IBRAHIM KELMENDI KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (2)

IBRAHIM KELMENDI KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (2)

Nga Sheradin Berisha

DISKUTIMI I TEMËS SË SHLYER NGA IBRAHIM KELMENDI, MË 26 SHKURT 2024

Arben Krasniqi 

Çudi qysh ju paskan lan me vesh famerka?!

***

Miran Kelmendi 

Arben, në vjeshtë 1979 “Kaloshi” [Hydajet Hyseni] më ka vizitua në Bochum, pa paralajmërim dhe pa e njohur. Më pati legjeratë moralizuese të paktën dy orë. Në fund më tha: “Kusht e ke me u qeth dhe mos me vesh më xhinsa, nëse doni të përfshiheni në organizatën tonë!” (perifrazim)

Përherë jam habit me veten time, si e kam durua atë terrorizim, pa më tregua as identitetin e tij.

***

Arben Krasniqi 

Miran Kelmendi, ai mue 89 me thojshin nuk bene me vesh e le ty 79.

***

Muhamet Avdijaj 

Miran Kelmendi Edhe unë kur jam inkuadru si 17 vjeçar e gjysëm në vitin 1979 pata shku ushtar dhe aty u njoha me Bilall Kryeziun i cili kishte vite qe vepronte në ilegalitet në Lëvizjen Kombëtare dhe si i Ri qe isha 17 vjeçar kurse Bilalli ishte 27 vjeç atëherë dhe aty fillet e veprprimtarisë i fillova dhe nuk ndalova asnjëherë. Mu kujtua kur e lexova Ibrahimin si i paska thënë Hydajeti mua Bilalli më pat thënë nuk ban as meu martu as me bajtë farmerka (gjinse) dhe as orë dore ! Ashtu pata vepru por tash orën rrallë e mbaj po farmerka veshi. Respekt për të gjithë ata qe vepruan në ilegalitet ato kohëra të vështira. Megjithëse Hydajetit “Pushka Amanet” i mbeti vjerrë me keqardhje! Më falni se e zgjata ju përshendes!!!

***

Kamer Elezaj 

Miran Kelmendi, mirë të ka thanë, 🙂 😀 😃 🙂

***

Sheradin Berisha 

Ibrahim Miran Kelmendi, Hydajet Hyseni – Kaloshi në “vjeshtë 1979” ka ardhur vetën nga Zvicra apo prej Kosovës dhe siç thua pa paralajmërim, për t’iu vizituar në Bochum madje edhe pa të njohur fare?!

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, unë nuk e kam njohur. Ka ardh nga Zvicra. Koha nuk po më kujtohet, por viti 1979. Hasan Mala duhet ta di, se ate duhet ta ketë pas shofer, siç jam informuar pas shumë vitesh. U prezantua se shok i Vëllaut tim, Zenelit… Si konspiracionist revolucionar me krijoj vështirësi, sepse kërkoj të bisedonim në dhomën e ndonjë fqinji, duke arsyetuar se në dhomë kishte përgjues.

***

Sheradin Berisha 

Ibrahim Miran Kelmendi, kjo vizitë është e rëndësishme për faktin sepse kemi të bëjmë me një figurë kryesore të OMLK-së, bashkë me Kadri Zekën, Mehmet Hajrizin, Jakup Krasniqin etj. Dhe nuk është hera parë që shkruan për vizitën e Kaloshit që ta ka bërë ty në Bochum. Në përgjigjen që i jep Arben Krasniqit thua: Arben, në vjeshtë 1979 “Kaloshi” [Hydajet Hyseni] më ka vizituar në Bochum…”, ndërsa në pyetjen time për ardhjen e Hydajetit te ti, thua; “Koha nuk po më kujtohet, por viti 1979. Hasan Mala duhet ta di, se atë duhet t’a ketë pasur shofer.”

Këto dy të thëna për vitin 1979, më lënë të kuptoj se ti nuk je i sigurt për kohën (muajin, stinën) se, kur ka ardhur Hydajet Hyseni për vizitë në Bochum! Por ajo që ti e thua me siguri të plotë është se Hydajeti të ka vizituar në vitin 1979!

E para, a është e vërtetë që Hydajeti të ka vizituar në vitin 1979?!

E dyta, meqë Hydajeti paska udhëtuar prej Zvicrës për t’iu vizituar (bashkë me Hasan Malën si shofer) atëherë këtë udhëtim duhet ta ketë ditur edhe Kadri Zeka, sepse Hyda nga Kosova ka shkuar në Zvicër te Kadri Zeka. Dhe në këtë kuadër pyetja ime është, meqë Hydajetin nuk e ke njohur më parë, kush e kishte drejtuar (kush i kishte thënë atij) që të vijë te ti në Bochum, dhe gjatë asaj “ligjerate moralizuese dy orëshe” për t’i plotësuar kushtet për përfshirjen tuaj në organizatën e tij (OMLK) a të foli për Kadri Zekën dhe për gazetën “Liria” si organ i OMLK-së)?

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, në fakt, më 5 prill 1981, Kadri Zeka më ka treguar që ka qenë Hydajet Hyseni. Deri atëherë e kisha arkivuar si vizitë të shokut të vëllaut tim, por që nuk ma ka treguar emrin, të mos rrezikohej, meqë më pat kritikuar edhe për mungesë të konspiracionit revolucionar. E kam rrëfyer më shumë se njëherë, moti, por të paska kaluar pa e vërejt. Nuk më ka fol as për OMLK as për “Lirinë”. Ka gjasa se e kam zhgënjyer gjatë bisedave, sepse nuk isha i sojit të tyre. Bëja gallatë a la Ibrahim…

*** 

Sheradin Berisha 

RRËFIMI I MIRANIT PËR BLIC – VIZITËN E ILEGALIT HYDAJET HYSENI NË BOCHUM, “1979”

Ibrahim Miran Kelmendi 

Fillimisht ta shterrojmë çështjen e vizitës së Hydajet Hysenit në Bochum te ti, siç thua në vitin 1979, e pastaj mund të dalim në çështjet tjera të cilat i vësh në pah kalimthi. 

E di që vizitën e Hydajet Hysenit në Bochum, e ke rrëfyer disa herë dhe nuk më ka kaluar pa e vërejtur këtë tregim tuajin. Prandaj paraprakisht të shkrova se “nuk është hera parë që shkruan për vizitën e Kaloshit (HH) që ta ka bërë ty në Bochum”.

Ibrahim, për këtë vizitë të Hydajet Hysenit ke rrëfyer edhe në faqen 201-202 të librit “Atentatet”. 

Në një bashkëbisedim që ke sajuar ti si Miran (Ibrahim Kelmendi) me Jusuf Gërvallën (në shtëpinë e Jusuf Gërvallës), në pranverën e vitit 1981, ndër të tjera Jusufit i flet edhe për përshtypje të hidhura që të ka lënë studenti që ta ka prezentuar Jusufi me emrin Skënderi – Xhafer Durmishi (por ky i fundit atëkohë nuk ishte në Gjermani, vjen më 17 korrik 1981, që do të thotë se ti gënjen!!!). 

Dhe ti Miran, në këtë kuadër në vijim i rrëfen Jusuf Gërvallës për një blic – vizitë që ta bënë në Bochum një ilegal (është fjala për Hydajet Hysenin).

Miran – Ibrahim, me këtë rast Jusuf Gërvallës i tregon si vijon:

“Para sa kohe ishte për një blic-vizitë tek unë në Bochum një ilegal, siç po u thuhet, një thatim që me tangarllëk më kritikoi se nuk qenkam komunist, se Fronti nuk ka organizim të rrebtë revolucionar, nuk është konspirativ e të tjera. Nuk më tregoi se cili ishte, sado thoshte se më njihte, m’i njihte vëllezërit e shokët në Kosovë. Në fund më tha: “Po të vrojtojmë për të ndikuar që të bëhesh komunist i disiplinuar. Pastaj do të të pranojmë në radhët e organizimit tonë”.

Pandeha se mos ishte i OMLK-së. Ia thashë edhe unë ca llafe, se nuk po më pëlqente mënyra e vizitës se tij, mosprezantimi dhe kërkesat e tij që unë të disiplinohesha sipas arshinit të tyre. Më foli shumë mirë edhe për ty dhe më tha se edhe ti po u vrojtuake prej tyre, por po të vlerësonin vetëm për enverist dhe jo edhe për marksist-leninist. Në fund më bëri me dije se do të na kontaktonin e vizitonin për të biseduar rreth riorganizimit të mirëfilltë.” (Burimi: Ibrahim Kelmendi, Atentatet, Prishtinë 2007, faqe 201-202)

***

HYDAJET HYSENI NË BOCHUM VJEN NË VITIN 980, JO NË VITIN 1979 – SIÇ RRËFEN IBRAHIM KELMENDI!

Ibrahim, në të gjitha shkrimet autoriale dhe intervista për këtë periudhë historike të publikuar në fb dhe portale, por edhe në librat tuaj, thua me bindje të plotë se Hydajet Hyseni të ka vizituar në Bochum, në vitin 1979. Kjo nuk është e vërtetë për faktin sepse, Kadri Zeka gjatë vitit 1979 ka jetuar në kampin e refugjatëve në Altstatten. Hydajet Hyseni në Zvicër te Kadri Zeka shkon në tetor 1980 dhe rrjedhimisht vizitën te ti në Bochum mund ta ketë bërë në muajt e fundit të vitit 1980.

Në vijim po e bëjë një parashtrim në këtë drejtim:

Në pranverën e vitit 1978 (në prill) Hydajet Hyseni dhe Kadri Zeka për shkak të rënies në gjurmë nga UDB-a dhe rrjedhimisht për shkak të sigurisë së tyre, kaluan në ilegalitet. Hydajeti qëndroi në Kosovë duke bërë jetë të fshehtë (ilegale), ndërsa për Kadriun u vendos (nga Komiteti Drejtues i OMLK-së), që të kaloi në Zvicër. U vendos në qytetin St.Gallen. Në këtë qytet Kadriu u detyrua të bëjë jetën e ilegalit, duke fjetur nëpër banesa të shokëve, për shkak se ishte e vështirë të merrte banesë të vetën në këto rrethana. Në vitin 1979, policia zvicerane e zunë Kadri Zekën në banesë (të një shokut) pa dokumente dhe pa leje qëndrimi në Zvicër, prandaj ai u detyrua të bëjë kërkesë për strehim (azil) politik. Organet e shtetit zviceran Kadri Zekën e dërguan “në një kamp refugjatësh në qytetin Altstatten, në verilindje të Zvicrës. Atje qëndroi mbi shtatë muaj. Aty punoi në një uzinë tekstili dhe e paguanin gjashtë franga orën…” (K.Z, Vepra f.147)

Pasi iu pranua strehimi (azili) Kadriu sërish kthehet në St.Gallen, dhe u punësua në një nga shtypshkronjat më të mëdha. Për të mos i rënë në gjurmë UDB-a ai i ndërronte shpesh banesat. (Po aty, f.147)

***

Siç e potencova më fillim, Hydajet Hyseni në Zvicër te Kadri Zeka vjen në tetor 1980 dhe atje qëndron deri në fund të marsit 1981, ku kthehet në Kosovë për të marrë pjesë aktive në demonstratat e1-2 prilit1981 në Prishtinë.

Gjatë kësaj kohe Kadri Zeka bashkë me Hydajet Hysenin i përgatisin dhe pastaj i botojnë: numrin 1 (tetor 1980) dhe numrin 2 (dhjetor 1980) të gazetës “Liria”, Organ i Marksistë – Leninistëve të Kosovës. Para daljes së organit “Liria”, OMLK nxori numrin I (një) të organit për radhët e organizuara brenda OMLK-së, me titull “Pararoja”.” (Burimi: Kadri Zeka – VEPRA, Biblioteka “Liria” Biel -Bienne, korrik 1986, faqe 14). 

Në vazhdën e këtyre punëve botuese, Hydajet Hyseni dhe Kadri Zeka botuan edhe një përmbledhje me poezi patriotike – revolucionare “Këngët e Lirisë” me kryeveprën e Hydajetit “Pushka amanet”. (Po aty, f.14).

Kjo është e vërteta, ndërsa të gjitha shkrimet tuaja autoriale jo vetëm për vitin por, edhe për mënyrën se si e shtjellon këtë vizitë, janë të pasakta, dhe si të tilla janë jo relevante për shkencën e historisë!

_______

  • Foto dëshmi: Në mërgim: (Tetor 1980) Kadri ZEKA dhe Hydajet HYSENI – dy shokë të pandarë, dy luftëtarë lirie, dy komunistë sypatrembur. (Burimi: Kadri Zeka – VEPRA, Biblioteka “Liria” Biel -Bienne, korrik 1986)

***

NJË NGA RRËFIMET E SHUMTA INTRIGUESE TË IBRAHIM KELMENDIT PËR VIZITËN E HYDAJET HYSENIT NË BOCHUM, NË “VJESHTËN E VITIT 1979”!

Ibrahim, jo vetëm viti (vjeshtë 1979) por edhe rrëfimi yt i shumëllojshëm për vizitën e Hydajet Hysenit te ti në Bochum është i zbukuruar, për të mos thënë i rrejshëm dhe tepër intrigues! Në postimin e fundit bëra një pasqyrim bazik për këtë çështje.

Sa për ilustrim po sjellim një rrëfim të tillë intrigues.

Në një nga rrëfimet tuaja për vizitën e “delirantit” siç e quan ti vizitorin Hydajet Hyseni, shkruan:

”Në fund të vjeshtës 1979 befasohem nga vizita e diplomatëve Simon Qirici e Sazan Beu. (…) Nuk më kujtohet saktësisht, nëse Hydajet Hyseni i OMLK-së me befasoi me vizitë para apo prapa diplomatëve. Ai erdhi drejtë e në dhomë. Me përshëndeti duke më mashtruar se kisha përshëndetje nga Vëllau Zenel. Nuk prezantoi identitetin e tij, si delirant që ishte! Pat kërkuar të bënim bisedë me rëndësi, mundësisht në dhomë të ndonjë shoku, sepse dhoma ime përgjohej, siç më tha ai. Imitonte misionarin komunist Ali Kelmendi apo ndonjë të ngjashëm. Më mbajti ligjeratë, duke ma përkthel sedrën me lavdërime për kontributin tim revolucionar. Por, kërkonte nga unë të diciplinohem, duke filluar nga qethja e flokëve e veshja me pantollona stofi, sepse vetëm pak përkushtim më duhej që të bëhem marksist-leninist i dëvotshëm për t’më përfshi në organizatë të tyre. Edhe tani po befasohem si e durova atë teatralitet mbi dy-orësh, duke më ardh keq edhe nga një koleg që na e mundësoi të bisedonim në dhomë të tij.

Tashmë, për këtë misonar, që më vonë do ta indentifikoj si Hydajet Hyseni, duhej më shumë diciplinë e përkushtim që të bëhesha marksist-leninist i devotshëm, ndërsa për diplomatët e EH isha tepër marksist-leninist.” (Pseudoenverizmi kosovar)”.

VIJON…

© Pashtriku.org

__________________________

IBRAHIM KELMENDI KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (3)

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura