pe në dëm të Kosovës, dhe nuk jep  asgjë cfarë padrejtesisht kërkon Serbia.

Ky është  triumf i shtetit, diplomacisë dhe politikës kosovare mbi politikën , diplomacinë dhe mbi shtetin serb.

Vetëm nëse Kosova forcohet politikisht, ushtarakisht dhe demokratikisht e institucionalisht atëhere edhe ndërkombëtarët do ta mbështesin Kosovën. Nëse pritet që për të gjitha problematikat që shqetësojnë   Kosovën, nëse priten sygjerime dhe receta të gatshme nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e tyre atëhere kjo do i shërbente vetëm Serbisë dhe planeve e projekteve të saj për destabilizimin dhe coptimin e Kosovës.

Por me Kurtin nuk është as politika dhe nuk janë as shumica dërmuese e mediave në Shqipëri, sepse politika e Tiranës gjithmonë nuk ka qenë dhe as nuk është e intersuar për interesin kombëtar.Politikës së  Tiranës nuk i ka intersuar dhe ka qenë e është kundër Kurtit, sepse ajo ka frikë se mos në Shqipëri do të afirmohej një politikë si ajo e Kurtit për ta shëmbur dhe ndëshkuar establishmentin politiko-korruptiv të politikëss së vjetër në Shqipëri.

Tirana si politikë por edhe sfera intelektuale e mediatike janë servile dhe pa bosht kombëtar. Ato “kujdesen” shumë se mos u “rreshqet” pa dashje  ndonjë deklaratë që nuk është sipas asaj që u intereson ndërkombëtarëve.Këtu në Shqipëri,madje as në publik e biseda vecse shumë rrallë diskutojnë për situatën në Kosovë e jo më të jenë të gatshëm për ndonji sakrificë në mbështetje të saj.

Durrës, Shkurt 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura