GËZIM MEKULI: ‘FALEMINDERIT’ DUDË!

Pashtriku.org, 13. 10. 2013 – Kosova jonë e vogël e me probleme te mëdha u ngarkua edhe me një të keqe; Shoqëria jonë u provokua nga gazetaria e pashkolluar. Ja një shembull që përforcon mendimin tim: Rasti «Duda» dëshmoi se gazetaria jonë dhe prezantimi i kriminalitetit në media vuan nga deficiti etik. Raportimi mediatik rreth këtij rasti të shoqërisë sonë, bëri që familja e Dudës, familja e viktimës së Dudës së gjorë të përdhunohet vazhdimisht. Etikë gazetareske nuk do thotë që të paragjykohen reportazhet e krimit dhe të drejtësisë.
Pse mendoj kështu e pse e them këtë?
Gazetaria jonë e keqe nuk tregoj as më të vogëlin rrespekt për aktorët fatkeq të ngjarjes; Gazetarucët tanë harruan etikën dhe mënyrën se si duhet prezentuar në media fëmiu dhe adoleshentët.
Mediat elektronike dhe të shkruara nuk “u lodhën” fare për të ngushëlluar dhe për të nderuar e rrespektuar familjen e vajzës së rrahur. Nuk u tregua e nuk u shfaq kujdes edhe në paraqitjen dhe publikimin e emrit dhe fotografisë së vajzës 14 vjecare?! Si është e mundur që në gazetarinë tonë, më e etshme të jetë vrapi pas lajmit të çoroditur, sesa ndaj kritikës dhe ndihmës që kjo gazetari duhet ti vie në ndihmë këtijë populli.
Po ashtu përzgjedhja e fjalëve ishte e njëanshme, ofanzive dhe me plot emcione. Fjalitë ishin frikëprodhuese dhe mundësia për të prodhuar dhunë dhe ngaterresa brenda familjes sonë, në përgjithësi, ishte e madhe.

Rinia dhe vajza shqiptare, nga këta gazetaruc e gazetaruce u paraqit e egër, e ndytë e paedukuar, dhe mbi të gjitha e pandjenjë.
Reportazhet amatore gazetareske nuk u ndalën të analizojnë rrethanat sociale, psikologjike e shëndetësore të Dudës së gjorë. Nuk pamë e nuk degjuam mbi jetën, eventuale, të çrregulluar e të vështirë familjare të saj; vështirësitë në shkollë, ekonominë e saj.
Nuk pamë e nuk lexuam për raportet mjekësore të gjendjes psiqike e shëndetësore të saj. Nuk e pamë shtetin, ndihmën e shtetit, s’pamë e s’dëgjuam as edhe ndonjë debat se përse në këtë shtet «të pavaruar e demokratik» prodhohet kaq shumë dhunë e kriminalitet. (Gjatë ndjekjes së këtij rasti më bëri përshtype të mirë e profesionale vetëm z. Buzhala i cili përmes facebookut komentoj me pak fjalë këtë rast, por fjalit e tijë vinin nga një dioptri tjetër e shumë humane).
Nuk u shkrua e nuk u kritikua aspak defekti në sistemin tonë shëndetësor, pedagogjik e social. Nuk u potencua shoqëria jonë e tramuatizuar nga lufta dhe skamja. Gazetarët e gezetaret në mënyrë paushalle e me hamendje përgjithësuan, gjykuan dhe akuzuan “Vajzën” dhe familjen shqiptare. Familja shqiptare, institucioni ynë, në përgjithësi, u akuzua rëndë. E them se u akuzua sepse rasti “Duda” nuk u veçua si rast i ndarë e me probleme psikosociale. Në vend të kësaj gazetarët u vetparaqiten si polic e gjykatës hetues, ndërsa policia dhe hetuesia ishte më profesionale dhe shumë më kujdesshme në deklarime e spjegime të nuancave të ngjarjes.
Si te punosh me etikën?
– Menduan mediat se çfarë pasojash ka shfaqja e një video të tillë?
– U mendua nëse videosekuanca e Dudës, i lancuar me pompë, është i vlefshëm dhe i dobishëm?
– Ҫfarë pasojash ka fotografia apo videoja për lexuesin, dëgjuesin dhe shiquesin?
– Po për gazetarinë e mediat në përgjithësi?
Shpesh shumë gazetarë e gazetare kanë ambicije personale që artikulli i tijë apo i saj të publikohet në faqe të parë të gazetës, internetit, apo në fillimin e lajmeve dhe emisioneve radiotelevizive. Po ashtu edhe gara mediatike për të qenë i pari me artikuj, kalon kufirin e etikës gazetareske.
Në raportimin mediatik mbi rastin e Dudës së gjorë u vërejt një mungesë e thellë e empatisë. Është e dhimbshme dhe njëkohësisht tragjike se si një grup i madh i gazetarëve treguan paaftësi për të futur vehten e tyre në jetën dhe ndjenjat e të tjerëve. Në mediat tona nuk pamë e nuk dëgjuam fjalë për personalitetin dhe statusin social të saj. Kjo mungesë e empatisë ka themelin dhe fillimin në vrapin pas parasë, etjen për vëmendshmëri, status, garim për të përfituar më shumë lexues e më shumë konsumues dhe, kështu, natyrisht, sigurimin e parave nga fitimi i reklamave. Krim dhe poshtërsi!
Etika profesionale e gazetarisë shqiptare, në anën praktike, siç duket ka shumë pak hapësirë për empati. Detyrë e parë e gazetarit dhe gazetares është që të tregohet rrespekt për njeriun, e veçanërisht për fëmijët dhe grupet e dobëta të shoqërisë sonë dhe të sëmurit psiqik.
Secili nga ne ka dinjitetin, unin dhe personalietin vetanak. Andaj edhe kjo, nga mediabërësit tanë, duhet medeomos rrespektuar.
Duda e gjorë grushtoi e dhunoj shoqën e saj, e me këtë grusht u godit dhe u dhunua, përsëri, edhe etika e gazetarisë shqipe.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura