VIRUSET ZOMBI!
Nga Sheradin Berisha
Shkencëtarët e oborrit elitarë financiarë, po paralajmërojnë një kërcënim të rrezikshëm nga viruset e “fjetur” nën kapakët e akullit të Arktikut dhe jo vetëm, të cilat i kanë emërtuar si “Viruse Zombi”!
Sipas tyre termi “viruse zombi” i referohet viruseve që ishin joaktive për një kohë të gjatë, dhe shkrirja e permafrostit mund të çlirojë ‘viruse’ të tilla, duke paraqitur një krizë globale shëndetësore për shkak të gjoja rritjes së temperaturave nga “ngrohja globale”!
Çka është Permafrosti?!
Permafrosti është një shtresë e ngrirë përgjithmonë në tokë ose nën sipërfaqen e tokës. Përbëhet nga toka, zhavorri dhe rëra, zakonisht të lidhura së bashku nga akulli. Kjo tokë e ngrirë përgjithmonë është e zakonshme në rajonet me male të larta dhe në gjerësi më të larta të Tokës – afër Poleve të Veriut dhe Jugut.
Rrjedhimisht këta “shkencëtarë”, thonë se “Viruset Zombi” mund të ringjallen edhe nga ngrica e përhershme siberiane, të ruajtura për mijëvjeçarë, dhe si të tillë janë “agjentë” të mundshëm për një sëmundjeje të rëndë pandemike.
Në fakt këta “shkencëtarë” viruse të tilla mund të prodhojnë në laboratore, ndërsa ky rrëfim (për rritjen dhe zhvillimin e këtyre viruseve), për mendimin tim po artikulohet për ta përgatitur opinionit publik globalë, për Plandeminë e radhës!!!
———————-
Zombie Virus