MARRËVESHJA E RAMBUJESË, MË 6 – 23 SHKURT & 17 MARS 1999 (3)
Kapitulli 7
Implemetimi II
Neni I Obligimet e Përgjithshme
1. Palët marrin përsipër që sa më shpejt që të jetë e mundur të rikrijojnë kushte normale për jetesë në Kosovë dhë të bashkëpunojnë plotësisht me njëra-tjetren dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare, agjencitë dhe organizatat joqeveritare që marrin pjesë në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje . Ato e mirëpresin gadishmërinë e bashkësisë nderkombëtare që të dorgojnë në rajon forcen pë të ndihmuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
(a) Këshilli i Sigurimit i Kombve të bashkura është ftuar që të miratoj një rezolutë nën kapitullin VII të deklarates duke vërtetuar dhe miratuar marrveshjet (aranzhmanet) e paraqitur në këtë Kapitull, duke përfshirë vendosjen e forcës implementuese multi-nacionale në Kosovë. Ato e ftojnë NATO-n që të themeloj dhe të udhëheqë forcen që të ndihmoj për të siguruar sjellje sips dispozitave të këtij Kapitulli. Ato gjithashtu ripohojnë (vërtetojnë) sovranitetin dhe intergritetin territorial të Republikes Federale të Jugosllavis (RFJ).
(b) Palët pajtohen që NATO do të vendos dhe rrështoj një forcë (në vijim KFOR) e cila mund të jetë e përbërë nga njësitë toksore, ajrore dhe detare të shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre jo anëtare të NATO-s nën pushtetin dhe i nënshtrohen udhëheqëjes dhe kontrollit politik të Këshillit Veri Atlantik(NAC) nëpërmjet të komandës zingjir të NATO-s, palët pajtohen që të ndihmojnë rreshtimin dhe operacionet e kësaj force si dhe pajtohen që plotëisht të u binden obligimeve nga ky Kapitu 2.
(c) Është arritë pajtimiqë shtet tjera mund të ndihmojn zbatimin e këtijë Kapitulli. Palët pajtohen që modalitetet e pjesmarrëjes së atyre shteteve t’inënshtrohen marrveshjes midis shteteve të tilla pjesëmarrëse dheNATO-s.
2.Qëllimet e këtyre obligimeve jan si vijojnë:
(a) Të vendoset ndërprerje e qëndrueshme e armiqësive. Forcat e tjera nga këto të parapara në këtë Kapitull, nën asnjë rrëthanë nuk do të hyjnë , rihyjnë apo të mbesin në territorin e Kosovës pa pëlqimin e shprehur paraprakisht të Konandantit të KFOR-it (COMKFOR). Për qëllimet e këtij Kapitulli termi “Forcat” përfshijnë gjithë personelin dhe organizatat me aftësi ushtarake , duke përfshiër armaten e rregullt , grupet e armatosura të civilve,grupat paramilitare , forcat ajrore , shtetrore ,policinë kufitare, rezervistët ushtarak , policinë ushtarake , shërbimet informative (inteligjencës), minisrrine e punve të mbrendshme, policinë lokale, speciale, të demonstratave dhe anti-terroriste, dhe çdo grup tjetër apo individ i emëruar si i tillë nga COMKFOR-i. i vetmi përjashtim nga dispozitat e këtij paragrafi është policia civile e angazhuar në ndjekjen e shpejtë të presionit në të cilin dyshohet se ka bërë vepër serioze penale, siç është paraparë në Kapitullin II;
(b) Të sigurojë përkrahjen dhe autorizimin e KFOR-it dhe në veçanti të autorizoi KFOR-in që të ndërmarrë aksione të tilla nëse kërkohet, duke përfshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për të siguruar sjelljen sipas këtij Kapitulli dhe mbrojtjen e KFOR-it, Misionin Implementues (IM) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë dhe organoizatat joqeveritare që marrin pjesë në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, dhe që i kontribuojnë mjedisit më të sigurtë.
(c) Të sigurojnë, pa kompenzim, përdorimin e të gjitha objekteve shëbimeve që kërkohën për shtierjen, operacionet dhe mbështetjen e KFOR-it.
3. Palët kuptojnë dhe pajtohën se obligimet e ndërmarra me këtë Kapitull do t’i referohen në mënyrë të barabartë çdonjërës palë. Çdonjëra palë do të jetë individualisht përgjegjëse për përmbushjen e obligimeve, dhe çdo njëra pajtohët se vonesa e përmbushjes së obligimeve, apo mospërmbushja e tyre nga njëra palë, nuk do të jetë arsye për palët e tjera që të mos i përmbushin obligimet e tyre. Të gjitha palët do t’i nënshtrohën në mënyrë të barabartë aksioneve të tilla zbatuese nga ana e KFOR-it, që mund të jenë të domosdoshme për zbatimin e këtij Kapitulli në Kosovë, si dhe mbrojtjës së KFOR-it, IM-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare, agjencive dhe organizatave joqeveritare për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Neni II: Ndërprerja e armiqësive
1. Menjëherë pas hyrjës në fuqi të kësaj marrëveshjeje, palët do të përmbahën nga kryerja e çfarëdo akti armiqësor, apo provokues kundër njëra- tjetrës, apo kundër cilit do përson në Kosovë. Ato nuk do të inkurajojnë, apo organizojnë demonstrata armiqësore, apo provokativve.
2. Në përmbushjën e obligimevetë paraqitura në paragrafin 1, palët në veqanti marrin përsipërqë të ndërprejnë gjuajtjën nga të gjitha armët dhe mjetet eksplozive, përveç nëse është e autorizuar nga KFOR-i. Ato nuk do të vendosin asnjë minë, barrierë, postbllok jo të autorizuar, vend observimi (me përjasshtim të vendeve të observeimit kufitar të aprovuer nga COMKFOR-i dhe pikave të kalimit të kufirit), apo pengesave mbrojtëse. Përveç siç është paraparë në Kapitullin 2, palët nuk do të angazhohën në asnjë aktivitet ushtarak, të sigurimit, apo të atilla që kanë lidhje me stërvitje, duke përfshirë operacionet tokësore, ajrore, apo operacionet e mbrojtjës kundërajrore, në apo mbi Kosovë, pa miratimin e shprehur paraprakisht nga ana e KFOR-it.
3. Me përjashtim të forcave të mbrojtjës kufitare siç është paraparë në nenin IV, asnjë palë nuk do të ketë forca prezente brenda zonës 5 (pesë) kilomatrash mbrenda, nga kufiri ndërkombëtar i RFJ, që gjithëashtu është edhe kufi i Kosovës (në vijim “Zona Kufitare). Zona kufitare do të shenohët në tokë nga përsoneli i Rojës Kufitare të Armatës Jugosllave deri më EIF + 14 ditë, në pajtim me udhëheqjen e Mi-së. COMKFOR-i mund të përcaktoj shkallë të vogël të rekonfigurimit për shkaqe operacionale.
4. (a) Asnjë palë nuk do të ketë prezente forcat, me përjashtim të policisë civile që kryen detyra normale policore siç përcakton CIM brenda 5 kilomatrash të territorit të Kosovës përgjatë kufirit të Kosovës me pjesët tjera të RFJ-së.
(b) Prezenca e çfarëdo force mbrenda 5 kilomatrash të pjesës tjetër të atij kufiri do t’i paraqitet COMKFOR-t; nëse sipas mendimit të COMKFOR-it, prezenca e tillë kërcnon, apo mund të kërcnoj zbatimin e këtij Kapitulli në Kosovë, ai t’i kontaktoi autoritetet përgjegjëse për ato forca dhe mund të kërkojë nga ato forca që të tërhiqën dhe të mbetën jashtë atij rajoni.
