LUFTA E BOSNJËS: PËRGJEGJËSIA E SERBISË, GJENOCIDI I DOKUMENTUAR DHE NARRATIVAT E PASAKTA PERËNDIMORE

Nga Adnan Qaka
Lufta e Bosnjës dhe Hercegovinës përbën një nga rastet më të dokumentuara të gjenocidit të organizuar shtetërore në Evropën e shekullit XX-të, ku përgjegjësia e Serbisë së atëhershme – Republikës Federale të Jugosllavisë – për krime të gjenocidit ndaj boshnjakëve është e vendosur qartë në literaturën akademike, dokumentet e gjykatave ndërkombëtare dhe analizat historike bashkëkohore. Studiuesit objektivë theksojnë se agresioni kundër Bosnjës nuk ishte një konflikt lokal apo spontan, por një projekt i centralizuar politik dhe ushtarak, i udhëhequr nga Beogradi, i cili mobilizoi strukturat shtetërore, aparatin e sigurisë dhe forcat e armatosura serbe për të realizuar kontrollin territorial përmes dhunës sistematike ndaj boshnjakëve.
Provat arkivore dhe hetimet ndërkombëtare tregojnë se lidershipi politik dhe ushtarak serb krijoi mekanizma të qartë komandimi, furnizimi dhe koordinimi për forcat e armatosura serbe në Bosnjë, duke e bërë të pamundur shkëputjen e përgjegjësisë së Beogradit nga krimet e kryera në terren. Lufta karakterizohej nga zhvendosje të detyrueshme të popullsisë, shkatërrim i qendrave urbane, kampe internimi, përdhunime të organizuara, ekzekutime masive dhe eliminim të elitave lokale, të cilat nuk përbënin devijime të izoluara, por pjesë të një strategjie shtetërore të konsoliduar. Krimi i gjenocid serb në Srebrenicë ishte kulmi i kësaj politike, por nuk ishte i vetmi rast ku u përmbushën elemente të qarta të qëllimit gjenocidal. Krimet në Prijedor, Foça, Višegrad, Zvornik dhe në shumë zona të tjera dëshmojnë një model të qëllimshëm shkatërrimi të boshnjakëve.
Portretizimi i Alija Izetbegoviçit nga historiografia e bazuar në burime të pavarura është i qartë: ai ishte udhëheqës i një shteti të ri që po përballej me agresion të jashtëm dhe me një superstrukturë ushtarake që e tejkalonte shumëfish kapacitetin mbrojtës të Bosnjës. Narrativat që tentojnë ta paraqesin atë si nxitës të luftës apo si aktor të barabartë me agresorin nuk gjejnë mbështetje në literaturën serioze, por janë pasqyrim i propagandës politike që synonte relativizimin e përgjegjësisë së Serbisë. Studiuesit objektivë theksojnë se Bosnja nuk ishte një “luftë civile”, por një agresion ndërkombëtar i maskuar si konflikt etnik.
Në këtë kontekst, Alija Izetbegoviç ka deklaruar disa herë se NATO e mori fitoren, por kjo nuk ishte për të shpëtuar boshnjakët, por për të përfunduar sa më shpejt luftën. Ai theksonte qartë se boshnjakët po fitonin vet në terren përpara ndërhyrjes së NATO-s, dhe se ndërhyrja perëndimore ndodhi kryesisht për arsye gjeopolitike, jo për të shpëtuar civilët boshnjakë. Për më tepër, ai argumentonte se nga viti 1994–1995, boshnjakët kishin fituar përparësi strategjike, u organizuan dhe po rimerrnin territore me ritëm të shpejtë, ndërsa Serbia po përballej me krizë ekonomike, morale dhe ushtarake. Sipas tij, forcat boshnjake kishin potencialin për të arritur fitore të plota, por diplomacia ndërkombëtare i mori fitoren.
Qasja e Perëndimit dhe e NATO-s ka qenë objekt kritikash të shumta për dështimin moral dhe politik. Ndërhyrja u vonua për arsye gjeopolitike dhe fetare . Kjo vonesë i mundësoi Serbisë të realizonte operacionet e saj ushtarake pothuajse pa pengesë, duke i lejuar krimet e gjenocidit serb të arrijnë përmasa të njohura ndërkombëtarisht.
Ndërhyrja e NATO-s, megjithëse e domosdoshme për të ndalur gjakderdhjen, ndodhi në një moment kur forcat boshnjake dhe aleatët e tyre po rimerrnin territore të pushtuara. Historia kritike vëren se ndërhyrja dhe marrëveshja e mëvonshme politike ndaluan momentin e favorshëm të avancimit të ARBIH-it, duke imponuar një strukturë paqeje që sanksionoi rezultatet territoriale të spastrimit etnik dhe legjitimoi indirekt mënyrën se si Beogradi kishte realizuar gjenocidin.
Veprat autobiografike dhe kujtimet e ish-komandantëve perëndimorë shpesh kritikohen për njëanshmëri të natyrshme, duke theksuar rolin vendimtar të NATO-s në ndalimin e gjenocidit dhe duke minimizuar vonesat e hershme strategjike. Kjo historiografi riprodhon narrativën se Perëndimi shpëtoi Bosnjën, duke zhvendosur përgjegjësinë nga dështimi politik drejt suksesit të vonuar ushtarak.

Në tërësi, evidenca akademike tregon qartë se krimi i gjenocid serb ndaj boshnjakëve, roli vendimtar i forcave të armatosura serbe dhe kontributi historik i ushtrisë së Bosnjës për çlirimin e territoreve të pushtuara përbëjnë faktorët kyç për të kuptuar kompleksitetin e Luftës së Bosnjës dhe dështimet e ndërhyrjes ndërkombëtare.
————————-
„SAFARI I SNAJPERЁVE“ – GJATЁ LUFTЁS NЁ SARAJEVЁ
https://pashtriku.org/safari-i-snajper%d1%91ve-gjat%d1%91-luft%d1%91s-n%d1%91-sarajev%d1%91/
***
Në 30 vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë!
GJENOCIDI NË SREBRENICË ISHTE PRELUDI I NDARJES SË BOSNJË DHE HERCEGOVINËS NË FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE DHE REPUBLIKA SRPSKA!
***
Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë!
PËRGJEGJËSIA E FUQIVE TË MËDHA PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË!
***
Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
SPASTRIMI I KOORDINUAR ETNIK NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË, KRIJOI REPUBLIKËN SERBE DHE FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE, ME QËLLIM TË PARANDALIMIT TË NJË SHTETI ISLAMIK NË EUROPËN JUGLINDORE!
***
Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
PSE HESHTI CIA AMERIKANE NË KOHËN KUR PO KRYHEJ GJENOCIDI NË SREBRENICË DHE JO VETËM?!