A ka ndryshuar sot kjo mendësi politike? Jo, aspak! Përkundrazi kjo e keqe është stërkequr!
KRIMI DHE POLITIKA SI MISION I RI …! (VIDEO)
Nga Sheradin Berisha, më 19 janar 2021
Shumica e njerëzve mendojnë se krim është vetëm vrasja me armë, ndërsa kriminelë janë vetëm ata që marrin jetë njerëzish me plumb!
– Unë nuk mendoj kështu?
– Pse?
– Sepse nuk është krim as nuk janë kriminelë vetëm ata që vrasin dikë me plumb, por është krim dhe janë kriminelë edhe politikanët të cilët përmes sistemit të tenderimit, nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar e vënë pushtetin e tyre në shërbim të vetvetes dhe të klientelës së tyre!
Duke qenë kështu, rrjedhimisht 70 – 85% e qytetarëve janë lënë nën mëshirën e fatit: të pa punë, me paga minimale, në varfëri e skamje dhe të pashpresë për jetesë!
Kjo gjendje ka shkaktuar dhe ikjen masive të të rinjëve dhe jo vetëm nga Kosova?
– A s’është ky krim?!
– Po është krim, madje është vrasje kolektive!
Prandaj kërkohet urgjentisht ndryshimi i Madh, për ta ndryshuar këtë politikë kriminale!
***
Ne zgjedhjet e qershorit 2014 na kujtohen mirëfilli premtimet e Hashim Thaçit: për 200 mijë vende të reja pune dhe sllogani i tij: “Fondi i punësimit – MISIONI I Ri”!
Sa për ilustrim – Hashim Thaçi: “Do të krijojmë 200 mijë vende të reja të punës …”
Hashim Thaçi më 24 maj 2014 – facebook:
“Fondi i Punësimit është pika kryesore e planit tonë Misioni i Ri. Shikojeni videon se si do t’i krijojmë 200,000 vende të reja të punës nga 1.5 miliardë euro që i kemi në banka të huaja që nga koha e UNMIK-ut. HTH“
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/675332179203811
– A u hapën 200 mijë vende të reja pune?
– Jo nuk u hapën, u punësuan familjarët e tyre!
– Çka ndodhi kur i fitoj zgjedhjet PDK’ja e hashimit? Bëri koalicion me LDK e isës dhe për pasojë (në fiilim të vitit 2015) ikën mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova (nëpër Serbi)!!!!
– A s’është ky krim?!
– Po është krim, madje është zhbërje kolektive!
***
– Ku mbeti “Fondi Punësimit” prej 1.5 miliardë €, si “Mision i Ri” i Hashim Thaçit?!
– Këtë mashtrim skandaloz e trashëgoj dhe e trasoj tutje Kadri Veseli me slloganin e Ri “DEKADA E RE”, ndësa sot e vazhdon Enver Hoxhaj me slloganin “RIMËKËMBJA”, këta “rimëkëmbës” që (siç ka thënë Sami Lushtaku) e kanë kapur shtetin dhe kontrollojnë çdo fushë të jetës në Kosovë!
Kjo klasë politike përmes pushtetit shtetin e shndërruan në kompani biznesi për punësimin e familjarëve dhe të kilentelës së tyre, ndërsa shumicën e qytetarëve i trajtojnë si shtresë e dorës së dytë?
– Çka janë këta politikanë?
– Janë politikanë mafiozë, të cilët duhen hetuar, gjykuar e dënuar!

—————
Shtojcë:
NEPOTIZMI, KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR (2000 – 2020)
Nga Sheradin Berisha
***
GJUHA POLITIKE E URREJTJES!