5. Asnjë palë nuk mund të ndërmarrë asnjë represalje, kundërsulm, apo çfarëdo veprimi tjetër të njëanshëm si përgjegjëje të këtij Kapitulli nga ndonjë palë tjetër. Palët do t’i përgjegjën shkeljeve të pohuar të këtij kapitulli nëpërmjet të procedurës së paraparë në nenin XI.
Neni III: Rirreshtimi, Tërheqja dhe Demilitarizimi i Forcave
Në mënyrë që të dezangazhojë forcat e veta dhe t’i ikin çfarëdo konflikti të mëtejmë, menjëherë, posa të fillojë EIF, do të fillojnë që t’i rreshtojnë, tërheqin, apo demilitarizojnë forcat e veta në pajtim me nenet IV, V dhe Vi.
Neni IV: Forcat e Armatës Jugosllave
1. njësitë e Armatës Jugosllave:
(a) Deri më ditën K+5 ditë, të gjitha njësitë e Armatës Jugosllave në Kosovë, në përjashtim të atyre forcave të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, do të kenë përfunduar rirreshtimin në kolonitë e numëruara në shtojcën A të këtij Kapitulli. Komandanti më i lartë i Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i konfirmojë me shkrim COMKFOR-it deri më ditën K+5 ditë, se Armata Jugosllave i është bindur këtij aneksi dhe të ofrojë informatën e kërkuar me nenin VII më poshtë që të marrin parasyshë tërheqjet apo ndryshimet e tjera që janë bërë me rastin e rirreshtimit. Kjo informatë do të plotësohet për çdo javë.
(b) Deri më ditën K+30 ditë, Shefi i Gjeneral Shtabit të Armatës Jugosllave nëpërmjet të komandantit më të lartë të Armatës Jugosllave në Kosovë, do t’i ofrojë COMKFOR-it për aprovim planin e detajizuar për tërheqjën në faza të forcave të Armatës Jugosllave nga Kosova në lokalitetet e tjera në Serbi, për të siguruar se këto afate janë plotësuar:
1. Deri më ditën K+30 ditë, autoritetet e ArmatësJugosllave domosdo duhët që në satisfakcion të COMKFOR-it, të tërheqin nga Kosova në lokacionet tjera në Serbi 50% të njerëzve dhe materialit, si dhe të gjitha mjetet e dedikuara për ofenzivë. Mjete të tilla konsiderohët se janë: tankset për beteja; të gjitha automjetet e blinduara që kanë armë të përforcuara më të mëdha se 12.7 mm; dhe i gjithë armatimi i rëndë (automjetet me përforcime dhe pa to) mbi 82 mm.
2. Deri më ditën K+180 ditë, i gjithë përsoneli i Armatës Jugosllave dhe pajisjet (me përjashtim të Forcave të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni) do të tërhiqen nga Kosova në lokacione të tjera në Serbi.
2. Forcat e Armatës jugosllave Roje të Kufirit
(a) Forcat e Armatës jugosllave Roje të kufirit do të lejohën, por të kufizuara në numrin 1500 anëtar, të para muajit shkurt të vitit 1998, të batalionit të rojës së Kufirit në lokalet në lokacionin e Gjakovës, Prizrenit dhe Ferizajt, dhe në ndërtesat plotësuese brenda zonës kufitare prej 5 kilomatrash, apo në numrin e kufizuar të lokaleve ekzistuese në afërsi të zonës kufitare, që i nënshtrohët miratimit paraprak nga COMKFOR-i, dhe që ai numër të arrihet deri në ditën K=14 ditë. Një numër shtesë i përsonelit të Armatës Jugosllave, që nuk mund të kalojë numrin e gjithëmbarshëm 1000 C2 (komandë dhe kontrollë, sqarim i përkthyesit) dhe forcat e logjistikës, do të lejohën që të mbetën në lokacionet e miratuara të numëruara në shtojcën A që t’i plotësojnë funksionet e nivelit të brigadës, dhe që kanë të bëjnë me sigurinë e kufirit. Pas periudhës fillestare 90 ditëshe nga dita K, në çdo kohë, COMKFOR-i mund të shqyrtojë shtrirjen e përsonelit të Armatës Jugosllave dhe mund të kërkojë përshtatje të mëtutjeshme të nivelit të forcës, me qëllim që të arrij minimumin e strukturës së forcës së kërkuar për siguri legjitime të kufirit, siç lejon situata e sigurisë dhe sjellja e palëve.
(b) Elementet e Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i kenë të kufizuara armët prej 82 mm dhe më ulët. Ato nuk mund të posedojnë as automjete të blinduara (të tjera përveq automjeteve me rrotë me armatim të përforcuar të 12.7 mm apo më pak), e as armatim kundërajror.
(c) Njësitë e rojës kufitare të Armatës Jugosllave brenda zonës kufitare do të lejohet që të patrollojnë në Kosovë vetëm brenda zonës kufitare dhe vetëm me qëllim të mbrojtjes së kufirit nga sulmet e jashtme dhe ruajtjes së integritetit të saj dhe pengimit të kalimit të palejueshëm të kufirit. Terreni gjeografik mund të kërkojë që rojet e kufirit të manovrojnë kah brendësia përveç 5 kilomatrave të zonës kufitare; çdo manovër e tillë do të koordinohet me COMKFOR-in dhe të miratohët nga ai.
(d) Njësitet e Armatës Jugosllave mund të udhëtojnë nëpër Kosovë vetëm për të shkuar në stacionet e detyrës dhe në garnizonet e Zonës Kufitare, apo lokacionet e kolonive të miratuara, dhe vetëm përgjatë marshutës dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar nga COMKFOR-i pas konsultimeve me CIM-in, omandantëve të njësiteve të Armatës Jugosllave, autoriteteve të qeverive komunale dhe komandantëve të policisë. Këto marshuta dhe procedura do të përcaktohën deri më ditën K+14 ditë, dhe i nënshtrohën ripërcaktimit nga COMKFOR-i në çdo kohë. Forcat e Armatës Jugosllave që kalojnë dhe janë të shtrira në Kosovë do të lejohet të veprojnë vetëm në vetmbrojtje duke iu pëgjigjur veprimeve armiqësore, në pajtim me rregullat e angazhimit (ROE), të cilat miratohën nga COMKFOR-i në konsultim me CIM-in. Kur të shtrihën në zonën kufitare, ato do të veprojnë në pajtim me ROE, të përcaktuara nën kontrollë të COMKFOR-it.
(e) Forcat e Armatës Jugosllave Roje të Kufirit mund të ndërmarrin aktivitete të stërvitjes vetëm mbrenda 5 kilomatrash të Zonës Kufitare dhe vetëm me miratimin e shprehur paraprakisht nga COMKFOR-i.
3. Forcat Jugosllave Ajrore dhe të Mbrojtjës Ajrore (YAADF)
Të gjithë aeroplanët, radarët, predhat tokë-ajr (duke përfshirë sistemin e dorës për mbrojtje kundërajërore (MANPADS) dhe artileria kundërajërore në Kosovë do të filloi që të tërhiqet nga Kosova në lokacionet e tjera në Serbi, jashtë zonës së dyanshme të sigurisë prej 25 kilomatrash siç është përcaktuar në nenin X menjëherë pas EIF (hyrjës në fuqi). Kjo tërheqje do të përfundojë dhe komandati i lartë i Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i raportojë komandantit të paraparë të NATO-s, jo më vonë se 10 ditë pas EIF (hyrjës në fuqi). Komandanti i paraparë i NATO-s, do të kontrolloi dhe të koordinoi shfrytëzimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, duke u nisur nga EIF siç ështe më tej e paraparë në Aneksin 10. Asnjë sistem i mbrojtjës ajrore, radarët për gjurmim të shenjave dhe artileria kundërajërore nuk do të pozicionohën apo të veprojnë në Kosovë, apo në Zonën e Dyanshme te¨Sigurisë prej 25 kilomatrash pa miratim të shprehur paraparakisht nga komandanti i paraparë i NATO-s.
Neni V: Forcat e tjera
1.Veprimet e Forcave në Kosovë, përveçKFOR-it, Armatës Jugosllave, MUP-it, apo forcave lokale policore të paraqitura në KJapitullin 2 (më tutje të quajtura këtu “Forcat e tjera”) do të jenë në pajtim me këtë nen. Mbas EIF (hyrjës në fuqi), të gjitha forcat e tjera në Kosovë domosdo duhët që t’u përmbahen dispozitave të neneit I, paragrafit 2, Nenit II, paragrafit 1 dhe Nenit III, dhe përpos përmbajtjës nga të gjitha qëllimet armiqësore, stërvitjet dhe formacionet ushtarake, organizimi i demonstratave, dhe çdo lëvizje cilindo drejtim, apo kalimin kontrabandist të kufijve ndërkombëtar, apo kufirit midis Kosovës dhe pjesëve tjera të RFJ-së. Aq më tepër, pas EIF (hyrjës në fuqi) të gjitha forcat tjera në Kosovë domosdo duhët që publikisht të zotohën për t’u demilitarizuar sipas konditave që do të përcaktohën nga COMKFOR-i, të heqin dorë prej dhunës, të garantojnë sigurinë e përsonelit ndërkombëtar, të respektojnë kufijt ndërkombëtar të RFJ-së dhe të gjitha konditat e këtij Kapitulli.
2 Përveç rastit kur miratohët nga COMKFOR-i, nga dita K, të gjitha forcat e tjera në Kosovë nuk mund të mbajnë armë:
(a) brenda 1 km, të kolonive të Armatës Jugosllave dhe të MUP-it të numëruara në Shtojcën A,
(b) brenda 1 km të rrugëve kryesore si vijon:
1. Pejë-LLapushnik-Prishtinë
2. Kufi-Gjakovë-Klinë
3. Kufi-Prizren-Suharekë-Prishtinë
4. Gjakovë-Rahovec-LLapushnik-Prishtinë
5. Pejë-Gjakovë-Prizren-Ferizaj-kufi
6. Kufi-Ferizaj-Prishtinë-Podujevë-kufi
7. Prishtinë-Mitrovicë-kufi
8. Mitrovicë-(Rakosh)-Pejë
9. Pejë-Kufiri me Malin e Zi (nëpërmes Bozhaj)
10. Prishtinë- Lisicë-kufiri me Serbinë
11. Prishtinë -Gjilan-Ferizaj
12. Gjilan-Ternovc i madh –kufiri me Serbinë
13. Prizren-Doganaj
(c) brenda 1 -Km nga zona kufitare;
(d) në asnjë fushë tjetër të përcaktuar nga COMKFOR-i.
3.Deri më ditën K+5 dite, forcat e tjera domosdo duhët të heqin dorë dhe t’i mbyllin pozicionet luftarake, strehimoret dhe postblloqet.
4. Deri më ditën K+5 ditë, komandantët e forcave të tjera të përcaktuar nga COMKFOR-i do t’i raportojnë COMLKFOR-it për plotësimin e kërkesave të shënuara më lartë, sipas formatit të përcaktuar në Nenin VII, dhe do të vazhdojnë te paraqesin raporte javore në detaje mbi statusin, derisa të përfundojë demilitarizimi.
5. COMKFOR-i do të vendos procedurën për demilitarizim dhe monitorim të forcave të tjera në Kosovë dhe për rregullimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të tyre. Këto procedura do të vendosën për të ndihmuar programin e demilitarizimit në faza si vijon:
(a) Deri më ditën K+5 ditë, të gjitha forcat tjera do të vendosin në vende të sigurta deponim të armëve, që do të regjistrohën dhe verifikohën nga KFOR-i;
(b) Deri më ditën K+30 ditë, të gjitha forcat e tjera do t’i deponojnë të gjitha armët e ndaluara (çdo armë prej 12.7 mm ose më e madhe, çdo armë kundër tankiste, apo kundërajërore, granatë, minë, apo eksploziv) dhe armë automatike në vendet e regjistruara për deponim të armëve. Komandantët e forcave të tjera do t’i konfirmojnë COMKFOR-it, për përfundimin e deponimit të armëve, jo më vonë se dita K+0 ditë,
(c) Deri në diten K+ 13 ditë, të gjitha forcat e tjera në Kosovë do të ndërprejnë të veshin uniformë ushtarake dhe të mbajnë shenja, dhe do të ndërprejnë mbajtjen e armëve automatike.
(d) Deri në diten K+90, pushteti ndaj vendeve të deponimit do të kaloj në KFOR-i.
Pas kësaj date, do të jetë e kunderligjshme për forcat e tjera posedimi i armëve të ndaluara dhe i atyre automatike, dhe armët e tilla do t’i nënshtrohen konfiskimit nga KFOR-i.
(e) Deri në ditën K+120ditë demilitazimi të gjitha forcave të tjera do të jetë i përfunduar.
6. Deri në EIF (hyrjes në fuqi) + 30 ditë, nënshtruar rregullimit nga COMKFOR-i nese është e domozdoshme, porsonali i Forcave të tjera që nuk ka prejardhje nacionale, pa marrë parasyshë se a janë apo jo legalisht brenda Kosoves, duke përfshirë këshillat individuale, luftarët e lirisë, trajnerët, vullnetarët dhe porsenali nga shtetet fqinje dhe të tjera, dotë tërhiqen nga Kosova.
Neni VI: MUP-i
1. Ministrija e policisë së Brendshme (MUP) është përfunduar si e gjithë policia he njësitet e siguris publike dhe personale nën kontrollin e autoriteve federale dhe republikane, përveç policisë kufitare e përmendur në Kapitullin 2 dhe studentet e akademisë policore dhe përsoneli i shkollës së stërvitjes në Vushtrri, e përmendur në Kapitullin 2. CIM në konsultim me COMFOR-in, do të ketë pushtet diskrecional që t’a përjashtoi cilëndo njësi të sigurimit publik nga ky definim nëse ai përcakton se kjo është në interes publik (psh. Zjarrëfikësit)
(a) Deri më ditën K+15 ditë, të gjitha njësitet e MUP-it, në Kosovë (me përjashtim të policisë kufitare të përmendur në nenin VI.A.1.të kapitullit 2) do të kenë të përfunduar rirreshtimin në kolonitë e miratuara të numëruara në shtojcën A të këtij kapitulli, apo në garnizonet jashtë Kosovës. Komandanti më i lartë i MUP-it në Kosovë, apo përfaqësuesi i tij, do të konfirmoi me shkrim COMKFOR-it dhe CIM-it deri më ditën K+15 ditë, se MUP-i është duke u sjellur sipas rregullave, dhe do ti plotësojnë me informata të reja informacionet e kërkuara me Nenin VII, duke dhënë sqarim për tërheqjet dhe ndryshimet e tjera gjatë rerreshtimit. Ky informacion do të lejohet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e MI-së dhe siç është miratuar në mënyrë specifike nga CIM-i në konsultim me COMKFOR-in dhe do të varet nga konditat e kësaj Marrëveshjeje
(b) Menjëherë pas EIF (hyrjës në fuqi), do të bëhen tërheqjet si vijon:
(1) Deri më ditën K+15 ditë, ato njësi të MUP-it jo të vendosura në Kosovë para 1 shkurtit 1998, do të tërhiqen gjithë përsonelin dhe pajisjet nga Kosova në lokacionet e tjera në Serbi.
(2) Deri më ditën K+20 ditë, e gjithë policia speciale, duke perfshirë PJP-në, SAJ-in, dhe forcat JSO, si dhe pajisjet e tyre, do të tërhiqen në kolonitë e tyre jashtë Kosovës, në lokacionet e tjera në Serbi, përveç kësaj, të gjitha mjetet e MUP-it për ofensivë (të përcaktuara si automjete të blinduara me armë të përforcuara prej 12.7 mm, apo më të mëdha, dhe i gjithë armatimi i rëndë te përforcuara apo jo në automjete) do të tërhiqen deri më ditën K+20.
(c) deri më ditën K+30 ditë, komandanti më i lartëi MUP-it, do t’i ofrojë për miratim COMKFOR-it, në konsultim me kryesuesin e KVM-së, planin detaj për zvogëlimin në faza të forcave të mbetura të MUP-it. Në rast se COMKFOR-i në kosultim me CIM-in nuk e miraton planin, ai ka pushtet që të nxjerrë planin e tij juridikisht të obligueshem për zvogëlimin të mëtejmë të MUP-it. CIM do të vendos në të njejtën kohë kur njësitet e MUP-it do të veshin uniforma të reja dhe shenja (stema) të reja. Në çdo rast, orari që vijon domosdo duhët të respektohët:
(1) deri më ditën K+60 ditë, zvogëlim i 50 % i njësive të mbetura te¨MUP-it, duke përfshirë rezervistët. CIM-i sipas konsultimeve me COMKFOR-in do të ketë të drejtë diskrecionale që të shtyjë këtë afat deri më ditën K+90 ditë, nëse ai gjykon që se do të ketë rrezik nga vakumi zbatim të ligjeve;
(2) Deri më ditën K+120 ditë, zvogëlim i mëtutjeshëm deri në 2500 anëtar të MUP-it. CIM pas koinsultimeve me COMKFOR-in do të ketë të drejtë diskrecionale që të shtyjë këtë afat deri më ditën K+180 ditë, për të plotësuar nevojat operacionale;
(3) Tranziconi në policinë lokale fillon kur policia Kosovare të stërvitet dhe të jetë e aftë të kryej detyrat e saj. CIM-i do t’a organizojë këte tranzicion midis MUP-it dhe policisë komunale;
(4) Në çdo rast, deri më EIF (hyrjës në fuqi) + një vit, e gjithë ministria e brendshme e policisë civile do të zvogëlohët dhe do të bjerë në zero. Cim-i do të ketë pushtet diskrecional që të shtyjë këtë afat për 12 muaj që të plotësohën nevojat operacionale.
(d) 2500 MUP të lejuar me këtë Kapitull të përmendur në Nenin V.1 (a) të Kapitullit 2, do të jenë kompetent vetëm për funksionet policore civile dhe do të jenë nën mbikëqyrjën dhe kontrollin e CIM-it.
Neni VII: Njoftimet
1. deri më ditën K+5 ditë, palët do të paraqesin informatän që vijon sa i përket statusit të ushtrisë së rregullt; gjithë policisë, duke përfshirë policinë ushtarake, dega e policisë për siguri publike, polici speciale, paramilitare dhe forca të tjera në Kosovë, dhe do t’a informojnë COMKFOR-inmbi ndryshimet në këtë informacion:
(a) lokacioni, shtrirja dhe forca e gjithë njësive ushtarake dhe të policisë speciale e përfolur më lartë;
(b) kuantiteti dhe tipet e armatimit prej 12.7 mm dhe më lartë, si dhe municioni për armatim të tillë, duke përfshirë kolonitë, depot e furnizimit dhe vendet e deponimit;
(c) pozicioni dhe përshkrimet të çdo predhë/rakete tokë-ajër, duke përfshirë sistemet mobile, artilerinë kundërajërore, radarët mbështetës dhe komandat ndihmëse dhe sistemet e kontrollit;
(d) pozicioni dhe përshkrimi i të gjitha minave, teknikës luftarake të pa-eksploduar, mjeteve eksploduese, pengessave, minat befasuese, telave të thurur, pengesave të rrezikshme fizike dhe ushtarake për sigurinë e çdo personeli në Kosovë, sistemet e armatimit, automjetet dhe paisjet tjera ushtarake; dhe
(e) çdo informatë tjetër të natyrës ushtarake apo të sigurisë të kërkuar nga COMKFOR-i
Neni VIII: Operacionet dhe Pushteti i KFOR-it
1. në pajtim me obligimet e përgjithshme nga Neni 1, palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të shtrihet dhe do të operojë papengesë, dhe do të ketë pushtet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për të ndihmuar që të sigurohët sjellja sipas këtij Kapitulli.
2. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të ketë të drejtë të:
(a) të monitorojë dhe të ndihmojë që të sigurohët sjellja e të gjitha palëve në pajtim me këtë kapitull, si dhe ti përgjigjet me kohë çdo shkeljeje dhe t’ia rimëkëmbë sjelljen sipas aneksit, duke shfrytëzuar edhe forcën ushtarake nëse kërkohët. Kjo përfshinë veprimin e domosdoshëm për të:
1. zbatuar reduktimin e Armatës Jugosllave dhe të MUP-it;
2. zbatuar demilitarizimin e forcave të tjera;
3. zbatuar restrikcionin të gjitha aktiviteteve, lëvizjeve dhe stërvitjeve të Armatës Jugosllave, MUP-it dhe Forcave Të Tjera në Kosovë;
(b) të vendos aranzhmanet ndërmjetëse me MI-në, dhe të mbështetet MI-ja në mënyrë përkatëse;
(c) të vendos aranzhmanet ndërmjetësuese me autoritetet lokale të Kosovës, me Forcat e tjera dhe me autoritetet civile dhe ushtarake të RFJ-së/ Serbe;
(d) të vëzhgojë, monitoroj dhe të inspektojë çdo njërin dhe të gjitha objektet dhe aktivitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe zonën kufitare brenda 5 Km për të cilat COMKFOR-i i beson se ka, apo mund të ketë aftësi ushtarake, apo policore, apo që në mënyrë tjetër janë të lidhura me sjelljen sipas këtij Kapitulli;
(e) të kërkojë nga Palët që të shenojnë dhe t’i pastrojnë minat dhe monitoroi përmbushjen e detyrave nga ana e tyre;
(f) të kërkojë nga Palët që të participojnë në Komisionet e përbashkëta ushtarake siç është shpjeguar në Nenin XI.
3. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të ketë të drejtë që të përmbushë detyrat e tij plotësuese, brenda kufinjëve të detyrave të marrura parësore, aftësisë së tij, dhe mjeteve në dispozicion, siç është përcaktuar nga NAC-i (Këshilli Veri Atlantik), që përfshinë si vijon:
(a) të ndihmoj krijimin e kushteve të sigurisë për ndërmarrjen e detyrave nga të tjerët që kanë të bëjnë me këtë Marrëveshje duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të drejta (paanshme).
(b) Të ndihmojë lëvizjen e organizatave në kryrjën e misionit humanitar;
(c) Të ndihmojë agjencionet ndërkombëtare në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në Kosovë;
(d) Të vëzhgojë dhe të pengojë ndërhyrjen në lëvizjen e popullsisë civile, refugjatët dhe përsonat e zhvendosur, si dhe t’u përgjigjet në mënyrë të duhur kërcënimeve të qëllimta në jetë dhe përsona.
4. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që direktiva e mëtutjeshme të NAC-it mund të vendosin detyrat dhe përgjegjësi shtesë për KFOR-in për zbatimin e këtij Kapitulli.
5. Operacionet e KFOR-it do të Qeverisen me dispozitat në vijim:
(a) KFOR-i dhe përsoneli i tij ka status juridik dhe obligime të përcaktuara në Shtojcën B të këtij kapitulli;
(b) KFOR-i do të ketë të drejtë të përdorë të gjitha mjetet e domosdoshme që të sigurojë mundësinë e tij të plotë për të komunikuar dhe do të ketë të drejtë për përdorim të pakufizuar të spektrit të plotë elektromagnetik. Në zbatimin e kësaj të drejte, KFOR-i do të bëjë përpjekje të arsyeshme që të koordinojë punën me autoritetet përkatëse të Palëve;
(c) KFOR-i do të ketë të drejtë të kontrollojë dhe të rregullojë trafikun tokësor çdo kund në Kosovë, duke përfshirë lëvizjen e forcave të palëve. Të gjitha aktivitetet stërvitëse të palëve dhe lëvizjet në Kosovë domosdo duhët të autorizohën paraprakisht nga COMKFOR-i;
(d) KFOR-i do të ketë të lirë dhe të papenguar të lëvizë nëpër tokë, ajër dhe ujë për në Kosovë dhe çdo kund në Kosovë. Në Kosovë ai do të ketë të drejtë që të bivouac (vendosin kampet), manevroi, vendoset dhe të shfrytëzoi çdo rajon dhe apo objekt për t’i kryer përgjegjësit siç kërkohët për mbështetjën e tij, stërvitjen dhe operacionet, me lajmërim paraprak siç është i mundshëm. As KFOR-i dhe as njëri nga përsoneli i tij nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëm të pronsisë publike apo private që ata mund të shkaktojnë duke i kryer detyratë që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij kapitulli. Bllokadatë e rrugëve, postblloqet, apo pengesat e tjera në lirinë e lëvizjes së KFOR-it do të jetë shkelje e këtij kapitulli dhe Pala që e shkelë do t’i nënshtrohët veprimit ushtarak të KFOR-it duke përfshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për tësiguruar sjelljen sipas këtij Kapitulli.
6. palët e kuptojnë dhe pajtohën që COMKFOR-i do të ketë pushtet, që pa ndërhyrje dhe leje nga sasnjëra palë, të bëjë qdo gjë që ai gjykon që është e domosodshme dhe në rregull, duke përfshire përdorimin e forcës ushtarake për të mbrojtur KFOR-in dhe MI-në, dhe t’i kryej pëgjegjësitë e numëruara në këtë kapitull. Palët do të sjellin në çdo pikëpamje sipas instruksioneve dhe kërkesave të KFOR-it.
7. Përkundër cilës do dispozitë tjetër të këtij kapitulli, palët e kuptojnë dhe pajtohën që COMKFOR-i ka të drejtë dhe është i autorizuar të detyrojë largimin, tërheqjën, apo rilokacionin e Forcave dhe armëve specifike, si dhe të urdhërojë ndërprejen të çfarëdo aktiviteteve, kurdo që COMKFOR-i përcakton se Forcat, armët, apo aktivitetet përbëjnë kërcënim, apo kërcënim potencial qoftë për KFOR-in apo misionin e tij, apo Palën tjetër. Forcat që dështojnë të rirreshtohën, të tërhiqen, apo t’a ndërrojnë vendin, apo të ndërprejnë aktivitetet kërcnuese, ose potencialisht kërcnuese për kërkesën e tillë nga KFOR-i, do t’i nënshtrohën aksionit ushtarak të KFOR-it, duke pëfhshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për të siguruar zbatimin, në pajtim me konditatë e paraqitura nën Nenin I, paragrafin.
Neni IX: Kontrolli Kufitar
Palët e kuptojnë dhe pajtohën se deri sa të mos vendosën rregullat e tjera, i nënshtrohët dispozitave të këtij Kapitulli dhe Kapitullit 2, kontrolli përgjat kufijve ndërkombëtar do të ruhet nga institucionet eksistuese që normalisht u caktohën detyra të tilla, duke iu nënshtruar mbikëqyrjes nga ana e KFOR-it, dhe MI-së, që do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë dhe të miratojnë gjithë personelin dhe njësitet, të monitorizojnë punën e tyre të largojnë dhe të zëvendsojnë personelin për sjellje jokonsistente me këtë kapitull.
Neni X: Kontrolli i lëvizjeve ajërore
Komandanti përkatës i NATO-s, do të jetë i vetmi që ka pushtetin për të vendos rregulla dhe procedurë për të komanduar dhe kontrolluar hapësirën ajërore mbi Kosovë, si dhe Zonën e dyanëshme të sigurisë (MSZ) prej 25 KM. Kjo zonë e dyanëshme e sigurisë do të përbëhet nga hapsira ajërore e RFJ-së, jashta kufirit të Kosovës me pjesët e tjera të RFJ-së. Ky kapitull e zëvendson Marrëveshjen e NATO-s, me Misionin Verifikues të Kosovës të datës 12 shkurt 1998, në çdo qështje apo fushë në të cilën mund të jenë në kontradiktë me njera-tjetrën. Nuk do të lejohet trafiku ajëror, ai i fiksuar apo jo, i cilësdo palë, që të fluturoi mbi Kosovë apo në zonën e dyanshme të sigurisë (MSZ) pa miratim të shprehur paraprakisht nga komandanti përkatës i NATO-s. Shkelja e cilesdo dispozitë më e lartë, duke përfshirë edhe urdhërat e komandantit përkatëes të NATO-s dhe procedura e qeverisjes së hapsirës ajërore mbi Kosovë, si dhe fluturimet e paautorizuara, apo aktivizimi i mbrojtjës ajërore të integruar të RFJ-së (IADS) brenda Zonës së dyanshme të sigurisë (MSZ), i nënshtrohën veeprimit ushtarak të KFOR-it, duke përfshirë përdorimin e domosdoshëm të forcës. KFOR-i do të ketë ekipin ndërmjetës në qendrën e forcave ajërore të RFJ-së dhe ndërmjetësin e YAADF-it në KFOR. Palët e kuptojnë dhe pajtohën se komandanti përkatës i NATO-s mund t’ia delegojë kontrollin e aktiviteteve normale civile institucioneve përkatëse të RFJ-së për të monitoruar operacionet, të liroj konfliktin e lëvizjeve të trafikut ajëror të KFOR-it dhe siguroi operimin e patrazuar dhe të sigurtë të sistemit të trafikut ajëror.
Neni XI: Themelimi i komisionit të përbashkët ushtarak
1. Një Komision i përbashkët ushtarak (JMC) do të themelohët për shtrirjen e KFOR-it në Kosovë.
2. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të kryesohet nga COMKFOR-i apo përfaqësuesi i tij dhe do të bëhet nga anëtarët që vijojnë:
(a) Komandanti i lartë ushtarak Jugosllav i Forcave të RFJ-së, apo përfaqësuesi i tij;
(b) Ministrat e brendshëm të RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë, apo përfaqësuesit e tyre;
(c) Përfaqësuesi i lartë ushtarak i Forcave të Tjera;
(d) Përfaqësuesi i MI-së,
(e) Përsonat e tjerë do ti cakton COMKFOR-i, duke përfshirë një apo më shumë përfaqësues të udhëheqjes civile të Kosovës.
3. komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të:
(a) shërbej si organ qëndror për te¨gjitha palët që të shqyrtojnë qdo ankesë ushtarake, pyetje, apo problem që kërkon zgjidhje nga COMKFOR-i, siç janë dëshmitë për shkelje armëpushimit, apo dëshmi të tjera të moszbatimit të këtij Kapitulli,
(b) pranoi raporte dhe bënë rekomandime për veprime specifike të COMKFOR-it për të siguruar sjelljen e palëve sipas dispozitave të këtij kapitulli,
(c) ndihmon COMKFOR-it në caktimin dhe implementimin e masave transparente lokale në mes të Palëve.
4. komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) nuk do të përfshijë asnjë përson publikisht të padijtur nga Tribunali ndërkombëtar për Jugosllavinë e kaluar.
5. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të funksionojë si organ konsultativ për t’i dhënë këshilla COMKFOR-it. Megjithatë, vendimet përfundimtare do të merren nga COMKFOR-i dhe do të jenë juridikisht të obligueshme për Palët.
6. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të takohët me thirrje të COMKFOR-it. Çdo palë mund të kërkojë nga COMKFOR-i që ta thërras takimin.
7. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të themelojë komisione plotësuese ushtarake me qëllim që ti ofroj ndihmë në kryerjen e funksioneve të shpjeguara më lartë. Komisionet e tilla do të jenë në nivele të tilla që i përcakton COMKFOR-i. Përbërja e atyre komisioneve do të përcaktohët nga COMKFOR-i.
Neni XII: Lirimi i të burgosurve
1. Palët do t’i lirojnë dhe këmbejnë në pajtim me standardet humanitare, të gjithë përsonat e mbajtur lidhur me konfliktin (në vijim “të burgosurit”) deri më EIF (hyrje në fuqi) + 21 ditë. Përveç kësaj, palët do të bashkëpunojnë plotësisht me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK; ICRC-ang.) për të ndihmuar punën e tij në pajtim mandatin e tij, për ta zbatuar monitoruar planin për lirimin dhe këmbimin e të burgosurve në pajtim me afatin. Në përgaditje të zbatimit të kësaj, Palët do të:
(a) t’i japin ICRC-së qasje të plotë te të gjithë përsonat, pa marrë parasysh situatën e tyre, të cilët janë duke u mbajtur nga ata lidhur me konfliktin, për vizitat që janë në pajtim me procedurat operuese e standarde të ICRC-së;
(b) t’i ofrojnë ICRC-së secilin dhe qdo informacion që ka të bëjë me të burgosurit e që kërkohët nga ICRC-ja deri më EIF (hyrjes në fuqi) + 14 ditë.
2. Palët do t’i ofrojnë informacione familjeve te të gjithë përsonave nepërmjet të mekanizmave gjurmues të ICRC-s. Palët do të bashkëpunojnë plotësisht me ICRC-në në përpjekjet e tij për të determinuar identitetin, vendin se ku gjenden dhe fatin e atyre që nuk gjinden.
Neni XIII: Bashkëpunimi
Palët do të bashkpunojnë plotësisht me te¨gjitha entitetet e angazhuara në implementimin e kësaj zgjedhje, siç është shpjeguar në Marrëveshjen Kuadër (themelore), apo ndryshe siç janë autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për Jugosllavinë e kaluar.
Neni XIV: Lajmërimi i komandave ushtarake
Çdo Palë do të sigurojë që dispozitet e këtij kapitulli dhe urdhërat me shkrim për t’u bindur menjëherë do të t’i komunikohen forcave të tij.
Neni XV: Pushteti përfundimtar për Interpretim
1.Sipas paragrafit 2, KFOR-i autoritet final për interpretimin e këtij Kapitulli dhe përcaktimet e tij janë juridikisht të obligueshme për të gjitha Palët dhe personat.
2. CIM-i është autoritet final sa i përket interpretimit të funksioneve të tij në këtë Kapitull (rregullimin e rojeve kufitare të Armatës Jugosllave sipas nenit II, paragrafit; funkcionet që kanë të bëjnë me MUP-in sipas Nenit VI) dhe përcaktimet e tij janë juridikisht të obligueshme për të gjitha Palët dhe përsonat.
Neni XVI: Hyrja në fuqi dhe dita K
Data e aktivizimit të KFOR-it të njihet si ditë K do të caktohet nga NATO-ja.
Shtojcat:
a) Kolonitë e Miratuara të Armatës Jugosllave/MUP-it
b) Statusi i Forcave Implementuese Multi-nacionale
Shtojca A: kolonitë e Miratuara të Armatës Jugosllave / MUP-it
Janë 13 koloni në Kosovë për të gjitha njësitet e Armatës Jugosllave, armatimin, paisjet dhe municionin. Lëvizja në koloni, dhe më pas tërheqja nga Kosova, do të bëhet në pajtim me Këtë kapitull: Kur tërheqja në faza e njësiteve të Armatës Jugosllave të përparojnë sipas afateve të parapara në këtë Kapitull, COMKFOR-i do t’i mbyllë kolonitë e zgjedhura.
Kolonitë fillestare të miratuara.
Brenda qdo kolonie, nga njësitet e Armatës Jugosllave kërkohet që të deponojnë të gjitha armët e rënda dhe automjetet jashtë depove.
Pas EIF (hyrjes në fuqi) +180 ditë, forcat e mbetura 2500, që i dedikohen dunkcioneve të sigurisë kufitare të parapara në këtë marrëveshje, do të kantonizohen në këto lokacione: Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj; postet e subordinuara kufitare brenda zonës kufitare; një numër i caktuar i objekteve ekzistuese në afërsi të menjëhershme në zonën kufitare, që i nënshtrohet miratimit paraprak të COMKFOR-it. Dhe shtabi C2 (komandë dhe kontrollë) dhe objekteve të mbështetjes logjistike në Prishtinë.
Janë 37 koloni të miratuara për MUP dhe forcat e policisë speciale në Kosovë. Janë 7 SUP rajonal të miratuar. Secili nga 37 kolonitë e miratuara do të bie nën kontrollin administrativ të një nga SUP rajonal. Lëvizja në kolonitë dhe tërheqja pasuese e MUP-it nga Kosova do të bëhet në pajtim me këtë kapitull.
SUP rajonal të miratuar të MUP-it dhe kolonitë janë:
Brenda qdo kolonie nga njësitet e MUP-it kërkohet që t’i deponojnë të gjitha automjetet më të rënda se 6 ton, duke përfshirë autoblinda dhe BOV-et dhe të gjitha armët e rënda jashtë depove.
KFOR-i do të ketë të drejtë ekskluzive që të inspektojë qdo koloni, apo çdo lokacion tjetër, në çdo kohë pa ndërhyrje nga asnjera palë.
Shtojca B: Statusi i forcave implementuese multinacionale
1. Për qëllimet e kësaj shtojce shprehjet veijuese do të kenë domethëniet që iu janë caktuar këtu më poshtë:
(a) Nato, do të thotë Organizata e Paktit Veri- Atlantik (NATO), trupat e saj plotësuese, Shtatmadhoria ushtarake e saj, KFOR-i i udhëhequr nga NATO, dhe cilido element / njësi që formon cilën do pjesë të KFOR-it, apo e mbështet KFOR-in, pavarësisht se a janë nga ndonjë shtet anëtar i NATO-s dhe pavarësisht se a janë nën komandën dhe kontrollin e NATO-s apo atë nacionale, kur veprojnë në mbarshtim të kësaj Marrëveshjeje.
(b) “Autoritetet në RFJ” do të thotë autoritetet përkatëse, qoftë Federale, Republikane, Kosovare apo të tjera.
(c) “Përsoneli i NATO-s” do të thotë personel ushtarak, civil dhe i kontraktuar, i caktuar nga apo i bashkangjitur në NATO, ose i punësuar nga NATO-ja, përfshirë përsonelin ushtarak, civil apo të kontraktuar nga shtetet jo-anëtare të NATO-s të cilat marrin pjesë në operacion, me përjashtim të personelit lokal të punësuar.
(d) “Operacioni” do të thotë mbështetje, implementim, përgaditje dhe pjesëmarrje e NATO-s dhe personelit të NATO-s në mbarshtim të këtij kapitulli.
(e) “Shtatmadhoria ushtarake” do të thotë cilido entitet, pavarësisht prj denominimit të tij, që përbëhet nga ose pjesërisht konstituohet nga përsoneli ushtarak i NATO-s themeluar me qëllim që të kryhet Operacioni.
(f) “Autoritete” do të thotë individ, agjencione apo organizata përkatëse dhe me përgjegjësi të Palëve.
(g) “Përsoneli kontraktues” do të thotë ekspert teknik apo specialist funksional, shërbimet e të cilëve janë të kërkuara nga NATO dhe të cilët janë në territorin e RFj-së ekskluzivisht për t’i shërbyer NATO-s apo në cilësi të këshilltarit në qështje teknike, ose për vendosje, operim, apo për mirëmbajtje të paisjeve, përpos nëse janë:
1. Shtetas të RFJ-së; ose
2. Përsona me qëndrim të rregullt në RFJ.
(h) “Përdorim zyrtar” çdo përdorim i mallërave të blerë, ose shërbimeve të pranuara me qëllim të kryerjës të çdo funksioni ashtu si kërkohet për operacion të Shtatmadhorisë.
(i) “Lokale” do të thotë ndërtesat, strukturat, vendet dhe toka që nevojiten për kryerjen e operacioneve, stërvitjeve dhe aktiviteteve administrative nga NATO për Operim dhe për vendosjen e personelit të NATO-s
2. Pa paragjykime ndaj privilegjeve dhe imuniteteve të parashtruara në këtë shtojcë, i tërë personeli i NATO-s do ta respektojë ligjet e RFJ-së, varësisht nga fakti se respektimi i atyre Federale, republikane dhe të Kosovës, apo të tjerat janë kompatibil me detyrat /mandatin e besuar, si dhe do të përmbahen nga aktivitetet që nuk janë me natyrën e operacionit.
3. Palët njohin nevojën për procedura ekspeditive për largim dhe hyrje të përsonelit të NATO-s. Ai personel do të përjashtohet nga kërkesat ligjore për pasaporta dhe viza dhe kërkesat për regjistrimin që aplikohen për aleatët. Personelit të NATo-s do t’i lejohet hyrja / dalja në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse për në / prej RFJ-së me paraqitjen e lejës së identifikimit nacional. Personeli i NATO-s do të mbaj me vete letrën identifikuese e cila mund të iu kërkohet për t’ja paraqitur autoriteteve në RFJ, por operacionet, stërvitjet dhe lëvizja nuk do të jetë e lejuar të ndalohet apo të vonohet me kërkesat e tilla.
4. Personeli ushtarak i NATO-s do të mbajë uniformë normalisht, dhe personeli i NATO-s mund të posedojë dhe të mbaj armë nëse janë të autorizuar nga urdhrat që marrin. Palët do të pranojnë si të fuqishme, pa taksa ose pagesa shtesë, leje për vozitje dhe lejet që i ipen personelit të NATO-s nga autoritetet e tyre nacionale.
5. NATO-s do ti lejohet që të qfaq flamurin e NATO-s dhe / ose flamujt kombëtar të elementeve / njësive nacionale përbërse të saj mbi qdo uniformë, automjete dhe lokal të NATO-s.
6. (a) Nato-ja do të ketë imunitet ndaj të gjithë proceseve juridike qofshin ato civile, administrative apo penale.
(b) Personeli i Nato-s në të gjitha rastet dhe gjatë tërë kohës do të ketë imunitet ndaj jurisdikcionit të Palëve, sa i përket prishjes së rendit civil, administrativ, penal apo diciplinar e cila mund të kryhet nga ata në RFJ.Palët do t’u ndihmojnë shteteve që marrin pjesë në Operacionin për t’a ushtruar jurisdikcionin e tyre mbi bashkëkombtarsit e vet.
(c) Pa marrë parasysh se qka është përshkruar më lartë, dhe më pëlqimin e dhënë nga komandanti i NATo-s për qdo rast, autoritetet brenda RFJ-së mund të ushtrojnë përjashtimisht jurisdikcionin në qështje të tilla, vetëm ndaj përsonelit të kontraktuar kur ky përsonel nuk i nënshtrohet jurisdikcionit të shtetit shtetas i të cilit eshtë…
7. Përsoneli i NATO-s do të ketë imunitet ndaj çfarëdo forme të arrestimit, hetimit apo mbajtjes nga autoritetet në RFJ. Personeli i NATO-s të i i arrestuar apo mbajtur gabimisht, menjëherë do t’i dorëzohet autoriteteve të NATO-s.
8. Personeli i NATO-s do të gëzojë së bashku me automjetet, aeroplanet, mbajtësit dhe mjetet e tij, qarkullim të lirë dhe të pakufizuar dhe hyrje të papenguar nëpër tërë RFj-në duke përfshirë hapsirën ajërore dhe ujërat territoriale. Këtu përfshihet por nuk kufizohet vetëm e drejta e BIVOUZC, manevrimet, strehimet, dhe shfrytëzimit të çfarëdo zone ose objekti që kërkohët për mbështetje, stërvitje dhe operacione.
9. NATO-ja do të jetë e liruar prej doganeve, taksave e ngareksave tjera dhe inspeksioneve e rregulloreve doganore duke përfshirë këtu edhe dhënien e inventarit apo çfarëdo dokumentacioni doganor rutinë për personelin. Automjetet, mbajtëset, aeroplanët, paisjet, materialet, dhe provizionet për hyrje/dalje, apo tranzit në territorin e RFj-së për mbështetje të operacionit.
10. Autoritetet në RFj do të ndihmojnë në baza prioritare dhe me mjete të përshtatshme të gjitha lëvizjet e personelit, automjeteve, anijeve, aeroplanëve, pajisjeve, apo materialit furnizues nëpër apo në hapsirën ajërore, limane aeroporte, apo rrugët e shfrytzuara. Asnjë ngarkesë nuk mund të caktohët për navigacion ajëror duke ateruar apo fluturuar aereoplani, pa marrë parasysh se është pronësi shtetërore apo qarter. Ngjajshëm, asnjë detyrim, anëtarësi, taks, apo ngarkesë nuk mund të caktohët kundër anijeve të NATO-s, pavarësisht se a është pronë shtetërore apo çarter, për thjesht hyrjen, apo dalje nga limani. Automjetet, anijet apo aeroplanët e përdorur për mbështetjën e operacionit, nuk mund që t’i nënshtrohën kërkesave për licencë regjistrim, apo sigurim komercial.
11. Nato- e ka të fituar të drejtën e aeroporteve të rrugëve, binarëve, dhe limaneve Pa pagesë, detyrime, anëtarësi, taksa, apo ngarkasa për shfrytëzim të thjesht të tyre. Megjithatë, NATO, nuk do të kërkojë përjashtim për ngarkesat e arsyeshme për shërbimet specifike të kërkuara dhe të marra, mirëpo operacionet/lëvizjet dhe hyrja nuk do të lejohet që të pengohet duke pritur pagesën për shërbime të tilla.
12. Personeli i NATO-s, do të jetë i përjashtuar nga taksat në rrogat dhe të ardhurat e fituara nga NATO dhe nga çdo e ardhur e fituar jashtë RFj-së.
