Më 18 dhjetor 2025
SAMI BABA I PAPREKSHËM!
Nga Sheradin Berisha – 18. 12. 2025
Shefi i “periskopit” dhe analisti i përnatshëm në “TV7”, Ilir Mirena i ka dalë në mbrojtje analistit të “TV-Dukagjinit” Lirim Mehmetajt, lidhur me një takim që ka pasur ky i fundit me Kryetarin e Degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtakun.
Mirena në rrjetin e tij facebook shkruan:
“Me demek ju paskan gjujt militantat Lirim Mehmetajt per nje kafe qe e paska pi me Sami Lushtakun? Prej kur qenka ba inkriminuese a e turpshme me nejt me çlirimtar dhe figura te shquara te UÇK’se?
Mos deshtet me dal psh me Mehmet Locin? A na pinjoll te udbashve e neo jugosllaveve qe jane mbledh sot rreth Albin Kurtit?
E di, nuk e keni hallin per Samiun si politikan Hallin e keni tek Samiu si luftetar dhe komandant i shquar i UCK’se. Kio jau vret syte, dhe ndergiegiien
*Per kete foto legiendare dhe personazhet ne te mes tyre edhe Sami Lushtaku) s’kam cka shkrua….”

***
Reagimi im!
Ilir Mirena ^ Lirim Mehmetaj
Kam përshtypjen se ata që e kritikojnë Sami Lushtakun nisen nga epiteti që ia dhanë votuesit e tij si: SAMI BABA, dhe për abuzimin e tij me paranë publike pas luftës, dhe jo për të qenit komandant gjatë luftës.
Ja disa arsye që mund t’i kenë në mendje kritikuesit e Sami Babës:
1. “Toka është afër autostradës. Një pjesë e tokës është shpronësuar. Diku rreth 50 euro arin e kemi ble. Kur është shpronësuar, nuk e di saktë, po diku 5, 6 ose 7 mijë euro ka qenë çmimi”, kështu ka thënë në emisionin “Kallxo Pernime” te Jeta Xharra, kryetari PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, të cilin drenicakët e kësaj komune e quajnë edhe SAMI BABA!
2. Në qershor 2019 kur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pati deklaruar se të gjithë ata zyrtarë të partisë që kanë pozita publike dhe partiake dhe që kanë aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit do të largohen, Sami BABA në një reagim të publikuar në FB, ka thënë (citoj): “Nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirëinformuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”.
3. Në çdo shtet të botës demokratike, ku funksionon ligji dhe drejtësia, Sami Baba do të ishte dëshmitar i prokurorisë për hetimin e atyre 4 – 5 personave të PDK-së, të cilët kontrollojnë çdo gjë,
– drejtësinë,
– biznesin,
– mediat dhe
– sferat tjera vitale të vendit!
4. Pse nuk është thirrur Sami BABA nga prokuroria për të dëshmuar për këta 4 – 5 persona të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë?
– Sepse drejtësinë siç thotë Lushtaku e kontrollojnë pikërisht këta 4 – 5 personat e fuqishëm të PDK-së! Dhe se njëri prej tyre duhet të jetë vetë Baba!
Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon t’u fikë!


___________
SAMI BABA!