Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023
POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (1)
Nga Sheradin Berisha, Prill 2024
Më 21 shkurt 2023, në 41 vjetorin e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, në faqen time të facebookut kam postuar një studim të Xhafer Durmishit dhe pastaj është zhvilluar një diskutim në këtë drehjtim.
Në 41 vjetorin e vrasjes
QENDRA JUSUF GËRVALLA – DOMINIMI I MARKSIST ‘ LENINISTËVE DHE KODI POLITIK I JUSUF GËRVALLËS … (15)
Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 21.02.2023
_________________
DISKUTIMI NË KËTË TEMË
Osman Osmani
PËRGËNJESHTRIM: Sipas Xhafer Durmishit, Fahredin Tafallari e Sabri Novosella janë intelektual e shkrimtar të mëdhenjë, ndërsa Nuhi Sylejmanit po ia shkruajnë librat të tjerët. (Racizëm i pastërt, do thonte vet “Skender Skenderi”) “Zëvendësi” i Jusufit, kur është fjala për vlerësimet e të tjerëve në raport me Jusufin, ka perdorur shprehjen racizëm, ndërsa vet shërbehet përsëritshëm me insinuata deri edhe shpifje të ndryshme tejet diskriminuese. Me ketë rast të interesuarve për të mësuar mbi të vërtetën e autorësisë së librit të Nuhi Sylejmanit “Vrasje e trefishtë” ju sugjeroi të konsultohen me Fitim Fitimin (mbështetësi kryesor) e Muharrem Blakën (redaktori i librit), por edhe me persona tjerë të cilët kanë lexuar librin në dorëshkrim dhe e kanë mbështetur profesionalisht këtë vepër të Nuhi Sylejmanit dhe edhe janë shprehur për librin dhe autorin (ndër të cilët edhe Gani Bytyqi (referuesi recenzues i librit), Ibish Neziri (redaktori gjyhësor i librit), etj.). Për hirë të së vërtetës, në vijim edhe një detaj nga ana ime: Nga shokët e LRSSHJ të ish-PKMLSHJ vetëm unë e kam lexuar librin në dorëshrkim, pra as Fatoni e as Abdullahu, ndërsa pjesa që ka të bëjë me shpjegimin rreth themelimit të LRSSHJ në libër bashkë me pasthënjen në kopertinën prapa librit edhe citohet si e imja. Edhe njëherë, për të gjithë ata që duan të lexojnë librin e Nuhi Sylejmanit dhe duan të kuptojnë se çka i djeg Xhafer Durmishti në libërin e Nuhi Sylejmanit “Vrasje e trefishtë”, pa pasur nevojë tu besojnë shpifjeve të të tjerëve, po postoj vegën lidhëse ku mund të shkarkohet dhe lexohet libri në fjalë i bashkëpunëtorit më të ngushtë të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe për periudhën kohore 1981/82 edhe i Kadri Zekës:
https://prointegra.ch/wp-content/uploads/2014/03/NuhiSylejmani.pdf
***
Sheradin Berisha
I nderuar Osman Osmani,
e kam lexuar me shumë kujdes librin e Nuhi Sylejmanit dhe ka bë mirë që i ka përmbledhur në këtë libër kujtimet e tij të cilat në disa raste sjellë edhe dëshmi shkrimore dhe jo vetëm.
Me këtë rast dua të sjellë një citat (nga libri i NS) që ka të bëjë me fillet e ardhjes tuaj në Gjermani (më 22 shkurt 1982), pas bashkimit të dy organízatave politike: LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ në LRSHJ (më 17 shkurt 1982).
Nuhi Sylejmani në librin e tij “Vrasja e trefishtë”, shkruan:
“Më 26 shkurt 1982, ishte thirrur një takim pune në Ludvigsburg. Për shkaqe sigurie takimi u mbajt në një konvikt. Në takim morën pjesë: Xhafer Durmishi (Shpendi), Suzana Gërvalla (Drita), Fahredin Tafallari (Agimi), Hafiz Gagica (Halili), Haxhi Berisha (Guximi), Naim Haradinaj (Arsimi) dhe unë që nuk kisha pseudonim.
Ndërsa, si vëzhgues asistoi Osman Osmani (Nexhati) anëtar i PKMLSHJ-së. Gjatë përpilimit të rendit të punës, Xhafer Durmishi propozoi formimin e një komiteti që do të quhej „Komiteti Vëllezërit Gërvalla“ (KVG). U diskutua për ndarjen e punëve dhe detyrave që do të dilnin nga ky Komitet. Pati propozime, kërkesa e ankesa që duhej shqyrtuar pastaj.
Duke pasur parasysh dekonspirimet e mëparshme nga të njëjtit shokë tekanjozë, inatçi e fjalamanë, e pashë të arsyeshme që t’ua tërheqë vërejtjen për ruajtjen e sekretit. Disa prej tyre më shikuan me nënqeshje cinike.
Se sa gjatë do të funksiononte ky komitet, do ta tregojnë zhvillimet e mëpastajme.
Menjëherë pas formimit të komitetit, Xhafer Durmishi udhëtoi për në Vjenë, për ta përcjellë dëshirën e Suzanës në ambasadën shqiptare. Siç u informuam, ambasada shqiptare në Vjenë e kishte marrë kërkesën e Suzanës shumë seriozisht. Ajo kishte marrë përsipër rregullimin e çdo dokumenti dhe të gjitha procedurave të kalimit të familjes Gërvalla në Shqipëri.
(Burimi – Nuhi Sylejmani: Vrasja e trefishtë, Kombi 2010 – f 128 – 129)”
***
Meqë personalisht librin e keni lexuar sa ishte në dorëshkrim (para botimit), dhe ky fragment që solla më lartë ka të bëjë me një ngjarje të ditëve të para pas ardhjes tuaj në Gjermani (bashkë me Xhafer Durmishin), si e kujton këtë ngjarje të cilën e përshkruan autori i librit, dhe a është ky pasqyrim i plotë dhe i saktë në tërësinë e tij?
***
Sheradin Berisha
I nderuar Osman Osmani
Besoj që e keni lexuar këtë citat të shkëputur nga libri i Bacit Nuhi.
Ai duke përshkruar nismën për themelimin e KVG thekson se ju në këtë mbledhje (si anëtar i PKMLSHJ-së) keni asistuar si vëzhgues!
A është saktësisht kështu siç thotë autori i librit, për cilësinë tuaj në këtë mbledhje dhe përgjithësisht për rrjedhën e këtij takimi të rëndësishëm, pas atentatit të 17 janarit 1982?
***
Osman Osmani
I nderuar Sheradin, me vjen shume mire qe ke lexuar librin e Baces Nuhi! Pasi qe postimet e shkrimeve ne fjale jane publike dhe ato i lexojne te gjithe ata qe duan, e pash te udhes qe ne vend te nje reagimi personal karshi autorit, te informoi te interesuarit qe lexojne keto pistime ku lakohet me tendence dhe me qellim te keq emri i Baces Nuhi dhe shokeve tjere qe une i njoh, permes postimit te lidhjes me librin ne fjale. Sa i perket pyetjes Tende konkrete e specifike, fjala eshte per nje takim e ngjarje mes shume te tjerave, qe daton para 41 viteve, andaj duhet pas parasysh se nuk e kam mire ne kujtese. Kam bindjen se ne pergjithesi Baca Nuhi, i cili edhe nga shoket tjere njihet si njeri me kujtese shume te mire, i pershkruan sakte ngjarjet. Nga ky pershkrim i Baces Nuhi, del se ai (ndoshta edhe bashkeveprimtar tjere te Jusufit e Bardhit) nuk jane informuar me kohe dhe mjaftueshem mbi Bashkimin e 17.2.1982 ne LRSSH dhe vendimeve te marra bashkerisht.
Sa i perket KVG, e di qe fillimisht kam qendruar anash. Me sa me kujtohet ne takimin e pare apo te dyte asokohe mbi kete çeshtje edhe jam shprehur i rezervuar sa i perket formes organizative. Sidoqofte krijimi i nje strukture qe mbante emrat e vellezerve Gervalla dhe Kadri Zeka, (me bindjen se do te formohej edhe nje Komiteti analog ne Zvicer qe do te mbante emrin e Kadri Zekes), ishte per tu pershendetur, pasi nder te tjera nderonte edhe Levizjen e re te perbashket dhe perafronte e perbashkonte te gjitha rrethet atdhetare jo vetem ne Gjermani e Zvicer. Tjeter qe ne nuk ishim marre vesh bashkerisht per kete forme organizimi, e cila jo me fajin tone nuk i rezistoi kohes dhe zhvillimeve te metejme.
Personalisht kam edhe nje veretje konkrete sa i perket postimeve aktuale. Gjuha perçmuese e ofenduese (qe perdorin kryesisht Xhafer Durmishi e Ibrahim Kelmendi) e shoqeruar me intrigime e shpifje te ndryshme sipas tekave e komplekseve te tyre, eshte teper irrituese dhe nuk lene hapesire dhe nuk kontribon per te debatuar shendetshem. Une jam duke reaguar ne pyetjet, pasi respektoi punen Tende ndriquese si edhe per te dhene sqarime per aq sa arrije edhe per lexuesit e tjere te ketyre postimeve. Mirepo nese lejohet e perqohet me tej kjo gjuhe e menyre komunikimi, une do te permbahem me komentet e mija te metejme.
Me respekt e dashamiresi njerezore!
***
Sheradin Berisha
I nderuari Osman Osmani
Shumë faleminderit për këtë bashkëbisedim në këtë drejtim.
Këto janë ngjarje historike të cilat nuk mund t‘i trajtojmë në mënyrë euforike, por me kujdes dhe paanshmëri, pavarësisht divergjencave që kanë ekzistuar asokohe.
Baci Nuhi Sylejmani bashkë me ju dhe të gjithë bashkëveprimtarët tjerë që ishit në familjen Gërvalla ato ditë ngushëllimi (pas 17 janarit 1982) e deri kur shkoj famija e Jusufit në Shqipëri (në fund të marsit 1982) dhe muajt në vazhdim deri në korrik të atij viti, vazhdimisht keni qenë pjesë e të gjitha aktiviteteve.
Lidhur me çështjen që po e diskutojmë,
Nuhi Sylejmani në librin e tij “Vrasja e trefishtë”, shkruan:
“Më 26 shkurt 1982, ishte thirrur një takim pune në Ludvigsburg. Për shkaqe sigurie takimi u mbajt në një konvikt. Në takim morën pjesë: Xhafer Durmishi (Shpendi), Suzana Gërvalla (Drita), Fahredin Tafallari (Agimi), Hafiz Gagica (Halili), Haxhi Berisha (Guximi), Naim Haradinaj (Arsimi) dhe unë që nuk kisha pseudonim. Ndërsa, si vëzhgues asistoi Osman Osmani (Nexhati) anëtar i PKMLSHJ-së.”
Ndërkaq ju në përgjigjen e fundit lidhur me këtë gjë thoni: ”Sa i perket KVG, e di qe fillimisht kam qendruar anash. Me sa me kujtohet ne takimin e pare apo te dyte asokohe mbi kete çeshtje edhe jam shprehur i rezervuar sa i perket formes organizative…”
Rrjedhimisht personalisht nuk e kuptova se në mbledhjen e parë themeluese KVG (më 26 shkurt 1982) a ke marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit (siç thotë Baci Nuhi) apo ishe i barabartë me të gjithë të tjerët në këtë arganizim.
Faridin Tafallari në librin e tij “Terror – Dhimbje – Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 357 – 358) e ka botuar një Letër dërguar Komitetit të Degës “Hasan Prishtina”, dhe aty përshkruhet në detaje mbledhja themeluese e KVG, më 26 shkurt 1982.
Fillimisht lexoni këtë letër dhe pastaj mund të diskutojmë, në mënyrë që ta sipërfaqësojmë mirëfilli këtë ngjarje të rëndësishme historike.
***
Letër drejtuar Komitetit të degës së LRSHJ ”Hasan Prishtina”
26 shkurt 1982
Të dashur shokë!
Udhëtimin e Shpendit (Xhafer Durmishit) e quajtëm si shumë të suksesshëm. Ardhja e Halimit (Osman Osmanit) është me vend dhe angazhimi i tij i menjëhershëm me siguri do të jetë i frytshëm. Ditën kur u kthye Shpendi pra të hënën, ditën e parë të javës, kur shokët ia filluan javës së re të punës.
Meqë këndej shokët janë të shpërndarë në pika të ndryshme dhe që në atë javë nuk kishin farë automjeti, mbledhja zgjedhore e Komitetit nuk mundi me u thirrë gjer më 26 shkurt 1982. Atë mbrëmje në një qytet larg nga këtu u mblodhën: Shpendi (Xhafer Durmishi), Halimi (Osman Osmani), Drita (Suzana Gërvalla), Agimi (Nuhi Sylejmani), Agroni dhe Guximi (Haxhi Berisha).
Mbledhjen e hapi Shpendi i cili në fillim i njoftoi të pranishmit mbi bashkimin, me organizatën e re dhe me detyrën e qëllimin e ardhjes së Halimit.
Ai për këtë mbledhje propozoi këtë rend dite:
Formimi i degës së LRSHJ për Evropën Perëndimore.
a) Që kjo degë e LRSHJ ta merr emrin e dëshmorëve Gërvalla, pra të quhet ”Komiteti Vëllezërit Gërvalla”.
b) Që Komiteti të përbëhet nga pesë anëtarë
Të ndryshme
Ky rend dite u aprovua një zërit nga të pranishmit.
1. Që në fillim u propozua të zgjidhen anëtarët e Komitetit, pra pesë veta. Meqë Agimi ishte edhe më parë si arkatar, Agroni si anëtarë së bashku me Dritën dhe Shpendin nuk u diskutua shumë rreth tyre se a duhet të jenë anëtarë të Komitetit të riorganizuar apo jo. Halimi propozoi që Komiteti t’i ketë edhe dy kandidatë. Ky propozim u quajt me vend dhe i arsyeshëm dhe si i tillë u aprovua. Arsimi që në fillim tha se pyetjen për arkatarë nuk ka nevojë ta përsërisim pasi arkatarin e vyeshëm e kemi që nga fillimi. Propozimi i Arsimit që edhe më tutje të jetë arkatarë Agimi u aprovua.
Shpendi pasi i numëroi disa detyra që i ka pasur Drita si shoqja më e ngushtë e Sokolit (për të cilat disa nga të pranishmit nuk kanë qenë në dijeni) e njëherit i njoftoi se ajo pas një kohe do të shkoj në A. Ai atë e propozoi si sekretare deri sa ajo të jetë në mesin tonë. Ky propozim u aprovua unanimisht. Fjalën pastaj e mori Drita e cila u falenderua dhe në vazhdim i njoftoi të pranishmit se Shpendi (Xhafer Durmishi-shën. im) ishte njeriu që ishte udhëzuar ta ndihmonte Sokolin dhe për këto detyra të kryera ai kohët e fundit ishte pranuar edhe anëtarë i KQ (Komitetit Qendror-shën. im) të ish-LNÇKVSHJ. Duke pas parasysh këtë, vazhdoi ajo, unë mendoj se ai duhet të jetë kryetar i komitetit të degës së LRSHJ për Evropën Perëndimore. Edhe me këtë propozim të pranishmit u pajtuan. Për anëtar mbetën Halimi dhe Agroni.
Me shkuarjen e Dritës (Suzana Gërvallës në Shqipëri-shën i Xh.D.) ne do të mblidhemi prapë dhe në vendin e sekretarit do të zgjidhet Halimi. Ndërsa anëtarë i ri i komitetit do të jetë Arsimi. Kandidati i ri besojmë se në bazë të punës së tij do të zgjidhet Luli.
a) Propozimi që komiteti të quhet ”Vëllezërit Gërvalla” u aprovua një zërit.
b) Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës duke pasur parasysh faktin se ishte i pranishëm anëtari i ri Halimi edhe ca anëtarë të tjerë të ish-LNÇKVSHJ nuk dinin shumë në lidhje me përbërjen në numër të një komiteti, mbretëroi pak heshtja. Me këtë rast Shpendi shpjegoi se Lëvizja NÇ me këtë praktikë punon qe disa vjet dhe se kjo formë është treguar mjaftë e suksesshme. Halimi vazhdoi se ai me shokët e tij kanë vepruar ndryshe dhe se nuk kanë shumë eksperience lidhur me funksionimin e një komiteti të tillë sidomos në kushtet jashtë atdheut dhe pasi ne ishim të pranishëm tetë ndërsa komiteti do të kishte vetëm pesë anëtarë. Halimi tha se faktikisht për anëtarët e këtij komiteti po dinë 8 veta. Ai tha se edhe ata aktivist të dalluar të jen si kandidat për komitet. Ky propozim dhe arsyetimi i cekur më lartë u pranua. Pra komiteti i degës së LRSHJ ”Vëllezërit Gërvalla” për Evropën Perëndimore ka me shkuarjen e Dritës ai do të duket kësi soji:
1. Shpendi Kryetar Xhafer Durmishi
2. Drita/Halimi Sekretar Suzana Gërvalla/Osman Osmani
3. Agimi arkatar Nuhi Sylejmani
4. Agroni anëtar Faridin Tafallari
5. Halimi anëtar Osman Osmani
6. Halili kandidat Hafiz Gagica
7. Guximi kandidat Haxhi Berisha
8. Arsimi Përgjegjës i rinisë Naim Haradinaj
2) Në pikën të ndryshme diskutimet u zhvilluan rreth anëtarësisë, çështjet materiale, puna rreth vendosjes në një bazë të re dhe nxjerrjes sa më të shpejtë të numrit të ri të organit.
Për këto dhe të tjerat herën e ardhshme.
Ju përshëndesin shokët e ”Komitetit Vëllezërit Gërvalla” (Xhafer Durmishi)
Kosova – Republikë”
(Burimi: Faridin Tafallari, Terror – Dhimbje – Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 357 – 358)
***
Osman Osmani
I nderuar Sheradin Berisha, me librin qe sipas te gjitha gjasave e ka shkruar Xhafer Durmishi (kam bindjen me udhezime se paku edhe te Sabri Novoselles) dhe qe eshte publikuar ne emer te Fahredin Tafallarit nuk jam marre deri me tani dhe he per he nuk dua te mirrem. Kur te me del kohe dhe te shoh te arsyeshme merrem edhe me ate çeshtje.
Po e perseris edhe njehere ate qe shkrova ne komentin paraprak:
Gjuha perçmuese e ofenduese (qe perdorin kryesisht Xhafer Durmishi e Ibrahim Kelmendi) e shoqeruar me intrigime e shpifje te ndryshme sipas tekave e komplekseve te tyre, eshte teper irrituese dhe nuk lene hapesire dhe nuk kontribon per te debatuar shendetshem. Ky debat publik ne postimet qe perdorin nje gjuhe te tille nuk e di çka synon dhe per mua nuk ka kuptim, andaj nga ana ime nuk do te vazhdoj me ketu. Per ndonje pyetje te mundshme sqaruese mund te komunikojme ne menyre bilaterale.
Siç theksova edhe ne komentin paraprak, une jam duke reaguar ne pyetjet, pasi respektoi punen Tende dhe edhe per te dhene sqarime per aq sa arrije edhe per lexuesit e tjere te ketyre postimeve. Mirepo nese lejohet e perqohet me tej kjo gjuhe e menyre komunikom, une do te permbahem me komentet e mija.
Per ne fund te ketij komunikimi, i cili edhe u nxit shkaku i perdorimit te gjuhes denigruese karshi Baces Nuhi, parase gjithash per te sqaruar sulmet e akuzat qe i jane bere para se gjithash nga Xhafer Durmishi (Skenderi) Baces Nuhi (Luanit) ketu po bashkangjes nje shkrese te kohes qe paraqet nje deshmi autentike.
***
Sheradin Berisha
I nderuar Osman Osmani,
duke u marrë me gjuhën intriguese të personave në fjalë po e anashkalojmë temën që po diskutojmë.
Kjo shkresë e Luanit që solle këtu kërkon një diskutim, por fillimisht të ndalemi te themelimi i KVG i cili ishte organizm i parë pas themelimit të LRSHJ-së, më 17 shkurt 1982 në Turqi.
Të ndalemi këtu konkretisht.
Nga letra e 26 shkurtit 1982 që solla në përgjigjjen time të fundit, del se Ju ishit pjesëmarrës aktiv në mbledhjen themeluese të “Komitetit Vëllezërit Gërvalla” (KVG), dhe rrjedhimisht jeni zgjedhur anëtar i këtij komiteti, për më tepër edhe sekretar i KVG, pas shkuarjes së Suzana Gërvallës në Shqipëri, më 28 mars 1982.
Të gjitha aktivitetet, siç ishin: përgatitja dhe botimi i ZiK-ut (numri i marsit dhe qershorit të vitit 1982), shpërndarja e tyre në mesin e mërgimtarëve tanë, pastaj përgatitjet për organizimin e demonstratave në disa qytete të Europës (Bon, Vjenë dhe në Bern), të cilat janë zhvilluar gjatë muajve shkurt – qershor 1982, janë kryer nga KVG, dhe kontributi juaj në këtë kuadër ka qenë i dukshëm.
A është kështu?
***
Sheradin Berisha
I nderuar Osman Osmani
Rrjedhimisht po diskutojmë për aktivitetin e KVG në periudhën shkurt – korrik 1982, për faktin sepse pas korrikut të këtij viti, ju më nuk merrni pjesë në mbledhjet e këtij Komiteti. Sipas dëshmive arkivore pjesëmarrja juaj e fundit në mbledhjen e KVG ka qenë data 11 kortik 1982. Ndërkohë për shkaqe sigurie përgatitesh për t’u kthyer bashkë me Faton Topallin në Turqi.
Për këtë ngjarje ka shkruar edhe Baci Nuhi Sylejmani në librin e tij “Vrasja e trefishtë…”
Ai në faqen 150 të librit shkruan:
“Të premten e 16 korrikut, erdhën për vizitë Sahit Tofaj, Hysen Spahiu, Osman Osmani dhe Hasani nga Podujeva. Ata më tepër kishin ardhur të përshëndeteshin me mua, pasi që kishin vendosur të udhëtonin për Turqi.”
***
Besoj të kujtohet ky moment dhe të gjitha rrethanat e krijuara gjatë qëndrimit disa muajshe në Gjermani, që të shtynë të ktheheni në Turqi, por fillimisht të prezentojmë mirëfilli aktivitetin tuaj në periudhën 22 shkurt – korrik 1982 në kuadër të KVG-së.
VIJON …
© Pashtriku.org
____________________________
Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023
POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (2)
Nga Sheradin Berisha, Prill 2024