13. Personeli i NATO-s dhe prona e tyre që shihet e që është importuar, fituar, apo exportuar nga RFJ-ja, do të jetë e përjashtuar nga të gjtha detyrimet, taksat dhe ngarkesat e tjera, si dhe dispozitata mbi inspektimet dhe ato doganore.
14. NATO-s do t’i lejohet që të importojë dhe të eksportojë, i lirë nga obligimet doganore, taksat, dhe ngarkesat e tjera për paisje te tilla dhe material me mjete furnizuese të cilat NATO-ja i kërkon për operacione, nëse mallërat e tilla janë për përdoroim zyrtar, apo për t’ia shitur personelit të NATO-s. mallërat e shitur do të dedikohen vetëm për përdorim nga personeli i NATO-s dhe nuk mund t’i transferohen personave të paautorizuar.
15. Palët njohin se shfrytëzimi i kanaleve për komunikim është i domosdoshëm për operacion. NATO-s do t’i lejohet që të udhëheq shërbimet e veta të postës. Palët, pas kërkesës së thjeshtë, do t’ia japin të gjtiha shërbimet e telekomunikacionit, duke e përfshirë shërbimet e transmetimit të nevojshëm për operacin, si është përcaktuar nga NATO. Kjo do të përfshijë të drejtën për shfrytëzim të mjeteve dhe të shërbimeve të tilla që kërkohën për të siguruar aftësinë për komunikim dhe të drejtën për të shfrytëzuar gjtihë spektrin elektro-magnetik, për këtë qëllim, të liruar nga pagesa. Për zbatimin e kësaj të drejte, NATO do të bënë qdo përpjekje të arsyeshme për të koordinuar dhe për t’i marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e autoriteteve të duhura në RFJ.
16. Palët do të ofrojnë pa pagesë lokale të tilla publike të cilatë NATO-ja do t’i kërkojë për të përgaditur dhe ekzekutuar operacionet e tilla. Palët do të ndihmojnë NATO-n që të sigurojnë me qmim të volitshëm, komunalitë e nevojshme siç është rryma elektrike, uji, gasi dhe resurset tjera të nevojshme për operimin e NATO-s.
17. Nato dhe personeli i NATO-s do të jetë imun ndaj çfarëdo lloj të kërkesave (vërejtjeve) që del nga aktivitetet gjatë kryerjes së operimit; sidoqoftë, NATO-ja do të mirret me kërkesat në bazë të ex gratia.
18. NATO-s do t’i lejohet të kontraktojë në mënyrë direkte realizimin e mallërave, shërbimeve, ndërtimit nga çfarëdo burimi brenda dhe jashtë RFJ-së. Kontratat, mallërat, shërbimet dhe ndërtimet e tilla nuk do të jenë të obligueshme ndaj pagesës së tatimeve, doganave apo pagave tjera. NATO-ja mund të kryej punë ndërtimore me përsonelin e vet.
19. Ndërmarrjet komerciale të cilat punojnë në RFJ vetëm në shërbimin e të NATO-s do të jenë të liruar nga ligjet dhe rregullorja lokale sa i përket kushteve dhe termeve të punësimit të tyre, dhënien e lejeve dhe regjistrimin e personelit, punëve dhe ndërmarrjeve.
20. NATO-ja mund të punësojë personel lokal të cilët në mënyrë individuale do të jenë të obligur ndaj ligjeve dhe rregullore lokale përveç ligjeve për punësim. Sidoqoftë, personeli lokal i punësuar nga NATO-ja do të:
a). kenë imunitet ndaj proceseve juridike sa i përket fjalëve të folura apo të shkruara dhe të gjitha veprimeve të kryera nga ato në cilësi zyrtare;
b). kenë imunitet ndaj shërbimeve nacionale dhe /apo obligimeve për shërbim nacional ushtarak.
c). do t’i nënshtrohen vetëm dispozitave dhe konditave për punësim të vendosura nga NATO; dhe
d). do të jenë të liruar nga taksat në rroga dhe të ardhura që ju paguan atyre nga NATO;
21. Gjatë ushtrimit të pushtetit të tij nën këtë Kapitull, NATO është i autorizuar me i mbajt individet dhe, sa më shpejt që është e mundur t’ia kthej ata zyrtarëve përkatës.
22. NATO mundet, duke i kryer operacionet, të ketë nevojë t’a përmirësojë ose modifikojë ndonjë infrastrukturë në RFJ, siç janë rrugët, urat, tunelet, ndërtesat, dhe sistemin e shërbimeve komunale. Cilido përmirësim ose modifikim i natyrës jo të përkohshme do të jetë pjesë dhe do të ketë të njëjtën pronësi si edhe infrastruktura. Përmirsimet e përkohëshme apo modifikimet mund të mënjanohen (largohen) sipas pushtetit diskrecional të komandantit të NATo-s, dhe infrastruktura të kthehet sa më afër që është e mundur kushteve paraprake, duke ituar pasojat e shfrytëzimit.
23. Me dështimin çdo zgjedhje të mëparshme kontestet që kanë të bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e kësaj shtojce do të zgjidhen në mes të NATO-s dhe autoriteteve përkatëse në RFj.
24. Aranzhmanet sublementare me cilëndo prej palëve mund të përfundojnë ashtu që të lehtësohen cilido detal që ka të bëjë operacioni.
25. Dispozitat e kësaj shtojce do të mbesin në fuqi deri në përfundim të operacionit ose përndryshe ashtu si palët dhe NATO-ja mirren vesh.
Kapitulli 8
Amandamanti, Vlerësimet Gjithëpërfshirëse dhe Dispozitat Përfundimtare
Neni I: Amandamenti dhe vlerësimet Gjithëpërfshirëse
1 Amandamentet në këtë marrëveshje do të aprovohen me pëlqimin e të gjitha palëve, përveç nëse ndryshe ipet në Nenin X të Kapitullit1.
2. Secila palë mund të propozojë amandamente në çdo kohë dhe do të konsiderojë dhe kosultohët me palët tjera rreth amandamenteve të propozuara.
3. Tri vite pas hyrjës në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje(zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe të Aktit final të Helsinkit, dhe që të ndërmirren vlerësimet e përgjithshme mbi implementimin e kësaj marrëveshjeje duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masat shtesë.
Neni II: Dispozitat Përfundimtare
1. Kjo marrëveshje përmbyllët në gjuhën angleze. Pas përmbylljës së kësaj marrëveshjeje, do të bëhet përkthimi në serbisht, shqip dhe gjuhë të tjera të bashkësive nacionale të Kosovës, bashkangjitur tekstit anglisht.
2. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të dokumentit.
Për:
Republika Federale e Jugosllavisë ……………………..
Republika e Serbisë …………………………………………..
Kosova …………………………………………………………..
E dëshmuar nga:
Për Bashkimin Evropian ……………………………………….
Për Federatën Ruse ……………………………………………..
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës …………………….
FUND /
_________________________________
_________________
Shko në fillim të Marrëvshjes së Rambujesë
MARRËVESHJA E RAMBUJESË, MË 6 – 23 SHKURT & 17 MARS 1999 (1)
___________________________
MARRËVESHJA USHTARAKO – TEKNIKE E KUMANOVËS, MË 9 QERSHOR 1999
REZOLUTA 1244 E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR KOSOVËN, 10 QERSHOR 1999
MARRËVESHJA E KONÇULIT – 2001
***
MARRËVESHJA E OHRIT, MË 13 GUSHT 2001
——————————-
DOKUMENTI I PËRBASHKËT UNMIK – BEOGRAD
Beograd, 5 nëntor 2001