CILI ËSHTË MORALI POLITIK I PUSHTETARËVE?

Nga arkivi, 18 gusht 2011 – 13 vjet më parë

CILI ËSHTË MORALI POLITIK I PUSHTETARËVE?

Nga Sheradin Berisha, më 18 gusht 2011

Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam arritur të kuptoj se politikanët s’kanë asgjë të përbashkët me moralin. Madje jam bindur, se pushtetarët tanë nuk i përmbahen fare moralit, sepse po të jetë e kundërta, pozita e tyre udhëheqëse nuk do të ishte e qëndrueshme as afatgjate.

Gjithashtu, kam mësuar, edhe se, ai i cili dëshiron të udhëheq, duhet të dijë të mashtrojë, të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret se po punon për të mirën e të gjithëve. Dhe, njerëzit e thjeshtë (ata që mashtrohen) fjalët e tyre i marrin gjithmonë si vepra.

Ata vazhdimisht janë kënaqur me sipërfaqësoren (me fjalët e bukura), dhe rrallë kush e ka vrarë mendjen se përfaqësuesit e tyre i përmbahen apo jo premtimeve të dhëna.

Në këtë kontekst duket se, ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi substanciale të njeriut, në politik’bërjen e tyre s’kanë asnjë vlerë…

***

Për të kuptuar mirëfilli manipulimin intrigues të trinomit THAÇI’MUSTAFA’PACOLLI bashkë me krye’intriguesin DELL, shikoni deri në fund këtë video’materialë:

https://www.youtube.com/watch?v=bQQcOX-j7R0

………………………..

Në Kosovën „Sui generis“ ndodhin çudira!

SI DOLI NGA ZARFI DELL’it PRESIDENTJA E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA?!

Nga Sheradin Berisha, më 9 gusht 2012

As nuk do e kishte menduar ndonjëherë edhe në ëndrrën e saj më të çartur Znj. ATIFETE JAHJAGA se (nga prilli 2011) do të ishte ndonjëherë presidente e Kosovës, por ja që jeta shpesh është edhe më e çuditshme se vetë ëndrra. Ambasadori Dell nxori nga xhaketa e tij një zarf dhe që atje u shfaq një emër Atifete Jahjaga.

Të tre burrat (HASHIM THAҪI, ISA MUSTAFA DHE BEHGJET PACOLLI) u panë sy në sy sepse askush prej tyre nuk mund ta mendonte deri atëherë se, një grua e panjohur të ishte në protokollin e Republikës këtej e tutje më lart.

E gjitha kjo u rrëfye në mbërmjen e asaj dite nga ish’presidenti Behgjet Pacolli, që ishte zgjedhur me SMS-të e Ambasadorit amerikan  DELL.

Ai trrgoi sesi ambasadori amerikan Kristofor Dell, negociator për zgjidhjen e krizës në Kosovë, nxori një zarf në takimin e përbashkët të kryeministrit aktual Hashim Thaçi, ish’presidentit Pacolli dhe liderit të Opozitës Isa Mustafa me emrin e Jahjagës dhe u tha se ajo do ishte kandidatja e duhur për PRESIDENTE!

Qysh në atë moment JAHJAGA PRESIDENTE s’ishte më një emër i zakonshëm por një fakt i kryer. Kur Thaçi dhe Isa Mustafa, kujton Behgjet Pacolli – e dëgjuan emrin e saj – panë njëri tjetrin në SY me mosbesim.

“Është e vështirë të përshkruash reagimin e tyre, por Dell ishte nervoz dhe shumë i drejtpërdrejtë në propozimin e tij: se nëse nuk do binim dakord atëherë do ta humbnin Amerikën”, – ka thënë PACOLLI.

Mjaftojnë kaq pak fjalë, për të shpërfaq përmasat e paftyrësisë së kësaj specie politikanësh pakurrizorë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura