Pa rrotlla!
POLITIKA NUK ZHVILLOHET MBI BAZËN E MIQËSISË, POR MBI BAZËN E INTERESAVE!
Nga Sheradin Berisha, më 18 janar 2019
Shpesh herë politikanët tanë thonë se: “SHBA’të janë miqtë e përhershëm të shqiptarëve …”!
Pa dashur ta minimizoj këtë thënie, ka diçka këtu që dua të qartësoj!
Pa dyshim administrata e SHBA’ve e ka mbështetur Kosovën, sepse po të mos ishin SHBA’të nuk do ta kishim edhe këtë pavarësi që kemi sot, përkundër sakrificave dhe gjakut të derdhur gjatë shekullit XX deri në luftën e fundit (1998 – 1999).
Për mendimin tim kjo përkrahje nuk bëhet për shkak të miqësisë që kanë SHBA me popullin shqiptarë, por për shkak të interesave gjeostrategjike e gjeopolitike që ka ajo në rajonin e Ballkanit. Prandaj rrjedhimisht politika nuk zhvillohet mbi bazën e miqësisë, por mbi bazën e interesave!
NATO në krye me SHBA’të edhe pse e bombarduan Serbinë në mars – qershor 1999, ato me Serbinë i kanë marrëdhëniet e shkëlqyer! Për më tepër bombardimet nuk ndodhën sepse NATO e kishte armik Serbinë dhe donte ta zhdukte nga faqja e dheut! Jo nuk e kishte këtë qëllim!!
Duke u nisur nga ky këndvështrim në këtë drejtim kemi të bëjmë me interesa shumë më të mëdha të NATO-s në krye me Amerikën, se sa “miqësia” e proklamuar nga lidershipi ynë politik e institucional!
Në vazhdim dua ta qartësoj mendimin tim edhe më shumë. Të gjitha argumentet mua me çojnë në konstatimin se SHBA & RUSI bashkë me aleatët e tyre, kanë një bashkëpunim të koordinuar e të planifikuar mirëfilli për të gjitha zhvillimet politike, diplomatike e ushtarake në botë, e veçanërisht në rajonet e krizave që i kemi sot në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe jo vetëm!
A pati luftë të drejtpërdrejtë midis SHBA’ve dhe Rusisë nga viti 1945 e deri më sot?!
Jo nuk kishte!!!
Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, nuk duhet harruar faktin se, të gjithë liderët e shteteve të Lindjes së Mesme (Sadam Hyseni, Mubaraku, Gadafi, Asadi etj) deri në fund të vitit 2010, ishin aleatët më të mëdhej të perëndimit në çdo sferë, dhe hop për një moment me fillimin e të ashtuquajturës “pranverë arabe” të gjithë këta aleatë u bënë “diktatorë” dhe shtypës të popujve të tyre…!!!
Pse?
Sepse nuk i kënaqnin interesat e SHBA ^ RUSISË dhe aleatëve të tyre në Europë e rajon !!!
Pa dashur të futem në detaje rreth kësaj çështjeje, me këtë rast dua të themë, se: ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore ekonomike planifikohet, edhe në politikë ngjarjet e mëdha që bëjnë ndryshimin e një sistemi apo të një qeverie etj., planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht.
Presidenti i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945), lidhur me zhvillimet në politikë ka thënë: “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.
Që ta përmbrendësojë këtë thënie në kuadër të zhvillimeve politike në Kosovë.
Tashmë jam bindur se, të gjitha agjendat politike, në Kosovë, që nga fillet e para të shpërbërjes së Jugosllavisë e këndej, të cilat janë zhvilluar nga aktorët e politikës si: Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Atifete Jahjaga, Behgjet Pacolli etj.etj, në kohë të caktuar e për ngjarje të caktuara (1989 – 2019), kanë luajtur atë rol (me dije apo pa dijen e tyre) që është planifikuar, “regjisorët” e diplomacisë së fuqive të mëdha në krye me SHBA’të, dhe që me fillimin e luftës në ish’jugosllavi u emërtua si “GRUPI I KONTAKTIT”, në të cilin grup bënte pjesë edhe RUSIA, ndërsa pas luftës në Kosovë quhet “SHTETET E QUINT’it”!
Pra, çdo ecuri politike, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka ndodhur (siç ka thënë Franklin D.Roosvelt) në atë mënyrë siç kishte planifikuar amalgami “GRUPI I KONTAKTIT”, e jo këta aktorët tanë politikë, të cilët i zura në gojë më sipër!
Kjo është e vërteta, sepse po shihet tashmë qartazi se kush është faktori kryesorë në të gjitha këto zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe në Ballkanin e quajtur perendimor!
————————-
KRIMI DHE POLITIKA SI MISION I RI …! (VIDEO)
https://pashtriku.org/krimi-dhe-politika-si-mision-i-ri-video/