POEZIA E PAOLO GIOVIO-s PËR GJERGJ KASTRIOTIN NË VEPRËN ‘ELOGIA VIRORUM BELLICA VIRTUTE ILLUSTRIUM’

Francë, 12 Mars 2018: Francesco Tajani, në veprën e tij “Le Istorie Albanesi”, botuar në Salerno në 1886, ka përkthyer nga latinishtja në italisht, në faqen n° 124, poezinë e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin, të cilën e gjejmë në faqen n° 147 të veprës me titull “Elogia virorum bellica virtute illustrium”, botuar në 1575 nga Pietro Perna.
Aurenc Bebja, ka përshtatur këtë poezi në shqip dhe e ka sjellë për lexuesin, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :


Gjergj, brenda varrit tënd mbyllet
Rrënimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit;
Kockat e tua pa kundërshtim,
Në shumë vende u shpërndanë dhe përhapën.

Pjesët e trupit që duhet të qëndronin të mbyllura,
Për të mos u ndjerë më të fyera nga armiku,
Ashtu nga emri yt u lind lavdia e zjarrtë,
Sa në një mijë pjesë u thyen dhe shkëmbyen.

Sepse duke u larguar nga kjo botë,
Trupi yt u copëtua nga armiqtë e tu,
sikur për tu ndjerë të rëndësishëm.

Dhe virtyti për tu dhënë jetë të tjerëve,
vjen nga ti, ashtu i njëjti,
të dha famë dhe nder.

Giovio – Jeta e njerëzve të shquar

Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive
“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

“Elogia virorum bellica virtute illustrium”, (1575) – Paolo Giovio / Burimi : Internet Archive
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura