ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (2)

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (2)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku 9 Maj 2024

***

Sheradin Berisha

I nderuar Abdullah

Si u bë shoku Tito dhe regjimi i tij: barbar e diktatorial, kur ti (së bashku me shokët e partisë ilegale PKMLSHJ), me rastin e vdekjes së këtij diktatori barbar (më 4 maj 1980) i keni dërguar telegram ngushëllimi?!

A i qëndroi kohës ky telegram ngushëllues, sepse më ke shkruar: “nuk kam nevojë me bë sqarime shtes! Historia mbetet ashtu si është dhe atë askush nuk mundet as me e shëmtua as me zbukuruar! Mjafton me thanë të vërtetën!”. A është kjo e vërteta historike, e cila nuk mundet as me u shëmtua as me zbukuruar?!

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Ju nuk e keni lexu atë Telegram dhe beni vlersimin e tij pa ja ditur përmbajtjen! Përmbajtja e ai Telegrami eshtë e tille sa unë s´kam pse me u ndie në siklet fare, përkundrazi, sespe ai Telelgram ka qenë edhe një pralajmrim, se pas vdekjes se Titos ka me ndodhur grushtsheti rankoviqist serb për me marr pushtetin në RSFJ dhe edhe njëherë është paraljmrua Udheqja Jugosllave se PKMLSHJ kërkon që sa me parë të zgjedhet çështja e Republikës së Kosovës. Kur ju nuk i dini gjerat, pse i epni vetit lilri me i komentua ato? Po e përserisë se çdo gje që është thanë e shkrurar nga ana e jonë ka me i qendruar të gjitha koherave! Veprimet tona nuk kan qenë diletante, por me taban të studjuar! Ja edhe disa shembuj tjerë per ilustrim: “Segmente mbi tezat mbi “Kombin kosovar” (pjesa e I)

PSE MBET KOSOVA E TËRËSISHME EDHE MBAS LDB

NËN JUGOSLLAVI?

Përgjigjeje në tezat e Nexhmedin Spahiut mbi “kombin kosovar”, mbi “Flamurin e Kosovës”, mbi “Himnin e Kosovës”, mbi “Emblemën e Kosovës”, mbi “Kufijtë e ish KSA të Kosovës” etj.

“Nuk ka faj” Nexhemedin Spahiu!

Faji është me vjetër në moshë se sa ky! Faji kryesor ka ndodhur gjatë luftës së dytë Botërore!

PARAARDHËSIT TON ISHIN MË PAKË TË SHKOLLUAR SE SA LIDERËT E MBAS LDB, POR GABIMET E KËTYRE TË FUNDIT, ATA NUK I BËNË!

– Përderisa Kuvendi i Lidhjes së Prëzrenti i 1878, Kuvendi i Pejes i majit 1900, Kuvendi Junikut i majti 1912 Shpallja e Pavarësisë me 28 nëntor 1912 dhe Konferenca e Bujanit 31 dhjetorit 1943 i kanë parasysh Kufijtë e Shqipërisë Etnike të Para Kongresit të Berlinit të 1887

– Grupimet Ideologjike të Djathta Shqiptare rreshtohen gabimisht në anën e Boshtit Nazo-Fshist, dhe kjo do të ishte fatale për Kombin Shqiptar po mos të rreshtohej PKSH e Enver Hoxhës në anën e Bllokut Antifashist!

Por, edhe Grupimet Ideologjike të Majta i bëjnë gabimet e veta në Planin e Brendshëm Kombëtar!

Komunistë Shqiptar në vend se të bashkoheshin dhe në vend se të krijojnë një Parti Komuniste për gjithë Shqipërinë Etnik, ata pa as një nevojë u ndanë në dy Grupime!

– Njeri Grupime krijoi Partinë Komuniste në Kufijtë të Shqipërisë Londineze dhe

– tjetri Grupim, në vend se së paku të Krijon Partinë Komuniste të Kosovës, ku do të duhej të përfshiheshin Komunistet Shqiptar të të gjitha viseve shqiptar nën ish Mbretërinë e Jugosllavisë, që të siguronin për vete dhe për Popullin e vet Statusin e Barabartë Politik brenda Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ata u sjellën si hutaqë dhe u shkrinë në Organizatat e Partive Komuniste të Serbisë, të Maqedonisë të Malit të Zi, duke u pajtua me Statusin Politik të e “Pakicës Nacionale”!

Edhe pse fjala ishte për Gjysmën e Shqipërisë Etnike, me një popullsi e cila ishte më madhe se sa Popullsia sllave e Maqedonisë e Sllovenisë, e Bosnjës dhe e Hercegovinës dhe e Malit të Zi dhe kështu e de faktorizuan vetën politikisht.

Barra me e rendë e këtij gabimi i bien PKSH, e cila nuk u shtri në gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë Etnike dhe që nuk e realizoi bashkimin politikë kur u shkatërrua Mbretëria e Jugosllavisë në 1941, por naivisht ju nënshtrua manipulimeve politike të PKJ.

Dhe kështu mbas përfundimit të luftës, PKJ e sjelli Shqipërinë Etnike para aktit të kryer të mbetjes të gjysmës së Shqipërisë Etnike, prapë nën sundimin kolonial të Jugosllavisë (lexo: Jugo-Serbisë) së re social-fashiste!

Pasojat e këtyre gabimeve të asaj kohe të Enver Hoxhës dhe të Fadil Hoxhës i dimi të gjithë.

Këto gabime të asaj kohe të Enver Hoxhës dhe të Fadil Hoxhe, ka bë përpjekje me i korrigjua gjenerata e re e viteve të `,70 e Komunistëve Shqiptar të Kosovës me organizimin e tyre në PKMLSHJ, me një Program të qartë Nacional duke shtruar para Udhëheqjes së Jugosllavisë kërkesën ultimative që: ose të mundësohet të krijohet Republika Shqiptar e Kosovës së tërësishme (me tera viset shqiptare nën sundimin e republikave jugosllave) si një Republike e pavarur dhe e barabartë me Republikat tjera në RSFJ, me të drejtën në Vetëvendosje deri në Shkëputje, ose Populli Shqiptar i Kosovës së tërësishme do të organizon Luftë të Armatosur për shkëputje nga Jugosllavja dhe për bashkim me shtetin Ëmë Shqipërinë.

Ky Program i PKMLSHJ, nga 17 shkurti 1982 u avancuan në Program Kombëtar të (LPK) Lëvizjes për Republikën e Kosovës, kur u bashkuan e gjitha forcat kryesore patriotike progresive, të cilat hoqën dorë nga platformat e tyre të më parme ideologjike, duke u bashkuar vetëm në platformën e çlirimit të bashkimit kombëtar.

Pastaj se si u zhvilluan ngjarjet këtë e dinë të gjithë, sepse ky proces është ende në zhvillim!

PSE SHKRUAJ UNË MBI KËTO TEMA?

Fatmir Z. Arifi ju faleminderit për kujdesin juaj.

Por, përderisa Nexhmedin Spahju e tj. me këto teza delë para mijëra studentëve të rijnë dhe i hutojnë me këto teza pseudo “shkencore” e antikombëtare të cilat shërbejnë për indoktrinimin e rinisë dhe për shpëlarjen e trurit nga e vërteta e nga vetvetja, dikush duhet pa tjetër me u marr me te dhe me të gjithë ata që bëjnë përpjekje të tilla pseudo shkencore!

Tezat për “kombin kosovar” nuk janë të tij.

Ato janë më të vjetra se ai. Përpjekjet që nga Kombi Shqiptar të krijojnë disa “kombe gjeografike” me qellim që kombin ton të e shuajnë krejt, kanë filluar shumë më herët: me krijimin e Vilajeteve otomane, të Banovinave serbiane e të Republikave të Titos në territoret tona etnike, për me ua ndryshuar identitetin e tyre nacional shqiptar me qëllim përfundimtar për të kaluar përgjithmonë në pronësi të pushtuesve.

E njëjta është vepruar me flamurin kolonial “të” Kosovës dhe me Himnin, e Stemën (Emblemën) e EU për Kosovën etj.

Indoktrinimi ka filluar që nga 1999 me emblemat e TMK e të “Kosovo Police” si dhe te fëmija që nga në klasa e parë, kur më nuk e kanë flamurin e vet kombëtar në Abetare, por e kanë flamurin kolonial të BE etj etj.

Prandaj, shkruaj unë mbi këto tema vazhdimisht.

Kosova është nën sundimin e ri të huaj koloniale prej 12 qershorit 1999 dhe besoj se këtë e dini edhe ju!

https://www.facebook.com/faton.topalli.1/posts/pfbid02NE3S3M1BQuXQpcyNpfEN9Be8WrP4vniHytXJgxgwejgSLAbXNrscnMEZ4ZPYqFWwl

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Të gjitha këto postime që i solle tani këtu nuk kanë të bëjnë fare me atë që po diskutojmë! Mos u largo nga tema. Kundërthëniet në rrugëtimin tuaj politik janë të shumta dhe unë i solla vetëm disa prej tyre! Madje ka ngjarje dhe situata të shpërfaqura në letrat tuaja, dhe të njejtat të thëna edhe në intervista e shkrime autoriale, që janë jo vetëm të kundërthënshme njëra me tjetrën, por janë edhe të ndryshme dhe si të tilla, nuk janë të vërteta! Pra janë të rrejshme!

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Kjo që thoni nuk është e vërtetë! Kjo është një akuzë e rrejshem e jotja e cila i zbulon qellimet tua të këqia. Ty nuk të interson e verteta, por njollosja e saj! Por, e vëreta mbetet e vertetë edhe sikur mbi te të hedhe një male me rrena! Deri me tani keni vepruar në emër “të ndriqimit të vërtetës”, por ju vet po e dëshmoni të kudërtën! Nuk je i vetmi me ketë energji negative, por koha e deshmoi, në këtë gjysëm shekulli, se rrentë i kanë këmbet e shkurta! Se çka ju shtyen juve me u marr me kete zeje, për mua është vertetë enigmë?! Ndoshta ketë më se miri e diagnozifikon Klinika Psikopatologjike! Këtë errësirë rreth vetes e keni krijuar vet dhe zor se keni me dal prej saj! Shnet.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

TITO I MIRË – RANKOVIÇI I KEQ!

Të nderuar Osman Osmani e Nuhi Sylejmani

Abdullah Prapashtica lidhur me telegramin ngushëllues të PKMLSHJ-së dërguar Kryesisë së Komitetit Qëndror të LKJ-së, me rastin e vdekjes së themeluesit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë – PKJ, (atëkohë LKJ-së), dhe njëkohësisht themeluesit të Jugosllavisë së AVNOJ-it, Josip Broz Titos, më shkruan:

“Sheradin Berisha Ju nuk e keni lexu atë Telegram dhe beni vlersimin e tij pa ja ditur përmbajtjen! Përmbajtja e ai Telegrami eshtë e tille sa unë s´kam pse me u ndie në siklet fare, përkundrazi, sespe ai Telelgram ka qenë edhe një pralajmrim, se pas vdekjes se Titos ka me ndodhur grushtsheti rankoviqist serb për me marr pushtetin në RSFJ dhe edhe njëherë është paraljmrua Udheqja Jugosllave se PKMLSHJ kërkon që sa me parë të zgjedhet çështja e Republikës së Kosovës. Kur ju nuk i dini gjerat, pse i epni vetit lilri me i komentua ato? Po e përserisë se çdo gje që është thanë e shkrurar nga ana e jonë ka me i qendruar të gjitha koherave! Veprimet tona nuk kan qenë diletante, por me taban të studjuar!”

Përgjigjja ime:

E para: Unë nuk e kam lexuar telegramin tuaj ngushëllues që ia keni dërguar kreut të LKJ-së, por e di mirëfilli çka përmban një telegram ngushëllimi, një telegram falënderimi, një telegram përshëndetjeje, një telegram urimi, e të tjera telegrame si këto.

E dyta: Në telegramin ngushëllues përdoren fjalët më të mira për t’ia lehtësuar dhembjen dhe pikëllimin, në rastin konkret familjes së Titos, udhëheqësve të partisë (KQ të LKJ-së) dhe strukturave tjera të Federatës Jugosllave. Pra, rrjedhimisht në telegrame të tilla thuren ato fjalë që e qetësojnë dhe e ngushëllojnë personin, familjen apo një subjekt politik a institucional, i cili apo të cilët e kanë humbur një familjarë, një mik, një kryetar partie – shteti, siç ka qenë rasti i telegramit tuaj me rastin e vdekjes së kryetarit të RSFJ-së, J. B. Titos.

E treta: Meqë Partinë Komuniste Marksiste – Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ) të cilën e drejtonit ju dhe e kishit cilësuar si prijëse ideore të klasës punëtore për popullin shqiptar në RSFJ, atëherë kjo parti (edhe pse formalisht “ilegale”) natyrshëm ishte pjesë përbërse e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ-së). Në këtë kontekst edhe telegrami ngushëllues i PKMLSHJ-së e përçon këtë mesazh mirëkuptimi në këtë drejtim!

Dhe e katërta: E besoj që telegrami i PKMLSHJ-së ka qenë siç thua ti “një pralajmërim, se pas vdekjes se Titos ka me ndodhur grushtshteti rankoviqist serb”, sepse e gjithë veprimtaria e PKMLSHJ-së (1978 – 1981) dhe pastaj e Partisë Komuniste të Kosovës – PKK (1982 – 1989), që e drejtonje ti bashkë me Osman Osmanin, Faton Topallin dhe ndonjë tjetër, (me levat e saj të brendshme, BPK, ORK, OGK …) ka frymuar në frymën TITISTE, me moton: “TITO i mirë, RANKOVIÇI i keq”!!!

***

Se kush ka qenë Titoja me shtabin e tij, ju ftojë të lexoni në vijim këtë studim:

Golgota shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore!

RIPUSHTIMI I KOSOVËS, VRASJA DHE MOBILIZIMI I SHQIPTARËVE NGA UNÇJ (1944-1945)

Autor: Sheradin Berisha

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

LK E RSSHJ-së PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së!

Të nderuar Osman Osmani e Nuhi Sylejmani

Se PKMLSHJ, gjegjësisht Lidhja Komuniste (LK) e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe si e tillë pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë), këtë fakt e thekson udhëheqësi i kësaj partie, Abdullah Prapashtica, edhe më 14 qershor 1982 në letrën dërguar Sekretarit të „Komitetit – Vëllezërit Gërvalla“ për Europën Perëndimore, Osman Osmanit (Halimit).

Në vijim ju ftoj të lexoni (po citoj):

“Sa i përket organizimit të organizatave të brendshme të LRSHJ ajo qështje duhet realizuar, sapo të ndërtohet tërësisht LRSHJ dhe këtë nuk mundet ta pengoi askush sepse ai është vendim i pa tjetërsushëm i dokumentit të bashkimit të 17 shkurtit 1982. Kështu që edhe organizata komuniste (Partia Komuniste – shënimi i redaksisë) edhe tjerat përcjellse (Organizata Sindikale e Punëtorëve, Organizata e Grave, Organizata e Rinisë, Organizata e Pionierëve… – shën. i red.) do të organizohen. Sa i përket emnit të organizatës komunist, ma merr menja se nuk ka dilemë, sepse plotsisht është i përshtatshëm emni LK (Lidhja Komuniste – shën. i red.) e Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ nga çdo aspekt e posaqërisht është në vi të LRSHJ. Këtu vetëm në definicionin e LK të RSSHJ mund të thuhet ”LK e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe roli i sajë është pris ideor i klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, është pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – shën. i red.) dhe pjesë integrale e lëvizjes komuniste marksiste leniniste botrore”. Ky definicion vazhdon për dokumentet e LK të RSSHJ e jo të LRSHJ.“ – përfundon citati.

_________

Dëshmi nga arkivi i LRSHJ-së: citimi (me kornizë të kuqe f.2-3) nga faksimili i letrës së Abdullah Prapashticës dërguar Halimit (Osman Osmanit) nga Ankaraja, më 14 qershor 1982:

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Po të realizohej kërkesa për Republikën e Kosovës, sigurisht se gjerat do të zhvilloheshin ashtu si janë përshkruar në këtë letër, sepse ajo Republikë e jona dotë krijohej si mbas Kushtetutës të RSFJ nuk do të mund të ishte ndryshe prej Republikave tjera në RSFJ në as një segment! Sigurisht se nuk ka pas mundesi me kërkua me krijua as ndonjë Rpublikë fashiste apo Islamiste etj. në kuadër të RSFJ. Sigurisht se në rrethana të reja, kur do të vinte shpërberja e RSFJ, Kosova e tërsisheme do të e përdorte të Drejtën e vet në Vetëvendosje deri në Shkëputje dhe do dilte si shtet më veti, njësoj si dolën Republikat tjera, e jo të mbetej ashtu si mbeti Vojvodina! Njerëzve normal që i njohin ato rrethana të asaj kohe nuk ju duhet ky sqarmi shtesë. Ndërsa ata që e dinë këtët të vërtetë dhe mundohen me keqpërdor si “kapital” kundër PKMLSHJ, ata tregojnë vetëm shkallën e vet të ultë paditurisë të cinizmit destruktiv, ashtu si ka vepruar ai qe ua ka vua në disponim këto letra. Ka edhe diçka që duhet me u thanë këtu. Dallimi mes punë se krahut të PKMLSHJ dhe punë se atyre që LPK-ja perfundimisht i nxorri në breg në 1985, si fundrrina, është aty që ne kemi vazhduar me lufta kundër Jugoserbisë në kushte abnormale në mes dy zjarreve (në mesë armiqve e tradhtarve), ndërsa për këta “hallgjitë” ka vazhduar lufta vetëm kundër neve, prapa krahëve ton. Ndërsa ne kurrë nuk jemi marrur me ta! Sulmet e tyre kanë mbet gjithmon pa përgjigje, si të lehurat në Hanë, derisa karavani ka vazhduar rrugën! Ne kemi heshtur deri pas lufte dhe pastaj i kemi demantuar rrent e tyre shkurt dhe kjartë! Sepse ne e kemi pas luftën me Beogradin e jo me marionetat apo me veglat qorre të tij! Ne ata kurrë nuk i kemi akuzuar për as gjë! Thjesht i kemi injoruar në tërsi! Provoni ti analizoni këto gjera në mënyrë pakë më studjuese, e jo këshhtu si po veproini në mënyrë metafizike dhe vet do të nxierrni përfundime më të shëndetshme!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

NGUSHËLLIMI I ABDULLAH PRAPASHTICËS NË EMËR TË PKMLSHJ-së PËR VDEKJEN E TITOS

Abdullah Prapashtica shkruan:

“Zotëri Sheradin Berisha, riformulimi juaj mbi “Telegramin” që ju nuk e keni lexu dhe megjithatë beni vlersimin e tij pa ja ditur përmbajtjen e tij, nuk ka lidhje me atë Telegram! Interpretimi i deformuar i së vërtetës nuk e ndryshon atë, por flet për gjendjjen e interpretuesit e saj!

RrëshItja e rreshtimi me ata që Levizja i nxjerri jasht sajë në 1985 nuk qon askund! Ata vet e zgjedhen vendin e vet! Telegrami ishte thjesht një Telegram Politik me atë përrmbajtje që unë e kam përshkuruar, dhe ai neve nuk na bënë as enverist dhe as tititst,”

***

Sheradin Berisha

Jam i detyruar t’a përsërisë vetveten. Në përgjigjen paraprake lidhur me telegramin ngushëllues të Abdullah Prapashticës (jo të anëtarëve të tjerë sepse ata as që kanë ditur për këtë gjë) kam shkruar:

E para: Unë nuk e kam lexuar telegramin tuaj ngushëllues që ia keni dërguar kreut të LKJ-së, por e di mirëfilli çka përmban një telegram ngushëllimi, një telegram falënderimi, një telegram përshëndetjeje, një telegram urimi, e të tjera telegrame si këto.

E dyta: Në telegramin ngushëllues përdoren fjalët më të mira për t’ia lehtësuar dhembjen dhe pikëllimin, në rastin konkret familjes së Titos, udhëheqësve të partisë (KQ të LKJ-së) dhe strukturave tjera të Federatës Jugosllave. Pra, rrjedhimisht në telegrame të tilla thuren ato fjalë që e qetësojnë dhe e ngushëllojnë personin, familjen apo një subjekt politik a institucional, i cili apo të cilët e kanë humbur një familjarë, një mik, një kryetar partie – shteti, siç ka qenë rasti i telegramit tuaj me rastin e vdekjes së kryetarit të RSFJ-së, J. B. Titos.

E treta: Meqë Partinë Komuniste Marksiste – Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ) të cilën e drejtonit ju dhe e kishit cilësuar si prijëse ideore të klasës punëtore për popullin shqiptar në RSFJ, atëherë kjo parti (edhe pse formalisht “ilegale”) natyrshëm ishte pjesë përbërse e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ-së). Në këtë kontekst edhe telegrami ngushëllues i PKMLSHJ-së e përçon këtë mesazh mirëkuptimi në këtë drejtim!

Dhe e katërta: E besoj që telegrami i PKMLSHJ-së ka qenë siç thua ti “një pralajmërim, se pas vdekjes se Titos ka me ndodhur grushtshteti rankoviqist serb”, sepse e gjithë veprimtaria e PKMLSHJ-së (1978 – 1981) dhe pastaj e Partisë Komuniste të Kosovës – PKK (1982 – 1989), që e drejtonje ti bashkë me Osman Osmanin, Faton Topallin dhe ndonjë tjetër, (me levat e saj të brendshme, BPK, ORK, OGK …) ka frymuar në frymën TITISTE, me moton: “TITO i mirë, RANKOVIÇI i keq”!!!

***

Se kush ka qenë Titoja me shtabin e tij, ju ftojë të lexoni në vijim këtë studim:

Golgota shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore!

RIPUSHTIMI I KOSOVËS, VRASJA DHE MOBILIZIMI I SHQIPTARËVE NGA UNÇJ (1944-1945)

Autor: Sheradin Berisha

***  

VIJON ….

© Pashtriku.org

______________________________

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (3)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku 9 Maj 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura