SHERADIN BERISHA: KRIMI DHE POLITIKANËT E INKRIMINUAR!

Pashtriku, 25 prill 2019: Shumica e njerëzve mendojnë se krim është vetëm vrasja me armë, dhe kriminelë janë vetëm ata që marrin jetë njeriu me plumb!
A është kjo e vërtetë?
JO, kjo s’është aspak e vërtetë!

***
Nuk është Krim dhe nuk janë kriminelë vetëm ata që vrasin dikë me plumb, por është krim dhe janë kriminelë edhe politikanët që e keqpërdorin pushtetin për interesa të veta dhe të një klani të caktuar (!)
Dhe në këtë mënyrë 70-75% të popullsisë e lënë nën mëshirën e fatit, të pa punë, në varfëri e skamje dhe të pashpresë për jetesë!
Fatkeqësisht, ky lloj krimi ka ndodhur për 20 vjet rresht në Kosovën e pasluftës!!! Prandaj kërkohet urgjentisht ndryshimi i Madh, për ta ndryshuar këtë politikë inkriminuese në shtetin tonë!
MISIONI I RI DHE 200 MIJË VENDET E PUNËS!!
Më kujtohet sllogani i Hashim Thaçit në zgjedhjet e qershorit 2014: “Fondi i punësimit – Misioni i Ri”, dhe premtimet për 200 mijë vende të Reja të punës?!
– Òªka doli nga ky zotim e premtim i rrejshëm?
– A u punësuan 200 mijë qytetarë, apo ikën mbi 200 mijë nga Kosova në fund të vitit 2014 – në fillim vitin 2015…?!
– Ku mbeti “Fondi Punësimit” si “Mision i Ri” i Hashim Thaçit?!
– A mund të na tregon për këtë “fond..” lidershipi i PDK’së, Kadri Veseli & Co, i cili po përgatitet me i mashtru shqiptarët me slloganin e Ri “DEKADA E RE”?!
– Sa shqiptarë në periudhën 2014 – 2019 ikën nga Kosova si pasojë e premtimeve të rrejshme të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush
Haradinajt &Co, për punësim e zhvillim?!
– Òªka janë këta, nëse nuk janë politikanë të inkriminuar, të cilët shtetin përmes pushtetit e kanë shndërruar në kompani për punësimin e familjarëve dhe kilentelës së tyre?!
– A është kështu apo e kam gabim?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura