LAHUTARI I LIRISË
Me “Lahutën e Malcis” na mposhti frikën,
na shtoi guximin, na mësoi dhe na bindi
se Shqipëria s’çlirohet pa flijim
e besim në vete.
*
At’ Gjergj Fishta – burrë trim e i zoti,
me mendje e vepër,
porsi Gjergj Kastrioti.
*
Germat e shqipes
i qëndisi si yje në Manastirin legjendar,
me vlerë floriri për çdo shqiptar.
Pastaj fjala shqipe nisi të shkruhej
në Evropë e Amerikë –
Shqipëria doli në dritë.
*
Fishtë, Pukë e Shirokë, troje të shenjta,
djemtë tuaj: Gjergji, Migjeni, Filipi, Hili dhe Luigji,
i dhanë emër e nder Arbërisë,
e bënë vend me gjuhë e zot.
*
Emrat e tyre s’do të harrohen
për jetë e mot!
—

ARIF EJUPI
Gjenevë, 30 janar 2026