“DEMOKRACIA E POPULLIT” DHE “DEMOKRACIA E LIDERIT”!

Më 26 dhjetor 2025

Pa rrotlla!

“DEMOKRACIA E POPULLIT” DHE “DEMOKRACIA E LIDERIT”!

Nga Sheradin Berisha – 26. 12. 2025

Demokracia (demo – popull; kraci – qeverisje, rend) është një sistem qeverisjeje nga populli, që do të thotë se, pushteti i takon popullit dhe se ushtrohet drejtpërdrejt nga përfaqsuesit e zgjedhur nga vota e tij.

Në këtë kuptim Presidenti i 16’të i SHBA’ve, Abraham Linkoln (1809 – 1865) ka thënë se, demokracia është një qeverisje «që i përket popullit, del nga populli dhe i shërben atij».

– A është vërtetë …?!

– Jo nuk është krejtësisht ashtu!

Ekonomisti i shquar austriak, Jozef (Joseph) A.Schumpeter (1883-1950) lidhur me demokracinë thotë: “Demokraci nuk do të thotë se drejton drejtpërdrejt populli. Demokraci do të thotë vetëm ajo, që populli ka të drejt të pranojë ose të mos pranojë ata njerëz të cilët duhet ta drejtojnë.”

– Ҫka do të thotë kjo?

– Kjo do të thotë që populli i “zgjedh” ata njerëz që i imponohen për t’i votuar! Kjo është “demokracia e popullit” në një sistem të tillë!

Këtë “demokraci të popullit” e kemi edhe në Kosovë, e cila qysh në zgjedhjet e para të pasluftës është shndërruar në “Demokraci të liderit”!

Pse?

Sepse lideri në emër të popullit i zgjedh për t’i votuar ata njerëz që i shërbejnë agjendave të brendshme grupore e klienteliste! Ndërsa në aspektin e jashtëm për t’i shërbyer edhe agjendave gjeopolitike të fuqive të mëdha!

________

Analiza tjera:

KEQPËRDORIMI I POPULLIT NGA PARTIA!

*

https://www.facebook.com/share/p/14RdY8WcYnP

***

LAKMIA E POLITIKANËVE TË PAFYTYRË!

*

https://www.facebook.com/share/p/1A7skRmyd1/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura