ÇMIMI NOBEL PËR LETËRSI PËR VITIN 2024 I JEPET SHKRIMTARES SË KORESË SË JUGUT HANG KANG

ÇMIMI NOBEL PËR LETËRSI PËR VITIN 2024 I JEPET SHKRIMTARES SË KORESË SË JUGUT HANG KANG

Nga Xhelal Zejneli

Më 11 tetor të vitit në vazhdim, Akademia Mbretërore e Suedisë bën të ditur seçmimin “Nobel” për letërsi për vitin 2024 e ka fituar shkrimtarja 54-vjeçare koreanojugore Han Kang.

Akademia Suedeze këtë mirënjohje e ndan prej viti 1901. Deri më tani e ka ndarë 116 herë. Në vite të veçanta, me çmimin “Nobel” janë vlerësuar disa laureatë, kështu që deri në këtë çast këtë çmim e kanë marrë 120 vetë. Krahas prestigjit të madh, shkrimtarja do të marrë edhe një shpërblim monetar prej 11 milionë krunash apo rreth 967 mijë euro, përkatësisht 1 milion dollarë. 

Han Kang është e para femër nga Azia të cilës i ndahet ky çmim për letërsi dhe person i dytë i Koresë së Jugut që fiton një prej çmimeve “Nobel”. 

Sekretari i Shoqërisë së Nobelit bëri me dije se sapo e kishte thirrur, kurse ajo ka qenë duke darkuar me të birin dhe ka qenë paksa e befasuar. Në arsyetim thuhet se ajo është shpërblyer “për shkak të prozës poetike intensive e cila ballafaqohet me traumat historike dhe shpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore”.     

Han Kang ka lindur në vitin 1970 në qytetin Gwangiu, para se në moshën nëntëvjeçare, bashkë me familjen të shpërngulej në Seul. Babai i saj ka qenë shkrimtar i njohur. Krahas shkrimit, ajo i është përkushtuar edhe artit dhe muzikës, gjë që është reflektuar në tërë krijimtarinë letrare të saj.

Karriera ndërkombëtare e Han Kang-ut shpërtheu me romanin “Vegjetariania” e botuar në vitin 2015. Për këtë vepër ajo u vlerësua me çmimin “Man Booker”. E shkruar në tri pjesë, libri i pasqyron pasojat e dhunshme që lindin kur protagonistja e saj Yeong-ye refuzon t’u nënshtrohet normave të ngrënies së ushqimit. Vendimi i saj për të mos ngrënë mish has në    

reagime të ndryshme, gjë që i shkakton sëmundje psikike dhe tjetërsim nga familja. Sjelljen e saj e refuzojnë dhunshëm edhe bashkëshorti edhe babai autoritar, ndërsa në pikëpamje erotike dhe estetike e shfrytëzon kunati i saj, video artist i cili pushtohet nga trupi pasiv i saj. Në fund e dorëzojnë në një klinikë psikiatrike ku e motra përpiqet ta shpëtojë dhe ta kthejë në jetën ‘normale’. Mirëpo, Yeong-hye zhytet gjithnjë më thellë në një gjendje që i ngjan psikozës të shprehur nëpërmjet “drurit të flaktë”, simbol i mbretërisë bimore e cila, sa është joshëse, po aq është edhe e rrezikshme.

Kryetari i Akademisë Mbretërore të Suedisë Andreas Olsson në arsyetimin e tij përfundon: “Në opusin e vet Han Kang ballafaqohet me trauma historike dhe me një mori rregullash të padukshme, ndaj në çdo vepër të sajën shpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore. Ajo posedon një vetëdije unike për lidhshmërinë që ekziston midis trupit dhe shpirtit, të gjallëve dhe të vdekurve, ndërsa në stilin e saj poetik dhe eksperimental është bërë novatore në prozën bashkëkohore”.

*   *   *

Çmimi “Nobel” për letërsi ekziston më tepër se një shekull.  Për herë të parë është ndarë në vitin 1901. Laureat i parë është poeti dhe eseisit francez Syli Prydom (Sully Prudhomme, emri i vërtetë René François Armand Prudhomme, 1839-1907). 

Deri tani çmimin “Nobel” e kanë fituar 120 shkrimtarë: 103 meshkuj dhe 17 femra.

Laureati më i ri ka qenë prozatori dhe poeti anglez Xhozef Radiard Kipling (Rudyard Kipling, Bombay, 1865 – Londër, 1936) i cili e mori çmimin “Nobel” në vitin 1907, në moshën 41-vjeçare.

Laureate më e moshuar ka qenë prozatorja britanike Doris Lesing (emri i vërtetë Doris Mej Tajler, anglisht: Doris Lessing, Doris May Tayler; Kermanshah, 22.10.1919 – Londër, 17.11.2013) e cila  u vlerësua me këtë çmim në vitin 2007, kur ajo ishte 88-vjeçe.

I vetmi që e ka refuzua “Nobelin” është romancieri, filozofi, dramaturgu dhe kritiku francez  Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Sartre, Paris, 1905 – Paris, 1980). Kjo ka ndodhur në vitin 1964.

Në vitin 1957 u botua në Itali në italisht romani “Doktor Zhivago” i poetit dhe prozatorit rus Boris Pasternak (Boris Leonidoviç Pasternak, 1890 -1960). Në vitin 1958 ka roman u botua në Itali edhe në gjuhën ruse. Romani bazohej në traditën e “romanit të madh” (Leon N. Tolstoj “Lufta dhe paqja”). Në BRSS ky roman u konsiderua si antisovjetik, ndërsa në Perëndim Pasternakut iu dha çmimi “Nobel” për letërsi. Në Bashkimin Sovjetik kundër tij u zhvillua një fushatë e tmerrshme. Si rrjedhojë, Pasternaku nuk shkoi ta marrë çmimin.      

Vitin 2023 çmimin “Nobel” për letërsi e fitoi shkrimtari norvegjez Jun Fose. Në atë çast kjo shkaktoi befasi për arsye se pretendues të tjerë konsideroheshin favoritë.   

Çmimi ndahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së kimistit, shpikësit, filantropit, kozmopolitit dhe industrialistit suedez, i cili parapëlqente ta quante veten bamirës të njerëzimit, Alfred Bernhard Nobel (Stokholm, Suedi, 21.10.1833 – Sanremo, Itali, 10.12.1896).

Shënim: Në nder të Alfred Nobelit është quajtur elementi kimik nobelij i zbuluar në vitin 1956.

Total
0
Shares
1 comments
  1. ËËËH, SI POPULL KOMBI NDËR MË I ASMILUARI, MË I SHKATËRRUARI, MË I BASTARDHUARI, MË I LASHTI, MË I STËRLASHTI, MË I ASGJASUARI, MË I NDARI DHE MË I PËRÇARI, MË I MASAKRUARI PO DHE MË I KASAPRUARI,
    MU NGA CA KASAPË, SATRAPË, ARDHACAKË, GARDHALAKË, QË ME PRORSIRA, MË HORRORZIERA, RUSE SERBË JUGOSLLAVE, PUSE VERBË TUGOSHKAVE; DUKE U PARAQITUR, HARAQNGRITUR, PËR OKUPIMIN, UZURPIMIN OH,
    SHPARTALLIMIN EDHE SHKATËRRIMIN TOTALE, GLOBALE, GJERË TË ZOT SI PËRJETËMOT DHE SOT, GADISHULLIT
    ISHULLIT, PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARINË; OUUU, VËLLAZËRO RIHIRE FARË SHNDRITKA VËRRINË; TË NDARË
    E PËRÇARË, NË TË NËNTA, MË E RËNDA; COPA COPA NEPËR GROPA GROPA, ME TOPA E RAKETA, KRROPA AH, MË E
    E SHKRETA, Q’NA ROPE, KOPË DUKE NA RRJEPUR, DJEGUR T’SHTATA NËNTA LËKURA, NGA DIKTATURA KANIBALE,
    MË KATASTROFALE, QË NUK PO NGOPËN, AS ME MBI 80% ËËËH, ME SHEKUJ DHE TEMPUJ A, EDHE ËNDË PO NA KËRKOJNË, TENTOJNË, ME KOMPROMISE, HORRORKRIZE 100% TË NA GLLABËROJË DHE SHKATËRROJË, TERË E
    GJERË PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARINË; HEEEJ MOREEE, PELLAZGE ILIRO OH, TË MBARË SHQIPTARINË??!!
    TË FALA REFUGJATË LUFTË TË TERRORIZUAR NGA DHUNA E PËRDHUNA, TERË TËRBIM, MARRSHIM PËR MERGIM,
    PA KTHIM GJERË NË AMSHIM; NGA BOTËKOTA AH, SKLLOTA MË BIZARE; A NA, GOLGOTA SHQIPTARE; PO EDHE SI
    DUKE BARTUR DHE KRYQIN MBI SHPINË, SIKUR TERË, GJERË SHQIPTARINË! REFUGJATË TË LUFTËS, MANI N.J. USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura