LA RÉPUBLIQUE FRANÇAISE (1880) / PETICIONI I LIDHJES SHQIPTARE TË GJIROKASTRËS DREJTUAR FUQIVE TË MËDHA

Francë, 18 shtator 2020: “La République Française” ka botuar, të shtunën e 26 qershorit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me peticionin e Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar asokohe Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Berlin, 24 qershor.
Lidhja Shqiptare e Gjirokastrës sapo ka dërguar peticionin e mëposhtëm që t’u jepet anëtarëve të konferencës :
“Të gjithë shqiptarët në emër të njerëzimit janë duke i bërë thirrje edhe një herë drejtësisë së fuqive të mëdha, duke u kërkuar atyre që të marrin seriozisht rrezikun me të cilin kërcënohen duke parë kështu atdheun e tyre t’i jepet të huajve.
Shqiptarët u kërkojnë Fuqive të Mëdha që t’u mbrojnë kombësinë dhe integritetin e atdheut të tyre.
Përndryshe, ata do të detyroheshin të vdisnin të gjithë, me armët në duar, në mbrojtje të të drejtave të tyre natyrore sesa të mbeten në mëshirën e të huajve.”

Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

 Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura